“Të vij në mes të Prishtinës”, Aktori kërcënon Gjestin në Big Brother VIP Albania (VIDEO)

Gjesti u përball mbrëmjen e kaluar me një situatë jo shumë të këndshme.

Situata u përshkallëzua pas përplasjes me Gertin dhe ky i fundit përfundoi me kërcënime të hapura ndaj këngëtarit. Në një moment tensioni, Gerti i drejtoi Gjestit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe pas daljes nga shtëpia:

“Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, tha Gerti duke shtuar: “Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”.

Gjesti ruajti qetësinë, duke mos i reaguar në të njëjtën formë, por që sigurisht ky moment ka bërë xhiron e rrjetit.

VIDEO

Safet Bajri bën kallëzim në SPAK: Persona të paidentifikuar po vendosin gjoba në emrin tim!

I konsideruar si koka e një prej grupeve kriminale në vend, Safet Bajri, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK duke pretenduar për keqpërdorim të emrit të tij për qëllime kriminale.

Ai pretendon se persona të paidentifikuar kanë vendosur gjoba dhe kanë përdorur emrin e tij në aktivitete të paligjshme, duke dëmtuar kështu reputacionin e tij.

Kallëzimi është dorëzuar nga avokati i Bajrit, Sokol Tahiraj, dhe kërkon që të hetohen dhe arrestohen individët përgjegjës për këtë abuzim. Ky kallëzim vjen pas një kontrolli të zhvilluar pak javë më parë në banesën e Bajrit nga Prokuroria e Posaçme, që ka të bëjë me hetime të mëtejshme për aktivitete kriminale.

Kallëzimi i Safet Bajrit në SPAK

Unë i nënshkruari Safet Rustemi, pasi jam informuar që në qytetin ku jetoj, në Shkoder disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin tim për të grabitur telefona dhe për tu vendosur gjoba këtyre personave në mënyrë që ti ktheheshin telefonat,

Këtë e kanë bërë nën kërcënimin e armës duke pretenduar se këto armë ia kam dhënë unë për të kanosur, grabitur dhe gjobitur qytetarët të ndryshëm të qytetit të Shkodrës.

Pasi kam marrë vesh për këtë ngjarje dhe jam interesuar në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm SHKODER, kam marrë një procesverbal të kallzimit të bërë nga shtetasi Ermando Muhja, kundër shtetasit Zikjan Lela, ku ky i fundit i ka marrë nën kërcënimin e armës telefonin e tij iphone 12, duke përdorur emrin tim për ta grabitur këtë shtetas e provuar kjo dhe me vendimin penal nr.8 (6)  datë 05.01.2025 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kundër Zikjan Lela.

Ndodhur përpara kësaj ngjarje të cilën unë e konsideroj të rëndë për emrin dhe reputacionin tim në këtë qytet, kërkojë që nga ana juaj të hetohet kjo ngjarje dhe të arrestohet i kallzuari Zikjan Lela dhe personat që kanë bashkëpunuar me të për të ulur figurën time , duke kryer këto vepra penale.

Festë me k* kainë në apartamentin në Astir, kush është I dashuri i vajzës që alarmoi policinë

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë dje në një apartament në zonën e Astirit, ku një vajzë 21-vjeçare ishte ngujuar, duke alarmuar policinë. Ngjarja ka sjellë shpalljen në kërkim të katër të rinjve, të cilët akuzohen për armët e zjarrit, kokainën dhe një jelek antiplumb të gjetur në një nga banesat me qira ditore.

Sipas hetimeve, të rinjtë dhe tre vajza, përfshirë edhe 21-vjeçaren, kanë festuar gjatë natës së mërkurë dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes në dy apartamente të marra me qira. Vajza ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj, por është frikësuar pasi ka parë armët në banesë. Në dëshminë e saj, ajo ka mohuar pretendimet e dhunës, të cilat janë konfirmuar edhe nga ekspertiza mjekësore që nuk ka gjetur shenja dhune.

I dashuri i vajzës është identifikuar si Joni Sadikaj, një personazh i njohur për policinë. Sadikaj ka pasur një histori të mëparshme kriminale, përfshirë arrestimin e tij në 2015 për trafikimin e 1.3 tonëve kanabis në bregdetin e Kavajës. Në korrik të vitit 2022, ai u arrestua sërish pasi iu gjet një armë pa leje, krehër dhe municion luftarak gjatë një kontrolli policor.

Hetimet për ngjarjen në Astir janë ende në zhvillim, ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë, me fokus në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.

Ngjarja në Astir! Zbulohen emrat e pesë të kërkuarve, në pyetje merren tre vajza

Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir.

Siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta, ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.

Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

“U hodh nga frika se mos humbte kujdestarinë e 4 fëmijëve!”- Tr. agjedia e motrave shqiptare në Itali, avokatët: Ish-burri kishte grua dhe fëmijë tjetër! Ajo nuk ishte xheloze, por…

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Itali, ku dy motra shqiptare, të moshës 33 dhe 35 vjeç, u hodhën nga dritarja e katit të katërt të një ndërtese në Genova.

33-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë menjëherë, ndërsa motra e saj mbijetoi dhe tani ndodhet në terapi intensive. Sipas hetimeve paraprake, akti tragjik ka ndodhur për shkak të frikës së nënës se mund t’i humbte fëmijët, duke pasur parasysh se ata mund t’iu besoheshin burrit të saj, i cili ishte denoncuar më parë për abuzim ndaj saj dhe fëmijëve dhe ishte në proces divorci.

Avokati i dy motrave ka bërë të ditur për mediat italiane, se vajza që mbijetoi ka shumë fraktura dhe vazhdon të pyesë për motrën e saj, pa e ditur ende se ajo ka vdekur.

Ai është shprehur se viktima kishte denoncuar burrin për abuzim psikologjik dhe për tentativë për të imponuar ideologji fetare ekstremiste brenda familjes, ndërsa ka pasur dhe një partnere të re me një fëmijë.

“Viktima kishte frikë se mos i humbiste fëmijët e saj. Ajo kishte denoncuar disa herë burrin e saj për abuzim psikologjik në lidhje me fanatizmin e tij fetar, ajo pretendonte se ai donte t’i impononte asaj dhe fëmijëve të saj fenë, por ajo nuk donte. Ai ishte dënuar për një rast rrëmbimi duke qenë se i kishte mbyllur dy gratë dhe më pas kishte shkuar në xhami, ndërsa ishte liruar për plagosje. Sipas shumë njerëzve, ajo ishte e shqetësuar se do t’i linte fëmijët me burrin e saj duke qenë se ajo ishte e papunë, ndërsa burri i saj punonte, kishte një partnere të re dhe një fëmijë, dhe për këtë arsye kishte frikë se do t’i hiqnin kujdestarinë”, tha avokati i dy shqiptareve.

Avokati shpjegoi se mes çifti ka pasur probleme, por sipas tij, gruaja shqiptare nuk ka pasur shenja xhelozie për të shoqin. Ai tregoi se viktima shtatorin e kaluar ishte izoluar në shtëpi nga bashkëshorti për rreth një orë e gjysmë, pa pasur mundësinë për të dalë.

“Sigurisht që kishte probleme mes gruas dhe burrit të saj. Ajo më kishte shprehur shqetësimin për rritjen e fëmijëve të saj duke qenë se burri i saj donte të impononte islamin radikal dhe ajo nuk ishte dakord. Kam lexuar për xhelozinë e saj ndaj burrit të saj, por kjo nuk është e vërtetë. 26 shtatorin e kaluar gjykata e dënoi zotërinë për rrëmbim, për një orë e gjysmë zonja nuk mundi të dilte nga shtëpia. Ka pasur një konflikt, por ky dënim e ka bërë përgjegjës për rrëmbim. Besimi se fëmijët mund të rriten në një mjedis jo të shëndetshëm është real.

Zonja më kishte telefonuar dy ditë para kësaj ngjarjeje sepse donte të bënte një ankesë të mëtejshme kundër këtij burri, për fat të keq nuk jam në gjendje ta di pse. Shtypi e trajtoi ngjarjen në mënyrë objektive, nuk e di se çfarë tha avokati i zotërisë. Ne nuk u japim përgjegjësi atyre që nuk e kanë, por ka pasur një konflikt mes të dyja palëve.

Ka një dënim për rrëmbim dhe nuk mund të zvogëlohet, mendoj se është e gabuar, kjo grua që kishte gjithë këtë liri mendoj se është vërtetuar se ka gabuar. I hoqi çelësat e shtëpisë së saj dhe të zonjës, duke e mbyllur në shtëpi, kështu që një rrëmbim mbaroi dhe mbaroi, nuk mund të flasim vetëm për një krizë familjare. Nuk kam informacion për depresionin pas lindjes”, tha ai.

Nga ana tjetër, avokati i ish-bashkëshortit të shqiptares ka hedhur poshtë akuzat për ekstremizëm fetar dhe ka theksuar se ai ishte një individ tërësisht i integruar në shoqëri dhe pa probleme.

Ai ka thënë gjithashtu se gruaja kishte pasur një periudhë të vështirë pas lindjes, ku nuk ishte diagnostikuar me depresionin.

“Klienti im është i integruar mirë në zonë, ai punonte, nuk ishte ekstremist apo edhe fanatik fetar, ishte mysliman si gruaja e tij. Zonja nuk vishte burka, kishte leje drejtimi dhe bënte një jetë shoqërore shumë normale.

Bashkëshorti nuk ka bërë asnjë detyrim ndaj gruas së tij. Ajo kishte frikë se fëmijët do t’i besoheshin burrit të saj, sepse një seancë në fund të dhjetorit kishte treguar se gruaja ishte në shqetësim psikologjik. Gruaja e tij e akuzoi për shumë gjëra. E gjithë kjo është pjesë e një krize serioze martesore, ajo ka pasur depresion pas lindjes, të cilat, megjithatë, nuk u zbuluan nga askush”, ka thënë avokati.

Pse e fitoi Arlind Qori debatin me Blendi Fevziun për mediat e mëdha që kontrollohen nga pronarët

Në studion e “Opinion” pati një debat me tone të ngritura mes Blendi Fevziut dhe Arlind Qorrit.

Debati nisi pasi Qori tha se Lëvizja Bashkë është censuruar duke mos u ftuar në studio televizive, pasi sipas tij përbën kërcënim për pushtetin dhe biznesmenët oligarkë. Qori hodhi akuza mbi televizionin Klan për censurë gjë që ndeshi në kundërshtinë dhe revoltën e Fevziut.

Në debat është futur edhe Andi Bushati, i cili edhe pse mik me Blendi Fevziun i jep të drejtë Arlind Qorrit teksa shkruan:

“Në këtë debat dua të them se jam 100% me Arlind Qorin. Së pari për arsye thellësisht personale dhe së dyti si njeri që ka privilegjin ta shohë për së brendshmi dhe për së jashtmi sistemin tonë mediatik”.

Bushati shkruan edhe për eksperiencën e tij personale dhe censurën që edhe atij vetë i ka bërë Tv Klan, kur thotë që prej 2015-ës nuk ka shkelur më kurrë.

“Kam qenë aktiv që prej 1997-ës, si gazetar, drejtues reviste, udhëheqës emisionesh televizive e për vite të tëra kam kontribuar si i ftuar në një mori të madhe emisionesh të këtyre mediave. Por që pas vitit 2015, pasi pata një konflikt me Aleksandër Frangajn, për më tepër jo për çështje që lidheshin ekskluzivisht me Klanin, nuk kam shkelur më kurrë në këtë media. Askush nga ata që më ftonte më parë, nuk pati guximin ta bënte më. Miqtë e mij, me ata që vijonim të pinim kafe apo ndonjë gotë verë dhe ruanim të njëjtat raporte, patën frikë të më hapnin më ato dyer ku kisha hyrë lehtësisht më parë. As në emisionet shoë, as në lajme, as për biseda politike, askund. Për mua papritmas, media në lindjen e së cilës kisha kontribuar modestisht, u shndërrua në gardhin e një “toke të xanun””, shkruan Andi Bushati.

Bushati në shkrimin e tij e çon përtej TV Klan këtë fenomen teksa kujton edhe kronikat e lajmeve të Top Channel, një tjetër televizion publik ku sipas tij rastet e censurës janë evidente dhe i përmend me shembuj konkretë.

“Ai përmendi (e ka për Qorin) në mënyrë absurde rastin e Top Channel, që transmetonte kryeministrin duke e sulmuar personalisht për protestat e pensionistëve, por nuk i pasqyronte fare ato protesta”, shkruan Bushati dhe në fund kujton edhe lajmet e ndërtuara nga mediat mbi statuset e kryeministrit Rama.

“Pra, nuk ka nevojë për më shumë shembuj që të tregosh se mediat tona të mëdha janë shndërruar në kioska për të zgjidhur hallet e rrethit familjar dhe financiar të një grushti padronësh. Ato e bëjnë këtë në mënyrën më të ulët dhe në dëm të interesit publik, duke i shërbyer kryepushtetarit të radhës. Ato kanë mbërritur deri në rekorde qesharake, sa kur bie borë në Theth, e raportojnë këtë përmes Facebook-ut të shefit të qeverisë, ndërsa kur një revistë e huaj shkruan për Ksamilin, lajm bëhet se linkun e saj e ka ripostuar edhe Edi Rama”.

Video Player

Çim Kazazi nga Librazhdi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi jetën e tij duke u futur mes ujit të rrëmbyeshëm për të shpëtuar një grua me makinë që rrezikonte të mbytej.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Leicestershire, ku pati edhe përmbytje masive.

Shqiptari është identifikuar si Çimi Kazazi, pronar i një restoranti me kuzhinë italiane, që jeton prej 20 vitesh në Angli dhe me origjinë nga Librazhdi.

Ai kaloi nëpër ujin e ngrirë për të nxjerrë gruan nga makina e saj dhe për ta sjellë në lokalin e tij.

Gruaja thuhet se po përpiqej të largohej nga zona, kur makina e saj u bllokua.

VIDEO

Balluku: Erion Veliajn e kam mik të mirë, jam dakord me kryeministrin, sepse ne nuk bëjmë kurrë gabimin që kanë bërë paraardhësit tanë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një intervistë në Top Story, ka folur për raportet e saj me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo ka deklaruar se bashkë me Veliajn, vijojnë të ulen në të njëjtën tryezë pune sa herë që bëhen mbledhjet me drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 11 majit, teksa shprehet se ai është linçuar publikisht pas hetimeve që ka ndërmarrë SPAK.

Belinda Balluku: “Unë me Erion Veliajn jemi miq të mirë dhe kemi qenë miq prej shumë kohësh, para se të kemi këto detyra. Unë e kuptoj që gjithmonë kërkohet që të ketë një telenovelë”.

Si janë këto akuzat që bëhen…

“Unë e kuptoj shumë mirë që ka një vëmendje dhe tendencë për telenovela nëpër lajme, por për të thënë të drejtën janë duke rrëmuar në vendin e gabuar se as unë, as Erioni nuk kemi ndonjë rezervë ndaj njeri tjetrit”.

Vërtet mendon se goditja e kryebashkiakut nga SPAK, nuk e dëmton PS-në e Tiranës?

“Unë do të doja që të ndiqeshin të gjitha shkallët e drejtësisë ashtu siç duhet. Në rast se hetohet një dosje, kjo nuk e bën personin nën hetim, fajtor. Ky është gabimi më i madh që po ndodh në këto momente, secili që ka një çështje të hapur, duhet patjetër gjithë ky mllefi publik që e vë personin te cepi dhe e trajton si një person të fajshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë”.

Kur bëhet për Metën dhe Berishën nuk ka problem…

“Erioni është një figurë politike. Sot ka qenë në tryezë me mua dhe me gjithë drejtuesit e tjerë të qarkut dhe është duke punuar, ashtu siç ka punuar çdo ditë dhe për këtë ju siguroj”.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një nga drejtuesit e Qarkut, është përfaqësues i lartë politik. Deri tani kemi opinionin e kryeministrit që ai po linçohet publikisht. Keni ju një opinion?

“Këtë sapo thashë para pak. Ka një linçim publik të pajustifikuar”.

Po një kosto do ketë PS-ja, jo vetëm në Tiranë, por gjithandej. Për Veliajn nuk kemi thjesht një kallëzim, kemi një kontroll, kemi kontrollin e bashkëshortes…

“Ndaj të njëjtin pozicion me kryeministrin. Po bëhet një linçim publik pa logjikë. Sa i përket impaktit, sot kam qenë në të njëjtën tryezë me Veliajn dhe gjithë drejtuesit e qarqeve, është në punë. Ne jemi në një fushatë që e konsiderojmë të filluar”.

SPAK vepron, por duhet të ketë një diskutim publik pasi Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës…

“Ne nuk bëjmë kurrë gabimin që kanë bërë paraardhësit tanë që të ndikonin në sistemin e drejtësisë. Për këtë arsye ka ardhur momenti i duhur që të ndahet puna e ndershme dhe e pastër nga abuzimet”.

Keni ndonjë dijeni kush është Nesti Angoni?

“Unë as e di kush është Nesti Angoni, as kam ndonjë interes ta di. Kam parë një uragan akuzash të cilat për të thënë të drejtën më kanë bërë të buzëqesh. Nuk është në interesin tim se kam punë shumë më të rëndësishme për tu marrë sesa të merrem me insinutat dhe me akuzat e medias për sa i përket kësaj çështje”.

Tërbohet moti/ I ftohti polar mbërrin në Shqipëri, priten reshje të dendura dëbore

Këtë fundjavë dhe në vazhdim, temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit, pasi pritet që të pësojnë rënie drastike.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja, thotë se duke filluar që nga mbrëmja e së shtunës do të kemi ndryshim të kushteve të motit, pasi në vendin tonë do të depërtojnë masat e ftohta polare.

Lajda Porja: Na pret një fundjavë mjaft dinamike edhe pse dita e sotme duket si një ditë tipike vjeshte. Reshje të pakëta shiu në zonat qëndrore. Parashikohet që orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje shiu në veri dhe në veri-perëndim. Reshje më të pakta do të ketë qendra dhe jugu. Sot mbetet ngrohtë dhe era është kryesisht jugore dhe herë pas here forcohet. Duke filluar që nesër në mbrëmje do të kemi një ndryshim drastik të kushteve armosferike.

Dita e shtunë do të sjellë depërtimin gradual të një mase të ftohtë polare, e cila do të zbresë drejt Gadishullit të Ballkanit dhe Shqipërisë duke sjellë menjëherë ndryshim të kushteve atmosferike.

E shtuna do të ketë rënie me 2-3 gradë të temperaturave dhe nga vlerat mjaft të larta që kemi përjetuar pothuajse përgjatë gjithë javës deri në 18 apo 19 gradë, e shtuna do të ulë termometrin në 15 gradë.

Ditën e dielë parashikohet që temperaturat të pësojnë një rënie me 6 apo 7 gradë për shkak të masës së ftohtë. E diela do të jetë me reshje shiu dhe dëborë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, dëbora pritet që të zbresë deri pranë zonës së ulët, kryesisht në atë të Mbishkodrës.

Lajda Porja: Dita e dielë do të jetë ajo që do të bëjë ndryshimin drastik ku presin 6 deri në 7 gradë rënie për shkak të masës së ftohtë, e cila depërton në territorin shqiptar. Dita e dielë me reshje shiu dhe reshje të dendura dëbore pothuajse në të gjithë zonën veriore dhe veri-lindore dhe në zonat jug-lindore, rrebeshe shiu në pjesën tjetër të territorit. Parashikohet që reshjet e dëborës të zbresin deri pranë zonës së ulët, kryesisht në zonat e Mbishkodrës, megjithatë reshje më të pakëta do të ketë jugu i vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ndryshim drastik duke filluar që nga dita e dielë dhe do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës ku termometri do të zbresë të paktën të dielën në -2 dhe maksimalet ditën e dielë do të jenë jo më shumë se 11 gradë. Reshjet e dëborës më të dendura parashikohen ditën e dielë dhe më të pakëta do të jenë gjatë ditës së shtunë. Nga dita e dielë dhe në vijim do të përjetojmë ditë tipike dimri.

“Ka emra të tjerë të rëndësishëm”, Lala zbulon detajet: SPAK sekuestroi telefonat e personave të rëndësishëm të Veliajt

Klodiana Lala, e ftuar në një emision televziv, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Lala tha se SPAK ka sekuestruar edhe telefonat e personave të tjerë të lidhur me Veliajn.

“Në datën 6 dhjetor, oficerët e BKH ushtruan kontroll në bizneset e Ajola Xoxa dhe Arbër Veliajt. Morën celularin personal të zonjës Xoxa dhe celularin e vëllait, Arbër Veliajt, celularin e Elman Abule dhe Marisa Nito. Nga 6 dhjetor deri sot SPAK ka bërë këto veprime. Ka marrë dëshminë e Xoxës, Veliajt. Ka zbuluar detaje që nuk i dinim, si ishte nisur hetimi, veprat penale, etj. Ka pyetur Marisa Niton, bashkëshorten e Elman Abule.

A mund të bëjë SPAK më tepër? Sigurisht. A duhet të veprojë me urgjencë? Veliaj është vënë me bukë në trajsë për të kërkuar Nesti Angonin, nuk e kërkon për të bukur, por për ta intimiduar. SPAK ta kritikojmë kur duhet dhe ta shtyjmë pozitivisht. Nëse e kërkojmë hetimin në studio, i bie të mbyllet prokuroria.

Historia e hetimit, për Metën dhe Kryemadhin hetimet ishin drejt finalizimit, nuk e di përfundimin, por mjaftoi një celular në shtëpinë e nënës së Kryemadhit, kaluan edhe 8 muaj për të ndërtuar një çështje krejt të re.

Në informacionet që kam, janë sekuestruar edhe celularë të tjerë, të personazheve të rëndësishëm në raport me Veliajn. Nuk kam dokument dhe nuk nxjerr dot emra, por janë të rëndësishëm në mënyrën se si dyshohet se është kryer korrupsioni.

Deri dje thuhej me të lartë, nuk e thërrasin ta pyesin, ja u thirr dhe iu kontrollua biznesi i bashkëshortes”, tha Lala.