‘E di me kë rri’, gazetari zbardh detaje nga dëshmia e Veliajt në SPAK: Debatoi ashpër me prokurorët, ndërhyri Dumani

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet lidhur me dëshminë e Erion Veliajt në SPAK.

Sipas gazetarit, dëshmia e Veliajt është shoqëruar me debate të ashpra, duke detyruar drejtorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Sipas tij, gjatë dëshmisë, Veliaj ka përdorur kanosje të nënkuptuara, duke përmendur njerëz që ai di me kë rri dhe bashkëjeton

Ai theksoi se qenia “i lirë” e kryebashkiakut, pavarësisht akuzave penale të rënda ndaj tij, konfirmon se Veliaj është një rast përjashtimor dhe se ka pasur një “gjykatë politike” që ka ndikuar në këtë çështje.

Çollaku theksoi gjithashtu se ka të paktën dy ministra të kabinetit të kryeministrit Rama që nuk mund të udhëtojnë në SHBA dhe janë thirrur në SPAK. Ai u shpreh se drejtësia në Shqipëri është e shantazhuar dhe kjo ka pamundësuar dërgimin e zyrtarëve të lartë publikë në qeli, pavarësisht akuzave të rënda ndaj tyre.

Çollaku ka ngritur gjithashtu dyshime për ndikimin e Xhorxh Sorosit në politikën dhe drejtësinë shqiptare, duke sugjeruar se financimet dhe investimet e Sorosit mund të kenë një rol të rëndësishëm në ndikimin mbi vendimmarrjen në SPAK dhe institucionet e tjera.

‘Gjykata politike e ka marrë vendimin për Veliajn, ai është i përjashtuar. Ka të paktën 2 ministra që nuk udhëtojnë dot në SHBA, që e kanë vizituar SPAK. I vetmi që s’është thirrur në SPAK, të gjithë ministrant janë, janë histori diaspore, energjitike. Kemi riaktvizim.

Fotoja e Soros ka zjë pyetje brenda. A ka ende ndikim Sorors në ambasadë që shtrihet deri në SPAK? Kemi funksionarin publik me akuzat më të rënda ndaj një zyrtari të lartë. Me gjysmën e këtyre akuzave ka një numër të lartë zytarësh që janë në qeli. Këta njerëz në prokurori e gjykata, që janë investime e financime të Soros, çfarë të fshehtash e sekrete kanë ata për to, që nuk marrin dot vendime. Nga 5 orë thirrje në SPAK, 1 orë ka kaluar në temperaturë të nxehtë debati mes Veliajt e prokuroëve.

Madje ka zbritur vetë Dumani për të shuar gjakrat. Një nga kanosjet kanë qenë, ‘unë e di me kë rri e më kë bashkëjeton’, një nga kanosjet e nëndheshme të Veliajt. Kemi njoftim zyrtar të SPAK për akzuzat e shumta ndaj Veliajt. Po shkohet nga provat te arresti, e jo arresti te prova. Kjo kohë, duket kompromentuese për të dëmtuar provat.’, tha Çollaku.

Ishte e pamundur për ta shpëtuar! Zbulohet sëmundja e 12 vjeçarit që humbi jetën në Tiranë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 12-vjeçarit nga Maliqit në pediatrinë e kryeqytetit.

QSUT teksa i shpreh ngushëllimet familjes, thotë se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Njoftimi:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

12-vjeçari Leo Sadiku ndërroi jetë në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza mëngjesin e sotëm në spitalin e Tiranës, pas një periudhe trajtimi për virozë.

Ndërsa familjarët e të miturit kanë thënë për mediat se djali i tyre nuk kishte probleme shëndetësore më herët, madje ka qenë aktiv dhe në aktivitetet sportive.

Sipas asaj që prindërit e 12-vjeçarit kanë treguar mësohet se në fund të muajit dhjetor i mituri ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë dhe ishte trajtuar në reaminacion.

Ata akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur. Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se përgjatë ditëve të fundit niveli i sheqerit në gjak të 12-vjeçarit kishte arritur deri në 200.

Gjermania paralajmëron Trump: Mos kërcëno Grenlandën, NATO dhe BE i bëjnë thirrje për respektimin e sovranitetit

Gjermania ka paralajmëruar Donald Trump që të mos kërcënojë Grenlandën, pasi presidenti i zgjedhur amerikan nuk e përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë territorin autonom të Danimarkës. Kancelari Olaf Scholz tha se kishte një “moskuptim të caktuar” në lidhje me deklaratat që vinin nga administrata e ardhshme e SHBA.

“Parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht nëse ai është në lindje apo në perëndim”, tha Scholz. Kancelari gjerman theksoi se “NATO është instrumenti më i rëndësishëm për mbrojtjen tonë dhe një qendër e marrëdhënieve transatlantike”.

Më herët edhe Franca paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë sovranë të Grenlandës. Danimarka është anëtare e aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA, ashtu si Gjermania dhe Franca. Sipas BBC, është e vështirë të imagjinohet se si BE-ja mund të parandalojë ndonjë sulm të mundshëm. Ajo nuk ka aftësitë e saj mbrojtëse dhe shumica e 27 vendeve anëtare të saj janë pjesë e NATO-s.

Të martën, Trump përsëriti dëshirën e tij për të fituar Grenlandën, duke thënë se ishulli Arktik ishte “kritik” për sigurinë kombëtare dhe ekonomike. Ai ka shprehur vazhdimisht një interes për të blerë Grenlandën, pasi kishte hedhur idenë në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë si president. Danimarka, një aleate prej kohësh e SHBA-së, e ka bërë të qartë se Groenlanda nuk është në shitje dhe se ajo u përket banorëve të saj.

Trump i bëri komentet në një konferencë shtypi në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, më pak se dy javë para se të betohet për mandatin e tij të dytë si president më 20 janar.

Ku është Grenlanda dhe kush e kontrollon atë?

Grenlanda ka qenë shtëpia e një baze radari amerikan që nga Lufta e Ftohtë dhe ka qenë prej kohësh e rëndësishme strategjike për Uashingtonin. Trump sugjeroi se ishulli ishte vendimtar për përpjekjet ushtarake për të gjurmuar anijet kineze dhe ruse, të cilat ai tha se janë “kudo”.

Nga ana tjetër, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha një ditë më parë se Grenlanda u përket Groenlandezëve dhe se vetëm popullsia lokale mund të përcaktojë të ardhmen e saj. Megjithatë, ajo theksoi se Danimarka kishte nevojë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

Deputeti i Grenlandës, Kuno Fencker, i tha BBC-së se popullsia ishte përgatitur për “disa deklarata të guximshme” nga Trump, por se “sovraniteti dhe vetëvendosja e ishullit janë të panegociueshme”. Fencker, partia e të cilit Siumut është pjesë e koalicionit qeverisës të Grenlandës, tha se autoritetet lokale do të mirëpresin dialog konstruktiv dhe partneritet reciprokisht të dobishëm me Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera. Ai nuk përjashtoi një shoqatë të lirë duke përfshirë Danimarkën dhe SHBA-në, por tha se “ky është një vendim që duhet të marrin grenlandezët, nuk është vendim i një politikani”.

Groenlanda ka një popullsi prej vetëm 57,000 banorësh dhe një autonomi të gjerë, megjithëse ekonomia e saj varet kryesisht nga subvencionet nga Kopenhaga dhe ajo mbetet pjesë e mbretërisë së Danimarkës. Ai gjithashtu ka disa nga depozitat më të mëdha të mineraleve të rralla të tokës, të cilat janë thelbësore në prodhimin e baterive dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë.

Korrespondenti i lartë ndërkombëtar i Korporatës Daneze të Transmetimit, Steffen Kretz, i cili ka raportuar në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, tha se shumica e njerëzve me të cilët kishte folur ishin “të tronditur” nga refuzimi i Trump për të përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e territorit.

Ndërsa shumica e njerëzve në Grenlandë shpresonin për pavarësi në të ardhmen, ai tha se kishte një pranim të gjerë se kishte nevojë për një partner që mund të ofronte shërbime publike, mbrojtje dhe një themel ekonomik, siç bëri Danimarka tani.

Djali i presidentit të zgjedhur, Donald Trump Jr, bëri një vizitë të shkurtër në Grenlandë të martën, në atë që ai e përshkroi si një “udhëtim ditor personal” për të biseduar me njerëzit. Më pas ai postoi një foto me një grup grenlandezësh në një bar të veshur me kapele pro-Trump.

Një tjetër shqiptar te Napoli, Hasa tashmë bashkëlojtar me Rrahmanin

Luis Hasa edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Napolit.

Futbollisti shqiptar është përforcimi i dytë i merkatos së janarit, shkruan IndkesOnline.

Transferimi i 21-vjeçarit i ka kushtuar Napolit plot 500 mijë euro.

Hasa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024./IndeksOnline/

https://twitter.com/sscnapoli/status/1877045935907148140?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1877045935907148140%7Ctwgr%5E0a5c8140b9977e332c79c16d440f0ec74b74af5a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fnje-tjeter-shqiptar-te-napoli-hasa-tashme-bashkelojtar-me-rrahmanin%2F

E vrava për nder! Ma ndau motren nga dy burra, dilte në fshat dhe…! Çudit policinë autori i vrasjes së Ramazanit

Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33 vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë.

Ndërkohë vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer e cila sipas autorit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën.

Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri. Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Olsa “thumbon” Ledionin pas hyrjes së Gjestit: “Po mbaj dy Big Brother”

Olsa Muhameti, autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP Albania.

Ajo ka postuar një foto nga një destinacion me borë, duke theksuar se është duke menaxhuar dy projekte të mëdha njëkohësisht.

Me një thumb për BBVA-në, Muhameti shkruan: “Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!”

Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Shijoni këto ditë, pasi të dielën do të ketë…

Këtë të mërkurë, meteorologia e njohur Tanja Porja, foli për A2 CNN, ku u shpreh se deri të shtunën, kushtet e motit do të jenë thuajse të njëjta, me reshje të pakta shiu dhe temperatura të ngjashme me ato të ditës së sotme.

Por sipas saj, ditën e dielë, do të ketë një rënie drastike të temperaturave, të cilat do të shkojnë rreth 8 gradë më pak.

Ajo shtoi gjithashtu, se në zonat lindore dhe Jug-lindore, do të ketë reshje dëbore që do të shkojnë deri në një trashësi 20-40 centimetër.

“Sot një ditë vjeshte dhe në fakt do vijojë moti tipik i vjeshtës edhe për ditën e enjte dhe të premte. Ndërsa të shtunën presim që termometri t’i afrohet normalitetit të stinës, duke shkuar në rreth 0 gradë në orët e para të ditës, ndërsa mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta, rreth 16 gradë maksimumi.

Sot vijon me reshje veriu, shumë më pak qendra dhe në jug vetëm në zona të izoluara. Kemi një rënie të temperaturave, kryesisht ditën e shtunë. Edhe ditën e shtunë reshjet do të jenë të pakta dhe në zona të izoluara. Po ashtu të shtunën do të kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat lindore dhe jug-lindore.

Mesdita e së djelës sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave, rreth 8 gradë më pak. Temperaturat do të jenë jo më shumë se 12 gradë celcius. Deri mesditën e të martës reshjet do të jenë me intensitet mesatar, por kryesisht reshje dëbore në zonat malore lindore. Presim të paktën 20-40 cm dëborë në zonat lindore”, tha meteorologia Porja.

Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush trad hëton më shumë

Femrat janë më besnike se sa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës martesore. Por dedektivja private Shkënda Lili na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme.

Dedektivja ka zbuluar se, bazuar në eksperiencën e saj, meshkujt veriorë tradhtojnë më shumë se ata nga jugu.

“Se jam dhe veriore vetë tani… Shiko, tek unë sikur veriorët vijnë më shumë, sikur këta burrat veriorë tradhtojnë pak më shumë”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

‘Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare’, PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan

Kryetarja e komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat, Enkelejd Alibeajn, me pretendimin se bashkëjeton fshehurazi me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Zonja Kalaja akuzon Alibeajn dhe Xhaferllarin për kryerjen e disa veprave të rënda penale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, fshehjen e të ardhurave, shpërdorimin e detyrës, përfitimin e interesave të paligjshme dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Kalaja theksoi se Xhaferllari ka marrë pjesë në aktivitete politike, pavarësisht ndalimeve ligjore, gjatë kohës kur vula dhe logoja e PD mbaheshin nga Lulzim Basha.

Por, përmes këtij kallëzimi, PD rëndon pozitat e Belind Këlliçit, i cili ashtu si Alibeaj nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses Anna Shkreli. Para SPAK-ut Belo mohoi partneren e tij, duke deklaruar se nuk bashkëjetojnë, pasi ajo kujdesej për vëllanë.

“Doja të sqaroja publikun që në janar të vitit 2024, pra një vit më parë, ndaj zonjës Xhaferrllari, sipas provave që ne paraqitëm në SPAK, rezultonte se në kundërshtim me detyrën, zonja Xhaferrllari kishte marrë pjesë në një aktivitet politik në kohën kur vula dhe logoja mbahej nga Lulzim Basha.

SPAK vendosi mosfillimin e kësaj çështjeje, duke argumentuar se edhe nëse ka marrë pjesë në këtë aktivitet, kjo nuk përbën një shkelje të rëndë. Gjithashtu, u pranua bashkëjetesa mes këtyre dy subjekteve. Sot ne kemi paraqitur faktin që të dy këto subjekte nuk e kanë deklaruar këtë bashkëjetesë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, duke treguar se jemi përballë një vepre të rëndë penale, si falsifikimi, fshehja e të ardhurave dhe përfitimi i interesave të paligjshme.

Ndërkohë, çështja e zotit Berisha dhe zotit Malltezi po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana e kërkuesve, është kërkuar përjashtimi i zonjës Xhaferrllari nga këto çështje për shkak të bashkëjetesës së saj me zotin Alibeaj. Kjo për shkak se vetë zoti Alibeaj, duke qenë pjesë e Komisionit të Mandateve, jo vetëm që krijoi kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimit në lidhje me autorizimin e kërkuar nga SPAK për zëvendësimin e masës ndaj zotit Berisha, por gjithashtu shprehu hapur një gjuhë urrejtjeje.

Ai manipuloi situatën, duke tejkaluar edhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, kur deklaroi se “Sali Berishës duhet t’i hiqet imuniteti dhe të shkojë përpara ligjit”.

Ndërkohë, zonja Xhaferrllari, përveç se nuk e ka deklaruar bashkëjetesën në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ka bërë një deklaratë mashtruese përpara Kolegjit të Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka mohuar kategorikisht bashkëjetesën me zotin Enkelejd Alibeaj dhe, gjithashtu, ka mohuar pjesëmarrjen e saj në aktivitete politike.

Për publikun, unë do të doja të vendosja në dispozicion fotot e zonjës Xhaferrllari. Për këtë arsye, i kemi kërkuar SPAK-ut të hetojë edhe në lidhje me të dhënat e celularëve të dy subjekteve që kallëzojmë sot. Sipas të dhënave tona, jo më larg se të dielën, këta dy persona janë parë së bashku në qytetin e Vlorës. Kjo është një shkelje e rëndë e detyrës, ndërkohë që zonja Xhaferrllari ka deklaruar përpara trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese se nuk ka marrë pjesë në aktivitete politike. Në fakt, ky aktivitet politik ishte ai ku Lulzim Basha bënte edhe DJ, një aktivitet ku ata festonin jo për Vitin e Ri, por për arrestimin e Sali Berishës.

Ne po tregojmë se asgjë nuk është rastësore, as vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese dhe as ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, për të cilin kemi sjellë prova konkrete”./ Prapakena

“Djali shtrëngoi gjoksin, e mora për ta çuar tek Pediatria, por më mbaroi në krahë”- Vdekja e 12-vjeçarit, flet familjari: S’e trajtuan si duhej! Nga mjekimet ai…

“Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort. Aty e marr në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë”, u shpreh një nga familjarët e 12-vjeçarit që u nda nga jeta pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Për mediat, ka deklaruar se: “Djali tonë ka qënë i shëndetshëm,nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.”

I mitur, në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Pasi është përmirësuar djali është nxjerrë nga spitali.

Ditën e djeshme është dërguar me urgjencë tek Trauma në Tiranë dhe familjari tha se i mituri u shtrua në pavionin e Covid.

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.