“Investim strategjik, s’u bë për politikë”/ Rama për ‘MEGA’: Ja çfarë më tha dhëndri i Trump për Sazanin

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e djeshme një intervistë për televizionin grek, MEGA, ku u pyet për një sërë çështjesh, përfshi edhe atë të dhënies me koncesion për investim strategjik të ishullit të Sazanit tek Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Kryeministri sqaroi se kjo nuk ishte vendimmarrje politike, por strategjike dhe ekonomike, që lidhet me zhvillimin e vendit, pasi edhe vetë shteti do të jetë aksioner dhe do përfitojë. Rama shpjegoi edhe se çfarë i tha dhëndri i Trump kur u dakordësua marrëveshja, para zgjedhjeve në Amerikë, duke sqaruar edhe se në atë kohë si ish-president ndodhej nën akuza.

Pjesë nga intervista për Jared Kushner dhe ishullin e Sazanit:

Kam dëgjuar që kemi dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të presidentit Trump?

Edi Rama: Janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Njëri tërësisht privat, tjetri së bashku me shtetin.

Është ishulli i Sazanit?

Edi Rama: Po, qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. I pari ka avancuar. Kanë marrë leje gjithçka e u takon atyre të ndërtojnë.

E dyta është më e komplikuar. Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike.

Nuk ka qenë asnjëherë se ai ishte dhëndri apo vajza e dikujt. Por ka të bëjë me investues amerikan me interes të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe me një punë shumë rigoroze.

Jared Kushner gjëja e parë që më tha:

‘Kryeministër çdo gjë, çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave. Dhe nëse ka diçka që mund të duket sikur nuk është shumë e qartë, në çdo aspekt më informo se duhet të jetë sipas rregullave’.

Dhe ka ndjekur rregullat në çdo hap të procesit.

“Rakia, si qumështi i nënës”/ Baba Mondi për AFP: Shteti Bektashi, një copë tokë pa taksa dhe polici!

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Baba Mondi parashikon një shtet të ngjashëm me Vatikanin për besimin e tij bektashi në një copë toke të vogël që do të shërbente si model për dashurinë dhe tolerancën.

Vitin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi planet për të krijuar një mikroshtet sovran mysliman brenda kufijve të vendit të drejtuar nga sekti sufi me rreth 100,000 anëtarë.

“Shteti ynë do të jetë një shtet vërtet i vogël, shpirtëror dhe administrativ, por me zemër të madhe,” tha lideri bektashian për AFP në Tiranë, i veshur me një tunikë të bardhë, me një xhaketë dhe kapele jeshile, me fytyrën e mbyluar nga një mjekër e gjatë, raportojnë mediat e huaja. “E gjithë bota do të mund të shohë dritën e bektashinjve”, tha Baba.

Krijimi i një shteti fetar në Shqipëri do të kishte qenë i paimagjinueshëm gjatë diktaturës komuniste katër dekadash të Enver Hoxhës, i cili ndaloi plotësisht fenë dhe persekutoi klerikët dhe priftërinjtë. Qindra klerikë nga të gjitha besimet u ekzekutuan, u burgosën ose u dërguan në mërgim, ndërsa vendet e adhurimit u shkatërruan.

Por që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ka pasur një vërshim të besimit fetar në shumë zona të Shqipërisë. Bektashinjtë renditen si komuniteti i katërt më i madh fetar në Shqipëri, pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve. Dhe ndërsa detajet burokratike të shtetit janë ende duke u përgatitur, së bashku me një datë zyrtare për krijimin e tij, Baba Mondi ka plane ambicioze për shtetin e ardhshëm.

“Ky shtet nuk do të ketë as polici, as ushtri, as taksa, do të jetë shpirtëror”, tha kreu i bektashinjve. “Qëllimi i tij do të jetë organizimi dhe mbrojtja e bektashinjve në mbarë botën”, tha më tej ai.

Shteti bektashi do të avokonte gjithashtu për anëtarët e persekutuar që jetojnë në vende ku ata nuk kanë të drejtë të praktikojnë fenë e tyre “si në Turqi apo Iran”, sipas liderit të tij. Shteti i ardhshëm do të vendoset në tokën ku tashmë ndodhet një tempull bektashian në Tiranë dhe do të zërë një hapësirë shumë të vogël, duke e bërë vendin më të vogël në botë. Vatikani aktualisht mban titullin e shtetit më të vogël, me vetëm 0,44 kilometra katrorë territor.

Rendi Bektashi u themelua në shekullin e 13-të në Perandorinë Osmane dhe konsiderohet si një degë tolerante, mistike e Islamit e hapur ndaj feve dhe filozofive të tjera. Disa udhëheqës kryesorë u zhvendosën në Shqipëri pasi u ndaluan në Turqi nga babai themelues i shtetit modern Mustafa Kemal Ataturk në fillim të shekullit të 20-të.

Ndryshe nga besimet më konservatore të Islamit, besimtarët bektashi, burra dhe gra, adhurojnë së bashku dhe konsumimi i alkoolit lejohet, nëse nuk inkurajohet. “Rakia, ashtu si qumështi i nënës, ka përfitime, sepse shkon drejt e në tru pa kaluar nga stomaku”, tha Baba Mondi, duke iu referuar rakisë popullore të frutave që është e përhapur gjerësisht në të gjithë Ballkanin.

Praktika është pjesë e një vizioni të përgjithshëm të tolerancës dhe promovimit të harmonisë që është thelbësore për mendimin bektashi, sipas Baba Mondit. “Kudo që janë, bektashinjtë kanë shprehur gjithmonë dashuri, bujari dhe respekt për njerëzit si krijesat më të përsosura në këtë botë”, shtoi ai.

“Ne jemi kundër konflikteve të shkaktuara nga ekstremistët, ne jemi për paqen dhe dashurinë.” Për kryeministrin e Shqipërisë, sigurimi i bektashinjve me shtetin e tyre ka të bëjë pjesërisht me mbrojtjen e frymës së tolerancës.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar që është toleranca fetare, që ta ruajmë dhe promovojmë atë”, tha Rama gjatë një fjalimi në janar, në shënimin e 95-vjetorit të transferimit të selisë së shenjtë bektashiane nga Turqia në Shqipëri. Ai ende nuk ka zbuluar një afat kohor për krijimin e shtetit. Por për Baba Mondin dhe ndjekësit e tij sufi, e ardhmja është e mbushur me mundësi.

“Bektashizmi ka qenë dhe do të mbetet një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit”, tha Baba Mondi për AFP. “Ne kemi qenë gjithmonë një rrugë e mesme në këtë botë për të treguar se mund të jetojmë me dashuri, paqe dhe mirësi.”

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pasi kapërceu murin për t’u larguar nga BBVA

Incidenti i fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti ka kapërcyer murin në përpjekje për t’u larguar nga formati, ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale.

Jashtë shtëpisë nuk kanë munguar komentet dhe as ironitë. Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë therëse që ka shkaktuar edhe polemika.

Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, produksioni i “Big Brother VIP” ka dërguar një Zarf të Zi për banorët, duke njoftuar për incidentin e ndodhur me Gjestin. Sipas njoftimit, ai ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit dhe është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, një zonë e monitoruar 24 orë nga kamerat dhe stafi i sigurisë.

Vëllai i Madh ka reaguar menjëherë, duke e rikthyer Gjestin brenda shtëpisë pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Ndërkohë, banorët dhe publiku do të mësojnë detajet dhe vendimin përfundimtar të produksionit gjatë spektaklit live të së shtunës.

I mjaftojnë vetëm 7 minuta në fushë, Bajrami realizon golin e dytë në kampionatin skocez (Video)

Vetëm 7 minuta në fushë i mjaftuan Nedim Bajramit për të gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin skocez ndaj Kilmarnok.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 78-të, ndërkohë që tundi rrjetën në minutën e 85-të, duke ngritur shifrat në 2 me 4.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Bajramin, i cili është aktivizuar 22 ndeshje në kampionat.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1894866928608354779&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fi-mjaftojne-vetem-7-minuta-ne-fushe-bajrami-realizon-golin-e-dyte-ne-kampionatin-skocez-video%2F&sessionId=63b74434990b361bb32ceff1bb7ffcba1b3c8361&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Ilir Metën

Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën. Presidenti i PL do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Njoftimi

! Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vijon…

ZARF I ZI / Kapërceu murin e shtëpisë së BBVip, merret VENDIMI për Gjestin

Gjesti ka thyer rregulloren dhe ka kaluar murin rrethures të shtëpisë.

Pasditen e sotme Gjesti ka thyer rregulloren duke kaluar murin rrethures të shtëpisë, duke u hedhur në rrethinën e dytë të shtëpisë, e cila është gjithashtu e kontrolluar 24 orë nga kamerat.

Ai është rikthyer brenda në shtëpi nga Vëllai i Madh, pasi është siguruar se gëzon shëndet të plotë

Vetëm pak më parë Vëllai i Madh ka dërguar në shtëpi një zarf të zi për Gjestin lidhur me këtë situatë.

Se cili është vendimi i marrë për të do na duhet të presim deri në prime të shtunën.

Nuk u rikthye në “BBVA”, reagon për herë të parë Redoni

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të nominimit për rikthim në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të vazhduar lojën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për mbështetësit e tij, duke theksuar se kishte dëshirë të rikthehej si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati. “Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!” – shkroi ai.

Pavarësisht se nuk u rikthye në garë, Redoni mbetet një prej ish-banorëve që ka fituar simpatinë e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Këmbimi valutor, 27 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.9 lekë dhe do shitet me 120 lekë.

Gazmend Paja në SPAK, i sekuestrohet celulari! Përgjigjet me humor: Isha në kafe me prokurorin, pa dashje mori telefonin tim e më dha të tijin!

Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka qenë sot (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme.

I njohur edhe si investitor strategjik për një pronë të përfituar, ai është parë mëngjesin e sotëm (27 shkurt), teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.

Pas një qëndrimi të shkurtër ai doli dhe iu përgjigj një prej pyetjeve.

“Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?”, e pyetën gazetarët në dalje nga godina.
Ai iu përgjigj shkurtimisht në largim e sipër me nota humori:

“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijn dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK