Donald Trump kërkon që Grenlanda, Kanali i Panamasë dhe Kanadaja t’i bashkohen SHBA-së

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump kërkon kontrollin e SHBA-së mbi Grenlandën, aktualisht një territor i Danimarkës

Sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së, marrja e kontrollit mbi Grenlandën është një “domosdoshmëri absolute” për “sigurinë kombëtare dhe lirinë në mbarë botën”.

Më parë, Trump shprehu dëshirën për të rimarrë Kanalin e Panamasë, i cili iu dorëzua Panamasë në vitin 1999, dhe madje sugjeroi që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së nëse deficitet tregtare dhe çështjet kufitare nuk zgjidheshin.

Agjencia e Ushqimit në Kosovë thotë se mandarinat nga Shqipëria janë të sigurta për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës bazuar në rezultatet laboratorike konfirmon se mandarinat e importuara nga Shqipëria janë të sigurta për konsum.

Lamir Thaçi nga AUV, pohoi sot se “ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, ndaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”.

Më herët, disa vende të Bashkimit Europian kthyen pas tonelata me mandarina shqiptare, për shkak të nivelit të lartë të pesticideve të ndaluara. AKU në Shqipëri tha se ngarkesat u asgjësuan.

Reagimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë  konfirmuar se produktet nga  ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente  me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë  duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e  Bashkimit Evropian  No.  396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore,  respektivisht rregulloreve/ amendamenteve   (EU)  No. 2020/1085 per nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos  dhe chlorpyrifos -metil,  dhe amendamentit/ rregullores  (EU) 2023/1029, per nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve  ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.

Duke ndjerë përgjegjësinë ligjore sipas mandatit zyrtar, ne kemi vepruar menjëherë pas ngritjes se dyshimeve rreth sigurisë se produktit Mandarinë edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë per produktet te cilat jene  dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosoves. Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum. Do të vazhdojmë me kontrolle të ngarkesave ne import sipas vlerësimit te riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike. Çdo produkt qe ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes se  kritereve ligjore të sigurisë ushqimore.

Jonida Maliqi bëri një mimikë për Elvana Gjatën dhe rrjeti shpërtheu: Çfarë fshihet pas saj

Gjatë ndarjes së pikëve në festival, Jonida Maliqi tërhoqi vëmendjen jo vetëm për rolin e saj si anëtare jurie, por edhe për një mimikë që dukej sikur mbartte një ngarkesë emocionale.

Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, duke hapur rrugë për spekulime mbi marrëdhënien e saj me Elvana Gjatën.

Ishte një shprehje spontane apo një reflektim i diçkaje më të thellë?

Shpalosën flamurin grek jashtë Hagia Sophia në Stamboll, arrestohen 6 kadetë të forcave ajrore greke

Gjashtë studentë të Forcave ajrore Helenike (Ikaron) u arrestuan jashtë Hagia Sophia-s, në Stamboll, të shtunën e kaluar, për shpalosjen e flamujve grekë.

Mediat greke bëjnë të ditur se kadetët (tre grekë dhe tre qipriotë) kishin marrë pushime për ditët e Krishtlindjeve, por nuk kishin njoftuar shërbimin e tyre se do të udhëtonin jashtë vendit dhe veçanërisht në Turqi, si dhe nuk kishin marrë miratimin e duhur.

Kur mbërritën jashtë tempullit dhe shpalosën flamurin, ata u pikasën nga zyrtarët e MIT dhe u arrestuan për shkelje të ligjit të simboleve të huaja të Turqisë.

Me ndërhyrje diplomatike, studentët u liruan dhe u kthyen në Greqi, ku i presin masat disiplinore.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 24 dhjetor 2024

DASHI

Mundësia e avantazheve të mëdha apo edhe zgjidhjeve të problemeve të kahershme. Megjithatë, jini të kujdesshëm ndaj disa sëmundjeve që janë zhvilluar javët e fundit, ndoshta edhe një dëmtim apo stres të tepruar të shkaktuar nga një shpërqendrim. Pastaj ka nga ata që duhet të përballen me disa dyshime, por me këta yje gjithçka do të zhduket shumë shpejt, me të vërtetë…

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 24 dhjetor 2024), shumë nga gjërat që tani duken të pazgjidhshme, në fakt, do të adresohen me kalimin e kohës, ndaj kini durim dhe besim! Deri në fund të majit, për shembull, do të mbërrijnë zgjidhjet për çështjet e pazgjidhura ligjore, por edhe ju do të duhet të bëni pjesën tuaj, të lehtësoni fatin në një farë mënyre.

BINJAKËT

Do të dëshironit të riktheheni menjëherë në lojë, ndoshta deri në maj, por nuk e dini nëse do të ketë një mënyrë për ta bërë këtë apo jo… megjithatë, ka nga ata që vazhdojnë gjithsesi pa entuziazëm apo shtytje të veçanta, do të na duhet të gjejmë sërish motivim dhe vendosmëri deri në pranverën e ardhshme. Dyshimet e mundshme në dashuri, veçanërisht në histori në të cilat ka pasur vështirësi, me durim dhe qartësi do të mund të kapërceni akoma fazën e bllokimit ose të lodhjes së fortë.

GAFORRJA

Mendoni për një Vit të Ri në të cilin mund të bëni reflektime të rëndësishme për atë që është bërë muajt e fundit! Hapësirë ​​e bollshme për projekte të reja pune si dhe histori të lindura në dhjetor, situata më se të vlefshme dhe për t’u çuar përpara me përkushtim dhe vëmendje; Për më tepër, dashuritë që do të lindin në javët në vijim do të kenë një rëndësi të madhe! Qielli do jetë i favorshëm për një kohë të gjatë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 24 dhjetor 2024), midis gushtit dhe shtatorit keni përjetuar kthesa të bujshme, ose të paktën pak a shumë të dëshiruara ndryshime të rëndësishme, por duhet të reagoni ose të vazhdoni të hipni në valë për t’u përmirësuar dhe më mirë. Ata që vuajnë më shumë janë përkthyes të pavarur që janë të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra të vjetra, ose që nuk ndihen të vlerësuar dhe

VIRGJËRESHA

Për një kohë të gjatë keni duruar njerëz dhe situata që vetëm ju kanë krijuar probleme, ndonjëherë jeni ndjerë të “shfrytëzuar” nga ata që ju rrethojnë dhe keni vendosur të thoni “mjaft”! Është koha për një rishikim total të gjithçkaje që keni bërë deri tani, si dhe për t’u larguar nga ajo që nuk ju intereson në favor të çdo gjëje që ju stimulon. Sigurisht që nuk është një hap i lehtë por i domosdoshëm për të jetuar më paqësisht.

PESHORJA

Koha për buxhete dhe burime të reja në një periudhë reflektimi të thellë për atë që është bërë: shumë prej jush u është dashur të përballen me disa probleme fizike, të tjerëve tani e gjejnë veten pa energji sepse kanë dhënë shumë dhe në çdo rast më shumë se kanë marrë. 2025 sigurisht që do të jetë më i mirë se viti që po mbyllet, veçanërisht në aspektin e mbështetjes dhe solidaritetit, kështu që do të jemi shumë më pak nervozë!

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 24 dhjetor 2024), në muajt e parë të 2025 do të detyroheni të rishikoni llogaritë, të bëni një bilanc të situatës financiare dhe të kuptoni se në cilin drejtim të shkoni: objektivi është arrini një ndërgjegjësim për atë që po bëni, duke shmangur impulsivitetin në një sektor në të cilin duhet të jeni të qartë.

SHIGJETARI

Afërdita, Mërkuri, Marsi dhe Hëna janë aktivë në këtë shenjë, ata që janë në “rrugën e luftës” dhe të gatshëm për të shkuar në betejë do të kenë shanse të mira për të fituar! Megjithatë, gjëja e rëndësishme, përtej çdo mosmarrëveshjeje, është të ndiheni të kënaqur me veten, të shikoni në pasqyrë dhe të jeni krenarë për atë që jeni dhe çfarë po bëni.

BRICJAPI

Megjithatë mos prisni gjithçka menjëherë, veçanërisht nëse jeni shumë i ri, dhe vazhdoni hap pas hapi në mënyrë që të mbani gjithçka nën kontroll dhe të keni një shans më të madh për të arritur qëllimet tuaja pa u humbur gjatë rrugës. Ndiqni intuitat tuaja të shkëlqyera në këtë periudhë dhe jepini vazhdimësi planeve që keni hartuar.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 24 dhjetor 2024), ndiheni më të gatshëm për të dashuruar dhe bërë miq, aspekte shumë të rëndësishme për ju të cilat kohët e fundit janë “lënë në hije” nga problemet dhe dyshimet që keni pasur. Ata që janë mbyllur duhet të fillojnë të rihapen, ky qiell me siguri do t’ju ndihmojë ta bëni këtë.

PESHQIT

Mund të lindin debate të papritura për shkak të një problemi fizik ose (mbi të gjitha) dashurie, sigurisht që ka ndonjë nervozizëm për t’u përballur ose e keni kuptuar që partneri juaj nuk është aq afër jush sa do të dëshironit. Por tani po i afrohemi natës së ndërrimit të viteve dhe imperativi është ta organizojmë sa më mirë, të shtyjmë takimet e padëshiruara dhe të mendojmë vetëm për ta jetuar atë në maksimum.

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar (MRL) në produktin mandarinë me origjinë nga Shqipëria dhe ngarkesa të tjera.

Sipas AUV-së, rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat në fjalë përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum

Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria.

Analizat laboratorike, të kryera sipas rregullores së Bashkimit Evropian Nr. 396/2005 dhe amendamenteve përkatëse, treguan se vlerat e mbetjeve të pesticideve janë brenda limiteve të lejuara. Testimet u realizuan me metodën konfirmative EN 15662:2018.

AUV thekson se, pavarësisht se nuk ka pasur notifikime nga sistemi RASFF për produktet në fjalë, ka vepruar me përgjegjësi për të garantuar sigurinë ushqimore.

Pas rezultateve pozitive të analizave, ngarkesat janë liruar për qarkullim në treg dhe konsum.

Agjencia do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe masa shtesë inspektuese për të siguruar që çdo produkt i destinuar për tregun e Kosovës të përmbushë kriteret ligjore të sigurisë ushqimore.

Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

Situatë alarmante në Vlorë, ku gjatë gjithë ditës nuk lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë.

Përgjatë gjithë paradites së kësaj të hëne në Vlorë kanë rënë reshje me intensitet të lartë, duke rikthyer frikën e përmbytjeve.

Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Ndërkaq reshje shiu por edhe bore ka pasur edhe në veri të vendit, dhe problemet e para janë shfaqur në Kukës, në aksin Kukës Bushtricë.

Raportohet se disa automjete kanë mbetur në rrugë si pasojë e borës. Drejtuesit ankohen për mungesën e borëpastrueses.

Në Shkodër në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore. Në segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze ka reshje dëbore me intensitet të ulet, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Ndërkohë në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit. Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim.

Moti i keq/ Përplasen dy tragete në Durrës, mbytet edhe një peshkarexhë! Veriu paralizohet nga dëbora

Manovrat për t’u ankoruar në det me mot të trazuar shkaktuan përplasjen e dy trageteve në portin e Durrësit.

Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që si pasojë e motit të keq një traget që nisej këtë mesditë nga Bari ka pezulluar lundrimin, ndërsa një tjetër do niset pa udhëtarë. Për anijet e tonazhit të ulët dhe ato të peshkimit lundrimi u pezullua që një natë më parë. Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim.

E njëjta situatë është edhe në Vlorë, ku përgjatë të gjithë ditës nuk do lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë. Përgjatë gjithë paradites së kësaj të hëne në Vlorë kanë rënë reshje me intensitet të lartë, duke rikthyer frikën e përmbytjeve. Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Ndërkaq reshje shiu por edhe bore ka pasur edhe në veri të vendit, dhe problemet e para janë shfaqur në Kukës, në aksin Kukës Bushtricë. Raportohet se disa automjete kanë mbetur në rrugë si pasojë e borës. Drejtuesit ankohen për mungesën e borëpastrueses.

Në Shkodër në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore. Në segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze ka reshje dëbore me intensitet të ulet, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Ndërkohë në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit. Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim.

E papritur! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare(VIDEO)

Ky muaj paska qenë i mbushur me kaq shumë dashuri! Kanë kaluar vetëm 24 orë nga lajmi se Loredana dhe Adeyemi janë fejuar. Pasditen e djeshme, një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka ndarë lajmin e bukur dhe të papritur.

Bëhet fjalë për Kidën. Po po Kida! Deri më sot jeta e saj private ka qenë tepër e “fshehtë”, ndërsa sot teksa ajo feston ditëlindjen ka marrë propozim nga partneri i saj, identiteti i të cilit ende është i pazbuluar.

Lajmi u bë me dije nga vetë këngëtarja, nëpërmjet postimeve të ndara prej saj në rrjete sociale:

VIDEO

Nuk u shpall fituese, ja si reagoi Elvana Gjata: 10 herë…

Mbrëmjen e djeshme, u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku grupi “Shkodra Elektronike”, me këngën “Zjerm”, triumfuan duke rrëmbyer 143 pikë.

Kënga “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovision 2025.

Pas një gare plot emocion dhe konkurrencë të fortë, Elvana Gjata, arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj të veçantë, “Karnaval”.

Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes së zjarrtë nga fansat, këngëtarja nuk arriti të fitojë këtë vit, duke i lënë rrugën grupit “Shkodra Elektronike” për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025.

Me një total prej 135 pikësh, Elvana përfundoi vetëm disa pikë larg triumfit. Fituesit, “Shkodra Elektronike”, me këngën e tyre energjike “Zjerm”, grumbulluan 143 pikë, duke u shpallur fitues të padiskutueshëm falë një kombinimi të pikëve nga juria dhe votat e publikut, një risi e këtij edicioni.

Pas shpalljes së rezultateve, Elvana shprehu mirënjohjen e saj të thellë për dashurinë e publikut dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të gjithë ata që e mbështetën:

“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do ngrihem”.