“Çfarë ylli je”, fotografi Fadil Berisha ndan momentin emocionues nga takimi me Parashqevi Simakun

Fotografi i njohur me famë botërore, Fadil Berisha, ka ndarë një moment të veçantë me artisten e njohur shqiptare Parashqevi Simaku gjatë një takimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky takim, i mbushur me emocione dhe respekt të ndërsjellë, shënon një rikthim në kujtime dhe vlerësim për kontributet e tyre në art dhe kulturë.

Berisha, i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në fushën e fotografisë në SHBA, e vlerësoi Simakun për rolin e saj si pionere e modernizmit në muzikën dhe artin shqiptar. “Është shumë bukur që shohësh të gjithë njerëzit që tregojnë dashuri për ty.

Ti e di çfarë ylli je. Ishe e para që solli nga Shqipëria modernizmin në muzikë dhe art,” u shpreh Berisha, duke ndarë respektin e tij për figurën ikonike të këngëtares.

Nga ana tjetër, Parashqevi Simaku vlerësoi arritjet e Fadil Berishës dhe e përmendi si një shembull frymëzimi për shqiptarët kudo në botë. Gjatë bisedës, ajo kujtoi dhe aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, si dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj Elton Ilirjanit, të cilin e quajti “shpëtimtarin e saj”.

Ky takim i rrallë mes dy ikonave shqiptare është një dëshmi e lidhjes së fortë që arti dhe kultura krijojnë mes njerëzve, pavarësisht largësisë dhe kohës. Fadil Berisha dhe Parashqevi Simaku vazhdojnë të frymëzojnë me kontributet e tyre dhe të tregojnë se rrënjët shqiptare mbeten gjithmonë burim krenarie dhe vlerash të përbashkëta.

Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim

Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar menjëherë pasi në media qarkulloi lajmi se ishte parë në një avion dhe po arratisej nga Shqipëria, një ditë pas njoftimit të SPAK ku bëhej me dije se kryebashkiaku po hetohej për katër vepra penale.

Veliaj teksa sulmon Berishën thotë se po shkon në Amerikë dhe se do kthehet për dy ditë sërish në Shqipëri.

“Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale”, shkruan Veliaj ndër të tjera.
O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë!

Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë nuk jam mbështetës i drejtësisë së re që nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD ja marrin valles! Këndojnë dhe kërcejnë këngën e Sali Berishës

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike ka organizuar një darkë me rastin e festave të fundvitit. Këta të fundit janë filmuar teksa kërcejnë dhe këndojnë në ambientet e një restoranti, këngën e Fatmira Breçanit, të cilën ia ka dedikuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen deputetët demokratë, duke filluar nga kreu i Grupit, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Luan Baçi, Zheni Gjergji, të cilët kërcejnë e festojnë, me këndën e Berishës në sfond.

Në tekstin e këngës së kënduar nga Fatmira Breccani thuhet:

“Sot knojn zemrat

Për demokraci

Për doktor Berishën

Dhe shoqninë e tij

Nuk ka fe as s’ka parti

Që përçan këtë shqiptari”!

Kujtojmë se më 23 dhjetor demokratët realizuan protestën e radhës, ku u konfrontuan më policinë, pas bllokimit të akseve kryesore të kryeqytetit.

Morena Taraku këndon shqip në serialin e famshëm turk

Morena Taraku ka befasuar fansat e saj teksa është shfaqur në serialin e famshëm turk “Kizilcik Serbeti”, duke kënduar në gjuhën shqipe.

Në këtë serial Morena interpreton rolin e këngëtares teksa prezantohet ne skenë si një këngëtare e famshme e Turqisë.

“Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan,” thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.

Me këtë performancë, ajo nuk ka tërhequr vetëm mediat turke por gjthashtu ka patur një imptakt ë gjerë dhe pozitiv dhe tek vendi i saj i origjinës, Shqipëria. Tashmë dihet se Morena Taraku prej vitesh ka zgjedhur të jetojë në Turqi.

Gjithsesu pavarësisht se nuk jeton në Shqipëri, Morena nuk ka hequr dorë nga karriera e saj muzikore ku ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë të estradës shqiptare

Blendi Fevziu bllokohet në trafik në Tiranë-Elbasan: Radha 4.7 kilometra, kështu është cdo ditë!

Rruga Tirane-Elbasan-Librazhd eshte kthyer ne nje makth per trafikun nderkohe qe diten e sotme, ne radhet e gjata te automjeteve eshte bllokuar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Ai ka zbritur nga makina dhe ka realizuar nje video ku thote se ka pritur 40 minuta ne trafik.


Sipas tij, pajisja e automjetit sipas Google, tregon se vonesa do te jete edhe 30 minuta te tjera si pasoje e radhes se makinave qe presin per te kaluar aksin.

Ajo qe vihet re eshte se radhet e gjata te automjeteve krijohen edhe ne akset apo kryqezimet ku qendrojne efektiva te policise rrugore te cilet me shume sesa te shpejtojne levizjen e mjeteve, behen shkak per krijimin e radheve te gjata ne trafik.

VIDEO

Tjetër paraqitje e skiatores që përfaqëson Shqipërinë, çfarë vendi zuri në kampionatin botëror

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin Botëror të skive, Laura Colturi, ka bërë një tjetër paraqitje mjaft fantastike në ditën e parë të garimit në Semmering të Austrisë në Kupën e Botës të skive alpine.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u pozicionua në vendin e 11-të në Giant Slalom. Pavarësisht ulje-ngritjeve gjatë garës, 18-vjeçarja ia doli që të sigurojë një vend mes më të mirëve.

Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e tetë mes 69 garueseve, duke regjistruar kohën 1’03”34. Në zbritjen e dytë, ajo arrin kohën 1’01”94, por gjërat nuk shkojnë mirë në fund.

Vlen të theksojmë se gara e Sllalomit do të mbahet të dielën, në Semmering, sakaq cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Takim i ftohtë mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, ja se çfarë i bëri bashkë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar së bashku për herë të parë pas ndarjes së tyre, gjatë festës për ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem.

Në pamjet e kapura, Ledri mbante vajzën në krah, ndërsa Sara mbante një arush të pelushit që reperi i kishte sjellë Poem, dhe më pas largohej, pa shkëmbyer asnjë fjalë me ish-partnerin e saj, përveç disa puthjeve për vogëlushen.

Sara ecte disa hapa përpara, duke tentuar të shmangte të ecë krah për krah me Ledrin, ndërkohë që reperi nuk ktheu as vështrimin nga ish-partnerja. Këto imazhe i japin një pasqyrë të qartë të ndarjes së vështirë mes dyshes, që, ndonëse janë prindër të Poem dhe janë të angazhuar për të, duket se ende ruajnë një distancë të thellë mes tyre.

Parashikimi i yjeve për vitin 2025, astrologia rendit shenjat fatlume: Cilat janë më të favorizuarat

2025 do të jetë një vit stacion. Përgjatë pranverës, duhet të tregohemi të kujdesshëm në lëvizjet tona dhe ndërkohë mund të hedhim disa themele të qëndrueshme. Vera do të jetë e vrullshme e plot risi, parashikon Chrysanthi Kalogeri. Astrologia zbulon në programin “Shije Shtëpie” edhe 4 shenjat më të favorizuara: Gaforrja, Peshorja, Bricjapi dhe Peshqit.

Dashi

2025 është një vit shumë i rëndësishëm sepse do të prisni kalimin e Neptunit dhe Saturnit në shenjën tuaj në pranverë. Ky çift do të bëjë një fillim të ri dhe shënon një periudhë të re në jetën tuaj. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, prandaj jini më të ndërgjegjësuar në iniciativa, shihini gjërat me këmbë në tokë, vlerësoni drejt situatat dhe kujdesuni për shëndetin e imunitetin. Jeni luftëtar, ndërmerrni iniciativa dhe jeni më të guximshmit e zodiakut ndaj përmes këtyre planetëve, do të realizoni një vepër ose ëndërr nëse sakrifikoni dhe punoni fort. Viti premton një lidhje të re, marrëdhënie të re, kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit dhe sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që mund të takoni njerëz që mund t’ju ndryshojnë jetën dhe të merrni vendime për të ardhmen. Do të keni mbështetje të fuqishme dhe karriera, puna do të jetë një nga preokupimet kryesore ku disa nga ju mund të ndryshoni drejtim dhe të merrni iniciativa të reja. Pak më të kujdesshëm në luhatjet psikologjike.

Demi

Deri në fund të majit jini të kujdesshëm dhe përfitoni nga shanset financiare. Do të keni të ardhura, por edhe tendencë për të shpenzuar më tepër. Duhet të parashikoni sepse Urani ikën nga shenja juaj dhe çliron të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ikën provizorisht nga 7 korriku dhe rikthehet më 8 nëntor, do të largohet destabiliteti. Nga ana tjetër, është një vit shumë i mirë, erotik, do të keni mbështetje, ngjarje në jetën emocionale, ndarje dhe më pas një ndërtim të ri në jetën tuaj. Ndryshime thelbësore do të kenë të lindurit në ditët e para të shenjës që do të vijnë në punë, karrierë dhe veç një bashkëpunimi të ri ose marrëdhënie në jetën personale, do të sjellë ndryshim në statusin social dhe jetën profesionale. Është shumë e rëndësishme pranvera, marsi dhe maji. Destabiliteti i fundit do të jetë për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që do të prishin marrëdhënie ose bashkëpunime si rezultat i një revolucioni ose lirie që do të kërkoni. Është një vit pozitiv për të ardhurat ku disa do të nxjerrin përfitime përmes ndryshimeve.

Binjakët

Një vit i rëndësishëm sepse deri më 9 qershor duhet të përfitoni nga shanset dhe favorizimet që do të keni në çdo drejtim, në jetën sociale, personale. Më të fokusuar në karrierë gjatë muajit mars, mos u ekspozoni dhe arrini t’i realizoni qëllimet. Urani në shenjën tuaj do të ndikojë të lindurit në dy ditët e para të shenjës nga data 7 korrik e deri në vjeshtë kur do të bëni ndryshime shumë të mira që hapin horizonte të reja, mund të zhvendoseni jashtë shtetit për një karrierë, studime dhe do të keni shanse në jetën personale. Rishikoni qëllimet dhe synimet në pjesën e dytë të vitit dhe fokusohuni te financat ku do të keni përfitime shumë të mira.

Gaforrja

Është viti juaj, jeni më të favorizuarit sepse në shenjën tuaj do të prisni planetin e fatit, zhvillimit dhe përparimit, Jupiterin në datën 9 qershor. Disa nga ju do të realizojnë një ëndërr, por për ata që kanë luftuar, punuar e sakrifikuar për të. Një nga preokupimet do të jetë karriera dhe jeta sociale që duhet të jeni të kujdesshëm në 4-mujorin e parë, por sidomos dy muajt e parë. Do të keni mbështetje ekonomike, ndryshime financiare, sidomos në parat që vijë nga të tjerët. Në pjesën e parë të vitit mund të përqendroheni në jetën intime dhe gjatë verës, duhet të kujdeseni më tepër për një gjendje shpirtërore më të ekuilibruar, por mund të keni zhvillime dhe ekzagjerime që mund t’ju krijojë destabilitet të brendshëm. Do të gjeni ndihmë në verë dhe do të realizoni synimet e qëllimet tuaja.

Luani

Do të ndryshojë mënyra si shihni të tjerët, bashkëpunëtorët, njerëzit që ju afrohen, shoqërinë dhe këndvështrimin. Do të gjeni aleatë, njerëz të fuqishëm që ju mbështesin, do të nisni një dashuri të re dhe disa nga ju mund të nisni një dashuri ku mund të gjeni mbështetjen. Në mes të vitit mund të ketë një dashuri të fshehtë. Kujdesuni dhe përkushtohuni në jetën private në 6-mujorin e dytë të vitit dhe në sferën financiare, mos ndërmerrni iniciativa për të cilat s’jeni të sigurt dhe do të gjeni qetësinë në jetën sociale, punë e karrierë dhe do të njihni, miq, njerëz të rinj, njerëz me ide të reja që do ju ndihmojnë në synime e qëllime. Nuk përjashtohet mundësia që të implikoheni në politikë ose të gjeni një politikan që do të kthehet në mbështetje për ju.

Virgjëresha

Eklipset në aksin tuaj do të sjellin ndryshime në jetën tuaj si në sferën profesionale, edhe në jetën personale. Mbroni marrëdhëniet personale dhe ato që i konsideroni të rëndësishme. Në punën tuaj do të keni një sukses, madje disa nga të lindurit në ditët e para të shenjës, do të kenë një fillim ndryshimi në behar dhe nga ndryshimet në punë, edhe pse disa s’do ju pëlqejnë, do të jenë gjithnjë për të mirën tuaj dhe do të jenë një hap për jetën tuaj në vazhdim. Në pjesën e parë të vitit fokusohuni në punë e karrierë. Nga data 9 qershor fokusohuni në jetën sociale, rrjetin shoqëror dhe gjeni njerëzit që do t’ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve.

Peshorja

Është një nga shenjat e favorizuara sepse Plutoni, Urani në Binjak bëjnë lidhje harmonike, Jupiteri që nga data 4 kthehet në kurs të drejtë do të ketë ndihmë e mbështetje në planet që keni me jashtë shtetit, për të ardhmen, jetën personale e profesionale. Nga data 9 qershor do të ketë një sukses në jetën sociale, karrierë, mund të vendosni për një lidhje apo dasmë. Në shtëpinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, kalojnë dy planetë, Neptuni dhe Saturni që vënë gjërat në provë. Ju që keni marrëdhënie në baza të forta mund ta kurorëzoni. Do të zgjidhni problemet e lidhura me familjen, shtëpinë dhe punën. Ata që duan të gjejnë njeriun e jetës ose të bëni fëmijë, të krijoni një dashuri të re ose diçka të re në biznes, do të keni të gjitha shanset. Periudha nga 4 shkurti e deri në fund të majit është shumë e favorshme. Disa do të kenë ndryshime që s’varen prej tyre, por do të jenë pozitive. Kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës në vlerësimet që do të bëni me të tjerët dhe nëse keni çështje ligjore, të dini si do t’i zgjidhni dhe mos u implikoni në punë ose gjëra që ju vendosin përballë ligjit.

Akrepi

2025 në periudhën e verës i çliron nga destabiliteti në marrëdhëniet personale e profesionale. Një këshillë është që të menaxhoni veten, jo vetëm ndjenjat por edhe reagimet. Nëse menaxhoni mirë reagimet, çdo gjë do të jetë e suksesshme. Kujdes në financa ku do të keni shumë zhvillime, do të gjeni mbështetje kryesisht në pjesën e parë të vitit. Nëse doni të merrni një inciativë të madhe, duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që do të merrni. Edhe në jetën personale ëështë vit interesant sepse do të keni ndryshime në përditshmëri, kujdesuni për shëndetin. Të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë ndryshime thelbësore që u japin një drejtim për të marrë një risk më të madh. Nëse kjo vjen nga faktorë të jashtëm dhe s’u pëlqejnë, bëhen në të mirë.

Shigjetari

Nga 4 shkurti e deri në fund të majit është periudhë shumë pozitive, për marrëdhëniet personale e profesionale. Jini të vëmendshëm në familje e karrierë, zgjidhni problemet në shtëpi ose me pronën, kujdes me gjërat ligjore dhe zgjidhini me mençuri. Kujdes në jetën sociale, punë e karrierë nga shtatori e tutje. Do të ndërmerrni iniciativa të reja, do të gjeni mbështetje financiare ose psikologjike ku një këshillë mund të vlejë sa paratë.

Bricjapi

Një nga preokupimet veç karrierës në 6-mujorin e parë, do të jetë përditshmëria, fitimet nga puna dhe duhet të kujdeseni e t’i jepni përparësi, sidomos deri në maj. Më vonë, në verë e në 2026 nuk do të keni stabilitet në përditshmëri e punë si për ata që kanë biznes ose janë punonjës. Do të jetë periudhë pozitive për bashkëpunimet nga fillimi i qershorit e deri në 2026 dhe bashkë me Gaforren, jeni nga më të favorizuarit e shenjës. Do të merrni një iniciativë në punë që sjell ndryshime dhe të ardhura pozitive.

Ujori

Do të ndiheni të fuqishëm, se keni pushtet, do të sjellë ndryshime thelbësore te ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Kjo do të bëhet më e theksuar në ditët e para të verës, është periudhë në përgjithësi erotike dhe do të vazhdojë të jetë. Ju që jeni të guximshëm dhe ju pëlqejnë ndryshimet, udhëhiqni jetën tuaj drejt një ndryshimi që u shërben synimeve dhe qëllimeve tuaja. Edhe sikur të vijnë nga faktorë të jashtëm e s’ju pëlqejnë, s’do të keni forcën t’i kontrolloni, mendoni për të ardhmen. Kujdes në sferën financiare. Mënyra si dashuroni do të ndryshojë dhe do të takoni njerëz të rinj e pak ndryshe në periudhën e verës. Keni shanse gjithë vitin.

Peshqit

Do të çliroheni pak sivjet nga pengesat, përgjegjësitë e mëdha dhe idealizimi, ulje-ngritje psikologjike, dëshpërimi. Saturni, planeti i përgjegjësisë ju ka vënë nën presion e stres dhe do ta bëjë më shumë sepse marsi e shtatori do të jenë shumë të rëndësishme për marrëdhëniet, jetën sociale e familjare. Neptuni ikën nga shenja juaj më 30 mars, në datën 25 maj edhe Saturni e kjo krijon një çlirim. Ata rikthehen për t’ju dhënë një mësim të fundit dhe më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që duhet të jenë të kujdesshëm nga çdo pikëpamje. Rrugët hapen dhe vijnë gjëra të mira. Jeni nga shenjat më me fat të vitit sepse më 9 qershor, Jupiteri kalon në shtëpinë e pestë që është e fatit për ju ndaj do të keni përparim personal, dashuri, gëzim nga fëmijët, realizime, do të jetë një periudhë shumë pozitive. Në fund të vitit do të keni disa vështirësi, por për ata që janë treguar të disiplinuar dhe me këmbë në tokë, do të kenë hedhur bazat dhe forcuar pozitat. Vështirësitë janë në mars, rikthehet e kaluara, marrëdhëniet sprovohen, do të keni ca probleme me financat dhe pak në shtator në marrëdhëniet tuaja.

SPAK-u ka ngritur 4 akuza ndaj Veliajt, ky është reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, komentoi lidhur me hetimet ndaj disa figurave të njohura politike, duke përfshirë edhe Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Rama theksoi se nuk ka komentuar raste individuale, përveç kur ka pasur një vendim të shkallës përfundimtare të gjykatës, dhe theksoi se një person që është nën hetim nuk është domosdoshmërisht i fajshëm.

Ai theksoi rëndësinë që proceset gjyqësore të zhvillohen sipas ligjit dhe nuk duhet të gjykohen në media.

Rama u shpreh se, përballë drejtësisë dhe ligjit, emrat e individëve nuk caktuan se për kë bëhen hetimet, por se janë faktet dhe proceset ligjore që duhet të udhëhoqin punën e institucioneve të drejtësisë. Ai përsëriti se duhet respektuar e drejta e çdo individi për një proces të drejtë dhe të barabartë.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

Parashqevi Simaku kërcen me filxhan mbi kokë nën tingujt e muzikës popullore shqiptare

Biznesmeni Elton Ilirjani ka shpërndarë një video të veçantë të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila duket më e lumtur se kurrë.

Nen tingujt e muzikës popullore shqiptare, këngëtarja shfaqet duke mbajtur një filxhan mbi kokë dhe duke kërcyer me ritmin e këngës, duke krijuar një atmosferë gëzimi dhe energjie pozitive

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pasur një surprizë në New York nga pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat e nderuan me një takim të papritur.