Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 25 Janar 2025

Dashi

Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do ju dhurojë energji të mëdha. Ata që bëjnë një punë të pavarur do të përballen me mundësi të shumta. Në dashuri, mundohuni që të vendosni objektiva konkretë, edhe pse kur fiksoheni pas diçkaje e keni të vështirë që të ndryshoni mendim. Sa i takon fushës së ndjenjave do të jetoni momente pasioni.

Demi

Gjatë kësaj fundjave do të bënit mirë që të rrethoheshit nga personat e duhur. Edhe për gjithë ata që kanë përjetuar momente tensioni, nuk do të mungojnë përkëdhelitë. Këshillohet që të tregoni kujdes lidhur me virozat e stinës.

Binjakët

Qysh prej kësaj të shtune, Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim me shenjën tuaj. Do të nisni një rrugë më të qetë, e cila do ju ofrojë mundësi të shumta në vendin e punës. Do të arrini të bëni diçka, të cilët nuk e kishit bërë më parë.

Gaforrja

Kjo fundjavë do të jetë mjaft interesante sa i takon sferës emocionale. Raportet në çift do të jenë mjaft të favorshme, duke arritur që të kalojnë çdo krizë.

Luani

Për gjithë ata çifte që po planifikojnë një shtatzëni apo zyrtarizimin e një lidhje, ky është momenti i duhur, pasi Venusi i mbështet. Edhe takimet e reja janë mjaft interesante. Ndërkohë parashikohen zgjidhje të rëndësishme lidhur me jetën tuaj.

Virgjëresha

Parashikohet një fundjavë e mbushur me fuqi të mëdha. Hëna do të sjellë një sërë avantazhesh dhe do të keni dëshirë për të ndërtuar diçka të rëndësishme. Çiftet të cilat duan ta çojnë një hap përpara lidhjen, mund të guxojnë pa frikë.

Peshorja

Është mjaft e rëndësishme që të tregohet kujdes ndaj raporteve me të tjerët, pasi parashikohen tensione të forta. Të matur duhet të tregoheni edhe me debatet e kota, pasi nuk do i përballoni dot polemikat.

Akrepi

Yjet do ju ndihmojnë që të rigjeni qetësinë në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës në shenjën tuaj. Kjo fundjavë mund t’iu dhurojë disa avantazhe më shumë, por nuk është një fazë pasionante. Ndërsa ata që janë vetëm vështirë se do të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Shigjetari

Do të keni një dëshirë të madhe për të dalë nga rutina që ju shoqëron. Ndoshta është më mirë që të pranoni se keni gabuar dhe të hiqni dorë nga disa projekte profesionale që nuk ju përshtaten.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për ta jetuar një lidhje në çift, në mënyrë më të kujdesshme. Do të keni dëshirë që të rrethoheni nga njerëz simpatikë dhe pozitiv. Saturni vijon të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj, duke bërë që të reflektoni më shumë në gjërat ku keni gabuar, në mënyrë që të ecni më para.

Ujori

Venusi në shenjën tuaj do të zhbllokojë gjithë emocionet që ju shoqërojnë. Kjo fundjavë do të jetë mjaft e mirë për tu relaksuar, shkruan noa.al. Bëni kujdes me fjalët që do të thoni, në mënyrë që të shmangni polemikat e kota, sidomos në çështjet familjare.

Peshqit

Gjatë kësaj fundjave bëni mirë që të vendosni në vendin e tyre disa gjëra. Është koha për ti dhënë drejtim një raporti në çift. Ndoshta jeni të tërhequr nga persona të tjerë, ose po ndaheni në mënyrë të dhimbshme. Me gjasë po përjetoni një moment vuajtjeje në dashuri. Kjo do të bëjë që të jeni disi të përhumbur.

DETAJE nga sh erri masiν në Greqi, 3 shqiptarë të ρΙαgosur me th. ika dhe kaçavida

Një sherr i përgjakshëm mes të rinjve ka ndodhur të premten në Metamorfosi të Greqisë, konkretisht në rrugën Pefkon 92.

Ngjarja ka ndodhur për arsye ende të panjohura mes dy palëve kundërshtare.

Nga përplasja, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është transportuar me kaçavidë në bark në spitalin e Kryqit të Kuq, ndërsa ka marrë edhe tre plagë në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy shqiptarë të tjerë janë transportuar në të njëjtin spital me lëndime më të lehta, njëri 19 dhe tjetri 17 vjeç.

Policia ka arrestuar 7 personat e dyshuar, nga të cilët 4 janë të rritur dhe 3 të mitur.

Ngjarja është duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë.

Zbulohet moderatorja që do të bëhet pjesë e “BBV” – EMRI

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania.

Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për Vip Magazine.

Krisa është një emër i njohur për publikun shqiptar dhe këtë herë do të bëjë hapin e madh duke u bashkuar me “Big Brother”, duke sjellë një dimension të ri në dinamiken e shtëpisë.

Ky është jo i pari rast që një moderator i RTSH-së kalon në këtë format.

Edhe Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli janë figura të tjera të njohura që janë bërë pjesë e këtij edicioni të “Big Brother”.

Rrezik jete! Stuhia Éowyn godet Britaninë e Madhe dhe Irlandën

Një paralajmërim i rrallë i motit është në fuqi për Skocinë, që do të thotë se ka një rrezik për jetën, pasi stuhia Éowyn godet Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

Mediat britanike bëjnë të ditur se pothuajse një milion klientë janë pa energji elektrike në të gjithë ishullin e Irlandës, duke përfshirë 240,000 në Irlandën e Veriut ku një paralajmërim i kuq përfundoi në orën 14:00 me orën lokale. Në Republikën e Irlandës, 725,000 konsumatorë janë pa energji elektrike.

Miliona njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërprerja e udhëtimit është e përhapur, me rrugë të bllokuara nga pemët e rrëzuara, fluturime të anuluara dhe shërbime hekurudhore të ndalura.

Më shumë se 1000 fluturime, ose 20% e të gjitha fluturimeve, që operojnë drejt ose nga aeroportet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë janë anuluar sot, tregojnë të dhënat nga kompania analitike e aviacionit Cirium.

Aeroportet në Dublin, Edinburg, Heathrow dhe Glasgow ishin më të prekurit nga stuhia Éowyn, zbulon kompania. Edinburgu kishte anuluar të gjitha fluturimet deri në orën 17:00 me orën lokale, duke paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të mëtejshme.

Era e fortë prej më shumë se 160 km në orë është regjistruar në Drumalbin në Skoci, më e forta sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpejtësia më e fortë e regjistruar ndonjëherë në MB është 228 km/h në Fraserburgh në Aberdeenshire në Skocinë lindore, më 13 shkurt 1989.

Më herët, mediat britanike raportuan se Republika e Irlandës kishte raportuar erën me një shpejtësi më të lartë ndonjëherë prej 114 mph (183 km/h) në bregun perëndimor.

Rozana e provokoi Gertën për marrëdhënien me motrën e saj, Olta bën reagimin e fortë

Rozana Radi ka ngjallur diskutime pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj.

Aktoren Olta Gixhari. Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues:

“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh.

‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi. Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga ana e Oltës.

Reagimi qe pritej nga Olta Gixhari erdhi pa pritur shume gjate.

Në një insta story, Olta Gixhari ka sqaruar njëherë e mirë që ka një marrëdhënie shumë të mirë me Gerten.

Ja reagimi i saj i plotë:

S herr me ρasoja të rënda në Greqi,19-vjeçari shqiptar ρΙa. goset rëndë

Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi në Greqi mesditën e së premtes (24 janar).

Sherri ka ndodhur në rrugën Pefkon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në sherr.

Mediat në shtetin helen raportojnë se një 19-vjeçar nga Shqipëria është dërguar në spitalin i plagosur me kaçavidë.

Për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, katër të rritur dhe tre të mitur.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“O Iegen, si e ke hallin?”/ G Bani ‘përplaset’ me Laertin, çfarë ndodhi mes dy banorëve në shtëpinë e BBVIP

Dinamikat në Big Brother VIP 4 nuk kanë fund, teksa një tjetër debat i ashpër mes G Banit dhe Laertit ka ‘ndezur’ shtëpinë.

Debati nisi për shkak të një ‘përplasje’ që G Bani kishte me Valbonën, ku u përfshi dhe Laerti, me dy banorët që ngritën tonet kundrejt njëri-tjetrit.

Debati:

G Bani: Ik moj te Laerti.

Laerti: O G Ban, si e ke hallin o vëlla?

G Bani: Çfarë ke? Pse më shtyp?

Laerti: Kush të shtypi?

G Bani: Çfarë ke? Çfarë ke?

Laerti: A the dje që doje të përqafoje Valbonën se do ikje nesër. Këtu me mua fol.

G Bani: Çfarë halli ke? Për çfarë më erdhe?

Laerti: Ke gënjyer për ditëlindjen. Ishe në një mbledhje që the nuk do fyej femrat. Pse i fyeve femrat?

G Bani: Do i fyej. Çfarë do bësh? O legen, çfarë do bësh? O legen.

Valbona: Legenë jemi se të kemi mbajtur në këtë shtëpi.

Laerti: Ke gënjyer për ditëlindjen tënde. Mu lute që Valbonën ta përqafosh.

A do i hiqen tarifat Italisë? Trump: Do ta shohim. Meloni, lidere që më pëlqen shumë

“Më pëlqen shumë”. Me këto fjalë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është referuar kryeministres, Giorgia Meloni. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët pyesnin nëse ishte i gatshëm t’i bënte lëshime Italisë në lidhje me tarifat, Trump tha se “më pëlqen shumë Georgia Meloni: të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Të hënën, më 20 janar, Kryeministrja italiane mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Kongresi për inaugurimin e administratës së dytë Trump. Meloni, e vetmja lidere evropiane e pranishme në inaugurimin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Kongres, e ulur pranë presidentit argjentinas Javier Milei.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Meloni tha se ishte “e sigurt se miqësia mes kombit amerikan dhe atij italian dhe vlerat që na bashkojnë do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Italisë dhe SHBA-së, duke adresuar sfidat globale dhe duke ndërtuar një të ardhme prosperiteti dhe siguri për popujt respektivë”. Italia, përfundoi ajo, “do të jetë gjithmonë e përkushtuar për të konsoliduar dialogun midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, si një shtyllë thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona”.

(Balkanweb)

Bojaxhi: 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire, gjysma e popullsisë në Malin e Zi ka origjinë…

Studiuesi Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo, foli për ADN-në e shqiptarëve.

Bojaxhi u shpreh se shqiptarët kanë linjë mashkullore nga periudha, që në gjuhën popullore, e njohim si pellazgjike. Ai shtoi se ky degëzim ka hyrë në vendin tonë në epokën e bronzit dhe hekurit. Ai deklaroi se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire.

Studiuesi Gjergj Bojaxhi: ADN ka shumë ekzaktësi dhe prandaj përdoret në shumë fusha të jetës. Y trashëgohet nga babai tek i biri. Y është një linjë mashkullore, që lëviz në kohë dhe në hapësirë gjeografike. E-V13 është linjë neolitike. Neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet.

Ky degëzim ka hyrë në epokën e bronzit dhe të hekurit. Nga testet e eshtrave të bëra nga arkeologjia dhe e popullatës moderne, del se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire. Rreth 15 përqind e popullatës shqiptare përbëhet nga linja mashkullore nga dyndjet sllave, që kanë hyrë në Ballkan rreth shekullit 6-7. Sllavët janë shpërndarë kudo në Ballkan, në Shqipëri është përqindja më e vogël. Në Greqi prsh është 25 përqind. Gjysma e popullsisë malazeze është me origjinë shqiptare.

(Balkanweb)

Xheni Karaj përplaset me Floriana Garon dhe i publikon VIDEON: Je e neνer itshme, ua njohim das hnoret drejtuesve “konservatorë” të PD

Aktivistja Xheni Karaj ka reaguar ashpër ndaj Floriana Garos, pas disa deklaratave të kësaj të fundit për transgjinorët.

“Në video mund të shihni Floriana Garon, në vitin 2016 gazetare e emsionit “Jo vetëm modë”, duke u përqafuar dhe buzëqeshur me një vajzë transgjinore, e ftuar në emisionin e saj për të ndarë historinë e jetës dhe sfidat me të cilat përballej.

Në pjesën e dytë të videos, e marrë nga emisioni Opinion i ditës së mërkurë, tashmë në pozicionin e zëdhënëses së PD-së, ajo shfaqet me një aktrim të dobët dhe një shqetësim të sajuar, duke deklaruar dramatikisht se gratë transgjinore janë “kërcënim”. Kjo hipokrizi është vërtet e neveritshme.

Lind pyetja: çfarë ndodh me një njeri brenda pak vitesh që të humbasë jo vetëm sensin e logjikës, por edhe kujtesën dhe ndjenjën e njerëzillëkut? Apo ndoshta Floriana e vitit 2016 thjesht po bënte një “shou” për publikun, ashtu siç bën tani, vetëm se skenari i ri është i diktuar nga një axhendë partiake që synon të demonizojë dhe targetojë një nga komunitetet më vulnerabël për disa vota më shumë.

Në politikë, shpesh dinjiteti dhe parimet shiten lehtësisht, por të imitosh në mënyrë të sforcuar narrativat politike te Shteteve të Bashkuara me qëllimin e të bërit aleancë me konservatorët amerikanë  dhe me shpresën që duke i bërë qejfin atyre do ti hiqet “”non grata” liderit të partisë, është një veprim i dëshpëruar.

Kjo është veçanërisht ironike, kur mendon se populli shqiptar e njeh mirë hipokrizinë dhe sjelljet aspak konservatore të disa prej figurave të PD-së. Disa prej nesh i njohin mirë edhe gratë “Nr. 1” e gratë “Nr. 2” që kanë disa prej tyre. Mos u lodhni më kot sjellja konservatore e te qenit më “Katolik se Papa” nuk ngjit si narrativë.

Për më tepër, PD-ja ka kontribuar drejtpërdrejt në shkatërrimin e familjeve shqiptare duke i varfëruar deri në ekstrem, duke shkatërruar sistemet arsimore dhe shëndetësore dhe duke detyruar breza të tërë të emigrojnë”, shkruan Xheni Karaj.

VIDEO