Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve në Itali, kush ishin tre të rinjtë që hum▪︎bën je/tën tra▪︎g jikisht!

Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali.

Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

Samueli jetonte në Ponticelli dhe pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ishte baba i një vajze 4 muajshe dhe kërkonte një mënyrë për të ecur përpara pasi kishte punuar tre muaj si punëtor magazine, por pa u paguar. Ai kishte mbërritur në Herculaneum përmes një shoku dhe kishte filluar punë në magazinën e fishekzjarreve.

Samueli jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, ai kishte tre muaj që kishte punuar në një magazinë tjetër, po nuk ishte paguar.

“Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.

Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.

“Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.

Ndërsa dy vajzat binjake ishin banore në Marigliano, të rritura pa baba që u nda nga jeta shumë herët. Aurora ishte nënë e një vajze pesëvjeçare, ndërsa Sara kishte dashuri të pakufishme për atë vajzë të vogël.

Binjaket e pandashme, Sara dhe Aurora ishin gjithmonë bashkë. Në një postim që daton në vitin 2022, Sara i uron ditëlindjen binjakes së saj në 24-vjetorin e tyre:

“Urimet më të mira për mua, por urimet më të mira edhe për ty. Ditëlindja jonë, dita që linda unë, dita që linde ti. Me ty nuk kam nevojë të të kërkoj për të tërhequr vëmendjen tënde sepse, sidoqoftë, ti e ndjen kur unë nuk jam mirë ashtu siç e ndjej unë për ty dhe askush nuk mund ta kuptojë kurrë. Ti je gjithmonë aty, si nënë, shoku më i mirë, baba, djalë. Ti je binjakja ime dhe jam shumë krenare ta them sepse jam krenar për ty. Urimet më të mira”.

Vajzat nuk e kanë fshehur kurrë dashurinë për nënën e tyre Lucia, gruan që i ka rritur vetëm. Vajzat me sa duket punonin atje për të ndihmuar familjen.

Nëna ka postuar në rrjetet sociale një video kujtimi të vajzave të saj, me një koment shumë të shkurtër: “Më thyet zemrën”.

Silvinjo drejt largimit nga Shqipëria, gazeta spanjolle zbulon ekipin e famshëm që pritet ta drejtojë

Dështimi në kualifikimet për Ligën e Kombeve mund t’i kushtojë shtrenjtë përzgjedhësit brazilian të Shqipërisë, Sylvinhos.

Sylvinho mund të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë dhe të rikthehet në futbollin e klubeve.

Trajneri i kuqezinjve ka mundësi që karrierën si trajner ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Inter Miami është gati t’i ofrojë një kontratë pasi pritet t’i ndajë rrugët me Tata Martinon.

Trajneri 61-vjeçar do të njoftojë dorëheheqjen nga momenti në moment. Në krahun tjetër, klubi amerikan ka nisur punën për të gjetur pasuesin.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’, në listën e Inter Miamit është edhe trajneri i Shqipërisë Sylvinho. Megjithatë, braziliani do të ketë një garë të vështirë pasi aty është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.

Por, presidenti i David Beckham ka një simpati të madhe për Sylvinhon, gjë që e favorizon këtë të fundit për të drejtuar yjet si: Leo Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me Sylvinhon dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Shqipëria.

“Familja ime ka vepra”, flet babai i νrasësit të Martin Canit dhe sulmon mediat: Kemi një djalë për mall! Kam aq burrni sa të flas me…

Ka thyer heshtjen babai i vrasësit të 14-vjeçarit Martin Cami. Ndue Përlleshi ka hedhur akuza ndaj medieve, gjatë një telefonate me gazetarin e Top Channel.

Ai tha se nuk ka komunikuar ende me familjen e Martinit të ndjerë, por se “ka aq burrëri sa ta bëjë një gjë të tillë”.

Ai akuzoi mediat se e kanë paraqitur si një njeri të pashpirt pasi nuk reagoi publikisht lidhur me gjestin makabër të djalit të tij.

“Për çfarë të kërkoj falje? Ku i dini ju dhimbjen që kam unë? Çfarë janë këto provokime që bëni? Po sulmoni se jam shumë i rëndum dhe shumë i vram në shpirt për atë që ka vdek në radhë të parë. Ju keni publiku lajme, s’jeni interesu fare. Me familjen e Martinit nuk kam fol, jam duke u mundu me fol, kam aq burrni dhe aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit.

Nuk jam një familje ordinere. Kemi një djalë për mall dhe atë duhet mundu si me e rrit. Ju keni dash me publiku budallaqe dhe me prish familjen. Familja ime ka vepra. E ndaj pjesën e dhimbjes sikur e m’vdek djali im”, tha Ndue Përlleshi, babai i autorit të vrasjes së Martin Canit, deklaratë që u transmetua në emisionin “Top Story”.

Tensione në klasën e autorit të ν rasjes së 14-vjeçarit, miqtë e Martin Canit mesazh kërcënues: Do t’ju s huajmë

Situatë e tensionuar raportohet të jetë krijuar në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pas ngjarjes së rëndë dhe reagimeve.

Burime bëjnë me dije se një nxënës i klasës së të ndjerit Martin Cani, u ka dërguar atyre një mesazh (sms) kërcënuese ku shkruhej “do t’ju shuajmë si klasë!”.

Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se në klasën e autorit Mario Perlleshaj është zhvilluar këtë pasdite një mbledhje me prindër ku tensioni ka mbizotëruar.

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turisti 28-vjeçar u zhduk mes Valbonës dhe Thethit, vëllai niset nga Australia për ta gjetur

Vijon të jetë enigmë fati i turistit Australian Cameron Twiss, i cili u zhduk 5 javë e gjysmë më parë në Alpet shqiptare teksa bënte ecje në një prej zonave më turistike.

28-vjeçari nga Adelaide i kishte lënë të gjitha gjërat personale në hostelin ku qëndronte në Shkodër dhe ishte nisur për të kaluar për në Theth.

Autoritetet shqiptare kanë organizuar disa operacione për kërkimin e tij, por pa rezultat. Në ndihmë të tyre ka shkuar dhe vëllai Cameron nga Australia, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.

Udhëtari profesionist, mëngjesin e 13 tetorit kishte dalë nga hoteli për të ndërmarrë rrugën që lidh Valbonën me Thethin dhe nga ai moment nuk dihet gjë për fatin e tij.

Udhëtimi 10 orësh përfshin një distancë prej 17 km në një zonë malore, ku prania e një guide lokale është e rekomandueshme, por 28 vjeçari zgjodhi ta bëjë vetë.

Në kërkim të tij u angazhua dhe një ekip nga Kosova, si dhe dronë, ndërkohë që më 2 nëntor operacionet u ndërprenë.

“Nuk duam hakmarrje”, mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit, nëna: Thoshte se do bëhej futbollist

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Gazetarja e Top Channel ka biseduar sot me prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, ndërsa mesazhi që japin është fisnik!

“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: Deri tani nuk kemi asnjë informacion.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.

Kaos në aeroport/ Vonesa dhe anulim fluturimesh, ja arsyeja e fortë

Një stuhi bore ka goditur Francën, duke shkaktuar vonesa në fluturimet nga aeroporti Charles de Gaulle (Sharl dë Gol).

Autoritetet u kërkuan kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre, pasi stuhia rezultoi më e rëndë nga ç’ishte parashikuar.

Vonesat i kaluan mesatarisht një orë për 71 fluturime që u ndikuan.

Në aeroportin e Nantes pati gjithashtu vonesa për 3 fluturime dhe në aeroportin tjetër të Parisit, Orly (Orli).

“Ai flinte mbi tavolinën e punës…”/ Agron Llakaj flet për vështirësit e nisjes së karrierës së Bes Kallakut

Agron Llakaj, një nga emrat më të njohur të humorit në Shqipëri, ishte i ftuar mëngjesin e djeshëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku ndau një histori të veçantë lidhur me një prej humoristëve më të njohur të ditëve të sotme, Bes Kallakun.

Agron Llakaj, i cili është anëtar i jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ka ndarë me publikun historinë e njohjes dhe mbështetjes së tij për Bes Kallakun, kur ky i fundit ishte vetëm një adoleshent. Sipas Llakajt, Kallaku kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh kur ishte 16-17 vjeç dhe, ashtu si shumë të rinj, përballonte vështirësi të shumta në rrugëtimin e tij të hershëm drejt karrierës.

Llakaj ka kujtuar se Bes Kallaku flinte shpesh në tavolinën e punës, për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë Kruja për në Tiranë. Për Llakajn, kjo ishte një periudhë sfiduese për të riun, por gjithashtu i kujtonte periudhën kur ai vetë ishte në fillimet e tij të karrierës.

“Bes Kallaku më kujtonte veten kur isha i ri,” tha Llakaj, duke theksuar se ai e ka mbështetur Kallakun jo vetëm në aspektin profesional, por gjithashtu dhe në planin personal. “I dhashë gjithë mbështetjen time, jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore,” shtoi ai, duke theksuar se ishte i kënaqur që sot Bes Kallaku ka arritur të bëhet një emër i njohur në industrinë e humorit dhe më gjerë.

Llakaj ka theksuar se për të është një kënaqësi të shoh zhvillimin dhe suksesin e Kallakut, duke e konsideruar atë si një nga humoristët më të talentuar të brezit të tij. Historitë e tillë të mbështetjes dhe frymëzimit, përveçse e pasurojnë rrëfimin e karrierës së humoristëve, tregojnë edhe vlerën e mbështetjes reciproke që ndihmon zhvillimin e talenteve të rinj dhe të ardhmen e industrisë së humorit.

Mjeku bëri mrekulli më fëmijën e dytë:“Mund të kishte ndërruar jetë edhe Luisi”

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me ngjarjen të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku sherri mes të miturve përfundoi në një tragjedi.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço tha se nga kjo ngjarje mund të kishte dy viktima. Sipas tij edhe shoku i Martin Canit, Luis Meçja do të kishte ndërruar jetë jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.
“Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai. Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.

“Temperaturat do ulen, në veri-lindje pritet të bjerë borë”/ Meteorologu: Të premten reshje shiu të dendura dhe…

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje me Skype në News 24 dha parashikimin e motit për këtë javë.

Osmani tha se temperaturat në ditët në vazhdim pritet që të bien. Ai tha se në veri-lindje pritet që të bjerë dëborë. Sipas meteorologut, të premten priten reshje të dendura shiu, shoqëruar me erëra të forta.

Meteorologu Hakil Osmani: Nata vonë do jetë me vranësira dhe në mëngjes do kemi reshje shiu. Mesdita dhe pasditja nesër pritet të ketë reshje të dendura. Probleme do kemi në qarqet e veriut, por edhe në zona të tjera të vendit, në Tiranë, Elbasan, por probleme mund të ketë edhe në Durrës, Lezhë e Vlorë.

Era do të fryjë deri në 80 km/orë në det të hapur. Priten ulje të temperaturave dhe në veri-lindje pritet të bien reshje dëbore. Edhe të shtunën e të dielën do kemi ulje të temperaturave. Presim edhe prezencën e ngricës në rrugë, kryesisht në veri-lindje, prandaj shoferët duhet të kenë kujdes.

(Balkanweb)