“Kam interes të luaj me Eglin”/ Gjesti bën deklaratën e fortë, lë pa fjalë Aldon, por…(Video)

Teksa ishin duke bërë debat me njëri-tjetrin Aldo i kthehet Gjestit duke i thënë:

Ti je fallso, ti je imitim. Ti je duke luajtur, mos më bë mua llafazan o lolo, o palaço vogël. Ti po luan me dikë që ka ndjenja për ty.

Gjesti:

Unë kurrë nuk luaj me ndjenjat e femrave aq më tepër për lojë.

Aldo:

Ti në ditë të dytë dole duke bërtitur ‘unë kam ardhur më gjet dashnore këtu’. Kjo është fytyra jote.

Gjesti:

A kam shprehur pëlqim unë për Eglin, a i kam thënë gjë që kam ndjenja? Hajd natën e mirë. E bëj vetëm për klikime këtë me Eglin, kam interes, po luaj me të, publiku e ka parë këtë dhe prapë më ka zgjedhur të preferuarin. E bëj vetëm për drona. Je i kënaqur? Zoti dhe publiku e di raportin tim me Eglin.

“Më duket se υdes për ty po nuk e pranon dot”, Egli pretendon se Jozi ka pëlqim për Gjestin (Video)

Në një moment të tensionuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, banorët u vunë në qendër të një diskutimi interesant.

Egli, ishte ajo që bëri disa komente për marrëdhënien mes Jozit dhe Gjestit.

Egli, duke e vëzhguar Jozin që i shkonte pas Gjestit, u shpreh me humor por edhe me kritika: “Aman, mor burrë jepi pak vëmendje se vdiq, mbaroi, ama more aman se te është qep nga mbrapa.

Ky më duket se vdes për ty, por se pranon dot”, tha më tutje ajo.

Gjesti pastaj i thotë Jozit: “Pse po frikësohesh te lësh Lorin me mua?”

Ndërsa Jozi, i nervozuar, u përgjigj: “Ti s’po mundesh t’i bësh asgjë femrës tënde, e le më të tjerëve”.

Në këtë moment, Egli nuk e ndaloi reagimin e tij dhe tha: “Mos thuaj kështu, se pari nuk është se imja. Pse je kaq për tokë si njeri, pse je kaq i ulët, me tendencë e ke pasur që nga dita e pare”.

Jozi, i irrituar, iu kthye: “Pse po të djeg o zemra?” dhe tensioni vazhdoi.

Ky moment i ngarkuar me fjalë të ashpra tregoi se marrëdhëniet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të tensionuara, duke sjellë reagime të shumta nga të gjithë. /Telegrafi

Vdekja e 12-vjeçarit nga Korça/ Mjekja ngre akuza: I është bërë diagnozë e gabuar!

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, ka folur ditën e sotme në lidhje me vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, në spitalin e QSUT.

Në një intervistë me Skype në News 24, Dollenberg ka ngritur akuza se vogëlushit sipas saj i është bërë diagnozë e gabuar.

Ajo shprehet se 12-vjeçarit nuk ka pasur virozë dhe se kjo gjë shihet nga analizat. Sipas saj, nëse djali do të merrte mjekimin e duhur, do të kishte shpëtuar.

Dollenberg nënvizoi se nuk mund të vërtetohet që i mituri ka vdekur nga miokarditi akut.

Dollengerb: Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, shihet nga analizat. Djali është “rrokullisur” më kot për disa ditë.

U humbën 10 ditë kohë. Nga analizat, rezultonte se djali ka pasur infeksion bakterial. Edhe kur është bërë diagnoza e duhur, ilaçet kanë qenë të pamjaftueshme. Iu dha antibiotik i ulët.

Fataliteti për raste të tilla është thuajse i përjashtuar, nëse djali do trajtohej siç duhet.

Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Me anë të diagnostikimit të duhur, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund ta dimë nëse djali ka vdekur nga miokarditi akut.

“Largohu, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin, banorja qan me dënesë (Video)

Një debat ka plasur sërish sot (e hënë) mes Egli Takos dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Këngëtari pejan ka kërkuar nga Egli që ta lërë pasi po i pengon në çdo gjë dhe se nuk po e lë të bëjë asgjë.

Banorja ishte prekur nga fjalët e Gjestit pasi kishte kërkuar që ta linte, derisa po bisedonte me Rozanën.

Ndonëse u largua, më pas artisti i tha se nuk po e lë asnjë moment dhe se nuk dëshiron që të veprojë në këtë mënyrë.

“Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai.

VIDEO

Egli në anën tjetër u mërzit dhe më pas shkoi te shtrati dhe po qante me dënesë.

Duket se ky afrimitet i madh i Eglit po i pengon Gjestit dhe se nuk po mund të bëjë atë që dëshiron.

VIDEO 2

VIDEO 3

Jul Deda në mbështetje të Bleona Qeretit: I ka thënë të gjitha për Arjan Çanin!

Pas videos së publikuar një ditë më parë nga këngëtarja Bleona Qereti për gazetarin Arjan Çani, ka reaguar edhe aktori Jul Deda.

Përmes një video të postuar në “TikTok”, Juli ka dalë në mbështetje të Bleonës duke e përgëzuar këtë të fundit për guximin dhe për fjalët ndaj Çanit.

Sipas Julit asnjë fjalë e Bleonës “nuk bie në tokë”, pasi ka thënë gjithçka të vërtetë që në fjalinë e parë. Në fund, ai e ka mbyllur me një thënie të vetë gazetarit duke i thënë Bleonës: “Një big up për ty”.

“Nuk e di a e keni dëgjuar reagimin e Bleona Qeretit për Arjan Çanin dhe me thënë të drejtën më pëlqeu. Në fjalinë e parë Bleona i thotë pothuajse të gjitha.

Kjo ishte thjesht fjali a e parë e një video shumë të gjatë që Bleona ka hedhur në rrjetet sociale dhe për hir të së vërtetës nuk i bie asnjë fjalë në tokë, i ka të gjitha të vërteta.

Bleona përgëzime që ke dalë i ke thënë të gjitha. Bleona përgëzime për faktin që ti del dhe e thua troç diçka më vjen keq vetëm që i jep atij vëmendje, se ai nuk ka vëmendje. Dhe siç do thoshte dhe ai vetë një Big Up për ty”, tha Deda

I ν diq motra dhe kunati në aksident, mesazhi prekës i vëllait: Ma keni këput shpirtin

Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, respektivisht në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes Gashi: Zarife Gashi (70 vjeç), Agim Gashi (50 vjeç) dhe Gyltene Potoku-Gashi (48 vjeç), e cila ishte mësuese nga Mitrovica.

Ngjarja ka tronditur qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.Një prej mesazheve më prekëse vjen nga vëllai i Gyltenes, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe.

“Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot, do ta zgjasja deri në pafundësi. Të dini se s’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy, engjëjt e mi që ma keni këput shpirtin.

Lamtumirë motër, Lamtumirë dhëndër. S’do ju harroj kurrë, deri në takimin tonë të radhës.”, ka shkruar Gylsheni.

Aksidenti, i cili përfshiu dy automjete – njëra prej tyre zyrtare e policisë – ka lënë gjithashtu të lënduar pesë persona, katër prej të cilëve janë zyrtarë policorë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.

Ηυmbën jetën tr. agjikisht në një aksi dent mbrëmjen e djeshme, ja familja që u shυa në Skënderaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, e që janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

Stuhi e fortë dhe pamje të frikshme, rrufeja godet avionin në aeroport

Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fluturimin e tij në aeroport

Incidenti ndodhi në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo, Brazili jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin.

Në videon e mëposhtme shihet qartë rrufeja që godet avionin.

Vlen të theksohet se avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Megjithatë, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.

VIDEO

Egli-Gjestit: Ndihem në turp që po ndjej!

Egli Tako dhe Gjesti kanë pasur mundësinë të flasin me njëri tjetrin për raportin mes tyre që është krisur. Ishte Gjesti ai që pranoi se nuk ka ndjenja për Eglin edhe pse kjo e fundit ka një pëlqim.

Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.
Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:

”Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri”.