Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjestin

Familjarët e Eglit kanë për ti thënë dy fjalë Gjestit dhe këtë e bëjnë me postime në instastory.

Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjesti

Ata kanë publikuar disa pamje teksa duket Egli dhe Gjesti duke biseduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Në formë shakaje ata kanë bërë të dituar se janë në përkrahje të vajzës së tyre dhe vendimet që ajo merr.

E rëndë në Tiranë/ Një person hidhet nga lartësia e ndërtesës, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në afërsi të TEG-ut, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Blutë e kryeqytetit raportojnë se nga hetimet paraprake rezulton se viktima vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

E zhdukur prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali, dyshime mbi shkaqet e tragjedisë (Emri+Foto)

Suzana Koçibelli, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i 62-vjeçares shqiptare është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

Trupi u zbulua nga stafi i Enel që punonte në hidrocentralin në veri të Romës.

Pasi trupi u nxorr nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë

Asiston dy gola në pesë minuta, Nedim Bajrami shkëlqen në Skoci (Video)

Nedim Bajrami ka shkëlqyer sot në Skoci me Rejnxhërs. Skuadra skoceze mposhti Frazerburg me rezultatin 5-0.

Bajrami asistoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë. Fillimisht në minutën e 52-të dhe më pas 5 minuta më vonë, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Rejnxhërs kaloi me tej në Kupën e Skocisë. Kështu tashmë do të luajë në turin e 1/8.

Asisti i parë nga Bajrami: (VIDEO)

Asisti i dytë nga Bajrami: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’

Kryeministri Edi Rama, nga Korça, thotë se ky qytet do të futet në hartën europiane të turizmit të skive, pasi të ndërtohet qendra e parë për ski në vendin tonë.

KORÇË- Kryeministri Edi Rama, nga Korça, thotë se ky qytet do të futet në hartën europiane të turizmit të skive, pasi të ndërtohet qendra e parë për ski në vendin tonë. Duke folur në një prej rubrikave të tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Korça ka ndryshuar rrënjësisht, ku tashmë numëron mbi 160 bujtina e ndërsa 1 dekadë më parë thotë se numëroheshin me gishtat e dorës.

Rama ndalet edhe tek numri i vizitorëve, ku thekson se 500 mijë vizitorë kalojë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’, siç ai cilëson Korçën. Ndërkohë, më parë thotë se mezi numëroheshin 50 mijë turistë në vit.

“Këtë dimër, si asnjë dimër, 166 e kusur bujtina, njëra më e bukur se tjetra. Plot e përplot çdo fundjavë, rreth gjysmë milioni vizitorë e turistë që kalojnë të paktën 1 natë në Parisin e Vogël gjatë vitit. 1 dekadë më parë mezi i kalon 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji, ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta e mezi mbanin veten. Por tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri bë ekonominë e gjithë këtij qarku”, shprehet Rama.Projekti për qendrën e parë të skive në Korçë është përmendur edhe më herët nga kryeministri Rama, ndërsa deri më tani ende nuk raportohet të kenë nisur punimet. Në foton më poshtë mund të shihni projektin 3D për këtë projekt, të prezantuar nga kryebashkiaku Sotiraq Filo në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Babai i Arbana Osmanit: Ledion Liço bën gafa në Big Brother Vip, por … (Video)

Pasditen e së premtes u mbajt dhe premiera e filmit më të ri të Eduart Grishajt, “Pasaporta”. E sigurisht pjesë e premierës nuk kishin si të mos ishin dhe vjehrrit e tij, prindërit e Arbana Osmanit.

Përpos filmit dhe se si Eduarti i duket si dhëndër, ata janë pyetur dhe për Big Brother Vip Albania. Ndonëse është viti i dytë që ky format i është besuar Ledion Liços, interesi i njerëzve dhe gazetarëve vijon të jetë i madh kur vjen puna se kush merr notën “10” për prezantim, Ledioni apo Arabana.

Të pyetur se a e shohin ende këtë reality-show, babai i Arbanës u përgjigj “Po”.

“E shohim. E shohim, sepse Big Brother është më i madh se Arbana”, tha ai, ndërsa i pyetur se kë zgjedh mes Arbanës dhe Ledionit, si babai po ashtu dhe nëna e moderatores u përgjigjën duke thënë se “humori” është ai që e karakterizon prezantuesin e Big Brother Vip dhe se kjo i pëlqen teleshikuesve.

E ëma e Arbanës: Ledioni është i këndshëm me atë humorin e vet e si duket i ka bërë njerëzit për vete me atë. Bën ca shaka.

I ati i Arbanës: Secili ka veçoritë e veta. Edhe Ledioni na pëlqen është djalë shumë i mirë, bën ndonjëherë ndonjë gafë por i lejohet.

VIDEO

Ledion Liço i zuri vendin,prindërit e Arbana Osmanit flasin për BBV: Ledioni bën ca gafa…

Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite që prej largimit të Arbana Osmanit si moderatore e “Big Brother Vip”, emri i saj sërish vazhdon të lidhet ngushtë me këtë format.

Në çdo dalje publike dhe intervistë të sajën, Arbana gjithnjë përballet me pyetje lidhur me BBV.

Së fundmi, jo vetëm Arbana por edhe prindërit e saj u pyetën për mendimin e tyre rreth dy sezoneve që kanë qenë në drejtim të Ledion Liços.

Ata pohuan se vazhdojnë ta ndjekin programin, ndërsa përsa i përket ndarjes së publikut në “përkrahësit e Arbanës” dhe “përkrahësit e Ledionit”, prindërit e saj u shprehën se të dy kanë veçoritë e veta.

Sipas tyre, Ledioni është i këndshëm me humorin e tij edhe pse ndonjëherë bën gafat e veta.

Nga ana tjetër, Arbana u shpreh se nuk e ndjek fare “Big Brother Vip” dhe kjo për një arsye shumë të thjesht: ka ndjekur shumë “Big Brother” gjatë jetës dhe tani dëshiron të fokusohet në gjëra që s’ka mundur më herët për shkak të angazhimit në këtë format.

Xumi përlotet pas debatit me Gjestin: Kam hyrë këtu se kam nënën me kancer stadi 4 (Video)

Ditën e sotme Xumi dhe Gjesti teksa ndodheshin në oborr po debatonin me njëri-tjetrin në lidhje me lojën e tyre dhe arsyen se pse kanë hyrë në Big Brother.

Në një moment gjatë diskutimit Xumi i shprehet Gjestit dhe i thotë se:

A e di realisht se pse kam hyrë këtu vëlla? Nëse fitoj çmimin e madh 60% t’ia çoj njerëzve në nevojë çmimin dhe 40% vëlla të kuroj nënën time që kam me kancer stadi i katërt.

E kupton vëlla se për çfarë kauze kam hyrë unë? Nuk kam hyrë as për klikime, as për emër, as për t’u martuar.

Për asgjë vëlla. Unë kam hyrë vetëm për të fituar çmimin dhe t’i çoj njerëzve buke sepse nuk kanë bukë në shtëpi dhe të operoj nënën time jashtë shtetit sepse e kam me kancer stadi katërt.

E kupton për çfarë kauze kam hyrë unë këtu?

Ndërkohë Gjesti u shpreh:

Ishalla Zoti e shëron

VIDEO

37-vjeçari përndjek gruan, hidhet nga lartësia kur e vënë re

Një 37-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka përndjekur një grua në mënyrë të vazhdueshme.

Policia thotë se në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar ai është hedhur nga një lartësi.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar nga ngjarja.

Aktualisht, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por i janë vënë prangat./tvklan.al

Jul Deda bën deklaratën e fortë për Eglin: “Larg qoftë me i shku …”

Jul Deda ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e djeshme.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se Egli Tako, banore në Big Brother VIP Albania, është nga ato vajza që lëviz nga “një lule” në tjetrën, njëkohësisht duke e quajtur dhe materialiste.

“Larg qoftë me i shku Eglit një dron bashkë me Xumin, e la direkt Gjestin“, shkruan ai në InstaStory.

Ndërkohë, Xumi dhe Egli janë në një nominim kokë më kokë, dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë primen e ardhshëm.