Kjo është “anija e madhe” luftarake që do bëhet pjesë e flotës detare shqiptare

Kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa prezantoi projektet ushtarake për të ardhmen e Shqipërisë, rritjen e buxhetit, investimeve dhe përforcimin e armatës njoftoi edhe marrjen e një anijeje të re ushtarake.

“Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja”, tha Rama tre ditë më parë.

Kjo anije do të jetë e tipit korvetë, “Cassiopea”, e marinës ushtarake italiane. Në proces është edhe dorëzimi i saj, që pritet në ditët në vijim.

Kjo markë anijeje luftarake janë të pajisur ushtarakisht dhe me detyra kryesisht në mbrojtje dhe mbikëqyrje detare. Parashikohet që kjo anije, pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.

“Saranda, Berati, Shkodra, Tirana” – Në mes të Kilit, zbulohen rrugët me emrat e qyteteve të Shqipërisë

Hualpen është një qytet kilian me rreth 110 mijë banorë. I përket provincës së Concepcion, i shtrirë në 53.5 kilometër katrorë dhe është një qytet kryesisht industrial.

Por ky qytet ruan një surprizë të bukur për këdo shqiptar që i bie rruga për ta vizituar. Kjo për faktin se disa prej rrugicave, janë emërtuar në bazë të qyteteve më të mëdha shqiptare

Tirana, Durazzo (Durrësi), Dibra, Elbasan, Escutari (Shkodra) apo Berat, janë vetëm disa prej rrugicave në lagjet e Hualpen-it.

Së fundmi, blogeri i njohur nga Kosova, Ariot Myrtaj e ka vizituar këtë qytet.

“Nuk e dimë, as unë e as këta çunat Shqiptarë që jetojnë këtu me vite, por shumë interesant sesi i kanë vendosur emrat shqiptarë këtu! Nëse dikush dinë diçka më shumë na shkruaj në komnete. Ju Faleminderit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Për më tepër ndiqni VIDEON

Tragjike! 24-vjeçarja υ ritet me t. hikë në mes të rrugës, dγshohet se autori është i dash uri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Messina, Itali, ku një vajzë 22-vjeçare, Sara Campanella nga Palermo, ka humbur jetën pasi u godit me thikë në qafë. Ajo ishte një studente në vitin e tretë të universitetit dhe ndodhej në gjendje të rëndë kur u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Sipas hetimeve të para, dyshohet që autori i krimit të jetë një djalë i moshës 22 vjeç, me të cilin Sara kishte një lidhje, dhe që kjo lidhje kishte përfunduar pasi ajo kishte vendosur ta mbyllte atë.

Autori dyshohet se e ka ndjekur me makinë dhe e ka sulmuar me thikë kur ajo po ecte në trotuar. Një kalimtar i rastit, që ishte dëshmitar i ngjarjes dhe kishte dëgjuar britmat e vajzës, ka tentuar të ndjekë autorin, por ai ka arritur të largohet. Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

(Balkanweb)

SKANDAL/ Denoncimi i mjekes: Policët më rr. ahën kur po kalonte makina e kryeministrit Edi Rama

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një ngjarje të ndodhur në datën 5 mars 2024, ku një mjeke është dhunuar nga disa punonjës policie, të cilët po shoqëronin kryeministrin Edi Rama.

“Unë që kisha shenja në trup më akuzuan se dhunova policen. Prokuroria s’bëri ekspertizë për policen, por vetëm e kqyrën kolegët e saj”, tha mjekja, teksa shtoi se çështja shkoi për gjykim vetëm ndaj saj. Policët nuk u hetuan, pavarësisht se mjekja kishte dëmtime trupore!

“Mua më burgosën policët e komisariatit nr.2 në Tiranë. Më futën në qeli në datën 5 mars deri në datën 8 mars 2024 duke më akuzuar se kam dhunuar një police, Ersuida Marku”, thotë mjekja.

Sipas saj, në datën 5 mars 2024, në afërsi të punës së saj, ka kaluar eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe disa punonjës të policisë i janë afruar makinës së vëllait të saj. Më tej pohon se ndodhej në trotuar dhe një punonjës policie goditi me forcë kofanon e mjetit të të vëllait dhe i kërkoi të largohej.

“Ndërkohë që unë përpiqesha të kuptoja çfarë po ndodhte, disa persona u afruan menjëherë dhe pas një përplasjeje verbale, na shoqëruan për në komisariat, duke na shtyrë me dhunë në makinën tonë dhe duke marrë drejtimin e saj”, pohon mjekja.

Ajo shton se gjatë shoqërimit në komisariatin numër 2 dhe në ambientet e tij, u ushtrua dhunë ndaj saj nga ana e punonjësve të policisë Ersuida Marku dhe Edvin Zhupa. “Këta policët përveçse shkelën rregullat dhe ligjet, bashke me koleget e tyre manipuluan dëshmitë dhe më akuzuan për kundërshtim me dhunë ndaj njërit prej tyre”, thotë ajo.

Ajo shton se nuk kishte prova për të mbështetur akuzat ndaj saj, por vetëm dëshmitë e gënjeshtra të shtatë policëve.

“Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se kam pësuar dëmtime të shumta gjatë shoqërimit dhe asnjë pamje nga kamerat e sigurisë të komisariatit nuk është vënë në dispozicion. Gjithashtu, asnjë nga pamjet nga vendi i ngjarjes nuk tregon dhunën që pretendohej të kishte ndodhur nga ana ime ndaj punonjëses së policisë, po ashtu punonjësja e policisë nuk ka kryer një ekspertim mjeko ligjor që të vërtetojë dëmtimet e saj”, pohon mjekja.

Por, paradoksi qëndron se me gjithë këto prova, ajo është akuzuar për dhunë, kur jo vetë në trup kishte shenja! “Ndërkohë policja s’bëri asnjë ekspertizë dhe ajo doli se ishte dhunuar”, vijon ajo.

Fiksi analizoi pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në datën 5 mars 2024, ku nuk duket në asnjë moment dhuna e mjekes ndaj policëve. Mjekja thotë se, pavarësisht se ajo kishte shenja, asnjë polic nuk u hetua pasi avokati i saj Gjergj Nikolla tërhoqi denoncimin kur ajo ishte ende në burg.

“Nga kjo situatë, prokuroria Rovena Zoto ka ngritur një akuzë ndaj meje për ushtrim dhune ndaj një punonjëses së Policisë së Rendit, Ersuida Marku, duke iu referuar nenit 236/2 të Kodit Penal. Një nen që ka maksimumi 7 vite burg. Nga hetimet dhe provat e administruara në dosje, nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur ushtrim dhune fizike ndaj punonjëses së policisë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj policisë, pavarësisht konfliktit verbal.

Gjithashtu, gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor kemi shprehur shqetësime për shkelje të të drejtave të mia, siç janë shoqërimi i dhunshëm. Kam kërkuar të pyetesha nga prokurorja Rovena Zoto dhe kam ngritur pretendime për abuzim dhe dhunë nga ana e policëve gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat, por asnjë nuk u mor parasysh”, thotë mjekja.

Ndërkohë, në dosje janë edhe ankesat që ajo ka bërë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, por sërish asnjë hetim ndaj policëve.

“Çështja ndaj saj shkoi në gjykatë nga gjyqtari paraprak Artan Hajredinaj, i cili edhe pse ka pasur mundësinë të shqyrtonte provat e paraqitura, vendosi që çështja të shkojë në gjykim në themel. Kërkoj që të zbulohet çdo manipulim i provave dhe të sigurohet që punonjësit e policisë ti përgjigjen drejtësisë për çfarë kanë shkaktuar dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces abuzues të mbajnë përgjegjësi”, përfundon ajo.

Infermierja 21-vjeçare go. ditet me t hikë në rrugë, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Messinës, ku një vajzë 21-vjeçare nga Palermo është goditur me thikë në mes të rrugës dhe ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Dëshmitarët e tmerruar raportojnë se kanë dëgjuar britmat e saj, ndërsa sipas hetimeve të para, ajo u sulmua nga një bashkëmoshatar ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në Viale Gazzi, pranë hyrjes anësore të stadiumit “G. Celeste”.

Viktima, e identifikuar me inicialet S.C., ishte një infermiere praktikante dhe u shpëtua menjëherë pas sulmit. Ajo u transportua me urgjencë në Policlinico në gjendje të rëndë, por përpjekjet e mjekëve nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Një plagë e thellë në qafë dhe humbja masive e gjakut shkaktuan arrest kardiak fatal, duke i marrë jetën të resë, e cila ende nuk kishte mbushur 22 vjeç.

Forcat e rendit, përfshirë karabinierët dhe policinë, izoluan menjëherë zonën e krimit dhe nisën hetimet për të zbuluar autorin e sulmit. Magjistrati përgjegjës pritet të mbërrijë për të vijuar procedurat hetimore.

Raportimet fillestare tregojnë se viktima u godit nga një sulm i papritur me thikë.Një dëshmitar ka deklaruar se tentoi të ndiqte agresorin, por ai u zhduk shpejt në rrugët përreth. Vajza bëri disa hapa përpara se të rrëzohej e gjakosur, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Kjo tragjedi ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në komunitet, ndërsa qytetarët dhe autoritetet lokale kërkojnë masa më të rrepta sigurie për të parandaluar raste të tilla të dhunshme. Hetimet po vijojnë intensivisht për të zbuluar arsyet dhe autorin e këtij krimi të rëndë.

Stuhia godet ishujt grekë, reshjet e dendura kthejnë rrugët në lumenj, përmbyten makina e banesa

Moti i keq ka goditur rëndë një pjesë të madhe të Greqisë pasditen e së hënës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ishujt Kikladhes. Pika më e prekur është ishulli i Parosit, ku reshjet e dendura kanë krijuar rrjedha të fuqishme uji që kanë marrë me vete automjete dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dheu.

Rreth orës 17:30, autoritetet kanë dërguar një mesazh emergjence për banorët dhe vizitorët në Paros, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve për shkak të situatës së rëndë.

“Ndalim i lëvizjes me automjete në rrugët e Parosit për shkak të kushteve ekstreme të motit. Përjashtohen vetëm mjetet e emergjencës”, thuhej në njoftimin e 112.

Kryetari i bashkisë së Parosit, Kostas Bizas, deklaroi se për dy orë ka pasur reshje të pandërprera, duke shkaktuar shembje gurësh dhe fryrje të lumenjve. Bashkia e ishullit u bëri thirrje banorëve të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës, duke konfirmuar dëme të mëdha në rrugë, përfshirë përmbytje dhe shembje të segmenteve rrugore.

Moti i keq ka prekur edhe Mykonos-in, ku një tjetër mesazh nga 112 u dërgua pak para orës 19:00, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Në ishull ka rënë breshër i dendur, i ndjekur nga reshje të forta shiu, duke shndërruar rrugët në lumenj.

Stuhia ka prekur edhe ishujt e tjerë të Kikladhes si Syros, por edhe rajone në Evia dhe Peloponez, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe breshër. Autoritetet vazhdojnë punën për të menaxhuar situatën emergjente ndërsa u kanë bërë thirje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë e tyre.

‘Rikthimi i amerikanëve në SPAK ishte i pritshëm’, Ngjela: SHBA ka interesa strategjike në Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e cilësuar këtë si një zhvillim të natyrshëm dhe të pritshëm.

“Unë isha i bindur që do t’i kthenin, sepse është domosdoshmëri marrëveshja që Amerika ka me shtetet dhe në Ballkanin Perëndimor, në raport me konfliktin që ka me Moskën,” tha Ngjela.

Sipas tij, Shqipëria ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeopolitike për SHBA-në, veçanërisht për shkak të pozicionit të saj strategjik.

“Shqipëria është vlerë e madhe historike, kështu ka qenë gjithmonë, edhe kur ishte e pushtuar. Pozicioni ynë gjeografik, sidomos ngushtica, e bën vendin tonë të rëndësishëm. Ndaj politika shqiptare duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum,” theksoi ai.

Ngjela argumentoi se rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK tregon se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm drejtësinë shqiptare dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ardhja e tyre na ngre përsëri aty ku ishim, sepse politika amerikane është në favor të interesit shqiptar,” përfundoi avokati.

Ledri dhe Xhensila Myrtezaj fotografohen së bashku, çfarë po ndodh me dyshen! Takimet e tyre në…

Reperi, Ledri Vula është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij personale, madje shumë prej teksteve të reperit në këngë komentohen si dedikime.

Së fundmi, Ledri është parë shumë afër me këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj.

Dyshja thuhet se janë takuar edhe në Prizren, sipas burimeve të Express Roze, Vula dhe Myrtezaj janë në nisje jo të një bashkëpunimi muzikor por të një romance.

Kujtojmë se si Ledri ashtu dhe Xhensila, janë prindër. Xhensila nënë e dy fëmijëve Ajka dhe Amen, ndërsa Ledri me vajzën e tij Poem.

Kremlini urdhëron mobilizimin e 160 mijë rusëve, Ukraina: Po përgatiten për një ofensivë të madhe

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar 160,000 shtetas të tjerë rusë të thirren për të shërbyer në ushtri, njoftoi të hënën agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Ata i përkasin moshës nga 18 deri në 30 vjeç. Urdhri i ri, duke filluar nga 1 prilli dhe që do të përfundojë më 15 korrik, vjen në mes të negociatave në vazhdim për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendon se Rusia po e zvarrit procesin e paqes pasi po përgatit një ofensivë të re masive për të rrëmbyer më shumë tokë ukrainase përpara bisedimeve reale të paqes.

“Sipas inteligjencës sonë, Rusia po përgatitet për ofensiva të reja në rajonet Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhzhia”, tha Zelensky javën e kaluar.

“Ata po zvarritin negociatat dhe po përpiqen të tërheqin SHBA-në në diskutime të pafundme, të pakuptimta rreth kushteve të rreme për të blerë kohë dhe më pas të përpiqen të kapin edhe më shumë tokë. Putini dëshiron të negociojë territorin nga një pozicion më i fortë. Ai mendon vetëm për luftën. Pra, puna jonë – të gjithë ne – është mbrojtja në kuptimin më të gjerë të fjalës”, shtoi ai.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili të dielën tha se ishte “i mërzitur” nga dëshira e Putinit për të hequr Zelensky nga pushteti që një traktat paqeje të bëhet i mundur, ende beson se udhëheqësi i Kremlinit do t’i qëndrojë fjalës së tij dhe se ai dëshiron që lufta të përfundojë.

Disa rekrutët gjithashtu do të shkarkohen nga ushtria, pasi kanë kryer mandatin e tyre. Gazetarët e pavarur rusë arritën të verifikojnë emrat e mbi 100,000 ushtarëve rusë që janë vrarë që kur Putini pushtoi Ukrainën, megjithëse Kievi pretendon se humbjet e përgjithshme ruse po shkojnë afër një milion të vdekur dhe të plagosur që nga marsi.

Ukraina ka humbur më shumë se 46,000 trupa dhe mbi 380,000 janë plagosur, tha Zelenskyy në shkurt. Në mars, Kievi arriti të përmirësojë shkallën e mbijetesës së ushtarëve ukrainas, tha në një deklaratë të hënën kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskyi.

Parashikimi i motit për javën e parë të prillit, meteorologia: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live në News24, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.

Sipas Porjas, “dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të vetë e zymtë, me intervale kthjellimet. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.”

Meteorolologia theksoi se java kryesisht do të jetë paradite kthjellime, pasdite reshje por afatshkurta. Ndërsa fundjava do të dobësojë reshjet duke i zhvendosur në zonat malore.

“E gjithë java me luhatje të lehtë temperaturash. Do të duket si një javë vjeshte, me lagështirë gjatë gjithë javës”, tha ajo.

Për muajin prill tha se do t’i ketë të gjitha nuancat e motit, ndërsa paralajmëroi se në mes të prillit, në periudhën të njohura si “plakat”, do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

“Në mes të prillit, apo siç njihet në zhargon për plakat, temperatura të ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore, 3-4 ditë të ftohta”, tha Porja.