Farmacistja që ndihmoi Martinin e ρl/agosur: Kërkoi nënën! Kur i tregova babait te Trauma ndezi një cigare i heshtur

Farmacistja e cila shoqëroi drejt spitalit Martin Canin e plagosur rëndë me makinën e një kalimtareje të rastësishme, tregoi se në momentet e fundit 14-vjeçari kërkoi nënën e tij.

Ajo tha se bashkë me një zonjë tjetër dhe një zotëri bëni gjithçka si qytetarë për të drejtuar drejt ambulancës djalin e plagosur, pasi kishte shumë trafik.

Rrëfimi i farmacistes:

“Ka qenë një ngjarje horror do them me pak fjalë, ishte një ngjarje  në katër minuta që është zhvilluar gjithçka. Unë kam qenë në makinë e parkuar dhe shikoj një tufë më nxënës  që po dilnin dhe mendova në fillim që mbaruan orën e mësimit,  ditën e mësimit, në fakt sepse ishte ora 13 e drekës dhe vetëm kur shikoj që po dilnin qytetarët  nga bizneset aty afër e kuptova që diçka kishte ndodhur. Kam dalë nga makina as për 30 sekonda dhe eci dhe 10 metra më poshtë shikoj një person i cili ishte për tokë i gjakosur.

Një djalë u afrua mori një bluzë ose diçka një rrobë dhe ja ka vendos në kraharor direkt në gjoks dhe kam kontaktuar ambulancën, ambulance u përgjigj në sekonde  më ka thënë zonjë na thuaj vendngjarjen i thashë një fëmijë ashtë aksidentuar, sepse për momentin nuk dija çfarë ndodhi thashë një motor ose një makinë  thjesht e ka përplasur. Afrohet një djalë dhe më thotë që është i therur me thikë. Marr policinë sepse ishte tragjike.

Djali ishte me shenja jete. Unë mbasi mbarova telefonatën me policinë jam ulur tek djali e kam prekur, sytë e tij herë përqendroheshin tek neve që ishim mbi kokën e tij dhe herë nuk dukeshin më, u bë blu e kuptova që diçka nuk po shkonte kishte marrë plagë shumë të thellë dhe i mata pulsin, pulsi i rrihte, po jo e një zemre normale kuptohej që diçka nuk po shkonte, ishte i ngrohtë akoma dhe lëvizte kokën  po nuk fliste nuk reagonte nuk rënkonte asnjë lloj gjëje. Ka ardhur zonja e kemi marrë në makinë, nuk prisnim dot më për ambulancën edhe pse ishin vetëm katër minuta që nga ngjarja dhe e kemi vendosur në pjesën e pasme të makinës së zonjës dhe unë kam ecur para me makinën. Një djalë vetëm na ka ndihmuar  që ka hip me djalin me viktimën nga pas dhe i ka mbajt plagën dhe unë që hapja rrugën gjithë kohës. Një efektiv me ka ndihmuar në kryqëzim tek Oslo pasi më hapi rrugën  për tu drejtuar në QSUT. Dhe përveç ambulancës që është nisur nga trauma është nisur dhe një nga QSUT dhe ajo ka dalë para nesh, kam bllokuar rrugën me makinë  që mos të vinte asnjë makinë nga QSUT-ja dhe e kemi transportuar djalin nga makina e zonjës dhe e kemi futur në ambulancë. Ishte i gjallë kërkoi nënën e vet ne ato momenti, foli, nënë, nënë  rënkonte pak për pjesën e plagës dhe e kemi hip më barelë  në ambulancë. Unë kam ndjek ambulancën kam shkuar tek Trauma kam pyetur aty si është djali dhe më kanë thënë që u fut në operacion. Kontaktova me të atin, më pyeti se ku është vrarë djali i thashë në shpatull se nuk mund t’i thoja në zemër, po nuk e di i thashë nëse ka depërtuar thika deri në zemër. Ai ka marrë vetëm një cigare në dorë dhe nuk pata më kontakt me askënd tjetër, pas 10  minutash që unë jam larguar sepse tashmë unë djalit nuk kisha çfarë ti bëja më, e bëra maksimumin tim, jam larguar nga spitali më kanë kontaktuar që djali nuk jeton më.

Kam parë vetëm Martinin e shtrirë Djali tjetër mesa pashë është ndihmuar dhe futur tek poliklinika qendrore  dhe ambulanca që ishte nis për Martinin nga Trauma ka marrë  djalin e plagosur, ai kishte marrë diku tek tre, katër goditje ndërsa Martini ishte djali që ne bëmë maksimumin si qytetare për ta drejtuar drejt ambulancës sepse kishte shumë trafik dhe nuk mund të vinte dot më shpejt. Martini kishte nja goditje në kraharor kishte vetëm gjak në kraharor, gjak pak te dora pasi unë i kam prek pulsin dhe u gjakosa pak  nuk kishte gjak tjetër përveçse në pjesën e krahërorit dhe në tokë. Një plagë mori po kjo ishte fatale’, shprehet farmacistja Martina Mici në një intervistë për ReportTv.

“Tr ondit” avokati i njohur: Kryemadhi të tregojë a i bëri atentat Ilir Meta? Është gjallë falë shoferit se…

Apeli i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi masat ndaj Ilir Metës, në arrest me burg, dhe Monika Kryemadhit, me detyrim paraqitje.

Teksa ka komentuar këtë zhvillim drejtpërdrejt në “Top News”, avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Ai ka aluduar se Ilir Meta ka tentuar t’i bëjë atentat Monika Kryemadhit, dhe se kjo e fundit është gjallë falë shoferit të saj.

Ai gjithashtu aludoi se Kryemadhi ka tentuar të trafikojë kokainë vite më parë, duke e fshehur te fëmija i saj i mitur në atë kohë.

“Monika do ishte arrestuar me kohë, e futi kokainën te vajza e mitur që kishte atëherë dhe iku në Itali, ishin gati ta kapnin, ndërhyri DIA në atë kohë i tha lereni mos e arrestoni.

Monika të thotë vetëm kaq, i ka bërë atentat Ilir Meta për ta vrarë apo jo? Pse u kthye mbrapsht nga Dibra në Maqedoni? Monika ta puthë në ballë atë shoferin spiun që ka se do e kishte hequr me kohë Ilir Meta tani”, deklaroi avokati Beqiri.

Anija kineze dyshohet se ka këputur linjën e internetit mes Gjermanisë dhe Finlandës

Një anije kineze dyshohet se ka këputur kabllin e komunikimit që shtrihet nën det midis Gjermanisë dhe Finlandës.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pa përmendur emra, tha se ky ishte një “akt hibrid”, dhe se “askush nuk beson se kablli u këput aksidentalisht”.

Kablli optik 1,170 kilometra i gjatë u këput të hënën në mëngjes, kur u ndërpre edhe interneti për një pjesë të Suedisë, Gjermanisë, Finlandës dhe Lituanisë.

Gjermania dhe Finlanda thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” nga shkëputja e kabllos së komunikimit C-Lion1, duke shtuar se siguria e Evropës kërcënohet nga lufta e Rusisë, “por edhe nga lufta hibride nga aktorët keqdashës”.

Aktualisht, tre anije të rojes daneze kanë shoqëruar një anije kineze, që dyshohet se mund të jetë shkaktare e këputjes së kabllit. Shpesh kjo ndodh kur anijet lundrojnë pa e ngritur spirancën duke e tërhequr atë në bazenin e detit teksa dëmton linjat që ndodhen aty.

Martini u υr* me th* kë në zemër, flet mes LOTËSH gjyshja e shokut të tij: E ëma e priste në SHTËPI të hante drekën…

Gjyshja e shokut të Martinit, 14-vjeçarit që iu pre jeta në mes një ditë më parë pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj ka folur së fundmi për mediat.

Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku studionte viktima, ajo bëri me dije se nipi ishte në klasë paralele me Martinin.

Gjyshja ka thënë se fëmijët janë bërë shumë liberale duke theksuar se prindërit duket t’i mësojnë fëmijëve të tyre të respektojnë më të mëdhenjtë, të duan shokun e shoqen dhe të qëndrojnë larg debateve.

“I keni bërë liberelë fare, s’guxojnë mësuesit t’i thonë fëmijës një fjalë se vjen prindi me vrap. Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di si është…nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot, nuk kemi…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë, ku i vajti. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesen, më të madhin, jo kështu”, tha gjyshja duke shtuar më tej se nipi i saj ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

“Është bërë nuk e di ç’të të them. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet. Është shokuar. Ka ardhur në shkollë, do e marr në telefon, se di nëse kanë bërë mësim”, tha ajo mes lotësh.

Video ALARMUESE: Të afërm të aυ torit të dγs hυar për υr/ sjen e 14-vjeçarit, mesazhe dh*ne në rrjetet sociale: Kush na shan, do e bëjmë shembull!

Tirana dhe mbarë opinioni publik është tronditur mesditën e djeshme pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

Por një tjetër video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur, flasin për ngjarjen.

Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve  është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual.

Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14 vjeç.

Kjo “>video duhet të shërbejë si një tjetër kambanë alarmi për të ndërgjegjësuar shoqërinë, prindërit, por dhe institucionet!

Duhet të shërbejë për të reaguar në kohë dhe të për diskutuar e këshilluar fëmijët, për të marrë masa, apo edhe për të kontrolluar aktivitetin e të miturve në rrjetet sociale./Tch

Kush është burri që e qëlIoi? Shoferi i shkollës: Martinin të premten e rr/ahu një person i rritur!

Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për News 24 se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.

Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar vetë i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.

Madje, sipas shoferit një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin.

Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat i gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti.

Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë…

Mora kalamajtë klasës së parë dhe kur u ktheva pash shumë fëmijë që po iknin me vrap por nuk e dija se çfarë ndodhi. Sa u afrova, më thanë ata fëmijët hajde shpejt se Martinin e kanë therur me thikë“, u shpreh shoferi që transportonte nxënësit e shkollës “Fan Noli”.

Kjo deklaratë duhet të shërbejë si indicje dhe për Policinë e Shtetit, e cila duhet të gjejë se kush është ky person që ka qëlluar përpara shkollës Martin Canin.

Shoferi u shpreh se ua ka thënë policëve këtë fakt, por mbetet në dorën e hetuesve nëse ajo është administruar si provë apo indicje.

Nga informacione të ndryshme që kanë rrjedhur në media, është mësuar se tre ditë përpara ngjarjes së djeshme ku Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër, ai ishte konfliktuar e bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj.

“Paguaj 2 mijë euro çdo muaj”, ish-bashkëshorti doli me fatura, reagon Jonida Maliqi dhe e paralajmëron: Nuk do të toleroj më!

Nuk përmbush detyrimet ekonomike ndaj djalit”, me këtë pretendim këngëtarja Jonida Maliqi u paraqit një ditë më parë në dyert e Gjykatës së Tiranës ku dhe paditi ish-bashkëshortin e tij, Gent Prizreni.

8 vite pas divorcit me këtë të fundit, Jonida e shoqëruar nga avokati  i saj shkoi në Gjykatë dhe kërkoi që ish-bashkëshorti i saj të përmbushë detyrimet ekonomike ndaj djalit të tyre, Dan, për të cilin kanë rënë dakord që të paguajë çdo muaj një shumë prej 2 mijë euro.

Nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gent Prizrenit erdhi. Ai vendosi që t’ i përgjigjej publikisht ish-bashkëshortes së tij dhe postoi faturat të cilat vërtetojnë shumat monetare që i janë derdhur në llogari këngëtares.

Epo pas publikimit të këtyre faturave këngëtarja s’ka qendruar “gojë kyçyr”. Në rrjetin e saj social Jonida ka postuar një shprehje e cila thotë: “Çfarë kam toleruar më parë nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023”.

Pa çka se mbi “story” nuk ka asnjë emër të shkruar, një reagim i ardhur në këtë rrëmujë dhe pas reagimit të ish-partnerit të saj na bën të mendojmë se kjo shprehje shkon pikërisht për Gent Prizrenin dhe atë çfarë është duke ndodhur.

PRlSHËlN shtëpinë e gjyshit, HABlTEN nga ajo që gjejnë në àrkë nipërίt…

Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të vjetër, por gjatë shembjes kanë gjetur mes gërma/dhash një arkë.

Në pak sekonda kanë menduar se gjetën një thesar të fshehur nga gjyshi.

Ndaj me shumë kërshëri kanë nisur ta hapin. Sapo kanë hequr kapakun, janë shtangur nga ajo që kanë gjetur.


Brenda arkës ndodheshin brinjë dhie dhe dashi dhe 2­3 brisqe të vjetër (biçakë).

Familjarët kanë mbetur të “zhgënjyer” sepse prisnin të paktën ndonjë monedhë floriri apo argjendi brenda saj.

Gjithçka e kishte një shpjegim. Gjyshi i tyre kishte qenë punues i brisqeve, dhe në atë kohë dorezat e tyre bëheshin nga brirët e dhive apo të deshve.

Dhe duket se një pjesë të pasionit të tij ai e ka fshehur aty mes muresh, nuk dihet pse, ndoshta që një ditë pasardhësit ta kujtonin se ai kishte qenë një briskaxhi me nam.

Në fakt në këtë qytet kanë ekzistuar (dhe vazhdon të ekzistojë) një fis i madh me mbiemrin Biçakçiu, që në turqisht përkthehet briskaxhi.

Edhe pse nuk gjetën gjëra me vlerë, gjithsesi, këta biçakë të vjetër përbëjnë në vetvete një “thesar”.

Ato dëshmojnë një profesion mjaft të njohur në këtë qytet, biçakët e punuar me mjeshtëri të të cilëve shiteshin nga Anadolli deri në Romë dhe akoma më larg.

Ρësoi djegie nga pυla e nxehtë, vajza e vogël merr 800,000 dollarë kòmpensim nga McDonald’s

Një gjykatë në Florida ka vendosur që McDonald’s duhet t’i paguajë një vajze tetëvjeçare 800,000 dollarë dëmshpërblim pasi ajo pësoi djegie të rënda kur një pulë “McNugget” i ra në këmbë.

Në vitin 2019, Olivia Caraballo katërvjeçare u dogj nga pula e nxehtë kur hapi ushqimin e saj të lumtur në një makinë në Tamarac, afër Fort Lauderdale, raportoi BBC.

Familja e saj kërkoi dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh dhe gjykata e pranoi lëndimin e vajzës.

“Jam e lumtur që ata dëgjuan zërin e Olivia-s dhe që gjykata mundi të merrte një vendim të drejtë”, tha nëna e vajzës, Philana Holmes.

Avokatët e familjes treguan në gjykatë fotot e djegieve, si dhe një regjistrim telefonik të vajzës duke bërtitur pasi u plagos.

Ndërsa, avokatët e McDonald’s thanë në gjykatë se familja duhet të merrte 156,000 dollarë, sepse, sipas tyre, vajza kishte dhimbje vetëm për tre javë, koha që u desh që plaga të shërohej dhe ata thanë se ajo ishte ende duke shkuar në restorantet e tyre./abcnews.al

Kjo famiΙje i hυmbi të gjitha për shkak të kësaj fotòje në Facebook

Secili prej nesh është përgjegjës për atë që bëjmë çdo ditë, kështu që duhet të mendojmë dy herë për të bërë gjithçka.

Në veçanti, duhet të jemi të kujdesshëm kur të vendosim diçka nga jeta private në rrjetet sociale.

Sot ne zakonisht ndajmë gjithçka që ndodh në jetën tonë pa marrë parasysh privatësinë. 

Ka kri minelë që kanë shumë kohë për të humbur për të vëzhguar atë që njerëzit publikojnë në internet dhe që vënë në jetë

një seri mas htrimesh që synojnë të pla çkisin pasuritë tona më të çmuara dhe historia e sotme e konfirmon këtë.

Ekziston një familje që ka humbur gjithçka vetëm për një fotografi të postuar në Facebook.

Çifti, pas dy viteve të kursimeve dhe sakrificave, kishte arritur të blinte shtëpinë e tyre të parë me një kopsht të madh, ku vajza e tyre të mund të luante. Ishte një lagje e bukur, me një shkollë të mirë.

Gruaja donte ta ndante këtë lajm me botën, duke botuar fotografitë e shtëpisë që po larg oheshin dhe të resë që sapo kishte blerë. Kur shtëpia ishte gati, ata u përgatitën të lëviznin.

Ata ngarkuan gjithçka në kamionin që mbërriti për t’i zhvendosur, por pap ritmas në rrugën drejt shtëpisë së re, kamioni u devijua.

Dhe ai kurrë nuk arriti destinacionin e tij. Ata e pritën për një kohë, por kur e kuptuan se ai kurrë nuk do të mbërrinte, ata u befasuan.

Për disa orë ata u përpoqën të gjurmonin kompaninë, pa sukses, pasi ata dukshëm u bënë të pakontrollueshëm.

Me pak fjalë familja ishte mas htruar, gra bitur nga çdo gjë. Sipas autoriteteve ata u pikasën nga hajdutët për shkak të fotografive të publikuara në Facebook. Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që publikoni në rrjetet sociale,

sepse ju mund të jepni informacion të vlefshëm për kri m inelët të cilët mezi presin që të jenë në gjendje të hyjnë në veprim.