FIFA ka zyrtarizuar afrimin e Bujar Pllanës në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili deri më tani ka luajtur tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës, ka vendosur të bashkohet me kuqezinjtë.
FIFA i ka dhënë Iejen për këtë ndryshim, pasi Pllana nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.
Tashmë Silvinjo i ka dërguar ftesë mbrojtësit që luan në qendër dhe në krahun e djathtë të fushës.
Këtë sezon në Superligën polake, Pllana ka luajtur 11 ndeshje për 794 minuta në total. Duket se ai nuk do jetë risia e vetme e trajnerit brazilian, pasi te Shqipëria pritet të afrohet edhe mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios.
Më 26 mars në Varshavë do luhet sfida play-off për Kupën e Botës 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Sfida teke vendosë për ekipin që do kalojë në finalen play-off për një biletë në Grupet e Botërorit që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Javën e ardhshme, Silvinjo pritet të publikojë listën me emrat e futbollistëve të grumbulluar për fazën play-off.
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve.
Monitor ka përpunuar të dhënat e të ardhurave për frÿmë në dollarë për vitin 2026 sipas publikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe çmimit aktual të naftës sipas Global Petrol Price.
Të ardhurat mesatare për frymë në dollarë në Shqipëri për vitin 2026 janë 12 mijë dollarë, ose 33 dollarë në ditë, sipas pasqyrës Ekonomike Globale të FMN-së. Një litër naftë tregtohej dje në Shqipëri me rreth 200 lekë, ose 2.4 dollarë, me kursin aktual.
Si rrjedhojë, një qytetari shqiptar do ti duheshin aktualisht 7.2% e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në shifrat e FMN-së dhe Global Petrol Price, kjo është pesha më e lartë ndër vendet europiane të përfshira në analizë.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit pesha është të paktën dy herë më e lartë. Në Serbi, një litër karburant përfaqëson rreth 3.7% të të ardhurave ditore, në Mal të Zi rreth 3.6%, ndërsa në Rumani rreth 2.8%. Edhe në Greqi, një nga tregjet më të shtrenjta të karburantit në Europë në terma nominalë, pesha e një litri nafte në raport me të ardhurat është rreth 2.5%.
Rajoni i ka çmimet e naftës dhe në vlerë nominale, mesatarisht 15-30% më të ulëta se Shqipëria, sidomos Kosova e Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, që të ardhurat për frymë të vendit mbeten ndër më të ulëtat në rajon, duke ia kaluar së fundmi Maqedonisë së Veriut, me Kosovën që i ka më të ulëtat.
Në ekonomitë më të zhvilluara europiane, diferenca është edhe më e madhe për shkak të të ardhurave më të larta, me karburantin që në Shqipëri është tre deri në 6 herë më i shtrenjtë në terma relative, sipas fuqisë blerëse.
Në vende si Italia, Franca, Gjermania apo Belgjika, një litër karburant zakonisht përfaqëson më pak se 2% të të ardhurave mesatare ditore, ndërsa në disa vende të Europës Veriore pesha bie edhe më tej. Holanda ka naftën më të shtrenjtë në Europë në vlerë absolute, por një qytetari aty i duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore për të blerë një litër, ose 7 herë më pak sesa Shqipëria.
Shqipëria ka ndërkohë një nga nivelet më të ulëta të të ardhurave për frymë në Europë, ndërsa çmimet e karburantit janë shpesh të ngjashme ose vetëm pak më të ulëta se ato të vendeve të Bashkimit Europian. Kjo bën që pesha reale e karburantit mbi buxhetin e familjeve dhe mbi kostot e transportit për bizneset të jetë shumë më e lartë.
Sipas të dhënave të Global Petrol Price, edhe në vlerë nominale, Shqipëria renditet e pesta në Europë për çmimet e naftës, pas Holandës, Danimarkës, Norvegjisë, e Zvicrës, me këto të fundit që e kanë karburantin vetëm 10 deri në 30 cent më shumë se në vendin tonë.
Karburanti është një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Në vende ku pesha e tij mbi të ardhurat është e lartë, ndikimi përhapet më tej në çmimet e mallrave, në koston e transportit të mallrave dhe në shpenzimet e përditshme të familjeve.
Pesha e lartë e taksave mbetet një nga arsyet kryesore të çmimeve të shtrenjta në vend, ku rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat.( Akciza: rreth 37-38 lekë/litër; Taksa e qarkullimit: rreth 27 lekë/litër; Taksa e karbonit: rreth 3 lekë/litër; TVSH: 20% e çmimit final, etj).
Karburantet, rritja e çmimit reflektohet shumë shpejt, por ulja jo! Reagimet shumë të shpejta në rritje të çmimeve kur shtrenjtohen në bursa dhe uljet e ngadalta kur bien në tregjet ndërkombëtare mbeten një tjetër arsye e rëndësishme.
Sipas raportimeve të Monitor në renditjen e kompanive më të mëdha sipas fitimeve, psh, në vitin 2019, norma e fitimit për sektorin u rrit me 0.5-1 pikë përqindje. Operatorët e tregut e shpjeguan këtë me tendencën ulëse të çmimeve të tregtimit të karburanteve në vend në atë vit.
Ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet me të njëjtin ritëm dhe kohë në tregun vendas dhe kjo çon në rritjen e normave të fitimit. E kundërta ndodh kur rritet çmimi, kur reflektimi është më i shpejtë, siç treguan dhe ditët e fundit.
E njëjta tendencë u konstatua dhe në vitin 2024, ku një pjesë e kompanive panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit në 2024-n. Operatorët sërish pranuan se kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi ndaj rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë. Në vitin 2024, çmimet kishin tendencë ulëse, duke favorizuar shoqëritë importuese dhe tregtuese./monitor.al
Pas reagimit të parë ku e quajti “marrëzi” situatën e krijuar me Selinën, bashkëshortja e Mirit ka bërë një tjetër lëvizje të fortë në rrjetet sociale.
Këtë herë, ajo ka shënjestruar drejtpërdrejt prodùksionin e “Big Brother VIP Albania”, duke hapur një “luftë” virtuale me moderatorin Ledion Liço dhe opinionistët e formatit.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka rishpërndarë një postim ku hidhen akuza të ashpra ndaj studios për mungesë paanshmërie në gjykimin e lojës së Mirit.
“Se harrova dhe dikush të më shpjegojë diçka, roli i opinionistit është për të dhënë opinion neutral pa mbajtur anën e askujt aty brenda, apo e kam gabim unë, se deri tani e kam parë kështu,” – thuhet në tekstin e publikuar, duke u ankuar hapur për trajtimin që po i bëhet Mirit në Prime.
Ajo që bie më shumë në sy është “kryqi” i kuq i vendosur përbri emrave të Ledion Liços, Arbër Hajdarit dhe faqes zyrtare të programit, duke nënkuptuar se ata kanë “rënë poshtë” dhe po mbajnë një anësi të qartë.
Përjashtim (me ironi) është bërë vetëm për Monika Kryemadhin, për të cilën shkruhet: “Po e mendon akoma se ku do të rrijë”.
Në fund, postimi i rishpërndarë nga bashkëshortja thekson se pavarësisht sulmeve nga produksioni, publiku që “ka sy dhe veshë”, mbetet krah Mirit.
Luhatje të forta janë regjistruar në tregjet ndërkombëtare të naftës, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet rreth Ngushticës së Hormuzit shkaktojnë shqetësim të fortë në lidhje me furnizimin global me energji. Çmimi i naftës së papërpunuar amerikane WTI u rrit pranë 88 dollarëve për fuçi, ndërsa në fillim të javës ishte rritur në pothùajse 120 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2022.
Çmimi i një fuçie nafte të West Texas Intermediate (WTI), benchmark amerikan në tregje, u rrit të martën në mbrëmje me më shumë se 5%, duke arritur në rreth 88 dollarë, sapo u rihap Bursa e Tregtisë së Çikagos (CME).
Rritja lidhet me konfuzionin rreth Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike detare për dërgesat globale të naftës.
“Korrigjimi”, në gjuhën e tregut, erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paralajmëroi Iranin të mos përpiqet të minojë kalimin detar.
Pavarësisht rritjes, çmimet mbeten më të ulëta se nivelet që arritën në fillim të javës.
Të hënën, si nafta WTI ashtu edhe ajo Brent e Detit të Veriut po i afroheshin 120 dollarëve për fuçi, ndërsa paniku përfshiu tregun.
Përpara shpërthimit të luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt, çmimet luhateshin rreth 72 dollarëve për WTI dhe 67 dollarëve për Brent.
Tensionet u lehtësuan përkohësisht pasi Donald Trump tha të hënën në mbrëmje se lufta me Iranin ishte “pothuajse e mbaruar”, gjë që ndihmoi në lehtësimin e panikut në tregje.
Të mërkurën në mëngjes në tregjet aziatike, nafta bruto amerikane u tregtua me rreth 83.35 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent ishte rreth 87.88 dollarë.
Ndërkohë, vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) po shqyrtojnë një plan për të liruar potencialisht rezervat strategjike të naftës me qëllim përmbajtjen e çmimeve.
Sipas një raporti nga Wall Street Journal, plani i diskutuar në një takim urgjent të zyrtarëve të energjisë nga 32 vendet anëtare të organizatës parashikon lirimin edhe më të madh të naftës sesa 182 milionë fuçitë që u liruan pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Vendimi pritet të merret së shpejti, ndërsa disa vende të G7 tashmë po diskutojnë mundësinë e përdorimit të rezervave të tyre.
Stabilizimi relativ i çmimeve të naftës ndihmoi gjithashtu tregjet e aksioneve aziatike të vazhdojnë rimëkëmbjen e tyre.
Indeksi Kospi i Koresë së Jugut u rrit me rreth 2.5%, ndërsa Nikkei 225 i Tokios u rrit me pothuajse 2%.
Rritje u regjistruan gjithashtu në bursat e Hong Kongut, Sidneit, Uellingtonit, Taipeit, Manilës dhe Xhakartës, ndërsa rënie të vogla u regjistruan në Shangai dhe Singapor.
Pavarësisht qetësisë relative, tregjet ende po e monitorojnë nga afër situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Është një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, përmes së cilës rreth 20% e prodhimit global të naftës bruto nga Gjiri Persik kalon në tregjet ndërkombëtare.
Irani ka kërcënuar të bllokojë eksportet e naftës nga Gjiri, ndërsa Donald Trump e ka paralajmëruar Teheranin të mos e minojë zonën.
“Nëse për ndonjë arsye vendosen mina dhe nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë të pashembullta”, tha presidenti amerikan në një postim në rrjetet sociale.
Analistët thonë se ecuria e çmimeve do të varet nëse konflikti vazhdon dhe sa ndikohen rrjedhat e energjisë në rajon.
Siç vuri në dukje analisti i Forex.com, Fawad Razzakzada, pyetja kryesore për tregjet është nëse rrjedhat e energjisë mund të kthehen në nivele normale.
“Ngushtica e Hormuzit mbetet pika kritike. Çdo ndërprerje e transportit detar mund të ringjallë frikën e furnizimit dhe t’i rrisë përsëri çmimet e naftës”, tha ai.
Nga ana e tij, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Energjisë tha se autoritetet po “monitoronin nga afër situatën”, ishin në kontakt me kompanitë e energjisë dhe po shqyrtonin masa shtesë për të ruajtur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, madje edhe me shoqërimin e anijeve cisternë nga Marina Amerikane.
Në mes të zhurmës mediatike dhe lajmeve të bujshme për ndarjen e Ledion Liços nga Sara Hoxha (si dhe aludimeve për një romancë të re të kësaj të fundit), një deklaratë e moderatorit gjatë “Big Brother VIP” ka marrë një vëmendje të madhe.
Gjatë spektaklit, teksa diskutohej për dinamika që Iidhen me familjen dhe prindërimin, Ledioni ka mbajtur një qëndrim shumë të prerë, i cili nga publiku është përkthyer si një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe personal për ish-partneren e tij.
Në fjalimin e tij të shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe Instagram, moderatori shprehet: “Unë jam i pari që nuk justifikoj asnjë prind që braktis fëmijën e vet, përkundrazi e gjykoj me forcë të madhe”.
Më pas, ai ka dalë hapur kundër “trendit” të justifikimit të ndarjeve për hir të lirisë personale:
“Po ashtu, jam thellësisht kundërshtues ndaj kësaj narrativës së kohëve të fundit ‘është OK të vazhdosh jetën tënde, të zgjedhësh jetën tënde…’”. “Jo, në fakt! Nuk është OK sepse dikur more një vendim, bëre një premtim. Zgjodhe të kishe një fëmijë dhe nuk është OK që krejt papritmas të zgjedhësh veten”.
Këto fjalë të forta kanë ndezur rrjetin, ku shumë ndjekës janë të bindur se opinionet e tij nuk tingëllojnë aq “të përgjithshme” sa më parë.
Kujtojmë se Ledioni dhe Sara janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve (London dhe Roman) dhe vajzës (Ruya Roe). Deri më tani, Sara Hoxha ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka bërë asnjë koment publik rreth këtyre zhvillimeve.
Rexhep Tajip Erdogan jep alarmin se lufta e Iranit mund të zgjerohet e të përfshijë të gjithë rajonin. Presidenti turk deklaroi se duhen bërë përpjekje për ndalimin e konfliktit, përpara se të jetë tepër vonë.
“Kjo luftë duhet të ndalet para se të përhapet dhe të mbulojë në flakë të gjithë rajonin. Lindja e Mesme rrezikon të mbulohet përsëri nga era e gjakut dhe e barutit. Por nëse i jepet një shans diplomacisë, shmangia e këtij skenari është krejtësisht e realizùeshme”, u shpreh Erdogan.
Më herët, kryediplomati iranian Abbas Araghchi përjashtoi mundësinë e cdo negociate me Uashingtonin, duke theksuar se Teherani kishte pasur “një përvojë shumë të hidhur nga bisedimet me amerikanët”. Lufta, e shkaktuar nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, ka çuar në vdekje, shpërngulje masive dhe shkatërrim, duke trazuar gjithashtu tregjet e naftës dhe duke rritur çmimet e saj.
“Nëse ky konflikt pa kuptim dhe i parregullt vazhdon, do të ketë më shumë humbje jete dhe pronash, dhe kostoja për ekonominë globale do të rritet edhe më shumë”, paralajmëroi Erdogan, duke shtuar se Turqia po angazhohet për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Që nga fillimi i luftës, Teherani ka reaguar me sulme në të gjithë rajonin. Përveç rrëzimit të dy raketave balistike në hapësirën ajrore të saj nga sistemet e mbrojtjes së NATO-s në harkun kohor të pesë ditëve, Turqia vetë ka shpëtuar pa dëme serioze./ Top Channel
Dalin në dritë fakte të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur në Lezhë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëhelmuar si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike prej ish-bashkëshortit të saj të shpallur në kërkim policor.
E reja ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT, kurse familjarët kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ndaj ish-burrit të vìktimës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi.
Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se “nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin”.
Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.
Sipas dëshmisë së të afërmve, Fizi është kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt.
Po atë ditë ai ka takuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre në qershor 2025, dhe aty dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj./Panorama.al
Nuk do të ketë ngritje të bordeve të transparencës por vetëm monitorim të tregut ditor të karburanteve.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë folì edhe për rritjen e çmimit të naftës në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, për të cilin tha se do të merren masa nëse ka abuzime apo spekulime nga pikat e shitjes me pakicë në vend.
“Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim.
Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim. Ndërsa taksat që mbart 1 litër karburant përfshirë këtu dhe taksën e qarkullimit shtetet e tjera e paguajnë tek automjetet ndërsa ne e kemi vendosur tek nafta, ndaj është një raport i tillë”, u shpreh ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Në 10 mars u shënua dhe çmimi më i lartë i karburanteve në vend ku 1 litër naftë këmbehej edhe për 198 lekë. Ndërsa gjatë ditës së sotme çmimet varjojnë në një rënie të lehtë edhe në 193 lekë për litër teksa edhe në bursat ndërkombëtare çmimet për fuçi të naftës ranë më tej.
Të dhënat e doganave për importin e karburanteve sipas bursës Platts për datën 10 mars tregojnë se nafta në Shqipëri është importuar për 1057 dollar për ton nga 1172 për ton dollarë në të cilën është importuar një ditë më parë duke reflektuar një rënie.
Zbardhen detaje rrëqethëse nga ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostòksinë në banesën e saj me qira në Tiranë. Ndonëse fillimisht ngjarja u raportua si një akt i dëshpëruar vetëflijimi, rezultatet e autopsisë kanë përmbysur rrjedhën e hetimeve duke zbuluar se e reja ka qenë viktimë e dhunës fizike përpara se të ndërmerrte aktin fatal.
Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore konfirmojnë se në trupin e pajetë të 25-vjeçares janë konstatuar shenja të qarta dhune, ndërkohë që është rrëzuar pretendimi për një shtatzëni të mundshme, pasi nga ekzaminimet rezulton se viktima nuk ka qenë në pritje të një fëmije.
Këto gjetje të reja kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e drejtësisë, të cilat kanë shpallur në kërkim policor ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi, si personin kryesor të dyshuar për tragjedinë. Mbi të rëndojnë tashmë akuzat e rënda për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se presioni sistematik dhe keqtrajtimi kanë çuar të renë drejt vendimit ekstrem.
Xhuana, e cila jetonte e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, la pas një letër prekëse ku u kërkonte ndjesë prindërve të saj dhe shpjegonte se nuk mundej më të duronte lëndimet nga personat që e kishin rrethuar, një dëshmi e dhimbshme kjo që vërteton kalvarin e vuajtjeve që ajo po kalonte në fshehtësi.
Kjo ngjarje e rëndë rikthen sërish në qendër të vëmendjes dramën e heshtur të dhunës në familje në Shqipëri, ku shpesh denoncimet nuk mjaftojnë për të parandaluar fundin tragjik. Rasti i Xhuana Nikollajt shërben si një alarm ulëritës për institucionet dhe mbarë shoqërinë, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për mekanizma mbrojtës më efikasë ndaj grave dhe vajzave që dhunohen.
Ndërsa policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e Eraldo Fizit, kjo tragjedi mbetet një plagë e hapur që dëshmon se si dhuna e padukshme mund të shkatërrojë jetë njerëzore përpara se shteti të mund të ndërhyjë.
Ndalimi i Besart Kelmendit në mes të Prishtinës me dyshimin për armëmbajtje pa leje ka ngritur një pyetje të madhe te publiku: çfarë rrezikon realisht artisti pas këtij incidenti?
Nëse i hedhim një sy Kòdit Penal të Republikës së Kosovës, vepra për të cilën ai po mbahet në ndalim policor prej 48 orësh ka sanksione mjaft të qarta. Për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ligji parasheh dy skenarë kryesorë.
Skenari i parë është një dënim i majmë me gjobë që mund të arrijë deri në 7,500 euro, ndërsa i dyti është dënimi me burgim që mund të shkojë deri në plot pesë vjet. Ndonëse këto shifra duken të ashpra në letër, praktika gjyqësore në Kosovë shpesh tregon një qasje më të butë.
Në rastet e armëmbajtjes së thjeshtë, kur mjeti nuk është përdorur për të kryer ndonjë vepër tjetër penale dhe nuk ka rrethana të tjera rënduese, gjykatat zakonisht priren të shqiptojnë dënime me gjobë ose dënime me kusht.
Masa e ndalimit që po kalon aktualisht këngëtari është thjesht një procedurë standarde hetimore.
Kjo periudhë i jep kohë Prokurorit të Shtetit të vlerësojë provat nga terreni dhe të marrë vendimin nëse rasti do të shkojë në procedurë të rregullt apo do të kërkohen masa të tjera. Sytë janë të gjithë te vendimi që do të pasojë pas skadimit të këtij afati. /Prive By Liberta Spahiu