SKANDAL pas aksìdentit në shtëpinë e aktorit turk Kıvanç Tatlıtuğ, dalin në dritë akuzat TR0NDITËSE!

Ajo që nisi si një aksident i rëndë në shtëpinë e Kıvanç Tatlıtuğ në Stamboll, tashmë është kthyer në një çështje që po merr përmasa të tjera. Pas rrëzimit të një punëtori nga çatia e pronës së aktorit, në skenë ka dalë një marrëveshje e diskutueshme, akuza për dokument të datuar në mënyrë retroaktive dhe një kallëzim penal që përfshin emrin e Tatlıtuğ. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht në pronën e aktorit në Göktürk, në pjesën evropiane të Stambollit.

Bahadur Yangibayev, shtetas nga Turkmenistani, i cili ishte sjellë për punë pastrimi, u rrëzua nga çatia dhe pësoi dëmtime serioze. Ai u dërgua në terapi intensive, ndërsa menjëherë pas incidentit nisën hetimet për të zbardhur përgjegjësitë.

Në qendër të hetimit u vendos A.A., pronari i kompanisë që po kryente punimet e rinovimit në pronën e aktorit. Ai u mor në pyetje nga autoritetet, por deklaroi se Yangibayev nuk ishte punonjës i tij dhe se nuk i kishte dhënë asnjë udhëzim për të dalë në çati. Më pas, A.A. u la i lirë nën kontroll gjyqësor. Por pikërisht këtu historia mori një kthesë të papritur.

A.A. pretendon se ndërsa ndodhej në komisariat, një avokat që ai e identifikoi si përfaqësues të Kıvanç Tatlıtuğ shkoi ta takonte dhe i kërkoi të firmoste një dokument prej tre faqesh. Sipas tij, në faqen e parë përmendej vetëm puna e “lyerjes dhe rinovimit”, ndërsa më vonë ai dyshoi se dokumenti mund të ishte datuar pas faktit, duke tentuar sipas pretendimeve të tij të zhvendoste përgjegjësinë për aksidentin te kompania e tij.

Pretendimet janë bërë tashmë pjesë e një beteje ligjore. Avokatja e A.A., Fatma Uluca Telli, ka paraqitur kallëzim penal ndaj Tatlıtuğ dhe avokatit I.A., duke kërkuar edhe ekzaminimin e dokumentit origjinal. Por nuk mbaron këtu. Në kallëzim pretendohet gjithashtu se vullneti i A.A. mund të jetë cenuar në momentin kur ai firmosi marrëveshjen. Ndërkohë, një kërkesë tjetër është paraqitur pranë Dhomës së Avokatisë së Stambollit, ku kërkohet nisja e procedurave disiplinore ndaj avokatit I.A. për pretendime lidhur me përdorimin e pozitës së tij profesionale.

Nga ana tjetër, avokati i Kıvanç Tatlıtuğ ka kundërshtuar pretendimet që janë bërë publike rreth çështjes. Pra, ndërsa një aksident në pronën e aktorit po hetohet nga autoritetet, tashmë përballë njëri-tjetrit janë edhe versione të ndryshme mbi një dokument që mund të jetë bërë pjesë e rëndësishme e dosjes. Hetimi vijon, ndërsa mbetet për t’u zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht në pronën e aktorit dhe nëse dokumenti i firmosur do të luajë një rol kyç në përcaktimin e përgjegjësive

Pas arestìmit të bujshëm, Joz Marku rikthehet me një mesazh

Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë oxhakut duke lexuar një libër, ndërsa krahas saj ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit.

“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi Jozi, duke shtuar më pas në anglisht: “New project coming soon. Ju dua”.

Postimi vjen pas një periudhe të ngarkuar për ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, emri i të cilit u përfshi në ngjarjen me Eduard Kuçin dhe në procedurat që pasuan.

Për këtë arsye, rikthimi i tij në rrjetet sociale ka marrë menjëherë vëmendje.

“Do të dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfìtojnë të gjithë, përjashtohen …

Pensionistët do të përfitojnë rritje mujore nga 600 deri në 1 mijë e 800 lekë, sipas kategorive dhe nivelit të të ardhurave nga 1 janari 2027, por nga bonuset nuk do të përfitojnë të gjithë.

“Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve. Për këtë mbështetje kemi parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm, me objektivin që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm jo më pak se 22 mijë lekë”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Të moshuarit, nënat me shumë fëmijë apo ata që kanë të ardhura më pak se 40 mijë lek֝ë n֝ë muaj do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj.

Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë ata që marrin pensin pleqërie të pjesshëm apo që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj.

Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-kooperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj.

Por nga shtesa nuk do të përfitojnë të gjithë. N֝ë fshat kur merr mbi 18 mijë lek֝ë nuk p֝ërfiton shtes֝ë e po ashtu dhe pensionist֝ët n֝ë qytet që kanë më shumë se 22 mijë lekë të ardhura.

Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë 700 lekë në muaj.

E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.

Në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 770 mijë që janë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

Si përfitoi 16 leje për të dalë nga qelia Alket Rizai, nga dënịmi i përjetshëm te arratisja spektakolare që tronditën drejtësinë greke

Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qendër të vëmendjes për mënyrën se si ka përfituar vazhdimisht nga lejet e daljes nga burgu.

Sipas të dhënave të raportuara në Greqi, që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të dalë nga burgu, pavarësisht historikut të tij kriminal dhe dy arratisjeve me helikopter nga burgu i Korydallos.

Lejet e të burgosurve jepen pas plotësimit të disa kushteve ligjore. Këshilli i burgut shqyrton kërkesën dhe jep mendimin e tij, ndërsa prokurori merr vendimin përfundimtar, duke vlerësuar sjelljen e të dënuarit, qëndrimin e tij në burg dhe mënyrën se si ka respektuar lejet e mëparshme.

Në rastin e Rizait, pikërisht numri i lartë i lejeve ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është vlerësuar rrezikshmëria e tij dhe nëse sistemi ka marrë në konsideratë historikun e arratisjeve.Sipas raportimeve, gjatë lejes së fundit Rizai u përfshi në një incident të armatosur jashtë një lokali plazhi në Saronida. Pas ngjarjes, autoritetet greke vijojnë kërkimet për të dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkohë, emri i Rizait është përmendur edhe në një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur brenda burgjeve greke. Më 18 shkurt 2026, i dënuari grek Antonis Papadatos u ekzekutua në zyrën e tij në burgun e Domokosit. Papadatos, 43 vjeç, mbahej në burg për vrasjen e Dimis Korfiatis në Zakynthos.

Autoritetet dyshojnë se ai u qëllua për vdekje nga një i dënuar bullgar, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në vitin 2018 në Voula.

Në momentin e ekzekutimit ndodheshin aty edhe një gardian burgu dhe Alket Rizai. Roli i shqiptarit në këtë ngjarje mbetet ende i paqartë. Rizai u bë i njohur në Greqi më 4 qershor 2006, kur u arratis nga burgu i Korydallos me një helikopter së bashku me Vasilis Paleokostas, një prej personave më të kërkuar nga autoritetet greke.

Arratisja shkaktoi një valë kritikash për masat e sigurisë në burgjet greke.Por historia u përsërit më 22 shkurt 2009, kur Rizai dhe Paleokostas u arratisën sërish me helikopter nga Korydallos.Pas arratisjes së dytë, Rizai u arrestua disa muaj më vonë, ndërsa ngjarjet e përsëritura ngritën pikëpyetje serioze mbi sigurinë e sistemit penitenciar grek.

Përmbledhje/ Haga rrëzoi akuzat për krịmet kundër njerëzimit, ja për çfarë u dënuan ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës. Sipas aktgjykimit, pikat për të cilat Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u gjetën fajtorë lidhen me krime lufte.

Ndërkohë, trupi gjykues ka rrëzuar akuzat për krime kundër njerëzimit, të cilat ishin pjesë e aktakuzës ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Vendimi i Gjykatës Speciale është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë ankimi. Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim: Hashim Thaçi me 25 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite.

foto galeri

Kishte ditë që i humbnin br *kët e g. rυas, b υrri vendos kαmera dhe .. (Video)

Kishte ditë që i humbnin mbathjet e gruas, burri vendos kamera dhe e kap hajdutin me presh në dorë.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në Kinë.

Një familjeje I ndodhte shpesh që mbathjet e gruas te humbisnin në telin e rrobave.

Kjo gjë e futi në mëdyshje burrin e saj dhe për këtë gjë ai vendosi një kamera.

Shikoni videon më poshtë për të parë reagimin e burrit pasi zbuloi se kush i vidhte mbathjet.

BE reagon për dënìmet e ish-krerëve të UÇK-së

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.

“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.

BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit.

BE-ja ritheksoi, gjithashtu, mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara, duke kujtuar se ato u krijuan me vendime të Kuvendit të Kosovës më 2014 dhe 2015 dhe funksionojnë brenda sistemit juridik të Kosovës.

Sipas BE-së, puna e tyre është e rëndësishme për përgjegjësinë penale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për pajtimin.

“Është thelbësore të promovohet një mjedis pa frikë dhe hakmarrje dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët”, tha Mercier.

A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?!

Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka rikthyer në Kosovë debatin nëse Kuvendi mund të ndërhyjë për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Hashim Thaçi u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burg, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Të katërt u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Vendimet nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen.

Por a mund ta “shkrijë” Kuvendi i Kosovës Gjykatën dhe, nëse po, a do të liroheshin automatikisht të dënuarit? Nga shqyrtimi i Kushtetutës së Kosovës, Ligjit 05/L-053 dhe marrëveshjes Kosovë–Holandë, përgjigjja është më e ndërlikuar.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe baza e tyre është futur drejtpërdrejt në Kushtetutë përmes Amendamentit nr. 24 dhe nenit 162. Kushtetuta u jep atyre kompetencë për gjykim, paraburgim dhe madje për vuajtjen e dënimeve jashtë Kosovës, si dhe për administrimin e çështjeve të mbetura edhe pas përfundimit të mandatit.

Pikërisht për këtë arsye, vetëm shfuqizimi i Ligjit 05/L-053 nga Kuvendi nuk do të mjaftonte për ta zhdukur bazën kushtetuese të Gjykatës. Neni 162 do të vazhdonte të ishte pjesë e Kushtetutës.

Nëse synimi do të ishte ndryshimi ose heqja e nenit 162, do të duhej të ndiqej procedura e amendamentimit të Kushtetutës.

Sipas nenit 144, propozimin mund ta bëjnë Qeveria, Presidenti ose të paktën një e katërta e deputetëve. Për miratim duhen dy të tretat e të gjithë 120 deputetëve, pra të paktën 80 vota, dhe njëkohësisht dy të tretat e deputetëve që mbajnë 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë — praktikisht të paktën 14 prej tyre. Përpara votimit, amendamenti duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për kontroll paraprak nëse cenon të drejtat dhe liritë e Kapitullit II.

Ligji për Dhomat e Specializuara parashikon shprehimisht se institucionet, dosjet, arkivat dhe funksionet e Gjykatës mbrohen nga ndërhyrjet, përfshirë ato me veprim legjislativ. Po ashtu parashikohet një mekanizëm rezidual, i cili mund të vazhdojë të administrojë çështjet pasi të gjitha vendimet të bëhen përfundimtare.

Pra, nuk ekziston në ligj një dispozitë sipas së cilës mbyllja e institucionit anulon automatikisht vendimet penale që ai ka dhënë.

Në situatën aktuale, rruga e drejtpërdrejtë që parashikon ligji është Apeli. Paneli i Apelit mund ta lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë. Ligji parashikon që, si rregull, i dënuari qëndron në paraburgim gjatë shqyrtimit të apelit, përveçse kur paneli vendos ndryshe.

Pas një vendimi përfundimtar ekzistojnë edhe mjete të jashtëzakonshme juridike, përfshirë rihapjen e procedurës në rrethana të caktuara dhe kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Por ligji përjashton një mundësi tjetër që ekziston për të dënuarit nga gjykatat e zakonshme të Kosovës: Presidenti i Kosovës nuk mund t’i falë personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara. Kohëzgjatja e dënimit mund të ndryshohet vetëm nga vetë Dhomat e Specializuara ose nga mekanizmi i tyre rezidual.

Në vitin 2017 pati një përpjekje politike të ngjashme, kur 43 deputetë të Kuvendit nisën iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Bashkimi Evropian e kundërshtoi publikisht atë nismë, duke argumentuar se Kosova kishte marrë detyrime ndërkombëtare për funksionimin e Gjykatës.

Kuvendi mund të tentojë ndryshimin e ligjit dhe Kushtetutës, por një proces i tillë do të kërkonte shumicë kushtetuese, kontroll paraprak kushtetues dhe do të përballej me dispozitat që e lidhin përfundimin e mandatit me njoftimin e Këshillit të BE-së. Edhe mbyllja e Gjykatës, sipas mekanizmit të parashikuar sot, nuk i anulon vetvetiu vendimet e saj dhe as nuk krijon një detyrim për Holandën që t’i lirojë të dënuarit

Nafta në Shqipëri “djeg” xhepat: 2.6 herë më e shtrenjtë se Europa për fuqinë bIerëse

Nafta në Shqipëri nuk është vetëm ndër më të shtrenjtat në Europë në vlerë absolute, por bëhet më e kushtueshmja kur çmimi krahasohet me fuqinë blerëse të qytetarëve. Një shqiptar duhet të shpenzojë për një litër naftë rreth 2.6 herë më shumë nga të ardhurat e tij ditore sesa qytetari mesatar europian.

Çmimi i naftës në vend ka arritur në 229 lekë, ose rreth 2.46 euro për litër, duke e renditur Shqipërinë të tretën në Europë, pas Danimarkës me 2.60 euro dhe Norvegjisë me 2.56 euro. Mesatarja europiane për vendet e përfshira në krahasim është rreth 1.94 euro për litër.Në rajon, Serbia ka një çmim prej gati 2 eurosh për litër, Mali i Zi 1.87 euro, Bosnjë-Hercegovina 1.76 euro, Kosova 1.85 euro, ndërsa Maqedonia e Veriut rezulton më e lira me 1.64 euro.

Por diferenca bëhet edhe më e fortë kur çmimi në pompë krahasohet me të ardhurat. Monitor ka analizuar çmimet e publikuara nga Global Petrol Prices dhe të ardhurat për frymë të FMN-së për vitin 2026, të matura sipas fuqisë blerëse (PPP). Ky tregues merr në konsideratë diferencat e niveleve të çmimeve mes vendeve dhe mundëson një krahasim më të drejtë të asaj që qytetarët mund të blejnë me të ardhurat e tyre.

Në Shqipëri, të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse llogariten në rreth 25.2 mijë dollarë ndërkombëtarë në vit, ose rreth 69.2 dollarë në ditë. Me këto të ardhura, vetëm një litër naftë përfaqëson 3.56% të të ardhurave ditore, përqindja më e lartë në Europë.Krahasimi me vendet ku nafta kushton më shumë në pompë nxjerr edhe më qartë diferencën. Në Danimarkë, ku një litër naftë kushton 2.60 euro, për blerjen e tij nevojitet vetëm 1.06% e të ardhurave ditore. Të ardhurat ditore për frymë atje arrijnë në rreth 245 dollarë ndërkombëtarë.

Në Norvegji, e cila renditet e treta në Europë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, pas Irlandës dhe Luksemburgut, një litër naftë përfaqëson vetëm 0.8% të të ardhurave ditore.

Mesatarisht, në vendet europiane të analizuara nevojitet 1.36% e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë. Në Shqipëri nevojitet 3.56%. Kjo do të thotë se barra për qytetarin shqiptar është rreth 2.6 herë më e lartë se mesatarja europiane.

Hendeku thellohet edhe më shumë nëse Shqipëria krahasohet vetëm me Bashkimin Europian. Mesatarja në vendet e BE-së është 1.14% e të ardhurave ditore, çka do të thotë se shqiptari shpenzon proporcionalisht rreth 3.1 herë më shumë për një litër naftë sesa qytetari mesatar i BE-së.

Në rajon, pas Shqipërisë vjen Kosova, ku një litër naftë kërkon 3.1% të të ardhurave ditore sipas fuqisë blerëse, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në Europë sipas këtij treguesi. Nafta në Kosovë kushton 1.85 euro për litër, por të ardhurat ditore janë rreth 60 dollarë ndërkombëtarë, 14% më të ulëta se në Shqipëri.

Më pas renditen Bosnjë-Hercegovina me 2.66% dhe Serbia me 2.09%. Raporti më i favorshëm në rajon rezulton në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, përkatësisht me 1.89% dhe 1.88% të të ardhurave ditore.

Një nga faktorët që rëndon çmimin në Shqipëri është barra fiskale, e cila zë gati gjysmën e çmimit përfundimtar të karburantit. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku mbi çmimin bazë rëndojnë kryesisht akciza dhe TVSH-ja, Shqipëria aplikon edhe taksa të tjera.

Përveç akcizës prej 39.4 lekësh për litër dhe TVSH-së 20%, mbi naftën rëndon taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër dhe taksa e karbonit prej 3 lekësh për litër.

Në Maqedoninë e Veriut, TVSH-ja për naftën dhe benzinën është 18%, ndërsa gjatë periudhës së rritjes së çmimeve u ul në 10%. Kosova aplikon gjithashtu TVSH 18%. Mali i Zi ka TVSH 21%, por mbi naftën aplikon vetëm TVSH-në dhe akcizën, ndërsa kjo e fundit është përgjysmuar si masë për amortizimin e rritjes së çmimeve.
Në Serbi, TVSH-ja është 20%, ndërsa akciza para nisjes së luftës arrinte në ekuivalentin e 59.5 lekëve për litër. Pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Serbia e uli akcizën me 25%, masë që është riaktivizuar edhe disa javë më parë.

Në Shqipëri, ndërkohë, nafta ka arritur në 229 lekë dhe benzina në 219 lekë për litër, duke shënuar nivele të reja rekord. Pavarësisht rritjes, vendi nuk ka ndërmarrë masa të reja fiskale për të zbutur goditjen mbi qytetarët dhe bizneset.

Mekanizmi i parashikuar për uljen me 20% të akcizës mbetet i kufizuar në zbatim. Sipas skemës, ulja aktivizohej kur nafta kalonte 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë, por aplikimi i saj lidhej me funksionimin dhe vendimmarrjen e Bordit.

Në fund, shifrat nxjerrin në pah kontrastin: shqiptarët kanë të ardhura shumë më të ulëta se qytetarët e vendeve më të pasura europiane, por përballen me një nga çmimet më të larta të naftës në kontinent. Kur matet me fuqinë blerëse, barra e një litri naftë në Shqipëri është më e larta në Europë.

Prekëse! Polici i Kosovës përlotet kur i vendosin flamurin kombëtar dhe të UÇK-së (VIDEO)

Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina.

Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Ai dhe kolegët e tij ishin vendosur në mbrojtje të zyrave të UNMIK-ut, pas revoltës në Prishtinë.

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe kanë protestuar kundër vendimit të Hagës.

Ish-komandantët e UÇK-së u dënuan në total me 81 vite burg.