Librazhdi në zi! Ndahet nga jeta infermierja 22-vjeçare, vajza që bashkoi një komunitet për ta shpëtuar

Një lajm i trishtë ka prekur thellë komunitetin e Librazhdit dhe të gjithë ata që u bashkuan në përpjekjen për të shpëtuar jetën e saj. Infermierja 22-vjeçare Klarisa Zharri ka ndërruar jetë në një spital në Itali, duke Iënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe te të gjithë ata që u bënë pjesë e kauzës për ta ndihmuar.

Historia e Klarisës u kthye në një simbol të solidaritetit njerëzor. E diagnostikuar me një sëmundje të rëndë autoimune të mëlçisë, e cila kishte çuar në cirrozë të avancuar dhe dështim funksional të organit, e reja nga Librazhdi kishte nevojë për një transplant të mëlçisë ,një ndërhyrje jetike që kërkonte mbështetje të madhe financiare.

Apeli për ndihmë disa javë më parë bashkoi një komunitet të tërë. Qytetarë nga Librazhdi, por edhe shumë shqiptarë nga qytete të tjera dhe nga diaspora, kontribuan me zemër për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e saj. Brenda pak kohësh u sigurua shuma financiare prej 100 mijë euro që i dha mundësi Klarisës të udhëtonte drejt Italisë, në një nga qendrat më të njohura të transplanteve, ku do të kryheshin procedurat e nevojshme për transplantin.

Solidariteti i treguar në ato ditë u bë një shembull i rrallë humanizmi. Qindra njerëz ndihmuan në mënyra të ndryshme: me donacione, mesazhe mbështetjeje, telefonata apo duke trokitur në dyert e institucioneve për të dhënë kontributin e tyre. Librazhdi dhe jo vetëm tregoi se kur bëhet fjalë për jetën, njerëzit dinë të bashkohen dhe të japin gjithçka nga zemra.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shpresës që mbajti të bashkuar një komunitet të tërë, beteja e Klarisës me sëmundjen rezultoi më e fortë. Largimi i saj nga jeta ka tronditur të gjithë ata që ndoqën historinë e saj dhe që besuan deri në fund se ajo do ta fitonte këtë betejë. Kujtimi i Klarisës dhe solidariteti i jashtëzakonshëm që u krijua për të do të mbeten një dëshmi e fuqisë së humanizmit dhe dashurisë njerëzore.

Në këtë moment të vështirë, mendimet dhe lutjet e gjithë komunitetit janë pranë familjes Zharri, e cila po përjeton një dhimbje të madhe. Klarisa u largua shumë herët, por historia e saj tregoi se shpresa dhe mirësia e njerëzve mund të bashkojnë një komunitet të tërë për jetën e një vajze të re të sapo fejuar.

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në botë, a do ulet edhe në Shqipëri?

Çmimi i naftës në mbarë botën dhe në tregje ka rënë ndjeshëm. Kjo erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”.

Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, një nivel rekord, i ngjashëm me periudhën kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës.

Komentet e presidentit amerikan se “Iufta kishte ecur me ritme të shpejta”, çuan në një rënie të çmimit të naftës, i cili tani është më afër 90 dollarëve për fuçi.

Pas rënies së ndjeshme të çmimeve të naftës gjatë natës, tregtuesit në Britani të Madhe kanë reflektuar duke ulur çmimet në pompat e tyre. Ngjashëm kanë bërë edhe shumë vende të tjera.

FOTO/ Njihuni me vajzën 15-vjeçare të Elsa Lilës

Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Evita Soncini, vàjza 15-vjeçare e artistes, ka vendosur të bëjë hapat e parë në botën e modelingut.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur Elsa Lila e mbante larg vëmendjes publike dhe rrallëherë publikonte fotografi të saj, tashmë duket se vetë Evita ka vendosur të shfaqet më shumë në publik.

Adoleshentja është bashkuar në Instagram dhe sipas postimeve të saj, është bërë pjesë e një kompanie modelingu, duke u prezantuar si një nga fytyrat e reja të saj.

Evita Soncini po tërheq vëmendje edhe për pamjen dhe stilin e saj, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë që ajo ka me nënën e saj, Elsa Lila.

Edhe pse për shumë vite këngëtarja është përpjekur ta mbajë vajzën larg vëmendjes mediatike, duket se tashmë Evita po nis të ndërtojë identitetin e saj publik dhe hapat e parë në industrinë e modës.

A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një shans? Olta Sheta HABIT me përgjigjen

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Pjesë nga intervista:

Nëse SeIin do t’ia jepte shansin Mirit për të patur diçka më shumë, mendon që Miri do e kishte lënë gruan? Le të bëhem brutal fare.

Kjo do ishte një diçka që nuk ka ndodhur në asnjë Big. Do ishte diçka shumë e re. Të tregohem e sinqertë? Me Mirin që shoh, 100 për qind

Do e kishte lënë gruan?

Po, patjetër.

Pse?

Nga njëra anë, Miri ka qenë i martuar, po si me del kjo nuk e kuptoj, si ka mundësi.

Të flet subkoshienca pra, nuk e quan të martuar. Mos e ka lënë gruaja dhe ne nuk dimë gjë?

Se dimë, nuk mund të flasim. Meqë Miri është një burrë i martuar, do ishte mirë që ai i pari të mos e pranonte krevatin.

Imagjino të kesh një grua xheloze të ha shpirtin për një mesazh, jo më të flesh me një tjetër.

Po edhe një grua sado tolerante të jetë, sado ta njohë mirë partnerin e vet, është diçka e brendshme që të dhemb duke parë partnerin tënd duke fjetur.

Më ka bërë shumë përshtypje kjo që thonë që gruaja e Mirit është gjermane dhe gjermanët janë liberal. Nuk mendoj që gjermanët janë aq liberal, përkundrazi janë striktë.

Tolerant deri në atë pikë nuk mund të jesh. Nëse ka mbaruar lidhja, pasioni, atëherë po. Në momentin që ka mbaruar ajo lidhje, pasioni, atëherë mund të jesh tolerante që të bëjë ça të dojë.

Ti thua se ka mbaruar raporti i Mirit dhe bashkëshortes dhe i mban respekti i vajzës?

Patjetër. Unë e shoh në marrëdhënien time. Nëse unë partnerin tim do e lejoja të bënte ato që ka bërë Miri, do të thotë që marrëdhënia ka përfunduar. Ama do e deklaroja.

I mban respekti?

Thjesht për hir të vajzës, e kupton? Jo gjermane të jetë ajo, po të sillen nga çdo vend i botës, njerëz janë dhe ata, pse janë gjermanë dhe kanë ndonjë gjë më shumë se ne. Kur nuk ka ndjenjë, ka tolerance. Kur ka ndjenjë, tolerancë do ketë por jo deri në atë pikë, të flejë me vajzën e huaj për hir të lojës. Ato lekë nuk më duhen fare.

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, këto janë profesionet më të paguara

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 87 mijë lekë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo përfaqëson një rritje prej 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, paga mesatare u rrit me 4.4%.

Rritja e pagave në fund të vitit lidhet edhe me shpërblimet dhe pagesat shtesë që zakonisht jepen në këtë periudhë.

Sektorët me pàgat më të larta mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku paga mesatare arrin në rreth 173 mijë lekë në muaj. Pas tyre renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit, me një pagë mesatare prej rreth 131 mijë lekësh. Ky sektor shënoi edhe rritjen më të madhe vjetore të pagave, me 7.9%.

Nga ana tjetër, rritja më e ulët e pagave u regjistrua në sektorin e arteve, argëtimit dhe shërbimeve të tjera, me vetëm 2.2%.

Sa i përket profesioneve, pagat më të larta janë për menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë, me një mesatare prej 135 mijë lekësh në muaj. Ndërkohë, specialistët me arsim të lartë paguhen mesatarisht 115 mijë lekë.

Rritjen më të madhe vjetore të pagave e shënuan Forcat e Armatosura, me 10.6%, të ndjekura nga nëpunësit, me 6.2%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një zhvendosje të punësimit drejt pagave më të larta. Pjesa e të punësuarve që marrin mbi 120 mijë lekë në muaj u rrit nga 14.1% në 16.2% brenda një viti, ndërsa u ul përqindja e atyre që paguhen deri në nivelin e pagës minimale.

Shifra të çmendura/ Elijona Binakaj zbraz xhepat e bizneseve pas BBVK 4: Ja sa kërkon për vetëm një postim!

Suksesi i “Big Brother VIP Kosova 4” duket se po përkthehet në shifra marramendëse për finalistët e tij.

Elijona Binakaj, e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe u rendit e dyta në garën e madhe (pas fitùesit Londrim Mekaj), është kthyer tashmë në një nga emrat më të kërkuar nga bizneset.

Pas ekspozimit të jashtëzakonshëm televiziv, popullariteti i influenceres ka kapur majat, duke bërë që ajo të vendosë tarifa tepër të kripura për reklamimet në rrjetet e saj sociale.

Sipas burimeve, për publikimin e vetëm një videoje promocionale në profilin e saj, Elijona kërkon plot 7,500 euro! Ndërsa, nëse një biznes kërkon një “paketë” me dy video, çmimi total arrin në rreth 14,000 euro.

Por “rregullat” e influenceres nuk mbarojnë me kaq! Këto shuma të majme nuk i garantojnë bizneseve një reklamë të përjetshme. Mësohet se materialet promocionale qëndrojnë në profilin e Elijonës vetëm për një periudhë të kufizuar 3-mujore.

Elijona ishte pa diskutim një nga zbulimet e këtij edicioni, e cila fitoi mbështetje masive për qëndrimin e saj të fortë dhe mënyrën e komunikimit, pavarësisht moshës së re.

Horoskopi për ditën e sotme, enjte 12 mars 2026

Dashi

Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku mund të merrni diçka më shumë. Mund të keni dëshirë për diskutime dhe ndryshime. Po ashtu, duhet treguar kujdes sa i takon anës ekonomike, pasi gjatë kësaj periudhe jeni përballur me probleme.

Demi

Në dashuri, nuk duhet të jeni shumë ngacmues. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni debatet. Hënën do ta keni kundër dhe kjo gjë mund t’ju shkaktojë probleme në punë.

Binjakët

Bëjini gjërat qetësisht gjatë kësaj dite. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika dhe debate. Në punë, duhet të përqendroheni në projektet të cilat duhet t’i çoni përpara.

Gaforrja

Saturnin nuk do ta keni më kundër në dashuri, duke stimuluar emocionet pozitive. Hëna në shenjën tuaj do të favorizojë emocionet. Në punë, duhet të mendoni lidhur me projektet, por bëni kujdes me debatet dhe jini të matur me shpenzimet.

Luani

Për të zgjidhur problemet e zemrës të lindura kohët e fundit, duhet të duroni edhe pak. Do të keni idetë e duhura në punë dhe ka ardhur momenti që të mos qëndroni pa vepruar.

Virgjëresha

Duhet të ecni ngadalë gjatë kësaj dite, pasi mund të hasni në pengesa. Jeni shumë të lodhur, ndaj duhet të rrini larg problemeve. Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të zënë me punë.

Peshorja

Raportet e lindura prej pak kohësh do të ecin mirë. Çiftet që kanë kohë bashkë do të kenë mundësi që të zgjidhin një problem. Në punë do të keni pasiguri dhe do të demoralizoheni.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në sferën sentimentale. Çiftet mund të përjetojnë emocione të bukura. Në punë ka shumë persona interesantë që ju rrethojnë, ju mbetet veçse të zgjidhni të duhurin.

Shigjetari

Kjo e enjte do të jetë mjaft e qetë sa i takon dashurisë. Do të keni ide të mira për ta bërë ditën sa më interesante. Në punë dhe në sferën sentimentale ka gjëra që do t’ju krijojnë probleme.

Bricjapi

Në dashuri mundohuni që të mos përfshiheni në debate, pasi gjërat do të përmirësohen brenda pak kohësh. Nëse ka diçka që ju shqetëson, mundohuni që të mos rëndoheni. Propozimet e reja duhen vlerësuar me kujdes, duke reflektuar para marrjes së një vendimi.

Ujori

Mundohuni që të mos nxirrni probleme nga e kaluara. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të jeni të karikuar me energji. Në punë duhet të tregoni kujdes.

Peshqit

Kjo ditë është ideale për t’u përballur me probleme sentimentale. Përballuni dhe flisni me personin me të cilin keni të bëni. Do të ndjeni sikur po e çoni kohën dëm. Në punë duhet të veproni ngadalë, pasi do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje.

Ish-ministri i Mbrojtjes: Në 1997 e shkatërruam ushtrinë vetë. Dëmi ishte miliarda! Ky person ishte urdhëruesi…

Në një intervistë për “Nazarko Podcast” në RTSH, ish-ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj, rrëfen prapaskenat e vitit 1997, shpërbërjen e ushtrisë shqiptare, hapjen e depove të armëve dhe rolin e aktorëve të huaj në atë periudhë delikate për vendin.

Ushtria shqiptare e politizuar dhe e shkatërruar nga brenda

“Po, amerikanët ishin këtu dhe ndihmonin, por gjithçka ndodhte në mënyrë spontane nga Shqipëria,” shprehet ai.

Sipas tij, një nga shenjat e politizimit ekstrem ishte leximi i detyrueshëm i gazetës “Albania” nga ushtarët, e cila financohej me fondet e ushqimit të tyre. Ai thekson se kjo përbënte një shkelje të rëndë dhe kontribuoi në çorganizimin e ushtrisë.

“Ushtria u politizua dhe më pas u çorganizua. E gjitha ndodhi nga brenda. Ne e shkatërruam vetë. Shërbimet e huaja ndoshta vëzhgonin, por nuk kishin pse të ndërhynin – situata u përkeqësua pa ndihmën e tyre,” thekson ai.

Depo armatimi të hapura me urdhër

Ai tregon se shpërthimi i dhunës në 1997 dhe marrja e armëve nga depot nuk ishte thjesht spontane. “Sali Berisha vetë ka pranuar se u hapën dy depo në Jug dhe më pas u dha urdhër të hapen të gjitha depot. Dhe kështu ndodhi në mënyrë të sinkronizuar në të gjithë Shqipërinë,” thekson ish-ministri, duke sugjeruar se pas kësaj qëndronte një vendim politik i centralizuar.

Sa ishte fuqia reale e ushtrisë shqiptare?

“Ne kishim 1,250 tanke, armatime të jashtëzakonshme. Shqipëria kishte rreth 1,600 depo armësh, të shpërndara në të gjithë territorin,” thotë ai. Sipas tij, kjo e vendoste Shqipërinë ndër vendet me më shumë armatim për frymë në botë.

Megjithatë, pas krizës, dëmi i shkaktuar ishte kolosal. “Në një intervistë kam përmendur një shifër – 670 milionë dollarë – por mendoj se ka qenë shumë më tepër,” shprehet ai. “Në disa depo gjetëm pjesë të papërdorura, si motorë avionësh të futur në kuti. Ndërsa kishte motorë avionësh, pa pasur fare avionë.”

Tragjedia e anijes dhe qëndrimi i Italisë

Një tjetër moment i rëndësishëm në rrëfimin e tij ishte përballja me tragjedinë e mbytjes së anijes shqiptare dhe reagimi i autoriteteve italiane. “Italianët mbajtën një qëndrim të dyfishtë – në disa raste ndihmuan, në të tjera e trajtuan situatën me arrogancë,” kujton ai. Ai përmend edhe takimin me ish-presidentin italian Romano Prodi, i cili premtoi publikisht: “Sado që të kushtojë, ne do ta nxjerrim anijen.”

Rusia dhe Shqipëria – marrëdhënie të komplikuara

Duke folur për periudhën e misionit diplomatik në Rusi, ish-ministri thekson: “Historikisht, Rusia ka mbështetur sllavët dhe grekët, dhe kjo ka pasur gjithmonë pasoja negative për shqiptarët.” Ai përmend traktatin e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit si raste ku Rusia kishte një rol vendimtar në cenimin e territoreve shqiptare.

Ja si e “bleu” Greqia Metën e Berishën: Bashkëpunëtorët e tyre, roli i amerikanëve dhe “puçi” që i bënë Fatos Nanos!

Me rënien e diktaturës dhe hapjen e vendit ndaj strukturave euro-atlantike, Shqipëria është vënë përpara një problemi të ri e të mprehtë, që është futja e hundëve të Greqisë në punët e brendshme, duke zbatuar një politikë të stërholluar agresioni politik, ekonomik e kulturor, me pikësynim për të realizuar ëndrrat e saj aneksuese në Shqipërinë e jugut.

Më poshtë paraqitet i shkurtuar një pjesë e materialit të përmbledhur nga një punonjës veteran i Ministrisë tonë të Jashtme, i cili tashmë ka ndërruar jetë, bazuar në informacione të klasifikuara e zyrtare, ka mundur të dallojë politikën shoviniste greke në Shqipërinë e Jugut, nëpërmjet helenizimit, proces që nis me pensionet, dyshtetësinë, kishën, bankat, telefoninë celulare, politikën e jashtme, propagandën, sponsorizimin e krimit, blerje mediash e infiltrim agjenturor dhe në fund futjen e elementëve të spiunazhit grek dhe njerëzve që punojnë për ta në radhët e dy partive kryesore në Shqipëri.

Pra gjendja është e rrezikshme dhe nuk është rastësi që Greqia insiston për të futur në censusin e popullsisë dy elementë si kombësia dhe feja për të nxjerrë sa më shumë grekë, gjë për të cilën ka investuar prej dekadash e sidomos në këto 30 vjetët e fundit, ku shërbimi sekret grek ka kapur edhe individë të pushtetshëm në Shqipëri, individë që punojnë në dëm të kombit shqiptar.

Zbardhet dokumenti

“Greqizimi është një proces që i ka rrënjët thellë në histori, që në vitet 40-të të shekullit XIX, me “Megali Idenë”. Në funksion të këtij procesi është ngritur shovinizmi grek që ka dëbuar nga territoret e tyre qindra e mijëra shqiptarë dhe asimiluar mbi 220 fshatra shqiptare të krishterë nga kufiri shqiptar e deri në Prevezë. Popullata shqiptare myslimane është dëbuar tërësisht. Procesi i helenizimit tani është fokusuar në Shqipërinë e jugut, me një veprimtari të dendur armiqësore ndaj Shqipërisë.

Para lufte greqizimi nuk njihej në qytetin e Gjirokastrës e të Sarandës, kurse tani plani i tyre ka nisur të japë fryte. Ambicia greke ka qenë trekëndëshi Sarandë-Gjirokastër-Himarë, e me pararojë deri në Nartë, Zvërnec e Poron mbi Vlorë. Në krye të procesit antishqiptar është vendosur shërbimi sekret grek, i cili mbështetet nga lloj-lloj shoqatash që pretendojnë Vorio-Epirin.

Zbulimi grek, e jo vetëm, duke ndjekur platformën e merimangës shoviniste greke, mundi të hapë shkolla greke që në kohën e diktaturës, ndryshuan kombësinë e shumë fshatrave në Gjirokastër e pas vitit 1990 i janë turrur zonës bregdetare nga Saranda në Vlorë, duke i shpallur fshatrat minoritare greke. Në Korfuz u fuqizua sistemi i valëve televizive në mënyrë që në këtë zonë të përhapej e dominonte kultura greke.

Organizatat verio-epirote janë më aktive e më agresive se kurrë. Deri në vitin 2005, objektiv i agjenturës greke ishte kryesisht Saranda, e pas vitit 2005 fokusi ka qenë Himara. Për zbatimin e platformës antishqiptare nga shovinistët grekë, janë vënë në rresht vetë shteti grek nëpërmjet zbulimit agjenturor, ambasada greke në Tiranë konsullatat greke në qytetet e jugut, si dhe televizioni nëpërmjet emisioneve dhe njerëzve të paguar. Merimanga shoviniste greke vepron me metoda të sprovuara e të stërholluara.

Ndërhyrja në banka

Synimi madhor është të zmadhohet me çdo mjet e formë numri i popullatës minoritare. Qëllimi i agjenturës greke ka qenë që në fund të këtij procesi greqizimi të regjistrohen 200 mijë minoritarë në të gjithë Shqipërinë.

Këtu të përfshihen edhe ata shqiptarë që nëpërmjet pagesës të deklarohen grekë. Në këtë proces të ethshëm e të pandalshëm të agjenturës greke, në krye është vendosur inteligjenca minoritare, të cilën PPSH dikur e vendosi në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, institucionet sociale e deri në dikasteret e rëndësishme të shtetit, përfshi edhe brenda qeverisë.

Sot nga kjo inteligjencë që punon për Greqinë i ke deputetë në parlament dhe me funksione në partitë kryesore në Shqipëri. Në fushën ekonomike agjentura greke ka infiltruar njerëzit e saj, gjë që dëshmohet me bankat, investimet në zonën Gjirokastër-Sarandë-Himarë, që lidhen kryekëput me organizatat vorio-epirote. Të gjitha investimet greke drejtohen nga njerëzit e asfalisë greke. Në media, zbulimi grek ka investuar me pagesa dhjetëra milionë euro në portale e gazetarë që punojnë për interesat greke dhe helenizimin e Shqipërisë së Jugut.

Kisha dhe censusi

Në këtë proces është përfshirë edhe kisha, kupola drejtuese e së cilës dyshohet se i përket zbulimit grek. Edhe priftërinjtë e rinj janë shkolluar në Greqi e më pas kthehen dhe bëhen pjesë e përçimit të greqizimit. Kishës i jepet tokë më shumë dhe kudo që ajo kërkon. Kjo shkon në sinkron me ndërtim kishash ortodokse vend e pa vend kudo në Shqipërinë e Jugut dhe sipas një platforme të qartë.

Përveç kombësisë, zbulimi grek ka ndikuar fort që të futet në censusin e popullsisë edhe regjistrimi sipas fesë. Duket ironike sesi shteti grek, që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk zbaton as vetë ndonjë praktikë të tillë regjistrimi, edhe pse është vend anëtar i BE-së, e kërkon këtë tek Shqipëria. Nëse në censusin e popullsisë zbatohen këto dy kritere, kombësia dhe feja, që janë skenar i pastër i zbulimit grek, kjo do të ishte tradhtia më e madhe që i bëhet Shqipërisë. Nga analiza e bërë rezulton se shumë politikanë shqiptarë zbatojnë skenarin e zbulimit grek, e këtu duket se ka rrënjët e thella edhe tranzicioni ynë prej më shumë se 30 vjetësh, me të njëjtët figura në politikën e lartë, sidomos në opozitën aktuale.

Duket e habitshme se si PD, pas rrëzimit të komunizmit, nuk e ngriti çështjen çame dhe zyrtarët e saj në këtë çështje bënin të paditurin, duke shpresuar të merrnin ndihma nga grekët. Sot në Shqipëri, me miratimin e së djathtës, i është ngritur bust në Dropull Vasil Shahinit, një agjenturë që në kohën e Zogut, por që Sigurimi e gjeti fajtor dhe e dënoi me burg. Por “demokratët” e bënë hero dhe i ndërtuan bust, pikërisht një antishqiptari të tërbuar që luftonte me flamurin e Vorio-Epirit. Se si qëndron e vërteta historike për çamët në një anë dhe Vorio-Epirin në anën tjetër e ka sqaruar historiani ynë i madh Kristo Frashëri. Dyshohet se 60-70-% e SHISH-it të sotëm është në funksion të krerëve të sotëm të opozitës. Agjentura greke po synon që të heqë shtetësinë shqiptare e të fusë shtetësinë greke për ata që kanë dyshtetësinë. Kjo politikë helenizimi ka futur rrënjë thellë me pensionet. Por nuk u mjaftuan me kaq.

Zbulimi grek, duke shfrytëzuar politikën e shitur, futi në Himarë Belerin, që e donin për kryetar Bashkie, në mënyrë që të përshpejtohej procesi dhe të zbatojë në Censusin e popullsisë projektin për helenizimin e Shqipërisë së Jugut dhe pas këtij procesi të nisin kërkesat për autonomi dhe shkëputje. Duket qartë se “merimanga” shoviniste greke, ka synime antishqiptare, për këtë duhet që të bëhet çmos që në Census 2023 të mos përfshihen pyetjet për kombësinë e fenë, pyetje që nuk i zbaton shumica e vendeve anëtare të BE-së, përfshi dhe vetë Greqinë.

Politika dhe fijet e shtetit grek

Pra po ta analizosh me hollësi, me keqardhje duhet thënë se platforma shoviniste greke, jo vetëm që është zbatuar, por ajo po hedh rrënje te thella, e cila do t’i kushtoje shume rënde shtetit shqiptar, nga veprimet antikombëtare të Berishës vetëm për të qëndruar në pushtet dhe shumë politikaneve të tjerë. Krahas Berishës një rol shumë negativ nisur nga fitimi nëpërmjet korrupsionit ka luajtur Ilir Meta, me prapaskenat e tij politike pro-greke dhe ekonomike, i tërhequr në bashkëpunim nga Anastas Angjeli. Ky e lidhi me Kokalisin dhe ambasadën greke, ku nuk kishte natë të mos darkonin bashkë me këta punonjës, e cila luante një rol negativ ne ambientet publike dhe nuk mund të mos binte në sy të shërbimeve të huaja agjenturore.

Gjatë periudhës së Ilir Metës shteti grek pushtoi ekonominë e vendit, median e cila është e varur totalisht nga shërbimi zbulimit grek nëpërmjet reklamave qe investojnë në shtypin e shkruar dhe median elektronike. Nëqoftëse do te shkoje te shkruaje një qytetar fjala vjen një artikull për Janullatosin asnjë nga gazetat nuk e merr përsipër dhe nuk pranon. Por drejtimi kryesor i zbulimit grek ka qene sistemi bankar,ku ata kane arritur 60% te vene nen kontroll.

Ky zbulim kishte si qellim kryesor qe te vinte nën kontroll edhe Bankën e Kursimeve nëpërmjet Anastas Angjelit, por nga këmbëngulja e ish Guvernatorit te Bankës Shkëlqim Cani dhe ndërkombëtareve nuk mundi të blihej nga greket. Për këtë ata vepruan me planin operacional rezervë, duke propaganduar dhe dezinformuar se Banka e Kursimeve po falimentonte. Nëpërmjet këtij operacioni zbulimi grek donte te krijonte në popullin shqiptar gjendjen e vitit 1997, të kohës së piramidave. U desh ndërhyrja e SHBA nëpërmjet ambasadorit Limpreht që ky operacion të dështonte. Sipas burimeve të besuara përkrahësit më produktiv kohët e fundit për shtetin grek janë përveç PDNJ, Omonias dhe minoritareve, janë Paskal Milo, Sali Berisha, Anastas Angjeli.

Ndaj Fatos Nanos shteti grek ka ngelur i zhgënjyer dhe e kane parë si një person jo të besueshëm për arsye se Bankën e Kursimeve ja dha austriakeve, aeroportin e Rinasit gjermano-amerikaneve. Vlorën (plani Ambo) amerikaneve, linjat hapësinore ajrore amerikaneve. Pra nga këto objekte shumë strategjike shteti grek nuk përfitoi asgjë, prandaj dhe në zgjedhje ambasadori grek doli hapur kundër Nanos duke punuar në rrëzimin e tij nga pushteti.”/SOT

Forbes! Samir Manes i rritet pasuria! Ja sa miliardë dollarë vlen tani, dhe sa fiton në ditë

Biznesmeni shqiptar Samir Mane ka rritur ndjeshëm pasurinë e tij dhe vijon të konsolidojë pozicionin në listën globale të miliarderëve të revistës Forbes. Sipas përditësimit më të fundit të publikuar nga revista amerikane, pasuria neto e themeluesit të BALFIN Group ka arritur në 1.9 miliardë dollarë, rreth 500 milionë dollarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në vitin 2025, duke u bërë biznesmeni i parë shqiptar që përfshihet në këtë renditje, si edhe i pari në rajonin e Ballkanit. Përditësimi i fundit tregon një rritje të mëtejshme të vlerës së pasurisë së tij, e cila lidhet kryesisht me zgjerimin dhe diversifikimin e aktiviteteve të grupit BALFIN në disa sektorë. Aktualisht, ai vijon të jetë i vetmi biznesmen nga Ballkani i listuar në renditjen e miliarderëve të Forbes. Gjithashtu sipas përllogaritjeve, Mane fiton 1.1 milion dollarë në ditë.

Sipas shënimeve editoriale të Forbes, Mane është themelues dhe president i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me bazë në Tiranë që operon në fusha të ndryshme të ekonomisë, duke përfshirë tregtinë me pakicë, pasuritë e paluajtshme, logjistikën dhe sektorin bankar. Grupi zotëron disa nga qendrat më të mëdha tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rrjete dyqanesh elektronike dhe investime të rëndësishme në projekte rezidenciale dhe turistike në Shqipëri.

Historia e biznesit të Mane nis në fillim të viteve ’90. Sipas Forbes, ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991 gjatë rënies së regjimit komunist dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993 ai nisi aktivitetin tregtar duke eksportuar pajisje elektroshtëpiake drejt Shqipërisë, duke shënuar hapat e parë të sipërmarrjes së tij.

Në vitin 1998 Mane themeloi rrjetin e dyqaneve elektronike Neptun, i cili u bë një nga markat më të njohura në tregun e elektronikës në Shqipëri dhe rajon. Pas rikthimit të tij në Shqipëri në vitin 2005, ai zhvilloi një nga projektet më të rëndësishme të retail-it në vend, duke hapur qendrën e parë moderne tregtare.

Sot BALFIN Group ka një portofol të gjerë aktivitetesh që shtrihet përtej tregut shqiptar. Përveç investimeve në qendrat tregtare dhe retail në Ballkanin Perëndimor, grupi zotëron gjithashtu një bankë, parqe logjistike dhe projekte të mëdha të pasurive të paluajtshme. Forbes thekson gjithashtu se grupi ka investime në pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe projekte infrastrukturore dhe arsimore në Shqipëri, përfshirë edhe një universitet privat.

Rritja e pasurisë së Mane në 1.9 miliardë dollarë reflekton jo vetëm zgjerimin e portofolit të investimeve të BALFIN, por edhe zhvillimin e sektorëve të retail-it dhe pasurive të paluajtshme në rajon gjatë viteve të fundit.

Për ekonominë shqiptare, përfshirja e një sipërmarrësi vendas në listën e miliarderëve globalë konsiderohet një tregues i rritjes së kapitalit privat dhe i konsolidimit të një prej grupeve më të mëdha të biznesit në vend dhe në rajon. /ekofin.al