Me plis në kokë dhe flamur kuqezi, Nelson Hysa triumfon në Londër, thyen me “KO” boksierin argjentinas

Nelson Hysa nuk di të ndalet, triumfon sërish në mes të Londrës duke ngjitur lart flamurin kuqezi. Boksieri shqiptar doli fitues në eventin e mbajtur në kryeqytetin anglez.

Hysa u përball me argjentinasin, Ariel Brekamonte, sfidë e vlefshme për peshat e rënda. Shqiptarit i mjaftuar vetëm dy raunde për ta hedhur “KO” kundërshtarin, duke marrë kështu një triumf të rëndësishëm në “York Hall Arena” të Londrës. Me plisin dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, Hysa merr kështu një fitore të madhe përballë një kundërshtari jo të lehtë.

Kujtojmë që ky është shqiptari i dytë që triumfon në këtë event, pas Alban Bermetës.

(BalkanWeb)

Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo? Nga program i ri te shpërngulja në Itali, bukuroshja flet ‘pa dorashka’

Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, njoftoi largimin nga emisioni “Goca dhe gra”, por mbeti për disa javë në Shqipëri, duke shkaktuar shumë dyshime te ndjekësit. Arsyet e largimit të saj u morën si të lidhura me kontratat që ajo po mbyllte, por tani duket se çdo gjë është zgjidhur.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Heidi ka konfirmuar se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe ndodhet në Itali, duke nisur kështu një fazë të re të jetës së saj. Nuk dihet ende nëse moderatorja do të tentojë rrugën e famës edhe në Itali, apo do të kthehet të punojë në punën e mëparshme.

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.
E emocionuar, Heidi theksoi se ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar. Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.

Që pas daljes nga “Big Brother”, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Romeos, por pas ndarjes, ish-banorja është larguar nga shtëpia, duke bërë që të mbetet pa një vend për të jetuar. Paga e pamjaftueshme si dhe kontratat e pakta që ka bërë në “Instagram” ka qenë një mënyrë e pamjaftueshme për të për të përballuar jetën e Tiranës. Nga ana tjetër, ka qenë familja e saj, që ka këmbëngulur që Heidi të rikthehet pranë saj. Duket se tashmë, ndarja me Romeon është një fakt dhe çifti i ka ndarë keq rrugët e tyre, duke sjellë edhe largimin e saj nga Shqipëria, në pamundësi për të vijuar jetën këtu.

Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që të mos flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç.

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë.

Shqiptarët në Londër përplasen me Taulant Ballën dhe Benet Becin: Hajdutë, kush ua ka paguar paratë që vini deri këtu?(Video)

Krytetari i Bashkisë Shkodër, ai i Koplikut si dhe deputetë e ministra të rilindjes, kanë zbarkuar në Londër për të takuar Edi Ramën, i cili pritet të zhvillojë ditën e nesërme një takim me patronazhistët e tij që i merr nga Shqipëria me vete për t’i shitur si emigrantë.

Ndërkohë, shqiptarët e diasporës e urrejnë për vdekje njeriun që i ka përzene nga vendi, për shkak të keqqeverisjes së tij dhe korrupsionit galopant në 12 vjet pushtet.

Taulant Omi, shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle taborit të korruptuar të Ramës, Benet Becit, kryetarit të Bashkisë së Koplikut, Pandeli Majkos, Taulant Ballës, Alket Hysenin etj.

Omi ka pyetur secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp?

“Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot”? – i ka pyetur ai, ndërsa rilindasit dilnin me shpejtësi me kokën ulur.

Kjo duket se do të jetë prelut i asaj që pritet t’i ndodhë Edi Ramës nesër në Londër, një zemërim i qytetarëve të diasporës të cilët Rama dhe mafia e tij as nuk i blen dot, as nuk i kërcënon dot./Syri.net

Merr fund aventura me famën, Heidi largohet nga Shqipëria! Vendimi për t’u rikthyer në Itali dhe problemet ekonomike pas ndarjes nga Romeo Veshaj

Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, njoftoi largimin nga emisioni “Goca dhe gra”, por mbeti për disa javë në Shqipëri, duke shkaktuar shumë dyshime te ndjekësit. Arsyet e largimit të saj u morën si të lidhura me kontratat që ajo po mbyllte, por tani duket se çdo gjë është zgjidhur.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Heidi ka konfirmuar se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe ndodhet në Itali, duke nisur kështu një fazë të re të jetës së saj. Nuk dihet ende nëse moderatorja do të tentojë rrugën e famës edhe në Itali, apo do të kthehet të punojë në punën e mëparshme.

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

Sh okuese/ Babai gjen vajzën 10 muajshe të mbγtur në vaskë, ndërsa gruan të go▪︎ditur me t hikë, ç’ndodhi brenda banesës

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Nole, provincën e Torinos. Raportohet se kryefamiljari ka gjetur brenda banesës foshnjën e tij të mbytur, ndërsa gruan të goditur me thikë.

Ngjarja po hetohet nga policia, ndërsa paraprakisht ka dyshime se vajza 10 muajshe është mbytur nga e ëma, e cila më pas ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Policia italiane raportohet se është lajmëruar nga kryefamiljari, ndërsa vogëlushja është gjetur në vaskë.

Kur është kthyer nga puna në orën 12: 45, ai ka gjetur derën e shtëpisë të mbyllur nga brenda dhe asnjë përgjigje nga gruaja e tij. Pasi hyri nga një dritare e banesës, ai u gjend përballë tragjedisë.

Vajza e vogël ishte fëmija i vetëm i çiftit. Nëna ndodhej aty pranë, e plagosur me thikë kuzhine në kyçe, bark dhe qafë. Gruaja ndodhet në spitalin Molinette në Torino, pasi u transportua me helikopter.

Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe mësohet se është në gjendje të mirë. Gruaja prej disa kohësh ishte nën kujdesin e psikologut. Carola, 34 vjeçe, kishte disa kohë që po luftonte me depresionin e rëndë pas lindjes.

“Kemi 18 vjet bashkë, Perla ishte ëndrra jonë. E donim shumë”, tha 36-vjeçari Antonio Parrinello.

Djali i mbeti i ρΙgosur, babai i Luisit tregon emrin e personit tjetër që ka që ΙΙυαr ndaj 14-vjeçarëve

Babai i Luisit, i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, tregon një detaj të ri.

Sipas tij Luisi dhe Martini janë goditur nga dy persona. Ai ka treguar dhe emrin e personit tjetër që sipas tij ka goditur Martinin dhe djalin e tij.

Sipas tij ai është Kledjon B., një shok i autorit të dyshuar.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon B., bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël thikën dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë.

Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në emisionin Review.

Aktorja tregon si nisi konflikti te “Fan Noli”: Ja çfarë i tha Martini vajzës time

Aktorja Adelina Muça është një nënë e cila ka vajzën e saj në shkollën Fan Noli dhe ka treguar zanafillën e sherrit mes dy të miturëve që çoi në vdekjen e 14-vjeçarit.

Sipas saj, Martini i kishte treguar mbi sherrin vajzës së saj të cilën e kishte shoqe shkolle.

“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë.

Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça për Review në Euronews Albania.

Ngjarje e pabesueshme me Vedat Muriqin, i jep fitoren skuadrës së tij duke i treguar gishtin e me sit kundërshtarit (Video)

Vedat Muriqi është bërë protagonisti i një prej ngjarjeve më të rralla në epokën e VAR-it, pasi një gjest i tij që ka sjellë kartonin e kuq për sulmuesin kosovar, në fund i ka siguruar fitoren ekipit të Majorkës me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Las Palmas.

Muriqi kishte përjetuar një natë negative pasi kishte shkaktuar edhe penallti me një prekje topi me dorë dhe po përpiqej në të gjitha mënyrat të shlyente gabimin.

Por në minutën e fundit të duelit, në shifrat 2-2, pas një aksioni ku askush nuk protestonte për asgjë, gjyqtari bëri shenjë se do shihte pamjet në monitorin e VAR-it.

Në atë aksion sulmues të Majorkës, Mata i Las Palmas i kishte festuar në fytyrë Muriqit që nuk kishte shënuar dhe ky i fundit, i ishte përgjigjur duke i treguar gishtin e mesit. Gjyqtari pa pamjet dhe u kthye në fushë duke dekretuar kartonin e verdhë për Mata dhe të kuqin për Muriqin, pasi vlerësohet si sjellje antisportive e rëndë.

SHIH VIDEON

Por njëkohësisht, meqë Mata ishte ai që kishte nisur përplasjen antisportive mes lojtarëve, dha një goditje dënimi dypasimëshe në zonën e Las Palmas, pak hapa larg portës. Mohika e ekzekutoi në mënyrë perfekte duke shënuar golin e fitores 3-2.

SHIH VIDEON

“Janë 2 persona”/ Babai i të ρΙa gosurit zbulon EMRIN: Ja kush i go▪︎ diti Martinin dhe Luisin

Babai i Luisit, djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, ka treguar një detaj shokues.

Ai deklaron se Luisi dhe Martini janë goditur nga dy persona. Ai ka treguar dhe emrin e personit tjetër që sipas tij ka goditur Martinin dhe djalin e tij.

Sipas tij ai është Kledjon Begaj një shok i autorit të dyshuar, Mario Përlleshaj.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël thikën dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në emisionin Review në Euronews Albania.

“Krahun e majtë e ka thuajse të par aIizυar”/ Trondit babai i Luisit: Martini dhe djali nuk më dukeshin mirë

Babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin.C, i ftua në një studio televizive tregoi mbi gjendjen shëndetësore të djalit të tij dhe çfarë i ka treguar ai mbi sherrin.

Ne jemi Komshi me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, ishin dhe në stërvitje bashkë dhe gjithmonë i merrja unë te dy. Ata ishin të pandarë dhe ishin si vëllezër dhe përveç sportit merreshin dhe me not.

Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë”, thotë babai i Luisit.

Nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres në panik, goditjt janë shumë të thella, i kujtohet çdo gjë, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë as piskolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shofim gjendjen në vazhdim. Thika i ka prekur dhe mëlçinë dhe djali është në intubim dhe po presim mos përmisohet. Për momentin po e mbajmë aty por po e mendojmë ta çojmë jashtë se nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë.