Kjo mundësi u krijua përmes “valixhes së tundimeve”, ku Gjesti lexoi një zarf që e lejonte të përzgjidhte 7 ish-banorë, nga të cilët 3 do të rikthehen përmes televotimit.
Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi.
Një nga emrat më të komentuar është Redon Berani, i cili u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai krijoi një afrimitet me Egli Takon, por mesa duket, rikthimi i mundshëm i tij nuk do të sjellë një ribashkim mes tyre.
I pyetur nga Ledion Liço nëse do të afrohej sërish me Eglin, Redoni u përgjigj: “Nuk besoj se do të afrohem.”
Kjo deklaratë u shoqërua nga një koment thumbues i Ledionit: “Jo mo, kush i afrohet më asaj.”
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa.
Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë, moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë një përjashtim këtu për ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.
Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius.
Ditën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi pas hapjes së ‘valixhes së tundimeve’.
Një një moment gjatë debatit, Egli u ul në gjunjë duke i thënë më fal se jam unë e keqe dhe ti i mirë.
Gjesti: O vëlla ndalo, mos më hajde kështu mbrapa se po më luan
Egli: Ty të paska lënduar që unë kam menduar që ti të flesh rehat.
Gjesti: Natën e mirë
Egli: Ti qenke lënduar jashtë mase
Gjesti: Po ta respektoj. Të kam thënë po ta respektoj
Egli: Çfarë ke respektuar ti more
Gjesti: Kur të them nuk dua të flej, dua të fle tjetërkund mos më thuaj fle në tokë
Egli: Jam shumë e keqe, je shumë i mirë. U kry çdo sen. Më fal, më fal, më fal! Mos hajde të flasësh më me mua. Po të them më fal, po të kërkoj falje, t’u ula në gjunjë më fal që të kam ardhur dhe të kam thënë hajde fli tek kolltuku
Numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në qendrat shëndetësore ka rënë ndjeshëm këtë javë, por mjekja pediatre Sonila Brati apelon për vigjilencë ndaj simptomave, veçanërisht kollës, e cila mund të tregojë praninë e infeksioneve virale. Ajo thekson rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për të parandaluar sëmundjet e dimrit.
Java që lam pas ka shënuar një rënie të konsiderueshme të numrit të fëmijëve që janë drejtuar në qendrat shëndetësore. Megjithatë mjekja pediatre Sonila Brati apelon për kujdes dhe mosneglizhentë ndaj simptomave
“Mund të them që krahasimisht në periudhën e janarit dhe dy javët e para të shkurtit shohim se ka një tendencë rënie përsa I përket numrit të personave që paraqiten në qendrën shëndetësore. Temperatura e lartë është një nga simptomat që vazhdon të dominojë në këtë virozë. Ka dhe disa shenja të tjera që është dhimbja e kokës, lodhja shumë e madhe që fëmijët shprehin, përgjumja, dhimbja e forte e kockave, dhimbja e fytit.”
Mjekja Brati thotë se periudha e dimrit ishte një periudhë kritike për fëmijët sidomos moshat pediatrike.
Sipas saj, kolla është gjithashtu një simptomë tjetër që duhet vënë re, pasi mund të jetë një tregues i pranisë së infeksioneve virale.
“Ndryshe nga vitet e kaluara ku kemi pasur prezente dhe kollën e mirë dhe ajo ka pasur atë zgjatjen e vetë në kollë, duke qenë se zgjaste shumë, në këtë periudhë kemi pare që kola ka qenë një nga ato problematika të shtuara tek fëmijët. Pra, ose ka qenë një virozë që ka bërë vetëm temperature dhe nuk ka pasur asnjë element tjetër, ose pastaj ka pasur kollën brenda. Dhe është tipike në fakt, mendoj unë, në ccdo lloj viroze që kalohet edhe për shkak të faktorëve alergjikë, dhe për shkak të lagështirës, pra futen shumë faktorë brenda, është e para simptomë që nisë dhe e fundit simptomë që largohet.”
Mjekja Brati përmendi rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për të parandaluar sëmundjet e dimrit.
Një aksident tragjik ka ndodhur në Bari, Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar, Klajdi Malaj, humbi jetën pas përfshirjes në një përplasje të trefishtë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate dhe ka përfshirë tre makina, duke lënë gjithashtu viktimë edhe një 44-vjeçar, Filippo Nettis, ndërsa shoferi i makinës tjetër ka shpëtuar pa lëndime.
Sipas mediave fqinje, Klajdi Malaj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Filippo Nettis ka ndërruar jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Karabinierët italianë janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve”.
Kështu është shprehur vetë Donald Trump në rrjetin e tij social Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani.
“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.
Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.
Ka përfunduar orari zyrtar i votimeve në Gjermani. E teksa pritet që të vijohet me procedurat e radhës, atë të numërimit të votave, exit poll-et tregojnë se Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë fituar përqindjen më të lartë të vendeve në Parlament, me afro 29%.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ka më pak se 20%. Në vendin e tretë renditen socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) në pushtet me 16%, që kapërcejnë partnerët e tyre aktual të koalicionit, të Gjelbrit, me 13.5%.
Rezultatet e Exit poll-eve
Pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet të jetë 84%, më e larta që nga viti 1990. Zgjedhja e kancelarit të ri të Gjermanisë nga Bundestag nuk do të bëhet derisa të krijohet një koalicion qeverisës, pasi asnjëra nga partitë nuk pritet të sigurojë votat e vetme. Ky proces sipas asaj që mediat vendase thonë, mund të zgjasë me muaj.
Nëse këto parashikime fillestare qëndrojnë, atëhere kandidati i CDU/CSU, Friedrich Merz, mund të jetë kryesuesi për të pasuar kancelarin Olaf Scholz. Qeveria në largim e Scholz do të qëndrojë në detyrë përkohësisht, derisa Bundestag të zgjedhë kancelarin e ri.
E teksa në selinë e CDU-së ka “shpërthyer” festa, kryetarja e ekstremit të djathtë AfD, Alice Weidel është shprehur e lumtur për rezultatin e exit poll-eve.
“Zgjedhjet e ardhshme do të vijnë shumë më herët dhe ne do ta kalojmë CDU-në”, tha Weidel, e cila nuk i fshehu ambiciet e saj për të marrë pjesë në qeveri, ndonëse ajo është përjashtuar nga çdo parti tjetër.
19-vjeçari që humbi jetën gjatë natës nga aksidenti fatal në Itali, është kushëriri i ish-banores së Big Brother Genta Gjalpi.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Genta, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.
“U prehsh në paqe Klajdush, akoma nuk e besoj, dhe nuk do e besoj kurre, ishe kushëriri më i vogel më i miri dhe në të donim shumë zemra e motrës, ishe shumë i vogël. Zoti i dhëntë forcë hallës”, shkruan Genta, teksa publikon një video krah kushëririt.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi gjatë mesnatës në provincën e Barit. Mediat italiane raprortuan se viktimë mbeti një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën në vend. Ndërkohë, një 44-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet mjekësore të emergjencës, ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti.
Ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, përpjekjet për shpëtim ishin të kota dhe dy viktimat u deklaruan të vdekur kur mbërritën shërbimet e urgjencës.
Filimisht ka dyshime nga grupi hetimor se shkak mund të jenë bërë faktorë të tillë si shpërqendrimi i shoferit ose shpejtësia e tepërt mund të kenë kontribuar në humbjen e kontrollit të automjetit të përfshirë.
Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe Karabinierët, të cilët punuan deri në orët e para të mëngjesit për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në zgjedhjet që do të mbahen në 11 maj të këtij viti.
“Ne jemi sot këtu sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe SHBA-në”, tha LaCivita në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të tij nga Berisha.
Në të njëjtën kohë, ai e ktheu zjarrin kundër kryeministrit aktual, Edi Ramës.
“Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Soros. Ju nuk mund të jeni një kukull e George Soros dhe një mik i SHBA-së. Thjesht nuk është e mundur”, shtoi ai.
Të dielën, më 23 shkurt, Sali Berisha ka caktuar një fjalim fushate në Athinë në stadiumin e ‘Irinis ke Filias’.
Synimi i tij është të bindë sa më shumë shqiptarë në diasporë, që të votojnë me postë në zgjedhjet e 11 majit, pasi afati i regjistrimit në platformë skadon në 4 mars.
Një thirrje për regjistrim masiv në platformën e votimit me postë, po drejtohet njëkohësisht edhe nga politikani grek në Shqipëri, Vangjel Dule, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson minoritetin grek në parlamentin shqiptar.