Habit ish-banori: “Këtë rekord që Luizi e vendosi për 2 vjet, Gjesti e theu për 24 orë”

Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka bërë një postim në Instagram, ku krahason fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli me banorin aktual, Gjestin.

Në postimin e tij, Kaloti tregon se puntata finale e sezonit të dytë ka grumbulluar mbi 2.4 milionë shikime brenda dy viteve.

Ndërsa, puntata e fundit e sezonit aktual ka grumbulluar mbi 2.6 milionë shikime, në vetëm 24 orë, për të cilën Kaloti pretendon se është meritë e Gjestit.

“Gjesti thyu nje “mit” me klikimet, Sara Hoxha ndertoi nje standart “lojtari i mire duhet te rri ne loje” jo ne rruge…” shkruan ai në InstaStory.

Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga lartësia, Lala zbulon detaje: Para se të hidhej i dërgoi mesazh …

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia.

Lala konfirmoi se polici ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundështuar kryerjen e testit të alkoolit.

Më pas ai është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer.

Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

“Azbi Spahiu është 57 vjeç dhe është në Renimacionin e Traumës, gjendja tashmë është e stabilizuar.

Azbi Spahiu ka trajtuar rastin e djalit të Samir Manes, i cili ka goditur disa mjete të parkuara në rrugë. Është konstatuar nga punonjësit e policisë. Nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit dhe normalisht si rregull, kur një individ refuzon ka mekanizma se si mund të bëhet testi i alkoolit.

Është vendosur të arrestohet dhe është shoqëruar në bllokun e sigurisë. Nuk ka qëndruar gjatë sepse ka pretenduar se nuk është mirë dhe është transferuar në spital. Të nesërmen është liruar nga prokurori që e ka konsideruar arrestimin të paligjshëm. Nuk është dokumentuar historia. Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia.

Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenti, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia.

Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi.

AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë. Nëse punonjësit e policisë e kanë shkelur, pse nuk ka procedurë hetimore?

Mjegullnaja që është hedhur ngre dyshime. Duke e parë Azbiun si hallkën më të dobët, por duke i njohur edhe integritetin, në të gjithë kërkimet që kam bërë dhe bisedat që kam patur me kolegët e tij, e shohin dhe e pikturojnë si njeri me ndërgjegje të lartë profesionale, me etikë profesionale, prandaj jam krah Azbiut por kundër llumit që ka mbërthyer Policinë e Shtetit.

Kam pyetur dhe kam bisedat me zyrtarë të policisë dhe asnjë nuk jepte shpjegime as për arsyet e shoqërimit të Martin Manes dhe as për lirimin. Policia nuk ka patur kurajon të bëjë një njoftim sqarues por thjesht kanë thënë punonjësi i policisë është hedhur”, tha Lala.

Çfarë ndodhi? Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrik në New York, Elton Ilirjani zbulon detaje të trishta (Video)

Biznesmeni Elton Ilirjani, i ka qëndruar pranë Parashqevi Simakut që në momentet e para.

Ai i ofroi mbështetje, strehim madje edhe bashkimin me djalin dhe ish-bashkëshortin.

Ditën e sotme biznesmeni ka zbuluar se prej dy javësh diva e muzikës shqiptare është shtuar në një spital psikiatrik në New York.

Për të është diçka shumë e trishtë, por e nevojshme për shëndetin mendor të këngëtares.

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim“, thotë Iliriani në një video të postuar në rrjetet sociale.

SHIKO VIDEON KËTU

Pë rdh**imi dhe νrasja m ak*bër e studentes greke, shqiptari duhet t’i japë 905 mijë euro dëmshpërblim familjes së Eleni Topaloudi

Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdhunua dhe u vra nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek.

Vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.

Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar.

Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.

Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçares.

Prindërit e Eleni, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin që u shkaktoi vrasja e 21-vjeçares.

Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.

Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar.

Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:

-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis

-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou

-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit

-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit

-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit

-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit

E rëndë/ Pasagjeri humb jetën në bordin e avionit

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në bordin e një avioni ku një pasagjer ka ndërruar jetë.

Avioni i ‘Air France’ po fluturonte nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle Parisi në drejtim të Boston ku pasagjeri ndërroi jetë dhe pse mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije nga autoritetet.

Ekuipazhet e urgjencës u fotografuan në aeroportin ndërkombëtar Logan të Bostonit të martën mbrëma, pasi avioni u ul.
Policia e ka përshkruar vdekjen si ‘të pambikëqyrur’, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Është apo jo g *γ? Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Gjatë ditës së sotme, në dhomën e gjumit, Gjesti i’a ka thënë troç Jozit mendimin e tij për të.

“Ti këndo sa më shumë, që të të heci muzika jashtë, sepse as konstruktin se ke për këtë lojë”, i ka thënë Gjesti banorit.

“Nuk jam rruspie”/ Danja e thotë troç për Valbonën: Po të isha çun nuk do i…
Ndërkohë që Jozi tepër i qetë i’a kthen: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f40bf168-f00f-4435-a9e2-0b036d45b4bf

Kujtojmë që dje gazetarja Dasara Karaiska publikoi disa foto të Jozit me një djalë tjetër, duke aluduar se banori është gay.

E rëndë! 18-vjeçari sυ!mon me th. ikë mësuesen dhe dy nxënës

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët me thikë.

Zëdhënësja e ekipit emergjent slloVak, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.

“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, shtoi ajo.

Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar mësusen dhe dy nxënës të klasës.

Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i tëlënduarve.

Pas deklaratës se Jozi është g *γ,Dasara Karaiskaj tregon ‘provat’

Pas deklaratës që i shokoi të gjithë se banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiskaj “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjeter, i cili supozohet të jeté partneri i tij… Ashtu si dhe tha diten e djeshme, qe fotot e Jozit dhe partnerit te tij janë ne rrjetet sociale te ketij te fundit, ashtu dhe rezultoi.

Tashmë ato nuk gjenden më në profilin e gazetares,por Newsbomb.al ka mundur ta sigurojë dhe po jua tregojmë.
Theksojmë se asgjë nuk është fakt duke mos dashur kurrsesi të cënojmë si portal asnjë individ në jetën personale.
Ne thjesht transmetojmë atë që ndodh përreth.

Gazetarja e sportit e shqetësuar: Në Shqipëri nuk ka meshkuj, çunat po pëlqejnë çυna

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, ka dhënë opinionin e saj sa i përket marrëdhënieve intime përgjatë ditëve të sotme.

E shqetësuar, gazetarja theksoi se në Shqipëri nuk ka meshkuj, pasi këta të fundit po tërhiqen më tepër nga personat të së njëjtës gjini.

Sabina Mete: Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport.

Fevziu: Aq e keqe është situata?

Sabina Mete: Shumë e keqe është situata. Sepse ti ulesh në një kafe në një lokal e pëlqen një çun dhe ai pëlqen një çun tjetër. Çfarë të bëj unë?

“Shqipëria tokë e djegur”/ Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm për pazarin e ri me Melonin: Mund të ketë pasoja në..

Gazetari Bledi Koka, i ftuar në një studio televizizve ka komentuar ashpër mungesën e transparencës në lidhje me marrëveshjet e fundit të qeverisë shqiptare. Ai vuri në dukje se një investim prej 1 miliardë dollarësh shfaqet papritur, pa asnjë paralajmërim publik, duke u paraqitur si një surprizë e nxjerrë nga kapelja e magjistarit

Koka ngriti pyetje serioze për mënyrën se si janë negociuar këto marrëveshje dhe për përfitimet apo humbjet që sjellin për Shqipërinë. Ai theksoi shqetësimin që informimi mbi këto projekte vjen më shumë nga mediat italiane sesa nga institucionet shqiptare. Problemet shtohen nga konteksti politik, duke përfshirë një kryeministre kontroverse si Giorgia Meloni dhe ndikimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, një partner po aq i diskutueshëm.

Koka gjithashtu aludoi për mundësinë e ndërtimit të një termocentrali bërthamor në Shqipëri, duke e lidhur këtë me mungesën e përgjegjshmërisë nga qeveria shqiptare. Ai kritikoi Edi Ramën për sjelljen e tij politike, duke e akuzuar për trajtimin e Shqipërisë si një pronë private. Sipas tij, këto veprime paraqesin një rrezik serioz për të ardhmen e vendit dhe për interesat e qytetarëve shqiptarë.