D hëηdri me orë të tëra në dhοmë me υ. αjzën, ja çfarë i bën vjehrri nga Tirana…!!

Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë (periferi të Tiranës) duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin

dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre. Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”,

vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të.

Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh

në shtëpi pasi çifti futet në një dhomë dhe qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma.

E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”, tha gazetarja.

Ai i dërgoηte Ιetra dαs hυrie, pogradecares i ρrίshi mendjen portofoli i një tjetri dhe…

Një histori dashurie midis dy të rinjve nga Pogradeci është lënë përgjysmë. Djali i cili ka shkruar në redaksinë tonë është tejet i zhgënjyer

nga një vajzë të cilën e donte aq shumë sa i shkruante letra dashurie megjithëse sipas tij ajo mori mendjen e së motrës dhe u fejua me një tjetër të cilin ajo ia sugjeroi pasi sipas djalit e kishte portofolin plot.


Djali ka rrëfyer se ata kalonin shumë kohë bashkë duke biseduar për muaj të tërë kur një ditë të bukur motra e vajzës zbuloi gjithçka dhe i mbushi asaj mendjen të ndaheshin.

Mënyra e të folurit të vajzës ndryshon nga 5 fotot e para në krahasim me 3 të fundit në mënyrë drastike.

Megjithëse ata tashmë nuk janë më bashkë, djali ka një mesazh për të gjithë: “Pershendetje JOQ.

Femrat bejne gjithmone sikur jane engjej, kur ndahen nga ndonje i dashur fillojne me postime ne FB qe te mallëngjejnë.

Flisja ne kamer me nje goce dhe i vjen e motra ne shtepi sapo i thote per nje cun qe ma merr mendja se do kete patur ndonje portofol te mbushur mire, me tha keto tek 3 fotot e fundit.

Si mund ti quajme keto goca? Ajo tani eshte gati per fejese dhe nuk dua qe ta pesoje dhe ai si un.

Ai mendon se ajo e do me te vertete vetem se ka vendos inicialin e tij ne Insta, por i them kete: Dikur Insta i saj kishte emrin tim.

5 fotot e para ishin pjese e bisedes qe kemi bere para se e motra ti tregonte per ate cunin qe eshte duke u fejuar, sapo e motra i tregoi filloi me ato me poshtë. I kam fshire letrat e dashurisë se nuk doja qe ti lexonin te tjerë.

Thjesht i kerkoja qe te kthehej me mua. Kishim shume kohe bashke kalonim shume kohe duke fol bashke mbi 5 ore ne dite ne kamera, me msg mund te them 15 ore.

Ne u ndamë me 23 prill ne darke. Fillimisht me tha do iki ne Itali, u ndame si me mirëkuptim, thame qe do ngeleshim shoke dhe qe ti shkruanim ndonjehere njeri tjetrit si je.

Por ne mengjes me kishte bllokuar msg, nuk i shkruaja dot. Mesazhi im eshte ky:

Mos krijo pershtypje per askend nga pamja e jashtme, me mire krijoji ne hijen qe krijon dielli sepse atje jane shume te njejte te gjithë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 21 Nëntor 2024

Dashi

Dite plot diell kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shtoni edhe dozat e komunikimit dhe lidhja do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do jetojnë me shprese deri ne momentin e fundit, por nuk do arrijnë ta gjejnë sot atë qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do ju duhet te tregoheni me te matur nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet.

Demi

Do jeni me te privilegjuarit e kësaj dite ju te dashuruarit. Do flisni me hapur me personin qe keni ne krah dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë shume takime, por skepticizmi nuk do i lere te hedhin hapa me tej. Financat do jene ne një situate mjaft delikate. Mire do jete ta shtrëngonit pak rripin dhe te mos shpenzoni kuturu.

Binjaket

Lidhja ne çift do jete me e mire se disa dite me pare. Do e respektoni mendimin e tjetrit dhe do pranoni here pas here te hapni rruge. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha do kenë një dite me pozitive. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ne momentin qe me pak e presin do mund te takojnë princin e kaltër. Financat do jene te qëndrueshme.

Gaforrja

Gjate kësaj dite do e keni shume te vështirë te mbani një klime harmonike ne jetën tuaj ne çift. Përkundrazi do debatoni mjaft me partnerin dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do e kenë te vështirë edhe sot ta gjejnë personin e duhur. Urani do jete planeti qe do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ua stabilizoje te ardhurat. Përfitoni!

Luani

Ne planin sentimental do ketë disa probleme te vogla gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe për çdo gjë do debatoni me partnerin tuaj. Për beqaret do jete një dite me e favorshme dhe emocionuese. Do takoni persona me te vërtetë te veçante. Ne planin financiar mos prisni qe situata te rregullohet si me magji, por përpiquni edhe vete te bëni sa te mundeni.

Virgjeresha

Sot do jeni te bindur për atë qe doni te bëni ne jetën tuaj ne çift dhe do hidhni hapat e duhura. Mund te mendoni edhe për një lidhje me serioze. Beqaret do jene specialiste ne fushën e dashurisë dhe do e bëjnë për vete këdo qe do pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete e kënaqshme. Do mund te kryeni te gjitha transaksionet qe keni menduar.

Peshorja

Edhe nëse do keni disa debate ne jetën tuaj ne çift sot duhet te tregoheni te duruar dhe te mos hidhni hapa te nxituara. Gjithçka mund te rregullohet nëse keni besim. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te kërkuar princin e kaltër dhe do mbeten serish vetëm. Situata financiare do filloje pak nga pak te konsolidohet. Do i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Akrepi

Do e prekni partnerin ne piken e tij me te dobët dhe kjo do ndeze mosmarrëveshje dhe debate te shumta. Pranojeni qe keni gabuar. Ata qe janë beqare nuk duhet te nguten te krijojnë menjëherë një lidhje. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te ëndërroni shume dhe te kryeni shpenzime pa fund sepse situata mund te përkeqësohet.

Shigjetari

Jo gjithçka do shkoje ashtu si e kishit menduar gjate kësaj dite dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes me ato qe do thoni dhe veprimet qe do bëni. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat mund te përfundojnë edhe ne martese. Me paratë nuk do e keni punën shume mire. Do ju duhet te shpenzoni shifra te mëdha dhe buxheti do përkeqësohet.

Bricjapi

Do e ngrini ne piedestal partnerin tuaj gjate kësaj dite, por ne orët e mbrëmjes do zhgënjeheni jashtë mase prej tij. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do marrin shume propozime. Me ne fund do e kenë edhe ata mundësinë te krijojnë lidhjen e ëndërruar. Ne planin financiar do jene te shumte planetët qe do ju ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Ujori

Dite përgjithësisht e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni ne te njëjtin mendim për gjithçka dhe do hidhni edhe hapa me tej. Edhe ata qe kane pasur një lidhje problematike do ndihen disa me te qete. Beqaret as sot nuk do kenë fat ta gjane personin e ëndrrave. Ne planin financiar mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Peshqit

ΙDo ndiheni me te lumtur se kurrë sot ne krahët e atij qe dashuroni. Te dy do i shprehni ndjenjat dhe do jeni te gatshëm te bëni edhe ndonjë çmenduri për te përjetuar emocione te reja. Për beqaret është momenti ideal për te filluar një lidhje. Pranojini ftesat qe do ju bëhen. Sektori i te ardhurave do jete përgjithësisht i stabilizuar dhe aspak problematik.

E trishtë/ Νdahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori i njohur(FOTO)

Ditën e premte të javës që lamë pas më 15 nëntor, aktori Paul Teal, i njohur nga seriali i dashur për adoleshentët “One Tree Hill”, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 35-vjeçare.

Teal, u nda nga jeta pas një beteje shtatë mujore me kancerin e pankreasit neuroendokrin të Fazës 4, sipas Susan Tolar Walters.

“Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes STW për më shumë se 10 vjet”, shkroi Walters.

E fejuara e tij, Emilia Torello, e njoftoi humbjen në një postim emocionues në “Instagram”, duke e quajtur Paulin “personi më i zhytur në mendime, frymëzues, dinamik, i disiplinuar dhe i dashur”.

Në postimin e saj, Torello shkroi: “Paul, ti ishe shpirti im binjak, burri im i ardhshëm, shkëmbi im dhe e ardhmja ime. Më mbushe mushkëritë me të qeshura, barkun me flutura dhe zemrën me dashuri. Ti luftuve me guxim pa dështuar”.

Ajo shtoi se bota është me fat që e ka takuar Paulin, ndërsa ishte më me fat, sepse mund ta quante të sajin. “Do të të dua përgjithmonë”, përfundoi ajo.

I afrohen paralel me “G-Class”-in, momenti kur ate ntatorët υ* asin Klaudio Prendin në Tiranë(Video)

Këto janë pamjet e atentatit të ndodhur pak pas mesnatës së 18 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko” ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Klaudio Prendi.

Në video duket momenti teksa djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, del nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq, dhe sapo futet në makinë, qëllohet me armë nga një “Audi” që i kalon paralel.

Shokët kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut.

Ishin këta të fundit që e çuan në spital, por fatkeqësisht i riu nuk mbijetoi dot.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë , efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.

Sot 28-vjeçarit Klaudio Prendi i jepet lamtumira e fundit.

Prej dy ditësh bosh, shokët e klasës mbushin me lule të bardha bankën ku ulej Martin Cani (Foto)

Prej dy ditësh banka e klasës së nëntë në shkollën “Fan Noli”, ku ulej 14-vjeçari Martin Cani është bosh. Ditën e sotme shokët e tij të klasës, e kanë mbushur vendin e tij me tufa me lule të bardha. Në një postim në rrjete sociale të njërit nga shokët e tij të klasës shkruhet: “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera

Arrestimi në Durrës, Kona djali i tezes së Monika Kryemadhit

Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot pasi ndj tij ishte caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

52-vjeçari Ardian Kona është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e Partisë së lirisë, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

“Lici u konsultua në spital dhe më pas u largua i shoqëruar nga dy makina”, detaje tro nditëse nga Karamuço: A νdes..

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv, dha detaje për masakrën e Dobraçit, kur tha se Ibrahim Lici ka shkuar në spital i plagosur.

Nga aty, ai ka marrë konfirmimin e mjekëve se me plagët që ka marrë nuk rrezikon jetën dhe më pas është larguar.

Ai shtoi se Ibrahim Lici, ka ikur i shoqëruar me dy makina nga Spitali i Shkodrës.

“Mos të them që ai person që shIkoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka furur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam, I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej, ka vajtur në spital, dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai.

Rikthehet dentisti mashtrues, qytetarja paguan 3 mijë euro dhe mbetet pa dhëmbë në gojë

Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin e stomatologut David Todri, i cili i kishte vënë implante në gojë një shtetasi italian. Pasi italianit iu krijuan probleme, stomatologu Todri jo vetëm që nuk ia zgjidhi, por e shau dhe ofendoi.

Pas transmetimit USSH, dega Fier mori masa që t’i pezullonte licencën David Todrit për një vit. Por historia përsëritet me qytetaren nga Korça Valentina Alushi, e cila paguan për 6 implante, por dy prej tyre i bien brenda ditës. Dentisti Todri ia vë sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Tani zonja ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë.

Më pas Todri i vë zonjës një si urë-protezë që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shet 1 mijë e 200 euro. Por kjo protezë nuk mbahej në gojë pasi Valentina as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.

Todri i kishte thënë “do të mësohesh” duke i dhënë madje edhe një afat prej 7 ditësh në të cilin ajo do të përshtatej, por kjo sigurisht nuk ndodhi

Në total, Valentina thotë se ka paguar 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë.

TikTok-erja e famshme shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, raportohet se ka tentuar νet ëνrasjen!

TikTok-erja e njohur shqiptare Kristina Beqiri me emrin “Kristjaahh” është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

Kristina shpesh herë është shprehur edhe në postimet e saj në Instagram që tregohet shumë e qartë me ndjekësit e saj për komentet që e vrasin psikologjikisht.

Sipas “Ora News” komentet e njerëzve që shpesh herë e quajnë si një “vajzë që vjedh pensionet e të moshuarve” dhe bullizimet e shumta, duket se e kanë shtyrë drejt vendimit drastik.

Vetëm para pak orësh ajo ka postuar sy statuse në rrjetet sociale, ku kërkon që ndjekësit të mos e lëndojnë me “shpifje” ndaj saj.

Pas kujdesit të mjekëve raportohet se Kristjana Beqiri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.