“Është mirë!”/ Sipërmarrësi Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun: Do të këndojë sërish për publikun shqiptar!

Sipërmarrësi dhe modeli i famshëm, shqiptar Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi i tij me Parashqevi Simakun, yllin e muzikës shqiptare të viteve ’80, që trazoi së fundmi zemrat e shqiptarëve me një video ku dukej duke marrë ndihmë për të pastrehët në SHBA.

Ilirjani premton se Simaku së shpejti do të nisë të këndojë sërish për publikun shqiptar.

“Parashqevi Simanku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë. Ajo do jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”, shkruhet në postim.

Ai ka falënderuar gruan e cila ndau një video të Simakut dhe me sa duket është personi që e ka ndihmuar Ilirjanin të gjejë vendndodhjen e këngëtares.

(BalkanWeb)

“Karma it’s a b*tch”- Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimit të drejtoreshës së TOKB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë! Si u pushua nga puna ‘Maestro’ pas pjesëmarrjes në BBVIP

Armaldo Kllogjeri, i njohur si ‘Maestro’ ka reaguar pas lirimit nga detyra të drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.

Me ironi tenori shprehet se ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’, duke nënkuptuar pushimin e tij nga puna gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës në realityshow-n, Big Brother Vip 2, me arsyetimin se i kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar.

“Karma it’s a b*tch. Besoj e keni marrë vesh para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllekut, drejtoresha e TOKB. Ej, Zoti vononka, por nuk harronka. Duhet ta dini se populli thotë ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’”, shkruan ai.

Më tej shprehet se shpreson “që me ardhjen në detyrë të drejtuesit të ri të TOKB, mua të më hapet drita jeshile dhe të rikthehem në vendin që më takonte”.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7448619431820938501?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkarma-its-a-btch-armaldo-kllogjeri-reagon-per-shkarkimit-te-drejtoreshes-se-tokb-kush-i-ben-gropen-tjetrit-bie-vete-si-u-pushua-nga-puna-maestro-pas-p%2F

Kujtojmë se Kllogjeri ka hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, që e hoqën nga puna.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, ka deklaruar në shtator tenori, i cili shtonte se “për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”.

“Lëre të dashurin se e dua unë”/ Babait i bie ‘bomba’ nga rrëfimi i djalit: Mjerë kë zë halli! (Video)

Saimiri ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e tij, Llanin. Rrëfimin e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai e nis me një dashuri prej së cilës ka dy fëmijë. Saimiri tregon se fillimisht familjarët e tij dhe gruas, Drilonës me të cilën është ndarë por jo divorcuar, s’ishin dakord. Gjithsesi ata vazhduan historinë e tyre dhe pasi bënë fëmijët, vendosën të shkonin në Gjermani.

Llani thotë se ishte në dijeni të të gjithë veprimeve të të birit, por bëri “një sy qorr e një vesh shurdh”. Atij nuk i pëlqente nusja sepse i dukej e papërshtatshme. Pasi shkuan në Gjermani, Saimiri tregon se arritën të merrnin disa dokumente për azilin, por ndodhi diçka e papritur. Sipas tij, e shoqja i ka kërkuar kësaj gruaje që ta lërë të dashurin e saj dhe të vazhdonte ajo me të sepse i kujtonte ish-in.

Saimir: Aty takojmë një shqiptare, shoqe, familjare kjo. Aty nusja fillon të njihet me këtë. Ajo ia thotë të gjitha, historinë e saj e të gjitha. Kjo i beson, ia hap barkun të tërë, kjo imja, ishi im. I nxjerr të tëra, ça ka bërë, ça s’ka bërë, edhe çfarë bënte atje në banesën e saj. Na heqin, jetojmë 3 muaj aty, ikim në një vend tjetër se azil ishte, na çojnë në një vend tjetër. Në vendin tjetër vjen ky problemi i telefonit se kësaj i thoshte lëre ti të dashurin që ta ashtu unë se ky ngjan me ish-in tim.

Saimiri shton se Drilona i tregoi kësaj shoqeje çdo histori, lidhur edhe me të shkuarën e saj dhe për një lidhje që kishte pasur para tij. Jo vetëm kaq, ai pretendon se ka pasur tradhti nga ana e së shoqes gjatë martesës. I skandalizuar, Llani ngrihet në këmbë dhe pyet të birin pse nuk i ka treguar kurrë asgjë.

Llani: Ore të keqen babai, po ti s’më ke thënë asnjëherë asgjë për këto gjëra!

Saimir: Ça të të them?

Llani: Po ku m’i nxjerr tani?

Saimir: Po ju me ato probleme që keni pasur, unë çfarë t’ju them juve? Çfarë t’ju ngarkoj më unë juve? Ju ishit copë-copë për vete, ça t’u thosha juve?

Llani: Ore qofshit haram si fëmijë!

Saimir: Çfarë t’ju thosha unë juve, çfarë?

Llani: Ça është kjo kështu ore aman, ça fëmijësh janë këta sot? Nuk dëgjoni as nënë, as baba!

Saimir: Ju keni qenë shumë të ngarkuar, jeni shumë të ngarkuar dhe unë nga ajo nuk kam dashur t’ju ngarkoja më, nga ky problem.

Llani: Ore si ma prure si bombë këtë ti mua këtë ore? Po bën 17 vjet e po m’i thua sot? Kur i dije më përpara pse s’i ke thënë?

Saimir: Tani plasi!

Llani: Po çfarë do të bëjë babai? Çfarë të bëjë babai? Çfarë do ti tani?

Saimir: Dua ndihmë se jam i braktisur nga kalamajtë, nga të gjithë.

Llani: Je 40 vjeç burrë, unë të dhashë mend! Gruan e gjete vetë!

Saimir: Ore unë jam i braktisur nga kalamajtë e mi, dua kalamajtë e mi!

Llani: Mjerë atë që zë halli me këtë!/tvklan.al

Gent Hazizi rrëfen tra gjedinë familjare: Vëllai im νrαυ νeten në sytë e mi, isha vetëm 5 vjeç…

Aktori Gent Hazizi ka rrëfyer për herë të parë ngjarjen tragjike të ndodhur në familjen e tij, vetëvrasjen e të vëllait.

I ftuar në emisionin “Një gotë Rose”, Hazizi hapi zemrën për herë të parë, për të treguar një nga ngjarjet që i kanë shënjuar jetën.

Aktori tha se i vëllai është vetëvrarë kur ai vetë ka qenë vetëm 5 vjeç dhe se prindërit, vendosën ta fusnin në shkollë më shpejt në mënyrë që ta harronte. Por, Genti thotë se mban mend çdo detaj, pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e tij.

“E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve.

U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëlllain tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?”, tregoi Hazizi.

Temperatura nën zero në disa qytete, parashikimi i motit për këtë javë

Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e hënë deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare.

Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe vijës bregdetare do arrijë shpejtësi 11-16m/s me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë (Foto)

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut.

Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.

Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.

Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim i zakonshëm për hir të vajzës së tyre, apo një shenjë e një afrimi të mundshëm mes tyre.

Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.

Renne Refo shpërthen ndaj Antonela Berishës: Kjo është për b…! (Foto)

Një përplasje virtuale ka ndezur rrjetin mes Renne Refo dhe Antonela Berishës, ku e para nuk e ka kursyer aspak kritikat e saj të ashpra.

Duke postuar një story në Instagram, Renne ka deklaruar se sjelljet e Antonelës “janë për burg” dhe se nuk e kupton pse ajo del në televizion.

Në postimin e saj, Renne ka ndarë një video të shkurtër, ku ka etiketuar Top Channel Albania dhe Goca dhe Gra, duke theksuar hapur pakënaqësinë e saj për paraqitjet e Antonelës në këto platforma.

Postimi i Renne-s ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka nisur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Antonela Berisha, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende për këtë situatë.

Ajsbergu më i madh në botë lëviz përsëri, largohet nga Antarktida! Shkencëtarët parashikojnë se…

Ajsbergu më i madh në botë po lëviz përsëri duke u larguar nga Antarktida. A23a ka një sipërfaqe prej 3,800 kilometra katrorë dhe një trashësi prej 400 metrash.

Ai u shkëput nga Antarktida në vitin 1986, edhe pse pak më vonë ngeci në det të hapur.

Thellësia e ajsbergut ishte aq e madhe sa fundi i tij u fut në shtraten e Detit Weddell , ku mbeti i palëvizshëm për më shumë se 30 vjet.

Filloi të lëvizte drejt veriut në vitin 2020, por nga pranvera e vitit 2024 filloi të rrotullohej në vend sepse u bllokua në një kolonë rrotulluese uji pranë Ishujve Orkney.

Kohët e fundit, ajsbergu i madh ka filluar të lëvizë më në veri.

Shkencëtarët po e vëzhgojnë atë për të parë nëse do të lëvizë përgjatë së njëjtës rrugë që kanë ndjekur ajsbergët e tjerë të mëdhenj jashtë Antarktidës.

Besohet se përfundimisht ai do të largohet nga Oqeani Jugor dhe do të hyjë në Oqeanin Atlantik, ku do të ndeshet me ujëra më të ngrohta. Ndoshta do të shpërthejë në ajsbergë më të vegjël dhe përfundimisht do të shkrihet.

Jeton si e PASTREHË në New York, publikohet një tjetër VIDEO e TRISHTË e Parashqevi Simakut: Kam…

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike.

Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me dy gra të tjera shqiptare

Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht.

“E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…”, shprehet ajo.

Nuk mungojnë as bisedat e saj për historinë dhe traditën shqiptare.

“Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen”, thotë këngëtarja.

Parashqevi Simaku dëgjohet teksa u pohon dy shqiptareve se nuk përdor telefon, por ka një llogari në rrjetin social Facebook ku ato mund t’i shkruajnë dhe ajo do t’u përgjigjet në një moment.

”Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty”, thotë ajo.

Dy mikeshat e këshillojnë Parashqevi Simakun që të mos dorëzohet me shpresën se diçka me jetën e saj do të ndryshojë.

634E4174-3303-4B79-BEEC-6CF2569DCBEE

Gazetarja Ola Xama denoncon: Ja si më shantazhon Erion Veliaj sa herë flas për çështje që nuk i pëlqejnë!

Gazetarja Ola Xama, e cila ka publikuar fakte të shumta lidhur me kryebashkiakun Veliaj dhe dyshimet për përfshirjen e tij në afera korruptive, deklaron se po shantazhohet prej këtij të fundit. Xama thotë se sa herë flet për Veliajn, sulmohet nga media dashamirëse me të.

Kujtojmë se gazetarja Xama, u shënjestrua drejtpërdrejt nga Veliaj pak kohë më parë, duke u etiketuar si “vrasëse me pagesë”, çka nxiti reagimin e disa organizatave të mediave.

“Erion Veliaj është një zyrtar publik, dhe si i tillë e ka ditur që prej marrjes së detyrës që do apo nuk do ai, do të bëhet pjesë e debateve publike në media sa i takon llogaridhënies në raport me detyrën dhe pasurinë e tij.
Prokuroria e Posaçme njoftoi ditën e premte se është duke hetuar pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij, fakt që e ka pranuar publikisht dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Nisur nga këto të dhëna, ditën e hënë në emisionin “Të Paekspozuarit” kam raportuar mbi pasurinë e deklaruar të z.Veliaj dhe bashkëshortes së tij, deklarata që janë publike.
Duke qënë se hetimet kanë përfshirë dhe vëllain e z.Veliaj, kam raportuar se si kishte blerë 10% të aksioneve në një kompani për 100 euro dhe pas ardhjes pushtet të Erion Veliajt, firmat e tij kanë krijuar afërsisht 30 milion euro të ardhura dhe 4.5 milion euro fitime.

Asnjë gjë jashtë asaj që është publike në bilancet e deklaruara të kompanive, dhe pa i bërë gjyqin askujt, por vetëm duke shtruar për diskutim çështjen: si ka mundësi që në Shqipëri kanë biznese të suksesshme vetëm familjarët e njerzve në pushtet?
Përgjigjja nuk vonoi, por erdhi përmes një faqeje online të cilën e kam paditur civilisht për shpifje, ku unë akuzohem se kam marrë para nga qeveria.

Sa herë që raportoj çështje të cilat nuk i pëlqejnë kryetarit ose drejtorëve të bashkisë, kjo faqe bashkë me disa portale të tjerë nisin sulmin.

Të jetë rastësi, apo mos ka ardhur koha që drejtorët e bashkisë Tiranë dhe vetë kryetari i saj të hetohen për shantazh ndaj gazetarëve?Dhe m.q.s. ka dy vjet që e kanë bërë si refren se unë kam marrë fonde publike, i ftoj në gjykatë të më sjellin një dokument që e provon këtë. Për të tjerat, “pushka top”, le të vazhdojnë se as nuk kam bërë e as nuk kam marrë ndonjë gjë që më bën pis. Llumi ku jeni zhytur nuk lahet dot duke më hedhur baltë mua.”