“TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, do na duhen 6-8 javë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tërhiqen nga vendimi që është marrë për mbylljen e TikTok në Shqipëri. Në konferencën e fundvitit që po mban me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh:

“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”.

Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet./abcnews.al

Konferenca e fundvitit e kryeministrit Rama përballë gazetarëve, Berisha e ndjek fshehurazi live në ‘Facebook

Kryeministri, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët. Kjo konferencë e Ramës mesa duket ka ngjallur interes edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha është “kapur mat” teksa ndjek live në “Facebook” konferencën e Ramës.

Ai ka hyrë live për të ndjekur në “Facebook” konferencën e fundvitit së bashku dhe me qytetarë të tjerë. Kreu i PD-së ka njoftuar sot se në orën 12:00 do të zhvillojë konferencë me gazetarët në sallën “Azem Hajdari” por ai ka arritur të gjejë kohë nga axhenda e tij për të ndjekur live kundërshtarin e tij politik.

I shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj shikohet në mes të Zvicrës

Një tjetër foto e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetajt është publikuar së fundmi.

Ish-zv.kryeministri, i cili prej më shumë se një viti tanimë ndodhet në arrati, shihet në shoqërinë e dy personave në një lokal, që mendohet të jetë në Zvicër, aty ku dhe politikani shqiptar është “strehuar” prej korrikut të vitit 2023.

Në foton e publikuar Ahmetaj shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro, teksa është duke biseduar me disa persona identiteti i të cilëve nuk kuptohet qartë në foto.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.

Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ish-zv.kryeministri ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht.

Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur.

Por, sipas çiftit ky vendim është marrë nga produksioni dhe jo nga publiku. Madje, madje Briseida dhe Jori i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

“Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV. Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove. Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm. Aty brenda ishte inskenim, na përgatisnin, të bënim sikur ishim budallenj”, thanë Briseida dhe Jori, teksa më tej falenderuan të gjithë ata që i mbështetën në këtë eksperiencë që zgjati shumë pak.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 31 Dhjetor 2024

Dashi

Kjo e martë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur. Ky është momenti për të bërë bilancin e situatës tuaj aktuale. Sa i takon punës, duhet të mundoheni të kënaqeni me situatën aktuale dhe të mos bëni projekte shumë afatgjata.

Demi

Momentet e vështira kanë kaluar, nga kjo e martë gjërat do të vijnë drejt përmirësimit. Venusi më në fund do ju shikojë pozitivisht. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që problemet tuaja do të zhduken si me magji, por situata do të jetë e përmirësuar. Mundohuni që gjatë kësaj dite të shmangni konfliktet.

Binjakët

Kjo ditë do ju gjejë nervoz, ku duhet të shmangni konfliktet dhe polemikat si në dashuri, edhe në punë. Sa i takon ndjenjave, mundohuni që ti matni fjalët dhe të kontrolloni sjelljen, për të mos shkaktuar një krizë të padëshiruar.

Gaforrja

Kjo e martë do të jetë shumë pozitive sa i takon dashurisë, në saj të ndikimit të Venusit. Mjaft të favorizuara janë lidhjet ndërpersonale dhe raportet me kolegët në punë. Mundohuni vetëm që të mos lodheni shumë.

Luani

Kjo ditë do të jetë tejet pozitive, por pavarësisht kësaj do të ndjeni tension, në sajë të afateve që duhet të respektoni. Duhet të çoni deri në fund një projekt brenda afatit të caktuar, ndaj kujdes me nxitimin. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim me dikë të së kaluarës.

Virgjëresha

Nuk parashikohet një e martë shumë pozitive. Do të ndiheni të paqëndrueshëm dhe do të përballeni me disa problematika në dashuri. Mundohuni që të mbani situatat nën kontroll, pasi gjërat nga e nesërmja do të përmirësohen.

Peshorja

Do të jetë një ditë nervoze gjatë së cilës shqetësimet do të jenë të pranishme. Nuk do të ketë probleme të mëdha për tu zgjidhur, por thjesht shumë gjëra për tu sistemuar, në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë.

Akrepi

Duke nisur nga kjo ditë, Venusi do ju shohë ndryshe dhe më pozitivisht. Do e keni më të lehtë që të dashuroni dhe të flisni për dashurinë, duke kaluar problemet me të cilat jeni përballur në të kaluarën.

Shigjetari

Gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptoni, është se një kalim tranzit i yjeve, dhe një qiell i favorshëm, nuk është mjaftueshëm për të pasur sukses. Duhet shumë përkushtim! Megjithatë projektet janë mjaft të favorshme, për të lindurit e kësaj shenje. Në këtë moment, do të jeni të përhumbur në punë dhe projekte, duke e lënë dashurinë në plan të dytë.

Bricjapi

Kjo periudhë i dedikohet totalisht dashurisë, ku Venusi i bën lidhjet e favorizuara. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, shkruan noa.al. Por bëni kujdes, mund t’iu duhet të prisni një përgjigje që nuk po vjen dhe kjo gjë ju tensionon, ndaj ruani qetësinë.

Ujori

Në këtë moment, të lindurit e kësaj shenje do ju duhet të marrin vendime të rëndësishme. Do ju duhet të kuptoni nëse është rasti që ti thyeni rregullat ose jo. Të jetuarit sipas rregullave, nuk është një gjë tipike e ujorëve, por kjo gjë mund të ndodh, ndoshta për hir të dashurisë, martesës ose një bashkëjetese. Në dashuri parashikohen edhe ndarje, sa iu takon lidhjeve që nuk funksionojnë.

Peshqit

Kjo është një ditë mjaft pozitive, sa i takon raporteve ndërpersonale dhe lidhjeve në çift. Fuqia juaj psikologjike do të shtohet nga Venusi, i cili qysh nga kjo e martë do të hyjë në shenjën tuaj.

“Më vinte gjγnah”, ish-gardiania tregon se çfarë hànte Nexhmije Hoxha në bυrg

Ish-gardiania, Vera, e cila prej shumë vitesh jeton në Londër së fundmi ka kujtuar jetën e saj në Shqipëri.

Ajo ka treguar se që prej moshës 14 vjeçare ka punuar, fillimisht ka punuar në bujqësi dhe më pas ka punuar si gardiane në burg.

Gjatë rrëfimit të saj Vera ka kujtuar dhe një sekuencë me Nexhmije Hoxhën e cila asoj kohe ishte e burgosur.

Ish-gardiania ka treguar se Hoxha konsumonte vetëm çaj me djathë dhe biskota.

“Ajo ishte në moshë dhe më vinte keq. Çdo ditë pinte vetëm çaj me djathë dhe biskota”, tregoi ndër të tjera Vera për “Ftesë në pesë”.

Gazetari angΙez tha se shqiptari është hajn që lehtë ndërron fe, e Fishta iu përgjigj: “Për një grua ju ia ndërruat besimin një ρerandorie!”

Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton të madhit Gjergj Fishta këtë pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”!

“Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por, në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët) nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!”, përgjigjet Fishta.

Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës e cila do të ishte edhe pyetja e tij e fundit, pasi përgjigja që ai merr – shoqëruar me shikimin kërcënues të Fishtës – e detyron të tërhiqet.

“Sikur shqiptarët të kishin mbetur të gjithë të krishterë, atëherë i gjithë bashkimi juaj kombëtar do të ishte arritur shumë më shpejt! Pra, ndërrimi i besimit është me të vërtetë një dobësi e karakterit të shqiptarit”, ishte pyetja tjetër e fundit.

“Unë vërtetë që nuk po të marr vesh more zotëri! Po si guxon dhe mundet të flasë për dobësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di se ju anglezët, për një bythe gruaje, ia ndërruat besimin fetar një perandorie të tërë”.

Për ata që kanë studiuar historinë angleze, mbreti Henry i VIII-të i dinastisë Tudor (1491–1547), përveçse ishte një sovran shumë i fuqishëm, njihej gjithashtu edhe për aventurat e tij të shpeshta të dashurisë. Pos lidhjeve jashtëmartesore ai u martua plot gjashtë herë dhe bashkëshortët. Pikërisht për të mundësuar këto martesa të ndaluara nga Roma, ai e formon Kishën angleze të pavarur nga Vatikani.

Gjendet sfera gjigande në bregdet, askush s’e di çfarë është dhe nga erdhi. Ja çfàrë thonë ekspertët

Policia dhe banorët në një qytet bregdetar japonez kanë mbetur të hutuar nga një top i madh hekuri që u gjet në një plazh lokal, ndërsa autoritetet kanë thënë se nuk e kanë idenë se çfarë është.

Sfera, me përmasa rreth 1.5 metra në diametër, u gjet në plazhin Enshu në qytetin Hamamatsu në bregun e Paqësorit të vendit, thanë mediat lokale.

Frika se mund të ishte një bombë u hodhën poshtë pasi ekspertët përdorën teknologjinë me rreze X për të ekzaminuar brendësinë e objektit dhe zbuluan se ai ishte i zbrazët.

Nuk ka as indikacione se ajo ishte e përfshirë në spiunazh nga Koreja e Veriut apo Kina.

Policia filloi të inspektojë topin, i cili ka ngjyrë portokalli-kafe me njolla të errëta ndryshku, pasi një grua vendase e vuri re atë në rërë vetëm disa metra larg bregut, ndërsa ishte jashtë për një shëtitje në fillim të kësaj jave, raportoi Asahi TV.

Oficerët rrethuan zonën dhe thirrën ekspertët e eksplozivëve të veshur me veshje mbrojtëse për të hetuar më tej, por raportet thonë se autoritetet ende nuk e dinë se çfarë është sfera ose nga erdhi.

Fotografitë i janë dërguar forcave japoneze të vetëmbrojtjes dhe rojes bregdetare për ekzaminim të mëtejshëm.

Një vendas që vrapon rregullisht në plazh tha se nuk e kuptonte pse topi ishte kthyer befas në qendër të vëmendjes. ”

Ρortieri qëndron i υetëm në fushë për 20 minuta, shkak mjegùIIa

Në vitin e largët 1937, po luhej ndeshja mes Chelseat dhe Charlton.

Por, kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 60-të për shkak të mjegullës së madhe.

Ndërsa, portieri i ekipit mik, Charlton, qëndroi i vetëm në fushë për më shumë se 20 minuta, duke mos e ditur se ndeshja është ndërprerë.

Kjo situatë, vazhdon të komentohet dhe kthehet në kujtime edhe sot nga shumë media të sportit.

Një ρoIic ndaIon një djalë që duket si i biri i tij që nuk je ton më, Pak sekonda më vònë, sheh diçka në makinë

Hu mbja e një fëmije është gjëja më e vë shtirë që një baba ose një nënë mund të përbaIIojë në jetë, transmeton gazeta ditore.

Një mëngjes, ndërsa William Jazwinski po e ngiste makinën e tij, ai pa të ndezur sirenën blu të poIicisë pas tij. Pra, ai e uli shpejtësinë dhe u ndal, kur poIicia iu afrua makinës, William e pyeti nëse po ecte shumë shpejt.


PoIici tha jo, në fakt ai e kishte ndaluar vetëm ta falenderonte për shërbimin e tij besnik. Në fillim William nuk e kuptoi se çfarë po i referohej agjenti, por më pas ai u kujtua se kishte një simbol në pjesën e pasme të veturës, që thotë se ai i shërbeu vendit si ushtar.

Polici e pyeti Williamin ku kishte punuar dhe i riu tha se kishte qenë në detyrë për 15 muaj në Irak. Ishte në atë moment që oficeri i poIicisë filloi të fliste lirshëm me këtë të huaj, me të cilin kishte diçka shumë të rëndësishme të përbashkët.

PoIici i tha se i biri i tij kishte shërbyer edhe në Irak, por ai nuk ishte kthyer kurrë në shtëpi. William u nxit menjëherë nga tregimi i poIicit dhe i tha atij se i vinte shumë i k eq dhe se ishte afër tij në këtë dhi mbje.

Para se të largohej nga William, agjenti vërejti një flamur të vogël amerikan të mbështetur në kroskotin e makinës, shkruan ShkodraNews.

Ishte pikërisht i njëjti flamur që kishte marrë së bashku me njoftimin për vd ekjen e djalit të tij.Në atë moment poIici i bëri ish-ushtari një pyetje të çuditshme.Ai pyeti nëse mund ta përqafonte.

“Ju më kujtoni djalin tim, mendova që ti ishe ti.” William nuk mundi të mbante lo tët dhe doli nga makina për ta përqafuar poIicin. Ata të dy u sh krinë në një përqafim të gjatë plot Iot.

Nuk ishte vetëm poIici ai që kishin nevojë për këtë përqafim, shkruan ShkodraNews. William kishte kaluar kohët e fundit si ndromën post-tra umatike, e një fazë re habilitimi të gjatë dhe se përqafimi ishte pikërisht ajo që donte.

William e tregoi historinë në profilin e tij në Faceboo, e cila u nda dhe u vlerësua nga mijëra njerëz.