ΡΙαgosja e shokut të Martin Canit, Luisi niset për kurim në Itali

Shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit fatal ku humbi jetën shoku i tij, është nisur sot për trajtim mjekësor në Bari të Italisë.

Luis u godit me katër thika në stomak, shpinë dhe mushkëri gjatë incidentit tragjik që ndodhi më 28 nëntor. Për të përballuar shpenzimet e trajtimit, një fushatë “GoFundMe” u hap në emër të tij, pasi familja e tij nuk kishte mundësi financiare për të mbuluar kostot e spitalit dhe rehabilitimit.

Në mes të dhimbjes dhe tragjedisë, ai ka nisur udhëtimin drejt Italisë për të marrë një kurim të specializuar.

Detaje nga υ dekja e shqiptares në Itali/ I dashuri po e priste jashtë punës, e reja doli nga makina dhe…

Detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në Breshia të Italisë ku humbi jetën shqiptarja Adela Xhaferri. Siç u raportua mbrëmë ajo humbi jetën pasi makina ku ajo ishte pasagjere rëshqiti duke dalë jashtë rrugës. Këtu nuk pësoi lëndime por kur doli nga makina u përplas nga një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi duke humbur jetën në vend.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Adela Xhaferri natën e së premtes së 6 dhjetorit përfundoi turnin e punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias. Jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë. Ai e mori 27 vjeçaren në makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato, gjysëm ore me makinë nga qyteti.

Duke dalë nga unaza jugore e qytetit, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. Dy të rinjtë nuk pësuan lëndime. Kur ajo u largua paksa nga makina e përmbysur, një makinë që po vinte drejt saj e përplasi duke e lënë të vdekur. Vetëm 1 metër dhe do të ishte ende gjallë.

I dashuri lajmëroi menjëherë urgjencën, mëgjithatë ishte e kotë, pasi e reja kishte humbur jetën. Tashmë policia po rishqyrton edhe një herë shkaqet e aksidentin. Paraprakisht mendohet se të rinjtë nuk ishin të pirë

Dalin fotot, Assad shëtit në rrugët e Moskës me gruan e tij

Mediat ruse kanë publikuar një foto të Bashar al Assad në Moskë, ku ai shihet se është bashkë me familjarët e tij.

Kjo foto është shpërndarë së tepërmi në rrjetet sociale.

Bashar Al Assad ka qenë prej më tepër se 24 vite president i Sirisë, ndërsa familjarë të tij kanë drejtuar vendin për më tepër se 50 vite.

Presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë, tha një burim në Kremlin, citoi Interfax.

“Presidenti sirian Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë, bazuar në konsiderata humanitare, u dhanë atyre azil”, tha burimi i Kremlinit.

Sipas tij, “Rusia gjithmonë ka mbështetur kërkimin e një zgjidhjeje politike në zgjidhjen e krizës siriane”.

“Ne vijojmë nga nevoja për të rifilluar negociatat nën kujdesin e OKB-së”, shtoi burimi.

“Zyrtarët rusë janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, udhëheqësit e të cilëve garantuan sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri”, theksoi një burim në Kremlin.

Ai shprehu shpresën për vazhdimin e dialogut politik në emër të interesave të popullit sirian dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Federatës Ruse dhe Sirisë.

U KAP me 20 MILION EURO në shtëpi, shefi i policisë spanjolle “El Anodino” i Ιidhur me KARTELIN shqiptar!

Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal në policinë e Madridit nuk punonte i vetëm.

Oficeri i policisë, i njohur me nofkën “El Anodino” për profilin e tij të ulët po mbahet aktualisht në burgun Estremera pas zbulimit të lidhjeve të tij me trafikun e drogës.

Ai kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme.

Hetuesit kanë arrestuar 6 persona të tjerë këtë javë në lidhje me këtë hetim ndërsa janë kryer kontrolle në disa shtëpi në Barcelonë dhe Madrid.

Në vilën e tij u gjetën 20 milionë euro, por hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it ka të fshehura edhe rreth 27 milionë euro të tjera në një tjetër pronë në kryeqytet.

Mediat spanjolle shkruajnë se ai kishte lidhje me atë që njihet si Karteli Ballkanik i trafikut të drogës, e cila është një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit.

Në fakt, ky operacion nisi pas sekuestrimit sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë: 13 tonë që u gjetën në një kontejner në portin e Algeciras, që vinte nga Ekuadori. Në këtë rast ishin përfshirë edhe shqiptarë, Gil do të merrte 1 milion euro për çdo dërgesë./El Periódico

“Mirëmbrëma galaktikë”, Ledioni zbulon datën e nisjes së Big Brother përmes një video!

Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka ardhur! Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarët, “Big Brother VIP 4”!

Teksa të gjithë po e prisnim me padurim, tashmë është bërë publike data e nisjes së këtij ‘reality show’ kaq të ndjekur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert më 21 dhjetor!

Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel. Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…

“Po ju kush jeni, nuk ju njoh””, ρΙas keq mes Françeska Muratit dhe konkurrentes

Një situatë jo fort e këndshme ka ndodhur sot në “Pa Filtra”- pjesë e E Diell.

Ada, një këngëtare e cila mori pjesë në “Pa Filtra” për të reklamuar artin e saj trazoi studion.
Teksa Artan Trebicka e pyeti se si quhej, ajo u kthye;” Po ju kush jeni, nuk ju njoh”- koment ky i cili ka irrituar Françeska Muratin.

“U tregove shumë e dobët. Me këtë sjellje që ke ti je për tu përzënë nga studio, arrogante”- u shpreh ajo duke u dashur ndërhyrja e moderatorit Ronaldo Sharka për të qetësuar situatën.

Këmbimi valutor, 9 dhjetor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 9 dhjetor 2024, dollari amerikan, blihet me 92.4 lekë dhe shitet me 93.5 lekë.

Euro, blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tërmeti 5.6 shkund tokën, njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Një seri tërmetesh goditën vendin El Salvador të Amerikës Qendrore. Një prej të cilëve u regjistrua me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, në jug të vendit, rreth nëntë kilometra në jugperëndim të La Union, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Autoritetet e El Salvadorit njoftuan se aktivizuan protokollet e emergjencës për shkak të tërmetit, i cili u ndje edhe në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit fqinj, si dhe në pjesën lindore të Nikaraguas, raporton Reuters.

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës! Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha ka zbuluar se në datën 23 Dhjetor do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Kryedemokrati, në një konferencë për mediat, deklaroi se protesta duhet të ketë fuqinë e elektroshokut.

Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve kudo që janë në botë të bashkohen më 23 Dhjetor në mosbindjen civile.

Sali Berisha: Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile.

Duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Ramës.