Bëhet virale pamja e rrallë e Tokës dhe Hënës e marrë nga sateliti (FOTO)

Një fotografi e pabesueshme e bërë në bordin e satelitit të Observatorit të Klimës së Detit të Thellë (DSCOVR) po bën xhiron e mediave sociale. Në fakt fotoja është bërë 4 vjet më parë. Sateliti DSCOVR kapi pamjen unike të hënës teksa ajo lëvizte përpara anës së diellit të Tokës.

Seria e imazheve tregoi “anën e errët të Hënës” që nuk është kurrë e dukshme nga Toka, plotësisht të ndriçuar. Imazhet u kapën duke përdorur kamerën polikromatike të NASA-s (EPIC), një kamerë dhe teleskop në satelitin DSCOVR, që lëviz 1 milion milje nga Toka.

EPIC ishte pozicionuar vetëm për të kapur këtë imazh të pabesueshëm që ndodh vetëm dy herë në vit. I gjendur mes Tokës dhe Diellit, misioni kryesor i DSCOVR është të monitorojë stuhitë diellore në kohë reale.

Ana e errët e hënës kishte mbetur një mister deri në vitin 1959, kur anija kozmike sovjetike Luna 3 dërgoi imazhet e para. Që atëherë NASA ka nisur disa misione në anën e largët të hënës duke siguruar detaje të shkëlqyera.

“Kanë kaluar 16 ditë dhe për tim bir nuk u kujtua asnjë”, nëna e 12-vjeçarit Leo Sadikaj: Nuk pranova t’i bëhet autopsia sepse djali ma kërkoi

Në stadiumin e Maliqit u zhvillua një ndeshje futbolli në kujtim të 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në QSUT në datën 8 Janar.

Skuadra e Leos luajti me ekipin e Skënderbeut. Të pranishëm ishin edhe familjarët e 12-vjeçarit dhe shokët e tij.

Nëna e Leos, Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj, ka akuzuar mjekët për neglizhencë, ndërsa ka zbuluar edhe pse nuk ka pranuar që t’i birit t’i bëhet autopsia.

Përgjigje akoma nuk kam marrë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar, nëpër rrjetet sociale, çfarë ka shprehur QSUT. Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim. Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë.

Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim. Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan. Mamin ia gënjyen Leos dhe i thanë ka virozë. U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nuk ka shkuar me temp të lartë, Leo nuk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty.

E nxorën me miokardit kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. Të gjitha janë gënjeshtra. E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh.

I hidhnim serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të maviosura, më thoshin e ka nga e ftohta. Ju thosha Leo nxjerr shumë ato që thonin ai do nxjerri ne do i fusim serum.

Derisa shkoi në gjendje kritike dhe atëherë kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte, në momentet e fundit, çfarë do i bënin Leos tim ato momente kut për 7 orë rresht nuk ju dha asnjë ndihmë. Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë, ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut. Nuk ishin mbetje por gjak se unë kam foto.

Çfarë bëre ti me fëmijën tim??? Si këtu dhe andej në të 4 anët asgjë nuk u bë për Leon tim.

Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq, kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në tel por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asnjë.

Mua më duket neglizhencë.

Kur Leo ka ndërruar jetë unë në gjendje të rënduar psikologjike kam kërkuar mos ma preknin Leon me dorë, nuk kam lejuar njeri t’i afrohej se ma sfilitën, ma vranë pak nga pak dhe ju kam thënë nuk dua të bëhet autopsia.

Autopsia e Leos nuk është bërë se Leo ma ka kërkuar me gojë mos më ça dhe mos më opero, zemra ime nuk mundi.

Aty nuk ka ardhur as policia asgjë sepse unë nuk e dija që ekzistonin këto, tani po i dëgjoj që autopsia duhej bërë me apo pa miratimin tim.

Megjithatë le të venë çfarëdo diagnoze, unë dua drejtësi për neglizhencën që ju bë djalit.
Leo ishte një ëngjëll, energjik që nuk donte të shikonte lot në sytë e mamit. Nuk mundet mami të mos qajë për ty bir, teksa shikoj këtë fushë, kur shikoj shokët e tu.

Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”, ka deklaruar ajo

Ndërkohë motra e 12-vjeçarit të ndjerë është ka prekur me fjalët për Leon, ndërsa ka deklaruar se nuk dëshiron që shteti të luajë me shpirtin e tij.

“Vëllai im në datë 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë, unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim ,dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngrejmë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët”, tha ajo.

Për rastin ka folur edhe trajneri i ekipit pjesë e të cilit ishte edhe Leo. Robert Këndezi u shpreh se Leo ishte një fëmijë i shëndetshëm, madje me pranimin e tij në ekip i ishin bërë edhe analizat e nevojshme.

Sot për kujtim të futbollistit Leo, do të organizojmë ndeshjen Maliqi- Skënderbeu për të kujtuar atë sportistin e shkëlqyer, djalin e mirë, i përkushtuar për sportin. Djalë i edukuar, i palodhur, sulmues i mirë. Leo ishte një djalë nga Pocesta, këtu afër Maliqit dhe vinte çdo ditë në stërvitje, nuk mungonte edhe në ditët kur ishte kohë e vështirë që unë i njoftoja në telefon nuk do bëjmë sot sepse është kohë e keqe dhe nuk është fusha mirë, thoshte: Profesor mos na lër pushim. E donte shumë sportin. Absolutisht ishte djalë i fuqishëm. Jo vetëm ne si ekip i Maliqit por çdo ekip u bën analizat të gjitha, nuk pranojmë fëmijë pa bërë analizat. Ishte fëmijë shumë i shëndetshëm”, ka deklaruar ai./Ballkanweb

Gjesti i tha “zhduku” Eglit, reagimi EPIK i Xum Allushit!

Egli dhe Gjesti ishin afruar tepër me njëri-tjetrin që pas hyrjes së banorit në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjithsesi, së fundmi gjërat nuk kanë shkuar siç priteshin për dyshen, të cilët kanë pasur një krisje në raportin e tyre. Gjesti i tha se ka grua jashtë dhe Egli iu kthye se me këtë gënjeshtër, ai ka ulur veten dhe partneren e tij.

Egli: Ti nëse s’ke gënjyer, s’ke pse bën këto reagime.

Gjesti: Kam grua jashtë.

Egli: Ta kesh me jetë. Veten tënde ke treguar që ke gënjyer. S’më ke ulur mua. Ke ulura atë dhe veten.

Gjesti: A bën të largohesh nga këtu?

Egli: Jo. Kur të ulem sipër ku je ulur ti atëherë po. Nëse do të ikësh, ik. Nuk jam ulur te ti, jam ulur te dërrasat e shtëpisë. Të pëlqen apo nuk të pëlqen, je në të njëjtin territor me mua.

Gjesti: S’dua të rri me ty. Zhduku!

Pas kësaj bisede mes banorëve ka ardhur edhe reagimi nga jashtë shtëpisë i Xum Allushit i cili ka postuar në Instagram një video nga makina duke kënduar. Ky postim është komentuar si ironike nga ana e aktorit të humorit pasi kur ishte brenda shtëpisë është refuzuar disa herë nga Egli.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 26 Janar 2025

Dashi

Dielli dhe Jupiteri do ju bëjnë mjaft dinamikë gjatë kësaj dite dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nuk do ju pëlqejnë aspak rastësitë. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do ju dashurojë si kurrë më parë. Ai do ju përgatisë edhe ndonjë surprizë që do ju ngrohë zemrën. Nëse jeni beqarë, pas kaq kohësh kërkimesh do e gjeni më në fund personin më të përshtatshëm. Gjithçka do jetë më ndryshe për ju. Në punë do e bëni çdo gjë me përkushtim dhe dëshirë kështu që nuk do gaboni. Do e keni edhe qetësinë që aq shumë keni kërkuar për të realizuar më së miri planet. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat dhe se sa do shpenzoni.

Demi

Hëna dhe Dielli ka rrezik të sjellin disa probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here mund ta ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Po nuk ruajtët qetësinë nuk do fitoni asgjë. Ju të dashuruarit duhet me patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj nëse doni që gjërat t’iu ecin ashtu si keni ëndërruar. Problemet nuk zgjidhen as me inat e as me kokëfortësi. Nëse jeni beqarë ka rrezik të mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do e keni të vështirë të pranoni ato që do ju thonë shefat dhe nuk do e duroni dot autoritetin. Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse gjërat do ju marrin tatëpjetën. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

Binjakët

Do jeni kërkues ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes gjatë kësaj dite, por kjo në fakt do ju bëjë mirë. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me personin që keni në krah dhe nuk do kërkoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Në punë edhe mund të mërziteni ndonjë moment nga rutina, por ama do i çoni deri në fund detyrat e dhëna. Mirë është të pranoni edhe këshillat dhe të mos nxitoheni. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse keni për të mbetur me xhepat bosh shumë më shpejt nga sa mendonit.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ju duhet patjetër të reflektoni para se të veproni sepse do bëni gabime të pafalshme me pasoja afatgjata. Ju të dashuruarve stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe nuk do ju lërë të dashuroheni të qetë. Ju beqarët do jeni të dëshpëruar dhe nuk do dini çfarë të bëni për të ndryshuar statusin. Fillimisht qëndroni pranë miqve ndërkohë që reflektoni. Në planin profesional do bëni përpjekje akoma më të mëdha për të marrë atë që dëshironi. Në disa momente do ju duhet të bëni edhe ndonjë kompromis të vogël. Në planin financiar tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni nëse doni që të mos keni probleme.

Luani

Sektori i dashurisë do privilegjohet edhe më shumë gjatë kësaj dite kështu që do merrni dhe do jepni emocione pafund. Ju të dashuruarit do merrni bekimin e yjeve dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do tërheqin vështrimet e shumë personave. E ardhmja do jetë në dorën tuaj. Në punë do jeni me shumë fat dhe do lidhni kontakte me disa persona që nesër do ju bëjnë shumë më të njohur. Vërtet keni pritur pak deri këtë ditë, por ama do merrni shpërblimin e duhur. Financat do jenë goxha të mira kështu që mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër.

Virgjëresha

Do dini si të tregoheni të duruar gjatë gjithë kësaj dite kështu që keni për të përfituar nga kjo sjellje. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do influencohet pozitivisht nga yjet dhe mund t’i zgjidhni shpejt disa probleme të vogla që ju kanë dalë. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe gati të bëni çdo lloj çmendurie për të arritur atë që doni. Në punë do keni energji të pashtershme dhe do luftoni pafundësisht për të marrë atë që aq fort e dëshironi. Mund të merrni në dorë edhe çështje me rëndësi të madhe që dikur iu janë dukur të pamundura. Në planin financiar do keni vështirësi. Kujdes mos kryeni shpenzime të pamenduara sepse situata mund të përkeqësohet më tepër.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do ndiheni herë pas here si të bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Do merrni fryme me vështirësi. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë ulje dhe ngritje kështu që tregohuni sa më të kujdesshëm. Kokëfortësia do jetë ajo që do ju prishë më shumë punë se kurrë. Nëse jeni beqarë duhet të luani me sharmin tuaj në mënyrë që ta bëni për vete atë që do pëlqeni. Në punë planetët do ju nxitin të merrni iniciativa të reja, por do e keni paksa të vështirë të hidhni hapa nga frika e zhgënjimeve. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë do jetë të mos kryeni ende investime të mëdha.

Akrepi

Sado të mundohen t’ua prishin ekuilibrin gjatë kësaj dite nuk kanë për t’ia dalë dot. Jeta juaj do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Ju të dashuruarit do jeni më të kujdesshëm dhe më të ekuilibruar prandaj çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e keni menduar. Partneri gjithashtu do jetë më i duruar dhe në humor të mirë. Ju beqarët do jeni mjaft sharmantë dhe do merrni ftesa pa fund për ta ndryshuar statusin. Në punë, marrëdhënia që keni me kolegët do luajë rol të rëndësishëm për vazhdimësinë e projekteve të nisura. Nëse gjërat po ecin mirë gjithçka do realizohet më shpejt. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe nuk do bëni asnjë hap pa qenë të sigurt.

Shigjetari

Do e keni të vështirë të refuzoni ftesat dhe kërkesat për ndihmë gjatë kësaj dite. Në fakt duke bërë shumë për të tjerët në disa momente do e harroni edhe veten. Ju të dashuruarit nuk duhet të qaheni për asgjë sepse gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Partneri do ua shprehë pafund ndjenjat. Ju beqarët do keni ndryshime rrënjësore në jetën tuaj sentimentale dhe shumë gjëra kanë për t’iu shkuar si keni dashur. Në punë dielli do ju bëjë shumë më prodhimtar dhe do realizoni shumë më shumë gjëra nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vetë. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë kështu që mos u nxitoni të kryeni shpenzime pafund.

Bricjapi

Asgjë nuk do shkojë sot ashtu si e keni menduar dhe gjendja në të cilën do jeni do ju trishtojë pamasë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë goxha e vështirë. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe secili do kërkojë t’i dalë e tija. Ky do jetë gabim, por do e kuptoni më vonë. Ju beqarët do filloni një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë me dikë që më parë e keni neglizhuar. Në punë do fillojnë të duken rezultatet e para të përpjekjeve që keni bërë kohët e fundit. Do kënaqeni nga kjo, por nuk duhet të fluturoni dhe të lini gjithçka pas dore. Në planin financiar do keni fat dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do ndiheni më të qetë se kurrë më parë.

Ujori

Venusi do ju bëjë të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra të gabuara herë pas here. Asgjë e mirë nuk do ndodhë në jetën tuaj. Ju të dashuruarit do kaloni momente të vështira e të sikletshme. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe as që do hapni rrugë për asnjë arsye. Ju beqarët do keni kërkesa pa fund, por nuk do ju pëlqejnë plotësisht personat që do takoni. Në punë nuk është momenti i duhur për të bërë ndryshime radikale. Merrini gjërat sa më shtruar në mënyrë që as të mos gaboni. Në planin financiar do keni disa luhatje të vogla të cilat mund t’iu bëjnë të ndiheni keq. Mundohuni të shmangni investimet e mëdha.

Peshqit

Hënën për fat të mirë do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe ajo do ua ndriçojë rrugën në të cilën duhet të kaloni. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja. Do ndiheni të plotësuar pranë personit që dashuroni dhe nuk do preferoni të ndaheni asnjë çast prej tij. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën nëse doni të ndryshoni status. Në punë mundohuni të shmangni me çdo kusht debatet me shefat apo me kolegët sepse nuk do zgjidhni gjë. Më mirë fokusohuni tek detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe gjithçka ka për t’iu ecur si keni dëshiruar. Do arrini të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

E rëndë në Itali, h υmb jetën 23-vjeçarja shqiptare! E reja shkoi në sρital për të vjeΙla, por… (EMRI+Foto)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë, ku një vajze shqiptare ka humbur jetën në spital

Ariana Herri, 23 vjeçe, ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi fulminant.

Sipas mediave italiane, gjithçka filloi me simptoma të lehta, si kolla dhe ftohja, të përjetuara pas pjesëmarrjes në mbrëmjen e Panevin tradicional të Maserada.

Në ditët në vijim, sëmundja u përkeqësua duke i shkaktuar vështirësi në të ngrënë, të vjella të vazhdueshme, gjë që bëri familjen t’i drejtohej spitalit.

E transportuar fillimisht në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në Padova, Ariana iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë.

Autopsia e kryer sot do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Ariana u përshkrua nga rrethi i saj si një vajzë gazmore, e apasionuar pas muzikës dhe kërcimit.

Muajt ​​e fundit ai kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, të lidhura me një periudhë të vështirë pas përfundimit të një lidhjeje.

Ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe punoi si banakiere në Maserada. Lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën më 27 janar në ora 15:00 në varrezat komunale të Maseradës.

Gjesti i tha se nuk ndjen për të, Egli e nervozuar: Bën sikur po e ρë rdh*noj, kam flutura në stomak…

Egli dhe Gjesti ditët e fundit kanë pasur një përplasje mes njëri-tjetrit.

Në spektaklin e sotëm ata kanë sqaruar situatën dhe arsyen se përse janë distancuar.

Egli: Po flas për të sotmen. Nuk ka qenë fare e bukur shtëpia sot. Shtëpia ka qenë bosh për mua sot. Shumica e kësaj ndjenje vjen prej asaj që ndodhi me Gjestin. Konfirmimi i marrë për këtë marrëdhënie që të paktën mua më jep pak drejtim

Gjesti: Jam pak më i tërhequr se Egli po mendon se unë po bëj lojë, arsyeja pse jam distancuar është që edhe pse jam keq emocionalisht dhe se nuk dua ta lëndoj. Kam fol dhe me Eglin dhe i kam thënë që çfarëdo që ke eja dhe ma thuaj në mënyrë të mirë, kështu që kur kemi qenë duke diskutuar që i kam thënë ‘zhduku’, unë i kam thënë dhe më parë që nuk e kam, dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer. Këta duan që unë të them që kam një grua jashtë…. dhe unë ua thashë!

Egli: Po bën sikur unë e kam kapur dhe po e përdhunoj… Unë kam ndjerë flutura në stomak, emocion.

Gjesti: E ndjejë atë vajzë, kam diçka për të, më rrihet me të, por nuk kam diçka më shumë. Nuk kam arrit deri te ajo fazë që të ndjej diçka për të.

“Rrë *bγen nusen, si nisi s herri me th* ka në mes të dasmës”, Marjola Kaçani TRONDIT me historinë

Të ftuar në puntatën e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, nga Ester Bylyku, ishin Marjola dhe Jurgen Kacani, të cilët ndër të tjera ‘zbuluan’ një nga episodet më dramatike që kanë pasur gjatë një dasme.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cili është episodi më dramatik që mund të keni pasur gjatë një feste, dasme apo koncerti.

Marjola Kacani: Ka qenë një dasëm që ndoshta ishte bërë ndoshta pa pëlqimin e familjes së gocës dhe djali ishte detyruar ta rrëmbente e të bënte dasëm. Aty kam pare se diçka ndodhi, nuk e mbaj mend konkretisht se nga kush erdhi sherri, por ka plas një sherr me grushta, me thika e piruna.

Ester Bylyku: Edhe me thika?

Jurgen Kacani: Po dasma ka thika

Marjola Kacani: Përfundoi njerëz të brendshëm jo dhëndri apo nusja. Por kur dëgjova historinë, kjo dasëm është bërë pa vullnetin e njerëzve të nuses. Se kush ishte shkaktari nuk e…

Ester Bylyku: Vazhdimësia ishte aty, në polici apo spital?

Marjola Kacani: Ndodhi në local. Dasma u prish. Unë kisha punën time e vazhdova, nuk e di se çfarë ndodhi. Besoj se ka shkuar e në polici.

Ester Bylyku: Nuk pati plagosje që të arrinte në spital?

Marjola Kacani: Edhe gjak më pane sytë. Ishte momentale shumë e shpejt dhe thjesht kam ikur në ato moment.

“Ka puls”, Lori Hoxha me Gjestin? Trashëgimtarja e Top Channel bën “lëmsh” rrjetin me postimin e fundit

Lori Hoxha ka bërë një postim që ka ngjallur kureshtje në rrjetet sociale. Trashëgimtarja e Top Channel ndau një foto me mbishkrimin:

“Ka puls”, një shprehje që është bërë e njohur falë Gjestit, një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP.

Ky postim ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një mbështetje të hapur ndaj tij, apo thjesht një rastësi.

Kujtojmë se Gjesti ka fituar simpatinë e publikut që nga hyrja e tij në shtëpi, duke u bërë një prej emrave më të përfolur të këtij edicioni.

VIDEO

Brenda bunkerëve të “fundit të botës” të ultra të pasurve (Foto)

Një kompleks bunkerësh luksoz prej 300 milionë dollarësh, i krijuar për të mbrojtur klientët ultra të pasur nga fatkeqësitë, është zbuluar nga ekspertët e mbrojtjes dhe dizajnit.

E planifikuar të hapet në vitin 2026, kompania me bazë në Virxhinia, Strategically Armored & Fortified Environments (SAFE), thotë se bunkerët do të jenë në gjendje të strehojnë 625 njerëz dhe çmimi i një njësie “Project Aerie” do të jetë deri në 20 milionë dollarë.

Pra, populli i thjeshtë nuk do ketë akses në një bunker të tillë për katastrofa bërthamore.

Kujtojmë se pasuria e miliarderëve u rrit me dy trilionë dollarë në vitin 2024 – ekuivalenti me 5.7 miliardë dollarë në ditë – ndërkohë që pabarazia globale arriti përmasa të paprecedentë, sipas një raporti të Oxfam International.

“Project Aerie”, i quajtur pas një vendi pushimi për zogjtë grabitqarë, do të ofrojë një rrjet bunkerësh banimi luksoz në 50 qytete të SHBA-së.

Sipas faqes së tyre të internetit, objektet do të “sigurojnë mbrojtje të fuqishme kundër kërcënimeve më të rënda, duke përfshirë rrezatimin bërthamor dhe impulset elektromagnetike”.

Lokacioni i parë do të hapet në Virxhinia, pranë Uashingtonit, DC dhe do të kushtojë 300 milionë dollarë për t’u ndërtuar, duke strehuar 625 nga njerëzit më të pasur në botë në rast të një fatkeqësie globale.

Çmimi i bunkerëve individualë do të jetë deri në 20 milionë dollarë për njësi. Klientët do të jenë në gjendje të hyjnë në fortesë sa herë që ndiejnë se siguria e tyre është në rrezik.

Kompleksi nëntokësor përfshin programe të kujdesit mjekësor dhe mirëqenies të mundësuar nga inteligjenca artistike. Ajo do të ketë gjithashtu restorante gustator, një pishinë të brendshme e të tjera.

Duke përshkruar qendrat, SAFE shkroi: “Shërbimet e avancuara robotike ofrojnë kujdes mjekësor superior dhe kujdes urgjent, pavarësisht vendndodhjes.” Al Corbi dhe Naomi Corbi, themelues dhe president i SAFE, dhe drejtor i tyre i gatishmërisë mjekësore, folën për Realtor.com dhe përshkruan nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

Paketa më e lirë mund të përballohet nga “drejtues mesatarisht të suksesshëm”, ndërsa niveli më i lartë, “Anëtarësimi në azil”, do të jetë i disponueshëm vetëm me ftesë.

Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak? Deputeti i Ramës zbulon nismën e fortë të PS

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia zbuloi, se mund të ndërmerret në të ardhmen një nismë ligjore që do t’i hapte rrugën rikthimit të shërbimit të detyruar ushtarak në Shqipëri

Një element që del në pah sipas deputetit të PS në shtimin e kapaciteteve mbrojtëse, nuk është vetëm rijetëzimi i uzinave ushtarake, por edhe përforcimi i Forcave të Armatosura.

Kjo sipas Qefalias do të realizohej shumë mirë përmes shërbimit të detyruar ushtarak për një periudhë nga 3 deri në 6 muaj, siç ka nisur të aplikohet në Serbi, pas një vendimi të qeverisë firmosur verën e kaluar.

“Vëmendja ndaj mbrojtjes është një gjë shumë pozitive dhe kjo po konkretizohet edhe nga Shqipëria. Ato uzina që u mbyllën shumë vite më parë do të jenë funksionale jo vetëm për nevojat e ushtrisë shqiptare, por edhe për të eksportuar. Dhe një gjë që është sërish këtu është mënyra e organizimit të shërbimit ushtarak. Mendimi im personal është se duhet të ketë një periudhë të shkurtër të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ashtu siç e kanë vendosur shumë vende, nisur nga siguria jo vetëm rajonale, por edhe territoriale e Shqipërisë. Ne kemi miratuar ligjin për rezervistët. Krijon mundësin që brenda një kohe prej 45 ditësh në vit mund të ftohen qytetarë kundrejt pagesës për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Por, pse jo të kalojmë edhe një periudhë të shkurtër 3 deri 6 mujore të shërbimit të detyruar ushtarak, do ishte shumë mirë. Personalisht do të kisha shumë dëshirë ta propozoj, nëse do kisha edhe mendimin e kolegëve të mi të grupit të PS, pasi kjo do ti shërbejë sigurisë kombëtare në tërësi”, tha Qefalia në “Off the Record” nga Andrea Danglli në, A2 CNN.