Kush e fiton Big Brother? Amber habit me përgjigjen

Amber i ka dhënë fund rrugëtimit në “Big Brother VIP 4”, duke u tërhequr përfundimisht nga gara. Tensionet e ditëve të fundit kanë bërë që banorja të largohet nga formati.

Ajo u shpreh se nëse nuk do të tërhiqej ngarkesa psikologjike e ditëve të fundit do ta pengonte të jepte maksimumin në lojë.

Sipas Amberit, Gjesti, me të cilin pati disa konfrontime gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk ishte një personazh që kishte maskë, sidoqoftë ajo nuk mund ta suportonte dot.

E pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion të katërt të BBV, Amber shprehet se “lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo ta fitojë G-Bani”.

Pjesë nga biseda në studio:

Amber: Kur kam hyrë në atë shtëpi kam dashur të jem e vërtetë. Situata në shtëpi u rëndua me ardhjen e personazheve të rinj. Kjo gjë, jo se më preku dhe pengoi për të vazhduar këtë rrugëtim, por nëse unë ngarkohem nga ana psikologjike, unë nuk jam vetvetja dhe nuk jap më. Thënë kjo, nuk do të doja ta zhgënjeja më publikun shqiptar.

Ledioni: Pra ti do të ishe bërë si?

Amber: Më e qetë, nuk do të isha ajo Amberi që kam qenë gjithmonë.

Ledioni: Por ti e ke ndjekur “Big Brotheri”n dhe ke komentuar edhe më herët, kështu që e di se kur bëhesh pjesë e këtij formati duhet të kesh 2-3 shpata me vete. Por në rastin tënd me ardhjen e një personazhi të ri tërhiqesh. Ti që deri të shtunën thoje se do t’iu çjerr maskën të gjithëve. Nuk po dimë çfarë të besojmë në një sens.

Amber: Gjesti nuk kishte maska, është ai që është dhe atë lojë do ta bëjë ashtu sikurse është, por unë nuk e suportoja dot.

Ledioni: Po më thua që e kishe të vështirë të bashkëjetoje me të?

Amber: Po, me atë sjellje rruge po.

Ledioni: Nuk e di, ti qofsh… Amber, ishe një nga dy të preferuarat, këtë e kam shumë të vështirë ta besoj. Kjo natë ka pasur shoke të njëpasnjëshme, por ikja jote i vuri kapakun finales së parakohshme të Big Brotherit.

Amber: Kur hanim bukë, e gjithë shtëpia më thoshte, Amber po ti pse nuk e ha kafshatën e fundit? Mendoj që s’kisha fat që ta vazhdoja këtë gjë.

Ledioni: Por fatin e bëjnë fitimtarët…

Arbri: Unë kam parë potencial te Amberi si person dhe madje edhe të kam parë si finaliste. Nuk e di arsyen që të ka bërë të dalësh nga shtëpi. Big Brother është lojë e vështirë, por ti deri tani tregove që di ta luash dhe të shprehesh mendimin tënd, madje një nga gjërat që më pëlqente më shumë është se doje t’ju çirrje maskat individëve aty brenda. Kështu që e kam të pashpjegueshme mënyrën pse dole nga shtëpia…

Ledioni: Do t’ia bësh pyetjen Arbër?

Arbri: Po. Kush mendon se do ta fitojë “Big Brother”?

Amber: Për sa kohë isha në “Big Brother”, sigurisht që unë. Tani mendoj se lojtare të forta janë Gerta dhe Rozana, por pse jo “Big Brother” t’a fitojë G Bani.

VIDEO/ Çfarë ndodhi mes dy djemve në “Big Brother VIP”?! Laerti ρ uth në buzë Klajdin, banori: O maaa!

Teksa ishin duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, banorët e BBV kanë luajtur me sfidën “Kiss Kiss”.

Valbona i ka kërkuar Laertit që të puthë Klajdin dhe menjëherë dy banorët kanë shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin, e cila dukej si një puthje në buzë.

Kjo ka shkaktuar të qeshura mes banorëve.

SHIKO VIDEON KËTU

Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër majë të suksesit, duke shënuar një rekord të ri shikueshmërie në platformën YouTube.

Mbrëmja e djeshme e spektaklit ka regjistruar deri në 357 mijë shikues të njëkohshëm, një arritje që dëshmon popullaritetin e jashtëzakonshëm të këtij edicioni.

Një faktor kyç për këtë sukses është Gjesti, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni, i cili ka arritur të tërheqë vëmendjen e një publiku të gjerë, veçanërisht nga Kosova.

Prezenca e tij karizmatike dhe momentet e tij në shtëpi kanë bërë që programi të fitojë një valë të re adhuruesish dhe të shndërrohet në një fenomen të vërtetë mediatik.

Ashtu si Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania 2, edhe Gjesti po tregon se si një konkurrent mund të bëhet qendra e vëmendjes dhe të krijojë një lidhje të fortë me publikun.

E rëndë/ Gjendet e dj egυr brenda banesës së saj në Los Angeles aktorja e njohur

Aktorja e famshme amerikane, Dalyce Curry, e njohur për “The Blues Brothers”, Ndërron Jeta nga Zjarret në Los Angeles në Moshën 95 Vjeçare. Ylli i hollivudit dhe këngëtarja e njohur Dalyce Curry, e njohur për rolin në filmin “The Blues Brothers”, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare si pasojë e zjarrit që shpërtheu në Los Angeles.

Zyra e Mjekësisë Ligjore të Los Angeles konfirmoi vdekjen e saj të dielën, duke zbuluar se mbetjet e saj u gjetën në shtëpinë e shkatërruar plotësisht nga flakët. Curry, e njohur me emrin “Momma D” nga familja, ishte parë për herë të fundit të martën nga mbesa e saj, Dalyce Kelley. Kelley, e cila ishte gjithashtu kujdestare e pjeshme e Curry-t, e kishte lënë atë në shtëpinë e saj në Altadena, në Kaliforni, një nga zonat më të goditura nga zjarri në Eaton.

“Naimi e mbajti me forcë që mos t’i shmanget plumbit” – detaje tr. onditëse për νrasjen e Liridona Ademajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj katër të dyshuarve – Naim Murseli, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton Gazeta Sinjali.

Në aktakuzë thuhet se vrasja e Liridona Ademajt ishte e planifikuar dhe e porositur Naim Murseli, i cili i kishte premtuar Ganit Plavës se do ta paguante 30 mijë euro që ta vriste Liridonën.

Sipas aktakuzës së ngritur, vrasja është kryer më 29 nëntor të vitit 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin Granit Plava ishte dakorduar me Naim Murselin, ku këta e kishin inskenuar që vrasja të duket si grabitje.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Granit Plava e ka qëlluar Liridona Ademajn me plumb në kokë.

/GazetaSinjali/

“Lidhjet e Ajola Xoxës me Veliajn, faktet që do shokojnë publikun”, Kalaja plas bo mbën: Ka νideo er oτike dhe…

Kryetarja e Komisionit Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dhënë më shumë detaje, lidhur me kontrollin e agjentëve të BKH-së, në apartamentin e padeklaruar të çiftit Xoxa-Veliaj.

E ftuar në një emision televiziv, Kalaja teksa e ka cilësuar këtë apartament, si apartamenti i ‘Cash-it’, për shkak të parave të shumta që qarkullonin aty, tha se veç tyre janë gjetur edhe komunikime të bashkëshortes së kryebashkiakut, për të cilat Veliaj nuk ka dijeni, ashtu sikurse dhe video erotike

Sipas Kalasë, agjentët e BKH-së kanë gjetur gjithashtu piktura tejet të shtrenjta, çmimi i të cilave shkon deri në 500 mijë euro, si dhe një kasafortë, që ka rezultuar pasi është hapur të mos ketë asgjë brenda.

Kjo për Kalanë, ngre dyshime të forta dhe të arsyeshme se kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës të jetë dekonspiruar, pasi ajo ëhstë lajmëruar pesë minuta përpara se të mbërrinin agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është rasti i parë kur SPAK nuk thotë kemi dyshime të arsyeshme, por thotë që janë të vërtetuara nga vetëdeklarimi. Çfarë janë këto veprime me kaq avancë nga njëra me tjetrën. Pse i lihet kohë të bëhen veprime të njëpasnjëshme, që të mos fshihen e manipulohen provat, intimidohen dëshmitarët?!

Kemi informacion se Veliaj po intimidon dëshmitarët, madje edhe drejtorët e 5D. Nesti Angoni, ëhstë një nga drejtorët.

Janë sekuestruar shumë pajisje elektronike, që kanë nxjerrë fakte në kufijtë e skandalit. Fakte se si po transferohen prova nga incineratori i Tiranës të një kompani në Bullgari, ku është përfshirë vetë vëllai i Veliajt. Janë të 4 personat familjarë, të hetuar për shkak të lidhjes që kanë me Erion Veliajn. S’mund të marrë gjykata këto masa, për një person që ka dijeni për veprën penale. Ne Erion Veliajn kur i kanë shkuar në banesë, statusi juridik është si person nën hetim.

Nga informacioni që kemi, ky apartamenti, këto të dhëna janë gjetur në pajisjet e sekuestruara herën e parë. SPAK ka dijeni për të gjitha, veprojnë me regji. Në një moment të caktuar, Veliajt i është prerë fletë arresti që në korrik 2024, problemi është që do ta ekzekutojë kur Rama të jetë në një pozicion të vështirë. Pse sot. Rama është në pikën më të keqe politike dhe penale, si brenda vendit ashtu dhe jashtë. Prokuroria ka thënë s’ka lidhje mes Olsi Ramës e grupit kriminal. Prokuroria kur ta çojë për pushim, duhet t’i thotë që nëse s’është Olsi, kush është Nesti Angoni? Kush është Zaho Koka. Kjo hapësirë e madhe veçse lë konfuzion, vërteton akuzat tona, që është drejtësi me regji. Dhe zgjohet kur e sul Rama.

Agjentët e BKH-së, kanë ndenjur në apartament 7 orë, ka pasur asistencë nga forcat e komiisariatit 2, ndërsa Xoxa ka qenë në ambientet e SPAK ku është pyetur. Komunikimet në telelefon janë komunikime patakse. Quhet apartamenti i cash-it. Ka video emocionale e erotike, në celularin e Ajola Xoxës.

Kam folur për ato gra, që i quaj ‘mafia feministe’, që janë më të rrezikshme se bashkëshortët e tyre.

Janë gjetur video, prova që publiku do shashtiset. Komunikimet e shumta i ka me personat e lidhura me Veliajn, që ky i fundit s’ka dijeni. Janë gjetur piktura shumë të shtrenjta. Janë lëvruar para pafund. Piktura, njëra shkon 500 mijë euro, 2 prej tyre, të lara me flori. Kur u bënë kaq kuratore arti, këta iu sulën Teatrit Kombëtar.

5 min para se të shkonte BKH, ka pasur dekonsipirim. Dumani dhe Dr.Policisë, të deklarojnë e marrin masa se si u lajmërua Xoxa 5 min para se të shkonte BKH. Në shtëpinë e cash-it, është gjetur një kasafortë, është tentuar të hapur dhe është konstatuar bosh. Ka dyshime se Xoxa jo vetëm që është larguar me para, informacionin e ka pasur ose nga BKH, SPAK, ose Komisariati 2. Do shihni se si janë fshehur apartamente të tjera.

“Partneri i tij ia mban fotografinë në profil”, dekΙarata e rëndë e gazetares për banorin e BBV: ”Jozi është g*γ”

Gazetarja, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozin i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.

Po ofendonte dhe kërcënonte Gjestin, Egli “i mbyll gojën” Xumit: “Do përfundosh në …

Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe veprimet e tij.

Gjatë një diskutimi me një pjesë të banorëve, Xumi u shpreh se nuk po luan në Big Brother sepse nëse e bën, e ka lojën “shumë të rëndë, ekstrem”.

Ndër të tjera, Xumi thotë se Gjestin ka “për ta zgjuar nga gjumi me rrahjet 120”, dhe do ta marrë “zvarrë me vete nga dera”.

“Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Të dija çfarë kishte. Tani nuk kam për ta lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë nga dera. Ka për tu zgjuar nga gjumi me rrahjet 120″, thotë Xumi pë Gjestin.

Mirëpo e pranishme ishte edhe Egli Tako, e cila i ka ndërhyrë menjëherë.

“Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga këtu dhe mund të dilni të dy, por burgun ke për ta bërë ti kur të dalësh, robi tjetër shkon në shtëpi. Edhe mua, edhe Jozin ti mund t’i marrësh zvarrë, por burgun dhe përgjegjësinë ligjore për të marrë zvarrë e bën ti”, i thotë ajo Xumit, ndërsa banori shihet më i qetë.

Ρasi tha se është g*γ, gazetarja ρlas një tjetër “bom bë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një ma shkυΙΙ

Pas deklaratës bombë se banori i Big Brother Vip Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiska “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjetër, i cili supozohet të jetë partneri i tij.

Ashtu si dhe tha ditën e djeshme, që fotot e Jozit dhe partnerit të tij janë në rrjetet sociale të këtij të fundit, ashtu dhe rezultoi.

Përpos fotove, Dasara ka postuar dhe një bisedë me partnerin e supozuar të Jozit të cilin e pyet “troç”, nëse është apo jo në një marrëdhënie me banorin e Big Brother Vip Albania.

Ai hedh poshtë këto aludime, duke thënë se ka familje, madje është dhe prindi i një fëmije.

“Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar @rozana_radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shkruan Dasara në postimin e saj.

Ndërkohë, theksojmë se në deklaratën e parë gazetarja tha Jozi me partnerin e tij kanë jetuar në Zvicër dhe më pas në Milano.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram

Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, në operacion mbi 1000 oficerë(Video)

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u arrestua pasi e zhyti vendin në kaos politik duke shpallur ligjin e përkohshëm ushtarak me 3 dhjetor.

Sipas autoriteteve, ai u arrestua sot në 10:33 me orën lokale. Yun, është kreu i parë i shtetit të Koresë së Jugut që arrestohet në historinë e vendit.

Në operacionin e arrestimit morën pjesë më shumë se 1000 oficerë. Presidenti Yun ka thënë se do të dorëzohej për të shmangur gjakderdhjen edhe pse e konsideron procesin të paligjshëm.