Luis Meçja flet nga aeroporti i Rinasit: Po shkoj në Itali të kurohem

Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani, është nisur për kurim të specializuar drejt Italisë rreth orës 06.00 të mëngjesit.

Në një intervistë të dhënë për Top Channel në ambientet e airoportit “Nënë Tereza”, familja e Luisit i është mirënjohës çdo shqiptari që kontribuan nëpërmjet llogarisë “GoFoundme”, e cila u hap nga vetë ata për të përballuar shenzimet e trajtimit jashtë shteti.

Ëndrra e tyre dhe e Luisit është që ai t’i rikthehet sportit dhe këtë gjë mjekët në Shqipëri nuk ia garantuan.

“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, thotë i ati i Luisit, Fiqiri Meçja.

Ndërkohë, hetimi i policisë mbetet akoma i pazbardhur. Familja e të ndjerit dhe e Luisit bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të konfliktit të ndodhur pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërsa Luisi i qëndron deri në fund deklaratës së tij për përfshirjen e një autori të dytë në sherr i cili gjithashtu ka qëlluar me thikë.

“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shton ai.

Gjithashtu familja Meçe ka bërë me dije se kanë kryer një ekspertizë mjeko-ligjore private në mënyrë verfikimin e një tjetër autori të përfshirë në ngjarje përveç Mario Përlleshaj. Babai i Luisit tregon që autoritetet kanë treguar vetëm pamjet e momentit që fëmijët kanë dalë nga shkolla dhe jo ato gjatë konfliktit.

“Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e Martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Termometri do të shënojë temperaturat nga -1 gradë celcius deri në 14 gradë celcius.

“Drejtësia po tregohen e fortë”/ Analisti ‘thumbon’ Ramën: Veliaj e kërcënon, po rashë unë, vjen edhe ti pas meje

Gazetari Genc Burimi ka komentuar zhvillimet politike në vend, dhe kontrollin e ushtruar në shtëpinë e Erion Veliajt.

Burimi u shpreh se, këtu po shikohet një lojë presioni mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës.

“Po shohim një drejtësi, që thotë se, mirë apo keq, unë kam vendosur një standard nuk ekziston në perëndim dhe unë me dyshimin më të parë, të marr dhe të rras brenda. Ky është justifikimi i saj. Me këtë justifikim këta të marrin e të rrasin brenda, e përdorën me Malltezin, e përdorën për Berishën, Belerin apo Metën që janë personazhe politike.

Si justifikim kishin mbrojtjen e provave dhe mosinfluencimin e dëshmitarëve. Ai i famshmi i nenit 5, i Kartës së të Drejtave të Njeriut, thotë se, një njeri prezumohet i pafajshëm dhe smund të ja heqësh lirinë në mënyrë kaq ordinere, veç nëse ka arsye shumë madhore.

Drejtësia shqiptare ka kaluar përtej këtyre gjërave. Sigurisht ne Berishën bëri hap pas, sepse u mor drejtësia ndërkombëtare me Berishën. Aktualisht po shohim se të njëjtat shkaqe, prishja e provave, intimidimi i dëshmitarëve, nuk po japin të njëjtin efekt tek familja Veliajt.

Sot aktualisht kjo drejtësi nuk po veproka njësoj, ose të ketë një standard për të gjithë, ose kjo drejtësi po tregohet e fortë me ata që nuk kanë pushtet, dhe tregohet e dobët me ata që kanë pushtet.

Berisha na tha se, po përplasen Kodra e Diellit me Sarajet e Surrelit. Pra janë dy kulla, ajo e Surrelit dhe e Erion Veliajt, që unë të mbaj, ti më mban. Pra në një lloj shantazhi. Këtë thotë dhe Berisha.

Sot Veliaj i mbaka Ramës një dosje mjaft të nxehtë, me fotografi se si vëllai i tij Olsi Rama, thotë Berisha, është i implikuar në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe këtë dosje e mbaka si një siguracion jete, që nëse më ndodh gjë mua, edhe ti do biesh.

Ky është pak a shumë ai ekuilbri i terrorit. Kjo është shumë e rëndë”, tha Genc Burimi.

LAJM I FUNDIT/ Kreu i SPAK, Altin Dumani një nga 10 kampionët kundër korrupsionit në botë, nderohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është dekoruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët antikorrupsion.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, Bliken tha se Altin Dumani është një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri.

Sekretari i Shtetit tha se ai drejton një strukturë të re, ndërsa theksoi se ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.

Sekretari Blinken lexoi emrat dhe listën me emrat e “10 kampionëve Globalë kundër Korrupsionit”.

“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe t’i mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.

Medalja e DASH për Dumanin/ Minxhozi parashikon goditje më të ashpra nga SPAK: Do godasë majtas dhe djathtas

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Altin Dumani u shpall kampion i antikorripsionit nga DASH, pasi sipas tij, SPAK është kthyer në një institucion të dukshëm për SHBA.

Në një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se SPAK do vazhdojë të godasë majtas dhe djathas.

Ajo që ndodh me drejtësinë, është për ju si parti politike, është thirrje publike, që realisht, e gjithë struktura t’i thërrasë mendjes dhe të mos fusë persona, të mos pranojë rrethana, që dalin si antiligjore.

Pra, nëse kjo që po ndodh sot, pëso, korrigjohu dhe fito, atëherë këtu po.

Unë do doja të kishte modifkimi praktikash, kjo është faturë shumë e kripur. Do bëhet edhe më e kripur, majtas dhe djathtas.

Ai zotëria që ka marrë medaljen atje, se marrë kot. Berishës i duket qokë nga Soros dhe Blinken, por nuk është ashtu.

Shteti amerikan, që jep atë medalje, do të thotë që je bërë visibël si institucion. Kjo partia juaj, kaq e madhe, kaq në pushtet, kaq të pacënuar, duhet të modifikojë diçka”, theksoi ai

Çfarë ndodhi? DASH fut në listën e zezë ish-zv. kryeministrin dhe gjyqtarin e njohur shqiptar (Emrat + Foto)

DASH ka futur në listën e zezë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së.

Gjithashtu në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftim.

“Vëllai i Erionit, 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite!”/ Ola Xama skanon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër të një hetimi pasuror për një procedimi penal që ka nisur.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në një emision televiziv ka “skanuar” pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij. Pasuria e kryebashkiakut duket modeste, por ajo e vëllait të tij është marramendëse. Xama tha se në dhjetë vite, kompania Gogel e Arbër Veliajt ka xhiruar 32 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2014 kishte një xhiro 240 mijë euro

“Pasuria e Erion Veliajt e deklaruar deri në vitin 2022, është një apartameent, 111 metra katrorë. Është bashkëpronar i një tjetër apartamenti bashkë me Ajola Xoxën, 162 metra katrorë dhe të ardhurat nga paga dhe shpërblimet. Këto janë pasuritë e deklaruara, kapin vlerën 31 mijë euro në vit nga pagat dhe shpërblimet. 16 mijë euro nga shpërblimet dhe 15 mijë euro nga paga. Pra zoti Veliaj më shumë fiton duke udhëtuar jashtë vendit sesa duke ushtruar detyrën si kryebashkiak.

Nëse shohim pasurinë e familjarëve, aty do të gjejmë se ka asete në pasuri të patundshme dhe në llogari bankare të bashkëshortes. Pasuria e Xoxës, bazohet në kontratat e konsulencës, duke shërbyër në një zyrë ligjore, por edhe në një shtëpi botuese, ku ka qenë trashëgimtare. Ka deklaruar se ka trashëguar 200 mije euro nga babai dhe të ardhurat vjetore kapin vlerën 40-50 mijë euro në vit. Nga një llogari për vitin 2022, Xoxa ka gjeneruar të ardhura nga pagat, qira dhe të tjera, në vlerën 41,800 euro. 26 mijë euro kanë shkuar për depozitë bankare dhe pjesa e mbetur për të jetuar, pra shpenzon rreth 1250 euro në muaj.

Pasurinë më të madhe që kemi konstatuar është ajo e vëllait, Arbër Veliaj. Ai ble 10% të kuotave të Gogel për 100 euro. Kompania gjeneronte të ardhura 100 mijë euro në 2011 dhe fitonte 20-30 mijë euro.

Po të shohim ngjitja e kompanisë Gogel bëhet pasi Arbër Veliaj bëhet 100% aksioner i kompanisë dhe lidhet me karrierën politike të vëllait të tij. Gogel në vitin 2014, dyfishon xhiron në 230 mijë euro. Pastaj 430 mije euro. Nga viti 2016 deri 2022 xhiro mesatare 3 milion euro në vit dhe kulmon në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Nëse i mbledhim janë afërsisht 32 milionë euro para të cilat ka xhiruar kompania Gogel shpk që zotërohet nga vëllai i Erion Veliajt. Pra 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite. Nëse do të bënim një analizë do të kishim pikëpyetje, se si vetëm të afërmit e njerëzve me pushtet kanë kompani të suksesshme. SPAK do të shohë klientët e kompanisë Gogel, nëse ata kanë konflikt interesi dhe janë përfitues të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Familjarët e Veliajt nuk mund të shkëputen dot nga zoti Veliaj në hetim. Vetëm nëse do të bënin një krim që nuk kishte lidhje me Veliajn, do të hetoheshin nga një prokurori rrethi. Ne kuptojmë që i dyshuar për afera korruptive, etj, është zoti Veliaj, por përfitimi pasuror është bërë përmes aseteve të familjarëve të tij.

Edhe ligji për deklarimin e pasurive, ka shumë hapësira ku mund të deklarosh të ardhura konfidenciale që nuk janë publike. Ka disa hapësira që nuk i dimë të gjithë pasuritë që zotërojnë. Por aq janë të detyruar të deklarojnë”, tha Xama.

“Nuk do të thotë se do të ketë…”, ish-prokurori tregon se çfarë do të ndodhë me Veliajn dhe familjarët e tij

Ish-prokurori Eugent Beçi, i ftuar në një emision televiziv duke komentuar kontrollin e banesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se është shumë i rëndësishëm hetimi pasuror i kryebashkiakut.

Sipas Beçit, Ligji Antimafia detyron që çdo hetim të përfshijë një verifikim të pasurisë, dhe nëse dëshmohen të ardhura të paligjshme, mund të ndodhin sekuestro ose konfiskim pasurie.

Beçi tha se se për të justifikuar veprime të tilla, duhet të paraqiten dyshime të arsyeshme për veprimtari kriminale dhe për burimet e pasurisë. Ai ka theksuar se, megjithatë, ligji antimafia nuk parashikon masa sigurimi personal për individët që janë objekt i kontrollit të banesës, duke i referuar rregullave të Kodit të Procedurës Penale për masa të tilla.

“Dy elementë shumë të rëndësishëm, si është bërë kontrolli i banesës dhe personave të lidhur me Veliajn dhe statusi i çështjeve penale. Ligji antimafia të detyron të bëhet hetim pasuror.

Në rast se është e vërtetë çka relatohet nga Prokuroria e Posaçme dhe nga media dhe nga vetë gazetarët që janë pranë Prokurorisë së Posaçme atëherë hetimi pasuror do sjellë maksimalisht sekuestro ose konfiskim të një pasurie që rrjedh nga një veprimtari kriminale.

Në rast se ke hetim pasuror, patjetër duhet të shpjegosh publikut se kush është dyshimi i arsyeshëm për këtë vepër penale. Për kë vepër penale, cila është vepra penale që ka sjellë të ardhura dhe të cilat nuk justifikohen?

Ky është momenti i parë, momenti i dytë përsa i përket mënyrës se si pret publiku të ketë apo jo masa shtrënguese të karakterit personal ndaj personave të cilëve iu është ushtruar kontroll banese ose nuk i është ushtruar kontroll banese, duhet të jemi të qartë. Nëpërmjet ligjit 1092, që është Ligji Antimafia, nuk parashikohen masa sigurimi personal.

Masat e sigurimit personal parashikohen vetëm në Kodin e Procedurës Penale.”- tha ish-prokurori Beçi.

Briken Calja renditet i katërti në kampionatin botëror të peshëngritjes

Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

Peshngritësi kuqezi arriti të ngre 153 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm për 1 kg humbi shasin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil pasi një pozicion në podium e fitoi peshngritësi kolumbian që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.

Në moshën 35-vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt.

Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptarë ishte edhe më i madhi në moshë. Vendi i parë u fitua nga gjermani Gutu Robert, është 24-vjeç, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 10 dhjetor 2024

DASHI

Mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Vendosmëria juaj do t’ju udhëheqë, por kini kujdes që të mos veproni shumë impulsivisht. Me durim do të arrini të përballoni çdo situatë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju mbështjell një ndjenjë qetësie. Është një ditë e mirë për t’iu përkushtuar gjërave që ju japin kënaqësi, si ushqimi i mirë apo relaksimi në shtëpi. Dëgjoni trupin tuaj dhe jepini vetes pak pushim.

BINJAKËT

Kurioziteti juaj natyral do t’ju shtyjë të komunikoni me të tjerët. Bisedat do jenë stimuluese dhe mund t’ju hapin dyer të reja. Jini të hapur ndaj ideve të njerëzve të tjerë, por gjithmonë ruani vërtetësinë tuaj. Trego nga çfarë jeni krijuar.

GAFORRJA

Fokusi do të jetë te marrëdhëniet. Lidhjet emocionale me miqtë dhe familjen do t’ju japin forcë. Tregoni natyrën tuaj empatike dhe mbroni ata që ju interesojnë. Intuita do të jetë udhërrëfyesi juaj. Emocione të mëdha përpara. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të ndjeni një energji pozitive që ju shtyn të veproni dhe të tregoheni. Është një ditë ideale për të shfaqur anën tuaj krijuese ose për të marrë një rol udhëheqës. Mbani besim në aftësitë tuaja.

VIRGJËRESHA

Vëmendja ndaj detajeve do t’ju sjellë avantazhe. Është një ditë e mirë për të zgjidhur probleme të vogla praktike ose për të organizuar diçka që ju rëndon. Qasuni gjërave me qetësi dhe metodologji: do t’ia dilni. Mos e fajësoni veten nëse diçka nuk shkon sipas planit. Së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Përveshni mëngët.

PESHORJA

Ekuilibri do të jetë fjala juaj kyçe. Nëse ndiheni të mbingarkuar, përpiquni të lini mënjanë një kohë të qetë. Marrëdhëniet personale mund t’ju ofrojnë mbështetje nëse dini t’i kultivoni ato në mënyrë diplomatike. Krijo një moment për meditim ose kreativitet. Lëreni mendjen tuaj krijuese të eksplorojë ide të reja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, forca juaj e brendshme do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Është një ditë ideale për të sqaruar emocionet dhe situatat që ju rëndojnë. Përballoni gjithçka me vendosmëri dhe besim.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, dëshira për aventura do t’ju shtyjë të eksploroni mundësi të reja. Nëse të jepet një mundësi, përqafoje pa frikë! Mbani optimizmin tuaj dhe lëreni intuitën tuaj t’ju udhëheqë.

BRICJAPI

Disiplina do t’ju ndihmojë. Nëse keni qëllime ose detyra për të përmbushur, qasuni atyre me këmbënguljen tuaj tipike. Edhe nëse duket e lodhshme, kënaqësia do të vijë me qëndrueshmëri. Ju jeni gjithmonë shumë të saktë dhe të vendosur, dhe kjo do të jetë një avantazh i madh. Krijo një moment për meditim ose kreativitet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, origjinaliteti është aleati juaj. Lëreni mendjen tuaj krijuese të eksplorojë ide të reja. Mund të takoni njerëz frymëzues që ju ofrojnë njohuri interesante. Përqafoni ndryshimin me entuziazëm.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj ju lidh lehtësisht me të tjerët. Dëgjoni intuitën tuaj: ajo do t’ju drejtojë drejt vendimeve të rëndësishme. Lini mënjanë një moment për meditim ose kreativitet: do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrin.