Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: S’është më për mbrojtjen e flamingove, por Iëvizje e gjerë kundër qeverisë

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në dukje transformimin e tyre nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me dimension më të gjerë politik.

Sipas Soares, mobilizimi qytetar që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe të vijës bregdetare shqiptare është zgjeruar përtej çështjeve të mjedisit, duke u kthyer në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.

“Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në postimin e saj në Instagram.

Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat e nisura kundër projekteve të diskutueshme të investimeve në zonat bregdetare po tërheqin vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

Dyshohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Eglant Koçit, VIDEOJA e papubIikar e Armand Shakajt

41-vjeçari Armand Shakaj është shpallur në kërkim nga policia për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar, Eglant Koçi.

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për 25-vjeçarin Enea Zyferi, i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi. 25-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në gjyq duke deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe se nuk është i implikuar.

“Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamarier, ditën që thotë prokuroria, e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer dhe unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoja të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje”, ishte dëshmia e kamerierit të arrestuar Enea Zyferi.

Por edhe pse janë fikur dritat në lokalin e Shakajt, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Eglant Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë në Krrabë ose Librazhd. Policia po vijon kontrollet për gjetjen e të riut por ende pa asnjë rezultat.

Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë.

Sipas burimeve policore Eglant Koçi ishte i punësuar te një grup që dyshohej se merrej me kriptomonedha dhe call center-a.

Ky fakt po hetohet si pistë kryesore nga policia për motivet e krimit. Koçi dyshohet se në portofolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro dhe ka dyshime se datën kur u mor peng janë kryer disa transaksione nga telefoni i tij.

Vox News sjell një video ekskluzive të Armand Shakajt të shkëputur nga rrjetet e tij sociale./Voxnews.al

VIDEO

E bujshme! Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka, dalin detajet

Në një deklaratë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka bërë të ditur se sipas informacionit që i ka mbërritur, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës i është hequr statusi “non grata”.

“Lajmi më ka ardhur tani. Sali Berishës i është hequr ‘non grata’. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, u shpreh Ndoka gjatë intervistës.

Ai theksoi se ky zhvillim, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në dinamikën e opozitës dhe në raportin e saj me protestat qytetare.

“Ka qenë një pengesë jo e vogël për opozitën. Tani kemi një lloj çlirimi dhe raporti me protestat qytetare do të ndryshojë”, shtoi ai.

Ndoka argumentoi gjithashtu se opozita, sipas tij, është ndodhur nën një presion të dyfishtë: nga qëndrimet programore dhe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike, përfshirë edhe çështjen e “non gratës”.

Kujtojmë se në maj të vitit 2021, me firmë të Sekretarit të Shtetit Blinken, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Njoftimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken – 19 Maj 2021

“Sot, po njoftoj shpalljen publike të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-Deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, po riafirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky përcaktim është bërë sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura, 2021. Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkëlzen Berishën, dhe vajzën e tij, Argita Berishën Malltezi. Këta individë nuk janë të kualifikuar për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-së për të mbështetur reformat politike që janë thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur llogaridhënien për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe në nivel global.”

Protestat në sytë e gjithë botës, BE bën thìrrjen e fortë

Ndërsa Shqipëria vijon të përballet me protesta dhe debate të forta publike pas skandalit të lidhur me Zvërnecin, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka publikuar një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Postimi, i fokusuar te rëndësia e mbrojtjes së tokës dhe mjedisit, është interpretuar nga shumë qytetarë si një reagim indirekt ndaj zhvillimeve të fundit dhe kundërshtimeve për projektet që prekin zonat natyrore.

Në mesazhin e saj, BE thekson se toka nuk është thjesht sipërfaqja mbi të cilën ecim, por një ekosistem i gjallë dhe kompleks, që luan një rol thelbësor në ruajtjen e jetës, prodhimin e ushqimit dhe ekuilibrin e natyrës.

Sipas postimit, dëmtimi i tokës sjell pasoja të drejtpërdrejta për mjedisin, ekonominë dhe brezat e ardhshëm, duke e bërë mbrojtjen e saj një domosdoshmëri dhe jo thjesht një zgjedhje.

Mesazhi përmbyllet me thirrjen: “Mbro tokën, ajo mban jetën”.

Në kushtet e tensioneve dhe protestave që po zhvillohen, ky postim është parë nga një pjesë e opinionit si një mbështetje morale për qytetarët dhe grupet që kundërshtojnë ndërhyrjet në zona me rëndësi të veçantë natyrore dhe ekologjike.

Pas Iranit, Rama i kthehet Greqisë për protestat në Tiranë: Vetë shijojnë investìmet e huaja, por duan që ne të zihemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e shumta të bëra së fundmi nga mediat greke, të cilat kanë shkruar shpesh kundër investimeve amerikane që pritet të bëhen në Shqipëri.

Në reagimin e bërë pasditen e sotme, Rama shkruan se Greqia po shijon suksesin e saj me investimet e huaja në vendin e tyre, ndërkohë që po rrisin tensionet mes shqiptarëve, me raportimet që kanë bërë së fundmi.

“Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare publikoi një artikull ku shkruhet për përmirësimin e ekonomisë dhe shndërrimin e ishullit Mykonos në një nga atraksionet turistike më të vizituara, e kjo falë investimeve të huaja të bëra në zonë.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar????????

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027

Shkodranja: Më dhembi në shρirt ajo që më b. ëri bυrri, nυmri 10-të fΙet vetë

Një grua ka zbuluar se bashkëshorti e tradhëton me një zonjë 10 vite më të madhe në moshë se ajo. Historia e trishtë është kjo: “Përshëndetja Shkodra.

Duke lexuar historitë tuaja e kam kuptuar që nuk jam vetëm. Por secili dhimbjen e tradhëtisë e vuan në forma të ndryshme, edhe pse për të gjithë është diçka e tmerrshme.

Problemi im lidhet me tradhtinë e bashkëshortit tim. Një tradhëti që kam zbuluar se ka ndodhur gjatë 3 viteve të fundit.

Por unë vetëm pak kohë më parë e kam marrë vesh. Ishte vetë dashnorja e burrit që më nisi një mesazh në telefon.

Ne jetojmë në Shkodër dhe gjërat merren vesh shpejt, ama për 3 vite nuk e kisha marrë dot vesh që burri ma dridhte.

Kemi tre fëmijë të vegjël bashkë. Ajo zonjë, 10 vite më e madhe se unë e vitet flasin vetë, ma tha troç se do t’ma marrë burrin,

pasi mes tyre nuk ka vetëm marrëdhënie seksuale, por është dashuri e pastër.

E imagjinoni si më ra si bombë e gjithë kjo gjë që më lexuan sytë. E mora mbrapsht në telefon dhe nuk ma hapi. I shkova burrit te puna se nuk po duroja.

Më gjuajti me shpullë e më tha që jam maniake.

Në shtëpi e pranoi, por më fajësoi mua se merrem sipas tij vetëm me fëmijët. Jam në dilemë nuk di çfarë të bëj.

Kam ditë që nuk flas me të…Fëmijët e kërkojnë…Ndihem tmerr keq…”, shkruan ajo.

Stresi dhe babai i tij përpIasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së (Video)

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, së bashku me babanë e tij, Sali Lushaj, kanë marrë pjesë sot në një protestë qytetare, duke tërhequr vëmendjen e medias dhe qytetarëve të pranishëm.

Sali Lushaj, i cili ka shërbyer më parë si truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, shoqëroi djalin e tij gjatë këtij aktiviteti, i cili sipas raportimeve, tentoi të organizonte një minimiting në favor të Partisë Demokratike. Gjatë përpjekjes për të shpalosur mbështetjen e tyre për PD-në, Stresi dhe babai i tij u përballën me reagimin e disa qytetarëve të protestës, të cilët e kundërshtuan këtë veprim.

Përveç kësaj, Stresi së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çka duket se ka shtuar tensionin gjatë këtij takimi publik. Protestuesit iu përgjigjën shenjave dhe veprimeve të tyre me thirrjet:

”Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësinë dhe qëndrimin e tyre politik në mënyrë të qartë dhe të zëshme. Ngjarja ka nxitur debate dhe reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale.

VIDEO

Ish-komìsari i njohur, në protestën para Kryeministrisë: Sot punoj shofer, më nxorrën në pension që të rri urtë

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti i është bashkuar sot protestës para kryeministrisë në Tiranë.

Ai u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos dorëzohen pasi ndodhen sipas tij nëm omentin më deçiziv. Ahmeti foli gjithashtu për karrierën e tij, ku tha se qytetarët shqiptarë kanë paguar 3 milionë euro për formimin e tij si oficer, por sot ai punon shofer dhe merr pensionin e shtetit të parakohshëm.

“Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: ‘Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive’. Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…

‘O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë’.

Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.”- tha ai.

“Veprimi Qytetar” shpall emrat për Komitetin Përfaqësues, qytetarët shpërthejnë në rrjetet sociale, ultimatum të

Një grupi i njohur si “Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale” ka publikuar në rrjetet sociale organizimin e tij dhe ngritjen e një Komiteti Përfaqësues, i cili do të përfaqësojë qytetarët e thjeshtë që kërkojnë demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira. Përfaqësuesit e grupimit pretendojnë se ata do të angazhohen për mbledhjen e firmave të qytetarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që më pas institucionet përkatëse të reflektojnë ndryshimet. Komiteti Përfaqësues i kësaj nisme përbëhet nga: Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezarta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

Mirëpo, pavarësisht së çfarë përfaqësojnë këto emra, qytetarët e shohin këtë lëvizje si një formë për të përvetësuar protestat, nisur nga fakti se disa prej anëtarëve të Komitetit Përfaqësues janë çdo ditë në ballë të protestës për Zvërnecin. Komentet janë të shumta dhe të rinjtë kërkojnë që këta persona të qëndrojnë larg tubimit të tyre qytetar, i cili vijon prej disa ditësh në bulevardin qendror të Tiranës dhe është shndërruar në burim shprese për mijëra të rinj e të reja që ndihen të pa përfaqësuar dhe kërkojnë ndryshim.

Opozita në “aksion” për të kapur protestën e qytetarëve

Por teksa dje u shënua dita e 10-të që mijëra shqiptarë “derdhen” nëpër Tiranë duke protestuar kundër investimeve amerikane në Zvërnec, opozita ka hyrë në lojë. Konkretisht tubimi i cili thuhet se është organizuar nga vetë qytetarët, po shfrytëzohet nga opozita. Kjo pasi mësohet se së fundmi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar zyrtarisht në Kuvend një paketë ligjore përmes së cilës kërkohet bashkimi dhe mbrojtja e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian. Konkretisht mësohet se PD ka kërkuar me urgjencë:

-Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike (atë që helmon Zvërnecin e bregdetin).

-Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

-Shfuqizimin e ligjit për “Paketën e Maleve”.

-Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Por mesa duket Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kërkesa e sipërpërmendura. Përmes deputetes Ina Zhupa, mësohet se ata kanë depozituar edhe një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupi, për të kërkuar një ballafaqim për zonat e mbrojtura. Mirëpo, si të mos mjaftonin lëvizjet e demokratëve, të cilët qartazi po shfrytëzojnë protestën e qytetarëve duke e kthyer atë në politike, si zakonisht, edhe partia Lëvizja Bashkë mësohet të ketë shfrytëzuar rastin. Deputeti i “ Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka depozituar në Kuvend thuajse të njëjtin tekst, të njëjtat kërkesa me të njëjtat argumente.

-Shfuqizim për Paketën e Maleve.

-Shfuqizim për Investimet Strategjike.

-Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.

Edhe pse qytetarët që prej dhjetë ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së Edi Ramës e kanë “bërtitur” që protesta është jopolitike, mesa duket politikanët opozitarë nuk i kanë kuptuar akoma thirrjet e mijëra personave që prej fundit të majit “derdhen” nëpër kryeqytet.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 11 qershor 2026

Dashi

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente mjaft interesante pranë partnerit dhe do ndiheni me mire.

Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe gjate kësaj dite. Fati nuk do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat nuk do ju ecin si e kishit ëndërruar. Do keni një dëshirë te papërmbajtshme për te shpenzuar pa mase.

Demi

Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë për aventura sot dhe ka rrezik te kenë probleme me atë qe kane ne krah. Asgjë nuk ka për te ecur mire.

Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate gjithë kësaj dite dhe do përjetojnë ndjesi te veçanta. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa dhe ta ndryshoni sa me pare gjendjen ne te cilën ndodheni.

Binjaket

Bashkëpunimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite, prandaj edhe marrëdhënia ne çift do mbetet e ngrohte.

Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por do jene pa shume fat. Duhet te presin edhe pak kohe. Situata financiare do vazhdoje te mbetet e paqëndrueshme dhe here pas here mjaft delikate. Ndalni te gjitha shpenzimet.

Gaforrja

Dielli do e ngrohe tej mase jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do jeni me tolerante.

Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Për buxhetin do jete një dite e begate. Do hiqni edhe disa para mënjanë dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

Luani

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos u nxitoni për asgjë sepse situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene shume te vëmendshëm dhe do përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen.

Buxheti do filloje te ketë disa ndryshime pozitive. Do merrni një trashëgimi ose një shpërblim te majme nga puna. Duhet te dini si t’i menaxhoni te gjitha paratë qe keni.

Virgjeresha

Nuk do ndiheni aspak te kënaqur nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe ka rrezik qe te keni edhe debate te forta me te. Ne fakt mire është te mos kërkoni me shume nga sa jepni.

Beqaret do jene te qarte për atë qe duhet te bëjnë dhe nuk do neglizhojnë asnjë lloj mundësie qe do iu jepet. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe do bëni gabime te pafalshme. Kujdes!

Peshorja

Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni menduar ne lidhjen tuaj sepse persona te shumte do ndërhyjnë dhe do e nxitin partnerin te dyshoje për gjithçka. Ai edhe mund t’iu kontrolloje.

Beqaret do ndihmohen nga Saturni dhe ka gjase te tërheqin pas vetes një person te shenjës se ujorit. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur edhe për pak kohe.

Akrepi

Dite e pafavorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni mjaft skeptike dhe nuk do jeni te bindur se partneri ju dashuron aq sa duhet.

Beqaret do ndihen mire pranë miqve dhe as qe do mendojnë te kërkojnë dike për te pasur ne krah. Çdo gjë do ja lënë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do mund te kryeni çdo shpenzim qe keni menduar.

Shigjetari

Me ne fund do marrin fund mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe do mund ta shohin te ardhmen me optimizëm. Do ndiheni te qete dhe do buzëqeshni gjithë kohës.

Beqaret do realizojnë takime te shumta, megjithatë nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave. Gjendja financiare do mbetet me delikate se kurrë me pare. Ka rrezik te mbeteni edhe me xhepat bosh.

Bricjapi

Do jeni shume bujare me partnerin tuaj sot dhe do ja plotësoni te gjitha dëshirat. Do ketë shume momente te lumtura sot.

Beqaret do jene shume te pavëmendshëm dhe do neglizhojnë disa mundësi te mira qe do iu jepen për takime.

Ne planin financiar do dini si te veproni dhe gjendja do mbetet e mire. Keni mësuar nga gabimet e se kaluarës.

Ujori

Pritet një dite intensive dhe e mbushur me emocione sot. Çdo moment do jete i veçante dhe do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit tuaj. Do e adhuroni qetësinë dhe delikatesën e tij.

Beqaret do i përkushtohen pa mase miqve dhe familjes dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Gjendja e te ardhurave do mbetet e dobët. Do e futni vete veten neper probleme.

Peshqit

Sot do bien te gjitha tabute qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale dhe shume gjera do ndryshojnë rrënjësisht.

Beqaret do jene gati te bëjnë çfarëdo lloj çmendurie me dike vetëm qe te përjetojnë emocione. Mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq.

Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme për aq koha sa ju te përkujdeseni për to.