Lajm i mirë – Kartoni Jeshil vetëm 50 Euro në Maqedoni

Pas Malit të Zi, edhe “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar me Maqedoninë e Veriut me çmim të reduktuar prej 50 Euro

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor,  për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë  drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.

Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), qytetarët shqiptarë mund të pajisen tashmë në të gjitha pikat e shitjes së shoqërive të sigurimit me policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me vlefshmëri 12-mujore, me çmim 50 Euro, e cila mbulon territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim mbështet lëvizjen e qytetarëve duke ulur kostot dhe nxitur shkëmbimet ekonomike me fqinjin tonë juglindor.

Shoqëritë e sigurimit do të ofrojnë në të gjitha pikat e shitjes policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me afat vlefshmërie 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, si dhe do të vijojnë të ofrojnë edhe “Kartonin Jeshil” me afat vlefshmërie 15-ditor me çmim 15 euro.

“Kartoni Jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në aksident

Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital. Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton. Aksidenti fatal për të ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE.

Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkruan The Guardian. Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë. Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

Gruaja tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

Fluturimi Bali-Melburn bën ulje të detyruar pas tentativës së një pasagjereje për të hapur derën e avionit.

Një fluturim i kompanisë ajrore “Jetstar”, me mbi 200 pasagjerë nga Bali, Indonezi drejt Melburnit, Australi, u detyrua të kthehej mbrapsht pasi një pasagjere tentoi të hapte një derë të avionit mbi Oqeanin Indian. Incidenti ndodhi të hënën mbrëma, më 31 mars, dhe kompania e konfirmoi ngjarjen në një deklaratë të martën.

“Bëri veprime të papranueshme dhe u tregua agresive ndaj ekuipazhit,” tha Jetstar, duke sqaruar se pasagjerja u nxor nga avioni nga autoritetet lokale në Bali pas uljes.

Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, gruaja në pjesën e pasme të avionit arriti të ngrinte dorezën e derës, por një sinjal alarmi njoftoi ekuipazhin në kohë. Të dhënat nga Flightradar24 tregojnë se avioni u kthye rreth një orë pas nisjes.

Jetstar theksoi se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti i saj kryesor dhe se sjellje të tilla nuk do të tolerohen. Incidentet me pasagjerë problematikë janë rritur vitet e fundit, me raste ku pasagjerët kanë hapur daljet e emergjencës, kanë sulmuar ekuipazhin ose kanë detyruar ulje emergjente.

Në vitin 2023, një burrë hapi derën e një avioni të Asiana Airlines pak para uljes, ndërsa një tjetër u arrestua në SHBA pasi hapi një derë dhe sulmoi një anëtar të ekuipazhit gjatë fluturimit. Autoritetet ajrore po marrin masa më të ashpra për të parandaluar raste të tilla.

Ish-prokurori zbulon arsyen e fortë: Ja çfarë e bëri Ramën të ndalojë SULMIN ndaj SPAK

Ish-prokurori Eugen Beci ishte i ftuar sot në “Breaking”, në Top News, ku ka folur për punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beci u ndal dhe tek sulmet që më herët kryeministri Edi Rama bëri ndaj SPAK, retorikë nga e cila tashmë duket se është tërhequr. Sipas ish-prokurorit, tërheqja ka ndodhur pasi Rama pa se opinioni publik i doli kundër për këtë qëndrim.

“Pavarësisht nga mënyra si artikulohen të gjitha diskurset, kritikat apo dhe sulmet ndaj SPAK, ato kanë një emërues të përbashkët. Fakti që mund të flasësh për punën e Prokurorisë së Posaçme nuk të jep të drejtën ta sulmosh atë. Sondazhet publike tregojnë se populli e mbështet punën e SPAK.

Mendoj që Rama me sulmet e tij, ka tentuar të masë pulsin e opinionit publik. Në rast se opinioni publik do ishte dakord me këto sulme, të jeni të bindur se Rama do vazhdonte me të njëjtën retorikë. Por siç duket, sondazhet i kanë treguar diçka tjetër. Pra sulmet ndaj SPAK nuk miratohen në mënyrë unanime nga opinioni publik. Për këtë arsye ai është tërhequr. Shumë nga ato kritika që bënte Rama, ishin objektive dhe të pranueshme për një drejtësi që ka defekte. Ishin probleme që qëndronin por pyetja lind pse u tërhoq.”– tha ai.

Po arratisej nga policia, gjen υde. kjen në aksident reperi i njohur

Reperi i njohur, Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një aksidenti të rëndë, kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta.

Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital.

Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton.

Ngjarja e fatale ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE.

Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkruan The Guardian.

Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.

Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e bumit të hip-hop-it në vitet 2010 dhe ka lënë pas disa projekte të suksesshme. Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, u publikua në mars të vitit të kaluar.

“Po na vjen sherifi”, Rama për La Civita: Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili gjatë një konferencë për shtyp, deklaroi se konsulenti amerikan i PD-së, Chris LaCivita do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe sipas tij, “Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë”.

Rama u shpreh se La Civita, të cilit iu drejtua si “sherifi”, është i mirëpritur, por kreu i qeverisë ngriti pikëpyetje se “këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin”.

“Po na vjen dhe sherifi”, deklaroi Rama, duke theksuar “Bujrum të vijnë”.

Ndërkohë, shtoi Kryeministri, më 11 maji në fakt do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat.

“Pse filloi që tani, para votimeve rroga minimale 500 mijë, pse në 2026? Apo sa të kalojnë votimet”. Tomorri prap. Tomorr, këtu nuk ka lidhje fare me votimet kjo i dashur, hiç, zero. Zero. Ne nuk kemi bërë asgjë për votimet në kuptimin asgjë nga ato që unë kam thënë kur parashtrova piketat, dhe prandaj i quajta dhe piketa të programit tonë qeverisës. Nuk është bërë për votimet miku im. Asgjë. Zero. Zero.

Është i gjithë programi ynë qeverisës.  Ne punojmë me program. Ne kemi kalendar. Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur, në kuptimin institucion i veçantë që varret nga kryeministria, AKSHI, Kadastra tjetri, tjetri kanë programet e tyre, kështu që është program permanent qeverisja.

Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi. Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama.

Publikohet FOTOJA, Ledri Vula në lidhje me Xhensila Myrtezaj?

Reperi, Ledri Vula, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij personale, madje shumë prej teksteve të reperit në këngë komentohen si dedikime.

Së fundmi, Ledri është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj.

Mediat e Kosovës pohojnë se artistët janë takuar edhe në Prizren, Vula dhe Myrtezaj janë në nisje jo të një bashkëpunimi muzikor por të një romance.

Marrëdhënia e dikurshme me SHBA-në i përket historisë: Kanadezët bashkohen kundër Trump

Për kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, marrëdhënia e dikurshme me SHBA-në i përket historisë. Është bërë e qartë se SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm, tha ai.

Kur Donald Trump tha se do ta “gëlltisë” Kanadanë si shtetin e 51 federal, u pa fillimisht si shaka pa kripë. Por Donald Trump e përsëriti kërcënimin aq shpesh sa qytetarët në vendin e dytë më të madh në botë u desh të reagonin. Përgjigja ndaj Trump: një valë e paprecedentë solidariteti mes kanadezëve.

Nën moton “Bërrylat lart”, (Elbow up) kanadezët po mbrohen kundër politikave të presidentit të SHBA. Shumë qytetarë anulojnë pushimet në Florida e Arizona. Vetëm në muajin shkurt, në kufi janë regjistruar 500 mijë hyrje më pak në SHBA sesa një vit më parë. Hera e fundit që shifrat ishin kaq të ulëta ishte në kohën e pandemisë Corona. Edhe produktet amerikane bojkotohen. Në supermarkete shënohen dukshëm produktet me etiketën “Made in Canada” dhe hiqet nga raftet verërat kaliforneze.

“Kjo na zgjoi ne kanadezët dhe na bëri të mendojmë se çfarë do të thotë të jesh kanadez”, i tha një qytetare portalit gjerman “tagesschau”. Shumë kanadezë janë tani të shqetësuar për të ardhmen duke vënë re varësinë e madhe nga SHBA. “Ardhja e Donald Trump në detyrë dhe kërcënimi me tarifa ndëshkuese e bëri të qartë se sa e cenueshme është Kanadaja”, thotë një qytetare tjetër për “tagesschau”.

Marrëdhënia e dikurshme me SHBA-në i përket historisë:

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane

Carney: Nuk ka kthim prapa

Kanadaja dhe SHBA-ja – para rikthimit të presidentit Donald Trump ishin dy vende mike me ekonomi të ndërthurura ngushtë. 70 për qind e të gjitha eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA. Po për kryeministrin e ri të Kanadasë Carney, marrëdhënia e dikurshme me SHBA-në i përket historisë. Është bërë e qartë se SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm, tha ai. Por Carney ka theksuar, se do të vazhdojë të flasë me presidentin amerikan Trump. Një telefonatë është planifikuar në ditët në vijim.

Trump ndryshon marrëdhënien mes dy vendeve mike

Politika agresive doganore e presidentit amerikan Donald Trump shihet si një pikë kthese në marrëdhëniet e Kanadasë me SHBA-në. Kërcënimi për vendosjen e tarifave të mëtejshme ndëshkuese ndaj Kanadasë shkakton frikë dhe zemërim. Duket se një epokë po merr fund. “Marrëdhënia e vjetër që kishim me Shtetet e Bashkuara, e cila bazohej në integrimin e thelluar të ekonomive tona dhe bashkëpunimin e ngushtë në sigurinë dhe fushën ushtarake, ka përfunduar,” u tha Carney gazetarëve në Otava. Me deklaratat e tij, Trump ka ndryshuar përgjithmonë marrëdhëniet mes vendeve fqinje.

Në të njëjtën kohë, Carney njoftoi, se nuk do të negociojë me qeverinë amerikane për çështjet tregtare për sa kohë që presidenti nuk tregon “respekt” për Kanadanë. Në javët e fundit, Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë vendin fqinj verior dhe është tallur me paraardhësin e Carney, Justin Trudeau si “guvernator” të një “shteti të 51-të” të ardhshëm të SHBA-së. Carney u betua si kreu i qeverisë më 14 mars, por nuk ka folur me Trump që nga marrja e detyrës, kohë jashtëzakonisht e gjatë për dy vendet historikisht të afërta aleate.

Mark Carney e bëri të qartë gjithashtu, se vendi i tij do të përgjigjet me kundërmasa ndaj tarifave të importit për automjetet, të vendosura nga SHBA të mërkurën. “Përgjigja jonë ndaj këtyre tarifave të fundit është të luftojmë, mbrojmë, ndërtojmë”, shtoi ai. Kundërpërgjigja kanadeze do të kishte si synim “ndikimin më të madh të mundshëm në Shtetet e Bashkuara dhe efektin më të vogël të mundshëm në Kanada”./DW

Thirrja e ekspertëve: Fëmijët nën 3 vjeç të mos lejohen asnjë sekondë pranë ekraneve

Fëmijët nën tre vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, kurse ata deri në gjashtë vjeç mund të kenë akses në ekrane, por në mënyrë të limituar.

Këto janë udhëzimet që ka nxjerrë një grup ekspertësh, i caktuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Paneli deklaroi po ashtu të martën se fëmijët nën 11 vjeç nuk duhet të lejohen të mbajnë celularë. Po ashtu, sipas tyre, askush deri në 13 vjeç nuk duhet të lejohet të ketë celular me akses në internet.

Ndërkohë, sa i përket mediave sociale, sipas këtyre ekspertëve, ato duhet të ndalohen për fëmijët nën 15 vjeç. Kurse adoleshentët mbi këtë moshë duhet të kenë akses vetëm në platforma etike, si Bluesky.

Sipas grupit të caktuar nga Macron, mediat sociale mund të kthehen në faktorë risku për përjetimin e ankthit dhe depresionit te të rinjtë. Po ashtu, ata zbuluan se fëmijët mund të përballen me një nivel alarmues ekspozimi ndaj përmbajtjes pornografike dhe dhunës.

Në raport thuhet se ka një konsensus shumë të qartë sa i përket efekteve negative, si indirekte ashtu edhe direkte, që sjellin ekranet.

Në të thuhet gjithashtu se koha e kaluar në ekrane ka pasoja si për shëndetin e fëmijëve, ashtu edhe për zhvillimin e tyre, por edhe në të ardhmen e civilizimit dhe shoqërisë sonë.

“Nuk flet dot”/ ‘Shok on’ gazetari: Michael Schumacher komunikon vetëm me sy, gjendja është …

Teksa kanë kaluar plot 12 vite nga aksidenti i rëndë, bota ende nuk di asgjë për shëndetin dhe gjendjen shëndetësore të pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher.

Familja e gjermanit ka vendosur që të qëndrojë diskrete, duke mos lejuar asnjë informacion të dalë në publik. Megjithatë, kurioziteti i njerëzve vetëm shtohet dhe së fundmi, gazetari i RTL Felix Gerner ka folur për shëndetin e Schumacher.

Sipas Gerner, i cili ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me familjen Schumacher, legjenda gjermane e F1 nuk është në gjendje të komunikojë verbalisht.

“Situata është shumë e rëndë. Michael kërkon kujdes të vazhdueshëm, është vazhdimisht i varur nga ata që e ofrojnë atë dhe nuk mund të komunikojë më verbalisht. Për momentin, maksimumi 20 persona mund t’i afrohen. Për mendimin tim, kjo është strategjia e duhur. Familja operon me interesat më të mira të Michael. Ata e kanë mbrojtur gjithmonë atë dhe kjo nuk ka ndryshuar.”- tha ai.

Gjatë aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013, ish-piloti i F1 u rrëzua dhe pësoi goditje në kokë, duke marrë dëmtime të rënda.