E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesën e tij, vëllai i reperit të njohur shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën këtë të diel, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria.

Policia e Kosovës konfirmoi se rreth orës 18:00 ka marrë njoftim për një person pa shenja jete. Në vendngjarje, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e 41-vjeçarit, ndërsa hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria. Viktima është një mashkull i lindur në vitin 1983. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit,” deklaroi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje.

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.

Të treja tërmetet janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra tjtrës të cilat kanë qenë 2.0 në shkallën Rihter, 25 km në jugperëndim të Tiranës, Shqipëri.

Gjithashtu një tjetër lëkundje është regjistruar 25 km në verilindje të Elbasanit (Shqipëri) 6 orë më parë me magnitudë 2.3 në shkallën Rihter.

Pra vetëm në orët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga një seri tërmetesh me magnituda të vogla në zonën e Shqipërisë, afër Tiranës dhe Elbasanit.

Reshje shiu dhe dëbore, temperaturat zbresin me disa gradë, rikthehen ngricat

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në gjithë territorin e vendit, por në sasi të pakta.

Parashikohet që temperaturat të pësojnë rënie, duke rikthyer sërish ngricat në akset rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 2 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 120.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

VIDEO/ Të rraskapitur nga lufta dhe nën rrënoja, palestinezët mblidhen për iftarin e parë të Ramazanit!

Në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pamjet e filmuara tregojnë një tryezë të gjatë të vendosur për iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, mes rrënojave teksa qielli errësohej. 

Palestinezët e lodhur nga lufta shënuan ditën e parë të muajit të shenjtë me agjërim dhe më shumë shqetësime.

“Sot ka shumë të mira, por nuk ka para,” tha Huda Matar për çmimet në rritje, edhe pse më shumë ushqime dhe produkte të tjera janë në dispozicion në krahasim me vitin e kaluar.

Zyra e Netanyahut tha javën e kaluar se ndërmjetësit, “po diskutonin gjithashtu mënyrat për të përmirësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë dhe për të mbështetur stabilitetin në rajon“.

Agjencia e ushqimit e OKB-së tha në mediat sociale se arriti 1 milion palestinezë në të gjithë Gazën gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

“Armëpushimi duhet të mbahet,” tha Programi Botëror i Ushqimit. “Nuk mund të ketë kthim prapa.” 

FOTO/ Capital T dhe Adrola Dushi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen, momentet krah modeles gjatë festës së ditëlindjes!

Këngëtari Capital T, ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tij të shumë përfolur me modelen Adrola Dushi.

Teka ka publikuar disa foto nga ditëlindja e tij e 33-të, këngëtari nuk ka nguruar të ndajë dhe momentet e veçanta me modelen.

Ai ka publikuar një video teksa ecën dorë për dore më Adrolën dhe një foto tjetër të partneres së tij me kurriz.

Ajo çfarë ra në sy, ishte dhe komenti i Françeska Muratit në postimin e Capital T, në të cilën shkruan: “Living for the @adroladushi content” (Duke jetuar për @adroladushi), teksa i bën tag ish-misit shqiptar.

Aludimet se ata mund të kishin diçka bashkë nisi disa vite më parë ku Capitali T postoi një foto më Adrolën në të cilën shihej ajo e ulur në gjunjët e këngëtarit.

Më pas ish-misi u shfaq në një videoklip të tij i cili i thelloi akoma dhe më shumë dyshimet se ata mund të ishin bashkë.

Pyetjet për ta vërtetuar këtë fakt nuk kanë munguar asnjëherë për çiftin, të ftuar në emisione të ndryshme ata janë përgjigjur më shumë sportivitet rreth kësaj teme pa na dhënë detaje, por duke thënë se vetëm janë miq të mirë.

Kujtojmë që Adrola shihet pothuajse gjithmonë në koncertet e Capitalit dhe këtë e bën vete ajo të ditur ajo me postimet e saj në InstaStory.

“I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim…”, hapet testamenti i kryepeshkopit Anastas, zbulohet kujt ia lë pasurinë

Është hapur 40 ditë pas vdekjes testamenti që la para se të ndërronte jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Në testamentin e Anastasit thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

Po ashtu, në testament Janullatos ka falënderuar Kishën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin e tyre.

Ai thotë gjithashtu se i ka falur të gjithë ata persona që kanë punuar kundër tij.

“Falenderoj Kishen e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishes se Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve te testamentit tim qe gjysma e shumes se ketyre depozitave te perdoret per perfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Ndersa gjysma tjeter te ruhet dhe te perdoret ne menyre te pershtatshme duke siguruar qe te ardhurat nga keto investime te perdoren ne mbeshtetjen e pagave te klerikeve dhe per zhvilimin e programeve rinore te kishes se Shqipërisë.

Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi të depozitohen në Qendrën Ndërortodokse.

Ekzekutues të këtij testamenti caktoj kryepeshkopin që do të më pasojë. Ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur. Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’.

I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”, thuhet mes të tjerash në testament.

E gjithë Europa u rreshtua me Zelenskyn, Berisha del kundër dhe lavdëron Trump: Presidenti ukrainas gaboi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë disa opinione lidhur me skenat që u prodhuan në Zyrën Ovale, ku Presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance sulmuan ashpër Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky dhe më pas e larguan nga Shtëpia e Bardhë

E ndërsa liderët e BE-së u rreshtuan me Ukrainën, Berisha lavdëroi Trump dhe e quajti rikthimin e tij si ngjarjen më të madhe që pas rënies së perdes së hekurt, ndërkohë që paralajmëroi edhe Evropën se Amerika mund t’i thotë “goodbye”, pra mirupafshim!

Berisha tha se me Amerikën nuk mund të fitohet dhe Zelensky gaboi në takimin e tij me homologun amerikan.

“Rikthimi i Trump përbën ndryshimin më të madh në botë pas rënies së perdes së hekurt. Çdo 25-30 vite, bota gjendet para ndryshimeve që shumë pak kush i parashikon. Trump i deklaroi kombit amerikan dhe botës që armiku numër një i Shteteve të bashkuara është armiku i brendshëm. Ai bëri deklaratën më kurajoze të jetës së tij.

Ai u tha që ju duhet të çliroheni nga këta armiq që po vendosin censurë dhe diktaturë, që po e shndërrojnë drejtësinë në armë politike. Ata armiq politizuan në ekstrem edhe institucione që duhej të qëndronin jashtë politizimit. Amerika kishte pësuar një transformim, një penetrim të ekstremit të majtë.

Nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të qe e pranishme në NATO, se ku do të ishin tanket ruse në Europë nuk e di. Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku. Qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës”, tha ndër të tjera Berisha në Zonë e Lirë.

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 2 mars 2025

DASHI

Me Venusin në shenjën tuaj, dashuria është në qendër të vëmendjes. Është koha ideale për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese ose për t’u hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë mund të shfaqen mundësi interesante; mbaje mendjen të hapur dhe gati për t’i kapur ato.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 2 mars 2025), Hëna te Peshqit ju jep intuitë të thella. Është një ditë e mirë për të reflektuar mbi ambiciet tuaja dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm. Në marrëdhënie, përpiquni t’i shprehni hapur ndjenjat tuaja për të shmangur keqkuptimet.

BINJAKËT

Mund të ndjeni dëshirën për të zgjeruar njohuritë tuaja. Merrni parasysh të ndiqni një kurs të ri ose të ndiqni një pasion të ri. Në dashuri, komunikimi i sinqertë do të forcojë lidhjen me partnerin.

GAFORRJA

Dita favorizon çështjet financiare. Mund të gjeni zgjidhje për problemet financiare ose të merrni lajme pozitive në lidhje me investimet. Në fushën emocionale tregon mirëkuptim ndaj nevojave të partnerit.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 2 mars 2025), yjet ju sugjerojnë t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj. Merrni kohë për t’u çlodhur dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj personale. Në planin e punës, vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë.

VIRGJËRESHA

Është koha të fokusoheni në marrëdhëniet ndërpersonale. Si në dashuri ashtu edhe në miqësi, përpiquni të jeni më të hapur dhe më të disponueshëm. Nga ana profesionale, bashkëpunimet e reja mund të jenë të frytshme.

PESHORJA

Krijimtaria është në plan të parë. Përfitoni nga kjo energji për t’iu përkushtuar projekteve artistike ose për të gjetur zgjidhje novatore për problemet ekzistuese. Në dashuri, një surprizë mund të ringjallë marrëdhënien. Përveshni mëngët dhe nuk do të zhgënjeheni.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 2 mars 2025), mund të ndiheni veçanërisht nostalgjikë. Reflektimi për të kaluarën mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë të tashmen, por shmangni ngecjen në kujtime. Në punë, intuita juaj do jetë një udhërrëfyes i vlefshëm.

SHIGJETARI

Komunikimi është çelësi i ditës. Shprehni qartë idetë tuaja dhe dëgjoni me kujdes të tjerët. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të forcojë lidhjen me partnerin. Mos u mërzitni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Mundësi të shkëlqyera në çdo fushë.

BRICJAPI

Çështjet e brendshme kërkojnë vëmendjen tuaj. Ju mund të konsideroni përmirësime në shtëpi ose të kaloni kohë me familjen. Profesionalisht, përkushtimi juaj do të sjellë njohje. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë së shpejti.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 2 mars 2025), është dita ideale për shoqërim. Merrni pjesë në ngjarje ose takime që mund të zgjerojnë rrjetin tuaj të kontakteve. Në dashuri, të qenit i hapur ndaj përvojave të reja mund të sjellë surpriza të këndshme.

PESHQIT

Me Hënën në shenjën tuaj, ndiheni veçanërisht të frymëzuar. Është koha për të ndjekur pasionet tuaja dhe për të shprehur kreativitetin tuaj. Në marrëdhënie, ndjeshmëria juaj do të forcojë lidhjet ekzistuese.

“Bën veprime si …”/ G-Bani dhe Danja debatojnë, banori nuk heq dorë: Kam pëlqim…

Danja dhe G-Bani janë sqaruar sot pas përplasjeve të shumta mes tyre, dhe e gjitha nisi pasi ai i shprehu pëlqimin banores.

Kjo e fundit u shpreh se ka parë veprime jo të hijshme nga ana e G-Banit, ndërsa këngëtari u shpreh se nuk ka qëllim të keq ndaj saj por pëlqim. Madje veprimet që Danja i cilësoi si përndjekje, G-Bani tha se janë për përkujdesje.

Pjesë nga diskutimi

Danja: Mendova se do kthehej ndryshe. Ka qenë i egër dhe ka përdorur fjalë që nuk besoj se më takojnë. Ka bërë disa veprime që më duken veprime përndjekësish. Unë në gjumë, kam veshur disa pizhame të shkurtra, në mëngjes më vjen dhe më thotë ‘mos e hap jorganin natën’. Sot në prova u shpërfytyrua. Këtu është bërë e zakonit të të vinë në fytyrë, sot ishte agresiv.

Ledion: Ti beson se G-Bani ka një simpati a fiksim për ty apo është mënyra e tij për të qenë në qendër të vëmendjes duke qenë se ti e njeh prej kohësh.

Danja: Deri dy ditë pasi erdhi kam menduar hajde se bën lojën e vet. Kur zihemi ai ul tonet, Nuk kam më çfarë t’i them. I kam thënë mu zhduk. Ai po prap afrohet, më përmend pse qesh në shtëpi. Unë ngre duart në këtë situatë, i them ik nuk ikën. Unë ik dhe largohu ia kam thënë gjithmonë. Dua ta di nga ti G-Bani, për çfarë arsye më fut në shtëpi, është një fiksim i yti apo…

G-Bani: Si urdhëro. E përmend emrin tënd kur figura jote baltoset nga dikush.

Danja: Më shumë e baltos ti

G-Bani: Unë kam pëlqim. Dua të përgënjeshtroj Danjën, nuk i kam shkuar afër në mënyrë agresive. Dy veprimet që sipas Danjës jam përndjekës është për derën e banjës. Kam marr një çarçaf dhe ja kam hedh sipër. Se kam parë video të atashuara me këngë banale me Danjën dhe këtë nuk e duroj dot. Danja në sytë e mi është shumë e pastër nuk e lejoj të përdoret në montazhe për të përmbushur

Danja: Ça flet

G-Bani: E kam parë. Për këto dy pika, sa i përket kësaj pyetjes që iu bë Danjës pse nuk ja pret. Pres një mijë të zeza sot por që të shkaktoj njeriut të cilit pëlqej një gjyq publik për fajin tim këtë jo nuk e prisja por më lëndon e trishton. Nuk kam frikë nga karakteri i Danjës, për asnjë moment nuk më ka bërë buzëqeshje joshëse. I vetmi mëkat është që nuk sillet egër me mua. Më dhemb të më tallë Danja. I kam dhënë provat që e ndaj lojën nga simpatia.