Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.
Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.
Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.
Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.
Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të tregojë një detaj nga jeta e tij personale.
Aldo ka treguar se është në proces divorci. Teksa po bisedonte me Klajdin, Livian dhe Loredanën, ai u shpreh se ka qenë i martuar dhe ka një vajzë të vogël, 3 vjeçe.
“Akira quhet vajza. Është emër japonez”, tha banori për të bijën.
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.
Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për t’ua dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.
Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin disa shtetase shqiptare.
Mbreti i Britanisë, Charles III dhe Mbretëresha Camilla u mahnitën nga veshjet kombëtare shqiptare.
Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar.
Bëhet fjalë për dy vajza nga Librazhdi, Juliana Shalla dhe Entela Tereziu, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Londër ku edhe prezantuan veshjet tradicionale të Shqipërisë.
Pjesë nga biseda:
Charles III: Kur keni ardhur në këtë vend, sa kohë më parë?
Vajza shqiptare: 5 vite.
Charles III: Pesë vjet! Nuk jeni penduar apo jo? Pra ju mblidheni bashkë rregullisht në komunitet?
Vajza shqiptare: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë!
Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës. Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare.
Në natën e sotme e cila është ‘Nata e Nostalgjisë’ Festivali i Këngës u përshëndet nga Parashqevi Simaku, e cila ka fituar 2 çmime të para ndër vite.
“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet “Dëgjoma këngën”. Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të.’, tha Simaku.
Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.
Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:
Jet- Gjallë Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht Vesa Smolica – Lutem Stine – E kishim nis Djemë e detit – Larg Nita Latifi – Zemrës Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty Orgesa Zaimi – I parë Ardit Çuni – Amane Algert Sala – Bsoh Shkodra Elektronike – Zjerm Lorenc Hasrama – Frymë Elvana Gjata – Karnaval Mal – Antihero Alis – Mjegull
Prej disa javësh po transmetohet “X Factor”, ku talentet e reja janë duke u testuar nga një juri profesioniste. Fillimisht, juria ishte përbërë nga katër emra të njohur të muzikës dhe televizionit: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.
Megjithatë, vetëm 24 orë para premierës, produksioni ka konfirmuar se Elhaida Dani nuk do të jetë më pjesë e panelit të jurisë. Ky ndryshim ka ardhur papritur, duke qenë se Elhaida ishte caktuar të drejtonte kategorinë e djemve, një rol që tani do të rikthente në talent-show për një sezon të dytë.
Arsyeja e largimit të saj nuk është bërë ende e ditur, duke lënë hapësirë për spekulime mbi atë që mund të ketë ndodhur prapa skenave. Produksioni nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi.
Nisur nga këto rrethana, besohet se mes këngëtares dhe stafit organizativ ka pasur një përplasje. Megjithatë, deri më tani asnjë nga palët ka zgjedhur mos të reagojë, duke vijuar gjithsecili me angazhimet e tyre.
Teksa Elhaida është e fokusuar edhe si drejtoreshë e Festivalit të RTSH, ‘X Factor’ do të vijojë me programacionin ashtu edhe si ka qenë parë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjeç dhe për pensionistët në Kosovë.
“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni nga 100 euro secili”, ka deklaruar kreu i qeverisë së Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e tij të Financave, Hekuran Murati, Kurti u shpreh: “Sikurse tashmë e kemi bërë traditë po ndahet mbështetje shtesë e menjëhershme nga 100 euro për të gjithë pensionistët”.
Ndërkohë ministri Murati nuk tregoi se kur do të mund ta marrin saktësisht këtë pagesë pensionistët dhe fëmijët, por tha se gjatë javës së ardhmes do të punohet për këtë.
Ai shtoi se pensionistët dhe fëmijët nuk kanë nevojë të aplikojnë për shtesën për fundvit, pasi ata janë tashmë të regjistruar në sistem.
Qeveria e Kosovës nxori një skemë në vitin 2021 për t’i paguar fëmijët nën moshën 16-vjeçare në baza mujore fillimisht me nga 10 euro dhe 20 euro në muaj për fëmijë.
Kurti paraqiti një skemë të re për pagesat për fëmijë në gusht të këtij viti me një rritje të vogël.
Sipas skemës së re, fëmija i parë dhe i dytë në familje paguhet nga 20€ në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, secili prej tre fëmijëve paguhet nga 30 euro.
Nga skema e shtesave për fëmijë, përfitojnë mbi 400.000 fëmijë, sipas Qeverisë. Kosto vjetore e skemës së re parashihet të jetë 120 milionë euro.
Pas sulmit terrorist me 5 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, në Gjermani kanë shpërthyer protestat.
Protestueset kërkojnë dëbime masive të emigrantëve pasi mjeku saudit kreu sulmin terrorist me makinë në një treg të hapur Krishtlindjes.
Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të mbushur plot në qytetin Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë katër gra të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe nëntë vjeçarin André Gleißner, si dhe duke plagosur mbi 200 njerëz, shkruan Daily Mail.
Rreth 700 demonstrues të ekstremit të djathtë u mblodhën në Magdeburg mbrëmjen e së shtunës, teksa mbanin në duar pankartat që shkruajnë “Remigrimi Tani”. Po ashtu nuk munguan përleshjet me policinë.
“Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”, “Emigracioni vret” dhe “Ne duhet të marrim përsëri qytetet tona, fshatrat dhe atdheun tonë’, janë këto disa nga shkrimet në pankarat që ata mbanin në duar.
Kancelari Olaf Scholz ka dënuar sulmin dhe ka bërë një thirrje për unitet kombëtar mes tensioneve të larta politike ndërsa Gjermania po shkon drejt zgjedhjeve të 23 shkurtit.
I dyshuari saudit, psikiatri dhe aktivisti anti-islamik al-Abdulmohsen, kishte bërë kërcënime me vdekje në internet kundër qytetarëve gjermanë, shkruan më tej Daily Mail.
Mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste që do të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, një vendim që ka sjellë reagime të shumta nga pjesëmarrësit.
Jo të gjithë e kanë pritur mirë përzgjedhjen e jurisë, e një ndër to është edhe Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, duke e cilësuar si të padrejtë.
“Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” tha këngëtari.
Në vijim, Xherahu kritikoi ashpër jurinë, duke e cilësuar si “më të dobëtën dhe më jo-profesionalen” që ka parë deri më tani.
Ai shtoi gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të jurisë është një nga arsyet kryesore pse shumë artistë kanë braktisur festivalin vitet e fundit.
Pa bërë ende 24 orë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, banorët diskutuan se cilët do jenë të nominuarit e parë.
Sipas Redonit, banorja e parë që lë shtëpinë e Big Brother Vip 4 është Rozana, ndërsa Valbona mendon se do dalë Laerti. Por ndryshe u përgjigj Xumi, i cili tha se do të “nominohen ata që do të hanë bukë kot”.
Pjesë nga biseda:
Kush mendon se është konkurrenti i parë që do të lejë shtëpinë?
Valbona: Pyetje e vështirë është në fakt. Por nuk e di…nuk kam një përgjigje. Unë kam një simpati për të gjithë.
Amber: Në një grup, nuk mund të kesh simpati për të gjithë.
Rozana: Redoni e tha, e tha që do dalë Rozi.
Valbona: Do dalë Laerti
Rozana: Po pse ia faturon Laertit?
Valbona: Ashtu siç ta faturojnë dhe ty
Xumi: S’po përmend mera. S’dua të përmend emra. Mendoj që do nominohen ata që do hanë bukën kot.
Në zemër të Stambollit – qyteti i lashtë që dikur quhej Bizant, pastaj Kostandinopojë, dhe më pas Roma e Re – Kulla e Vashës, e njohur si K?z Kulesi, qëndron krenare mbi një shkëmb të vogël në mes të Bosforit. Kjo ndërtesë simbolike ka shërbyer si një pikë ndërlidhjeje mes dy kontinenteve për më shumë se 2500 vjet.
Rruga drejt kullës nis në skelën Karaköy, ku vizitorët nga mbarë bota ndalen për të eksploruar restorantet buzë detit dhe për të parë anijet që kalojnë ngushticën. Me më shumë se 23 milionë turistë të huaj në 2024, Stambolli renditet si destinacioni i dytë më i vizituar në botë, sipas Euromonitor International.
Nga moli, një varkë turistike çon vizitorët drejt Kullës së Vashës. Gjatë udhëtimit të shkurtër dhe panoramik, ata mund të shohin gjallërinë e Bosforit, ku çdo vit kalojnë rreth 30 000 anije. “Është një nga ngushticat më të zëna në botë,” thotë historiani Saffet Emre Tonguç për CNN.
Një kullë me shumë mistere
E ndërtuar fillimisht në vitin 410 p.e.s. si pikë doganore për kontrollin e anijeve që lundronin nga Deti i Zi, Kulla e Vashës ka pasur një histori të pasur dhe plot ndryshime. Gjatë epokës bizantine, ajo u shndërrua në kullë mbrojtëse nga perandori Manuel I Komneni, ndërsa në periudhën osmane, Sulltan Mehmeti II e forcoi atë duke e kthyer në një kështjellë prej guri.
Nga shekulli i 17-të, kulla nisi të shërbente si far detar, një funksion që e mbajti për një kohë të gjatë. Në vitet 1830, gjatë epidemive të kolerës, izolimi i saj nga qyteti e bëri ideale si spital karantine. Në vitet 1980, kulla u përdor për të ruajtur cianid, ndërsa në 1992, një grup poetësh shpallën atë si “Republikë Poezie”.
Legjendat që i japin jetesë kullës
Kulla e Vashës është e mbushur me mite. Një nga legjendat më të njohura flet për një mbret që ndërtoi kullën për të mbrojtur vajzën e tij nga një profeci për një kafshim fatal gjarpri. Megjithatë, një gjarpër që fshihej në një shportë frutash e realizoi parashikimin.
Një tjetër tregim lidhet me mitin e Ovidit për Leandrin, që notonte çdo natë drejt kullës për të takuar të dashurën e tij. Një natë fatale, ai mbytet dhe dashuria e tij merr jetën e vet. Kulla madje është quajtur edhe partnerja e Kullës së Gallatës në një marrëdhënie imagjinare romantike, duke simbolizuar lidhjen mes dy brigjeve të qytetit.
Restaurimi i një monumenti historik
Pas një restaurimi dyvjeçar, Kulla e Vajzës u rihap në mars 2024 si një monument-muze modern. Arkitekti Han Tümertekin dhe ekipi i tij synuan të rivendosin karakteristikat e saj origjinale, të humbura nga ndërhyrjet e shekullit të 20-të.
Sot, vizitorët mund të ngjiten në shkallët e brendshme të reja dhe të shijojnë një pamje të mrekullueshme të Stambollit nga platforma e saj e vëzhgimit. Pasi eksplorojnë kullën dhe ishullin e saj të vogël, shumë shijojnë një pije në kafenenë e thjeshtë aty pranë.
Një simbol i përjetshëm i qytetit
Megjithëse një vizitë në Kullën e Vashës kushton 27 euro plus 5 euro për transportin me varkë, ajo mbetet një përvojë unike. Për ata që kanë një biletë për muzetë e Stambollit, hyrja është më e leverdishme, megjithëse çmimi i saj është 105 euro.
Tonguç e konsideron restaurimin një hap të nevojshëm për mbrojtjen e këtij monumenti të lashtë. “Monumentet historike të Stambollit janë ndërtuar për të përballuar shekuj të tërë tërmetesh, përmbytjesh dhe zjarresh,” thotë ai. “Ato janë ndërtuar për të qëndruar përjetësisht.”
Në mes të Bosforit, Kulla e Vashës vazhdon të jetë një simbol i historisë dhe magjisë së Stambollit, një lidhje midis kontinenteve dhe epokave të ndryshme.