Humb kontaktet me bashkëjetuesen dhe vajzën/ Burri: Gruaja ime ishte ruse, më 2015 hyra në burg dhe…

Në emisionin Me zemër të hapur në News 24, një burrë nga Kosova kërkon ish-bashkëjetuesen dhe vajzën që ka bërë me të, Dritën.

Burri shprehet se dëshiron kontakte me vajzën e tij, ndërsa mund të ketë kontakte me bashkëshorten, nëse ajo dëshiron. Ai tha se rusen e ka njohur në Kroaci, e ka dërguar në Kosovë, aty kanë jetuar, kanë bërë një vajzë, e cila tashmë është mbi 30 vjeçe.

Sipas burrit nga Kosova, kontaktet me familjarët i ka humbur totalisht më 2015, kur edhe ka rënë në burg. Ai shprehet se vajzën nga afër e ka parë që kur ajo ka qenë 2 vjeçe, por se ka folur me të dhe bashkëjetuesen deri para 9 viteve me anë të celularit.

Burri: Gruaja që ka jetuar me mua ka qenë ruse. Gruaja e ka emrin Larisa. Vajza ime është Drita, është mbi 30 vjeç. Jemi njohur në Kroaci. Unë kam qenë duke punuar në treg në Kroaci dhe ajo erdhi me nënën e saj dhe aty jemi njohur. Ajo ishte ruse dhe zhvilluam më tej dashurinë tonë. Nëna e saj iku në Rusi, ndërsa ne erdhëm në Kosovë. Larisës i pëlqeu Kosova. Unë kam ardhur në Austri dhe nuk kam më kontakte më me të. Ajo nuk erdhi se nuk kishte letra. Në atë kohë, Drita nuk ka qenë as 2 vjeçe. Nuk kemi bërë martesë, por vetëm kemi bashkëjetuar.

Unë kam foto të gruas dhe të vajzës, Dritës. Vajzën time e kam takuar për herë të fundit më 2015, mua më kapi policia dhe nuk di më asgjë. Nga afër vajzën e kam parë deri në 2 vjeç, pastaj kam folur vetëm me telefon. Në telefon foton e vajzës ma ka dërguar bashkëjetuesja ruse me Viber. Madje, Drita ka bërë edhe një vajzë.

(Balkanweb)

Shpopullim ALARMUES në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011 dhe 2023, por nga ana tjetër ka pësuar rënie të mprehtë të popullsisë së re në moshë 15-19 vjeç.

Sipas të dhënave nga Cens 2023 qarku i Tiranës kishte 158,288 persona të moshës 15-29 vjeç, nga 202 mijë që ishin në vitin 2011 me rënie gati 22 %.

Rritja e popullsisë së përgjithshme dhe rënia e mprehtë e të rinjve tregon për një ndryshim të strukturës së popullsisë në favor të plakjes së popullsisë. Ky tregues është një sinjal i fortë për trendët e konsumit të qarkut më të rëndësishëm në vend.

Për dekada me radhë Tirana është qarku që ka shërbyer si qendër graviteti për të rinjtë e të gjithë vendit, për shkak se ka korpusin universitar publik më të madhin në vend.

Të rinjtë që vijnë për studime në Tiranë zakonisht zgjedhin të mos kthehen më në vendet e origjinës dhe të bëhen banorë të Tiranës dhe të jenë konsumatorët më të mëdhenj të banesave të reja.

Po gjatë dekadës së fundit kostot e jetës në Tiranë janë rritur më shpejt se pagat për të rinjtë, kështu që të rinjtë nga rrethet janë duke e përdorur kryeqytetin si një trampolinë për të emigruar në vendet e tjera.

Studentët po qëndrojnë në Tiranë sa për të përgatitur infrastrukturën, kurset gjuhet e huaja dhe kualifikimet teksa tentojnë të ikin me kontrata pune jashtë vendit.

Largimi i të rinjve ka qenë si një pandemi për Shqipërinë e tranzicionit dhe ky është dëmi më i madh që i shkaktuar sidomos perspektivës së zhvillimit.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Elbasani kishin rënien me të madhe të rinjve që nga viti 2011.

Gjirokastra që është edhe qarku më i plakur i vendit u përball me rënien më të fortë të numrit të rinjve ndërmjet dy censeve me 55%.

Në vitin 2023 në këtë qark u numëruan rreth 7 mijë persona në grup-moshën 15-29 vjeç nga rreth 17 mijë që ishin në vitin 2011.

Në qarkun e Fierit rënia ishte 53.5%, duke e çuar numrin e tyre në 38 mijë më 2023 nga 71 mijë që ishin në 2011. Lezha gjithashtu kishte rënie me 49 për qind i ndjekur nga Elbasani po në këtë masë.

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18-vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë, pas Sirisë./ Monitor.

E rëndë, babai ν ret djalin pas një debati

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tetovë, ku një 65 vjeçar ka vrarë djalin e tij 39 vjeçar pas një debati. Sipas mediave vendase, trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e enjtes në “Bllok 70” në Tetovë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se 65 vjeçari e ka qëlluar të birin me pushkë.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës.

Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia maqedonase.

Aksi dent në Greqi, νd▪︎ esin dy të rinj, ρΙαgoset rëndë shqiptari

Dy të rinj 16 dhe 18 vjec kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi, ndërkohë një 17-vjecar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjecarit shqiptar.

(Balkanweb)

A e dinit se ka konkurruar për ‘Miss’? Kjo foto e Kiara Titos po “thγen” rrjetin

Kiara Tito po vazhdon të jetë në vëmendje dhe në fokus të mediave e shtypit rozë.

Së fundmi ka qarkulluar një fotografi në rrjete sociale e prezantueses së njohur kur kishte konkurruar për ‘Miss’.

Kjo fotografi duket se është realizuar shumë vite më parë, ndonëse moderatorja nisi karrierën në fushën e modelingut.

Tito vjet u përfol jashtëzakonisht shumë për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother.

Brenda shtëpisë së famshme nisi dhe një romancë dashurie me fituesin e këtij formati, artistin Luiz Ejlli.

Të njëjtit momentalisht po shijojnë famën, e nga ana tjetër janë të angazhuar edhe me projektet e tyre.

“Oj nanë bre”/ Me shpejtësi 120 km/h xhirron LIVE video për Facebook, por e këson keq i riu

Edhe pse vera shënon numër rekord aksidentesh, përsëri të rinjtë nuk iu ndahen trendeve të rrjeteve sociale duke realizuar video, mirëpop jo të pakta janë shënuar rastet kur vetë drejtuesit e automjeteve kanë pësuar aksidente.

Në një video që qarkullon online njëperson duket që udhëton me 120 km/orë në Rrugën e Kombit.

Nën tingujt e muzikës së Noizy gjithçka duket se shkon mirë vetëm kur në një moment duket që ai humb kontrollin dhe makina del nga rruga.

‘Oj nanë bre’- dëgjohet të thotë gjatë gjithë kohës i riu. Më pas, dëgjohet se atij i vijnë thirrje dhe mesazhe nga persona të ndryshëm, të cilët me siguri kanë qenë duke e ndjekur live dhe kanë mësuar se ai është aksidentuar.

GJETI NJË IPH0NE NË UJË, U BEFASUA KUR HAPI ATË DHE…

Bëhej fjalë për një telefon iPhone të cilin e kishte humbur dikush para 9 muajve, transmeton Pika….

Ai u gjet nga zhytësit dhe fatmirësisht edhe pas qëndrimit nëntë muaj nën ujë ai arriti të ndizej sërish gjë që befasoj pa masë zhytësit.

iPhone 6s PLUS ishte i mbështjellë me një mbrojtëse plastike e cila është rezistente ndaj ujit.

Pasi që mbushën baterinë, zhytësit hapën telefonin dhe gjetën pronarin të cilit edhe i kthyen telefonin e tij….

Shikojeni videon:

SHIKO VIDEON KËTU

Lajmëroni menjëherë ρolicinë nëse shihni një monedhë në derën e makinës tuaj

Besoni apo jo, kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë që i ndihmon vjedhësit të vjedhin makinën.

Sepse mund të duket e pabesueshme kur mendojmë për teknologjinë më të fundit; ne nuk mund të besojmë se një monedhë e thjeshtë mund ta bëjë një gjë të tillë.

Monedha vendoset në bllokadën në derën e pasagjerëve, e cila në një farë mënyre e bën të pamundur bllokimin qendror (mekanizmin mbyllës) dhe makina juaj do të lihet e hapur dhe një pre i lehtë për hajdutët.

Ok? Në të ardhmen, nëse shihni një monedhë të mbërthyer në derën e makinës suaj, mund të jeni i sigurt se disa vjedhës po përpiqen të vjedhin makinën tuaj ose diçka brenda saj.

I kthejnë 2 mijë lekë kυsur, por kur e shikon mirë shtαng në vend dhe ia fut vraρit

I kthejnë 2 mijë lekë kusur, por kur e shikon mirë shtang në vend dhe ia fut vrapit.

Ka edhe keshtu! Ndodh që nga shpejtësia lekët e vjetëruara ti ngjisim edhe kështu si në këtë foto.

Fotografia që është kthyer në qesharake është denoncuar në Jeta osh Qejf,

ka të bëjë pikërisht në faktin se një pjesë gjysmë e saj teksa është ngjitur nuk korrespondon me pjesën tjetër.

Sakaq qe nga dje fotoja po ben xhiron e rrjetit!

Disa thone se personi qe e ka marre kartmonedhen do te kete fat, e te tjere e keshillojne ta ktheje aty ku ja kane dhene!

A keni hasur te tilla raste?

E mbani mend υαjzën e “Makina e memories”? Mësoni cfarë ka ndodhur me të sot

Fatjona Lubonja, e njohur ndryshe si vajza e “Makina e Memories” nga pjesëmarrja në videoklipin e këngës së Ardit Gjebreas, sot është një neurologe në SHBA.

Ajo jeton në Nju Jork, por tashmë është kthyer pas katër vitesh në Shqipëri. Në një intervistë tek “Rudina”, Fatjona flet me nostalgji për periudhën kur xhirohej “Makina e Memories”.

“Xhirimet kanë zgjatur rreth një muaj. Petri Bozo kishte një stil pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet aty.

Pra je komplet një femër e re, natyrale, me atë buzëqeshjen dhe ne do interpretonim një këngë dashurie, pra interpretonim një histori dashurie. Atëherë nuk ishte vetëm videoklipi, por ishte edhe një koncert në det”. Po Fatjona ka interpretuar edhe tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, si Marisa.

Në rol ajo luante vajzën e Margarita Xhepës.

“Për herë të parë kisha të bëja me artin, disiplinën, interpretimi… isha shumë e re, pa përvojë. Ka qenë katër e mëngjesit kur kemi xhiruar atë skenën që zihem me nënën (Margarita Xhepën). Duhet të bëhesha kapriçoze, po unë jam çik e qetë. Nuk jam tip nevrik, ndaj e kemi kthyer skenën disa herë”,- tha ajo.

Para këtyre eksperiencave, Fotjana tregoi se ka përfunduar studimet në balet.

Megjithatë, ajo vendosi që karrierën e saj ta zhvillonte në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, të cilët u larguan në periudhën e viteve 1995-1996. “Ishte një mundësi që e kisha. Jam pak aventuriere, e lirë dhe them ‘pse jo?’. Im shoq nga familja janë amerikanë dhe kishim mundësinë dhe përkrahjen.

Kur vajta atje aplikova për universitet.

Jepja mësim baleti gjatë kohës që studioja, si dhe punoja si modele. Por doja të realizoja vizionin tim, se ku do e gjeja veten. Amerika të ndryshon mënyrën e të menduarit dhe mënyrën e të punuarit. Asgjë nuk është e pamundur nëse ke dëshirë dhe disiplinë që të punosh, si dhe një vizion”. Fatjona tregon edhe arsyen pse zgjodhi një degë tërësisht ndryshe nga bota ku ishte futur tashmë si ajo e baletit apo e aktrimit.

“Zgjodha neurologjinë sepse pedagogët më kanë shtyrë shumë dhe kam pasur një incident. Bashkëshorti pësoi një aksident dhe mu desh t’i bëja rehabilitimin,”- tha ajo.