Një burrë bIinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë

Disa blerje mund të duken krejt të zakonshme, derisa mëson historinë e tyre. Pikërisht këtë tregon një video e publikuar në TikTok nga @alyrosemakeup, e cila rikrijoi një ndërveprim mes një punonjëseje të Sephora-s dhe një klienti që për një muaj me radhë shkonte çdo të premte për të blerë të njëjtin buzëkuq.

Bëhej fjalë për Gucci Velvet Matte Lipstick në nuancën Goldie Red. Pasi burri u shfaq javë pas jave, punonjësja nisi t’ia linte mënjanë buzëkuqin përpara se ai të shkonte. Derisa një ditë e pyeti pse blinte të njëjtin buzëkuq, çdo javë.

Burri i shpjegoi se nëna e tij jetonte në një institucion kujdesi dhe kishte Alzheimer. Goldie Red ishte buzëkuqi i saj i preferuar, por ajo e humbiste shpesh ose harronte ku e kishte vendosur.

“Ajo më telefonon pothuajse çdo ditë dhe më thotë se i mungon,” tregoi ai. Kështu, çdo të premte, përpara se ta vizitonte, i blinte një të ri.

Edhe pse një buzëkuq kushton rreth 50 dollarë, për të nuk kishte rëndësi.

“Është e vetmja nënë që kam…ia vlen,” tha ai.

Punonjësja nuk mund ta hiqte nga mendja historinë që ai kishte treguar. Para vizitës së tij të radhës, ajo foli me menaxherin dhe planifikoi një surprizë. Kur burri u kthye për të blerë buzëkuqin e tij të zakonshëm, ajo e surprizoi me një paketë dhuratash për të ëmën, e cila vuante nga sëmundja e Alzheimerit. Ai nuk e dinte se brenda çantës fshihej një gjest i vërtetë mirësie, që përfshinte tre buzëkuq “Goldie Red”, produkte për kujdesin e lëkurës, artikuj grimi që ajo mendonte se do t’i pëlqenin së ëmës, si dhe një çantë kozmetike për t’i mbajtur të gjitha së bashku. Kur ai pyeti se sa duhej të paguante, ajo buzëqeshi dhe tha: “Asnjë qindarkë. Këtë e dhuron ekipi ynë sot.”

Arratisja spektakoIare e shqiptarit në Spanjë, me mbi 80 precedentë penalë

Forcat speciale spanjolle ‘Mossos d’Esquadra’ kanë arrestuar një person me shumë precedentë penalë dhe me një histori të gjatë kriminale, pasi iu shmang një kontrolli në Torredembarra, në Tarragona.

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar, kur agjentët e ARRO-s të policisë katalanase po zhvillonin një operacion trafiku, në kuadër të dispozitivit të posaçëm për fundjavën e Diadës, me më shumë se 1.600 efektivë të policisë katalanase të shpërndarë në të gjithë vendin, dhe tentuan të ndalonin një automjet. Megjithatë, kur shoferi i pa ata, bëri një manovër shmangëse dhe u largua me shpejtësi të madhe.

Për të parandaluar arratisjen e tij, agjentët hodhën në rrugë shiritin me gozhda për ta ndaluar dhe, kur automjeti kaloi mbi të, gomat shpërthyen dhe makina nuk mundi të vazhdonte të lëvizte.

Megjithatë, kjo nuk përbënte asnjë pengesë për shkelësin e ligjit, i cili vendosi ta braktiste automjetin aty dhe të vazhdonte arratisjen në këmbë.

Policët, megjithatë, filluan ta ndiqnin, disa edhe në këmbë dhe të tjerë me makinë, derisa arritën ta arrestonin dhe ta identifikonin, duke konfirmuar se ishte një i njohur i vjetër për forcat e policisë.

Më shumë se 80 precedentë policorë

Personi, 64 vjeç dhe me shtetësi shqiptare, ka një histori të gjatë kriminale. Nga ana e ‘Mossos d’Esquadra’, ai ka 46 precedentë policorë, kryesisht për grabitje dhe vjedhje brenda automjeteve, të cilave u shtohen edhe më shumë se 40 të tjerë nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile. Me këtë arrestim, ai ka shtuar edhe një tjetër në listë, pasi u kap gjithashtu duke drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi.

Pavarësisht se u kryen kontrolle në zonat përreth për të zbuluar nëse kishte hedhur diçka nga dritarja para se të tentonte të arratisej, forcat speciale nuk gjetën asgjë.

“Unë dhe shoqja ime b. ëmë … ks me kυηatin e saj, por mua ai ma bëri më…

Një 29 vjecare ka rrë/fyer një histori të çud/itshme personaIe që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Shoqja ime na solli për darkë në shtëpi kunatin e saj, burrin e motrës.

Në fillim ai erdhi me pretekstin se do e sillte në shtëpi pasi kishte mbaruar punë dhe ishte vonë që të kthehej me këmbë.

Unë dhe shoqja ime jetojmë bashkë, dhe për mirësjellje e ftuam të qëndrojë dhe të pimë një gotë verë.

Por nga një gotë përfunduam në dy shishe. Më pas ai filloi të flirtojë me mua dhe…përfunduam duke e bërë të tre në dhomën time të gjumit.

Por ai me mua duket se u fiksua më shumë. Tani edhe pse kanë kaluar ditë, vazhdon më kërkon, por unë nuk dua sepse nuk dua t’i prish punë motrës së shoqes…Si tia bëj?

SHBA pranon se ka α*më në orbitë/ Rriten shqetësimet për një garë të re αrm*tìmesh në hapësirë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar publikisht për herë të parë se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim që ka shkaktuar reagime nga Kina dhe Rusia dhe ka ngritur shqetësime për përshpejtimin e garës së armatimeve në hapësirë.

Sekretari amerikan i Forcave Ajrore, Troy Meink, deklaroi se SHBA-të kanë aktualisht armë aktive në orbitë, të cilat synojnë të sigurojnë kontrollin e hapësirës dhe t’i përgjigjen kërcënimeve të mundshme. Ai nuk dha detaje mbi llojin apo numrin e armëve.

Një zëdhënës i Forcës Hapësinore amerikane sqaroi se “kontrolli i hapësirës” mund të përfshijë përdorimin e mjeteve kinetike dhe jo-kinetike për të ndikuar në aftësitë e kundërshtarëve, si për qëllime mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese.

Deklarata amerikane ka shkaktuar reagime të menjëhershme në Pekin dhe Moskë. Kina akuzoi Uashingtonin se po përgatitet për luftë në hapësirë dhe paralajmëroi kundër shndërrimit të orbitës së Tokës në një fushëbetejë dhe zonë të re të garës së armatimeve.

Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia beson se hapësira duhet të jetë e lirë nga armët dhe bëri thirrje për demilitarizimin e saj.

SHBA-ja, Rusia dhe Kina prej vitesh dyshohet se po zhvillojnë kapacitete ushtarake për përdorim në hapësirë, përfshirë sisteme për bllokimin e sinjaleve satelitore, ndërhyrjen në komunikime dhe armë kinetike kundër objekteve në orbitë.

Ekspertët paralajmërojnë se konfirmimi publik amerikan mund të nxisë një garë të re armatimesh mes tre fuqive. Astronomi Jonathan McDowell tha se ishte e pritshme që SHBA-të të kishin kapacitete të tilla, ndërsa Rusia dhe Kina mund të përgjigjen duke zhvilluar ose vendosur sisteme të ngjashme.

Një tjetër shqetësim lidhet me pasojat e përdorimit të armëve kinetike kundër satelitëve. Në vitin 2021, Rusia shkatërroi një satelit të saj gjatë një prove me raketë anti-satelitore, duke krijuar mijëra copëza mbeturinash që mbetën në orbitë dhe shkaktuan shqetësim ndërkombëtar.

PENSIONET, qeveria hap “thesin” më 1 janar 2027, rritje dhe bonuse: Kategoritë që do të përfìtojnë më shumë dhe më pak!

Pensionistët do të përfitojnë rritje mujore nga 600 deri në 1 mijë e 800 lekë, sipas kategorive dhe nivelit të të ardhurave nga 1 janari 2027.

Nënat me shumë fëmijë apo ata që kanë të ardhura më pak se 40 mijë lekë në muaj do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj.

Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë ata që marrin pension pleqërie të pjesshëm apo që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj.
Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-kooperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj.

Nga shtesa nuk do të përfitojnë të gjithë. Në fshat kush merr mbi 18 mijë lekë nuk përfiton shtesën. Po ashtu dhe pensionistët në qytet që kanë më shumë se 22 mijë lekë të ardhura nga pensioni.

Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë rritje 700 lekë në muaj.

E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.

Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë dhe pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

“Nga 1 janari 2027 bonusi do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve. Për këtë mbështetje kemi parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Pensioni mesatar në BE vlerësohet në 1443 euro, nga rreth 180 euro në Shqipëri.

Substancë para pIazmaferezës? Misteri i vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, çfarë dyshojnë hetuesit

Hetimi për vdekjen e Giorgos Mazonakis po merr një tjetër drejtim, ndërsa autoritetet greke po fokusohen te provat dixhitale të sekuestruara, veçanërisht te një prej dy fotove që Ioanna Gaka kishte bërë me Mazonakis dhe më pas ia kishte dërguar një marrësi ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave të ekspertizës dixhitale, Gaka kishte bërë dy fotografi dhe një video më 9 shtator. Të tre skedarët rezultojnë të jenë fshirë përpara se ajo të paraqitej në Stacionin e Policisë Kypseli për të dhënë deklaratën e saj.

Fotografia e parë është realizuar në orën 14:43:36 dhe skedari është krijuar 43 sekonda më vonë. Ai është fshirë në orën 19:09:09. Në imazh, Mazonakis shihet i shtrirë në shtratin e klinikës, ndërsa makina është në punë. Ai mban një bluzë të verdhë dhe është i mbuluar me batanije nga mesi e poshtë.

Në duart e tij dallohen pajisje mjekësore, ndërsa një element i rëndësishëm për hetuesit janë të dhënat e vendndodhjes të ruajtura në metadatat e fotografisë. Koordinatat përputhen me një pikë në rrugën Karneadou në Athinë, në zonën ku ndodhet klinika.

Pikërisht në lidhje me këtë fotografi janë evidentuar edhe gjurmë dixhitale të shpërndarjes. Sipas hetimit, fotografia i është dërguar një marrësi të panjohur, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar. Deri tani nuk ka të dhëna që fotografia t’i jetë dërguar Elias Theodoropoulos.

Fotografia e dytë është realizuar në orën 14:45:22 dhe skedari është krijuar katër sekonda më vonë. Edhe kjo fotografi rezulton e fshirë, ndërsa koha e fshirjes është 19:09:13, vetëm pak sekonda pas fshirjes së imazhit të parë. Edhe fotografia e dytë përmban të njëjtat koordinata gjeografike.

Në telefonin e Gakës është gjetur gjithashtu një video e fshirë, e realizuar në orën 14:43:55, pra mes dy fotografive. Sipas të dhënave të ekspertizës, edhe kjo video është fshirë në orën 19:09:13.

Për hetuesit, rikuperimi i të dhënave të fshira konsiderohet tashmë një element kyç. Ata synojnë të përcaktojnë se kujt i është dërguar fotografia, përmes cilit aplikacion është shpërndarë, nëse ka pasur mesazhe shoqëruese dhe nëse materiali është përcjellë më tej.

Identifikimi i marrësit mund t’i japë një drejtim të ri hetimit, veçanërisht nëse komunikimi përputhet me kronologjinë e ngjarjeve brenda klinikës.

Në fokus të autoriteteve janë edhe telefonat celularë të tre punonjësve të klinikës. Hetuesit pritet të analizojnë komunikimet, mesazhet, telefonatat, fotografitë, videot dhe çdo gjurmë tjetër dixhitale që mund të ndihmojë në rindërtimin e ngjarjeve.

Një tjetër pistë që po shqyrtohet është mundësia që Mazonakis t’i jetë administruar një substancë para ose gjatë plazmaferezës. Deri tani nuk është identifikuar një substancë specifike dhe autoritetet presin rezultatet e analizave toksikologjike.

Hetimi po përpiqet të përcaktojë nëse ndonjë substancë është administruar në rrethana që kërkojnë praninë dhe mbikëqyrjen e personelit të specializuar mjekësor. Rezultatet e ekspertizave dixhitale dhe toksikologjike pritet të jenë vendimtare për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes së Mazonakis.

Rama udhëton drejt SHBA-së në 20 shtator, zbardhen detaje nga takimet që pritet të zhvillojë

Kryeministri Edi Rama me 20 shtator pritet të udhëtojë drejt SHBA.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në asambIenë e përgjithshme vjetore të OKB-s.

Parashikohet të ketë edhe disa takime me shqiptarët e atjeshëm, njëri prej të cilëve është njoftuar të mbahet në Michigan në 20 shtator.

SKANDAL pas aksìdentit në shtëpinë e aktorit turk Kıvanç Tatlıtuğ, dalin në dritë akuzat TR0NDITËSE!

Ajo që nisi si një aksident i rëndë në shtëpinë e Kıvanç Tatlıtuğ në Stamboll, tashmë është kthyer në një çështje që po merr përmasa të tjera. Pas rrëzimit të një punëtori nga çatia e pronës së aktorit, në skenë ka dalë një marrëveshje e diskutueshme, akuza për dokument të datuar në mënyrë retroaktive dhe një kallëzim penal që përfshin emrin e Tatlıtuğ. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht në pronën e aktorit në Göktürk, në pjesën evropiane të Stambollit.

Bahadur Yangibayev, shtetas nga Turkmenistani, i cili ishte sjellë për punë pastrimi, u rrëzua nga çatia dhe pësoi dëmtime serioze. Ai u dërgua në terapi intensive, ndërsa menjëherë pas incidentit nisën hetimet për të zbardhur përgjegjësitë.

Në qendër të hetimit u vendos A.A., pronari i kompanisë që po kryente punimet e rinovimit në pronën e aktorit. Ai u mor në pyetje nga autoritetet, por deklaroi se Yangibayev nuk ishte punonjës i tij dhe se nuk i kishte dhënë asnjë udhëzim për të dalë në çati. Më pas, A.A. u la i lirë nën kontroll gjyqësor. Por pikërisht këtu historia mori një kthesë të papritur.

A.A. pretendon se ndërsa ndodhej në komisariat, një avokat që ai e identifikoi si përfaqësues të Kıvanç Tatlıtuğ shkoi ta takonte dhe i kërkoi të firmoste një dokument prej tre faqesh. Sipas tij, në faqen e parë përmendej vetëm puna e “lyerjes dhe rinovimit”, ndërsa më vonë ai dyshoi se dokumenti mund të ishte datuar pas faktit, duke tentuar sipas pretendimeve të tij të zhvendoste përgjegjësinë për aksidentin te kompania e tij.

Pretendimet janë bërë tashmë pjesë e një beteje ligjore. Avokatja e A.A., Fatma Uluca Telli, ka paraqitur kallëzim penal ndaj Tatlıtuğ dhe avokatit I.A., duke kërkuar edhe ekzaminimin e dokumentit origjinal. Por nuk mbaron këtu. Në kallëzim pretendohet gjithashtu se vullneti i A.A. mund të jetë cenuar në momentin kur ai firmosi marrëveshjen. Ndërkohë, një kërkesë tjetër është paraqitur pranë Dhomës së Avokatisë së Stambollit, ku kërkohet nisja e procedurave disiplinore ndaj avokatit I.A. për pretendime lidhur me përdorimin e pozitës së tij profesionale.

Nga ana tjetër, avokati i Kıvanç Tatlıtuğ ka kundërshtuar pretendimet që janë bërë publike rreth çështjes. Pra, ndërsa një aksident në pronën e aktorit po hetohet nga autoritetet, tashmë përballë njëri-tjetrit janë edhe versione të ndryshme mbi një dokument që mund të jetë bërë pjesë e rëndësishme e dosjes. Hetimi vijon, ndërsa mbetet për t’u zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht në pronën e aktorit dhe nëse dokumenti i firmosur do të luajë një rol kyç në përcaktimin e përgjegjësive

Pas arestìmit të bujshëm, Joz Marku rikthehet me një mesazh

Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë oxhakut duke lexuar një libër, ndërsa krahas saj ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit.

“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi Jozi, duke shtuar më pas në anglisht: “New project coming soon. Ju dua”.

Postimi vjen pas një periudhe të ngarkuar për ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, emri i të cilit u përfshi në ngjarjen me Eduard Kuçin dhe në procedurat që pasuan.

Për këtë arsye, rikthimi i tij në rrjetet sociale ka marrë menjëherë vëmendje.

“Do të dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfìtojnë të gjithë, përjashtohen …

Pensionistët do të përfitojnë rritje mujore nga 600 deri në 1 mijë e 800 lekë, sipas kategorive dhe nivelit të të ardhurave nga 1 janari 2027, por nga bonuset nuk do të përfitojnë të gjithë.

“Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve. Për këtë mbështetje kemi parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm, me objektivin që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm jo më pak se 22 mijë lekë”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Të moshuarit, nënat me shumë fëmijë apo ata që kanë të ardhura më pak se 40 mijë lek֝ë n֝ë muaj do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj.

Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë ata që marrin pensin pleqërie të pjesshëm apo që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj.

Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-kooperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj.

Por nga shtesa nuk do të përfitojnë të gjithë. N֝ë fshat kur merr mbi 18 mijë lek֝ë nuk p֝ërfiton shtes֝ë e po ashtu dhe pensionist֝ët n֝ë qytet që kanë më shumë se 22 mijë lekë të ardhura.

Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë 700 lekë në muaj.

E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.

Në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 770 mijë që janë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.