“Meta është koka, Kryemadhi merimanga”, gazetari zbulon skemat e korrupsionit: Përdorën biznesmenë si bankomat

Gazetari Adriatik Doçi ishte sot në një emision televiziv ka folur për ecurinë e hetimeve dhe gjyqit nga Metës dhe Berishës. Doçi thekson se në dosja Meta dhe Kryemadhi janë vizatuar ashtu siç janë denoncuar prej tij dhe të tjerëve më parë në media.

Për shkak të sfidimit të gjykatës u mor vendimi për arrest shtëpiak. Për Metën ka patur një skenar për ta zhvendosur tek mënyra demonstrative e arrestimit, duke lënë në hije faktet penale. Të cilët përligjin arrestimin e Ilir Metës pavarësisht mënyrës së arrestimit.

Është vizatuar Meta me Kryemadhin ashtu siç ne e kemi përshkruar në disa dalje mediatike. Në disa investigime të thelluara për aferat korruptive. E qartë dhe tentativa pasi mësuan se SPAK ra në gjurmë të aferave demonstruan një skenar për t’ia veshur përgjegjësinë penale Monika Kryemadhit. Sipas dosjes Meta është koka e operacione korruptive të finalizuara prej tij.
Logo

Ai shton se Meta është koka e korrupsioni, ndërsa Kryemadhit merimanga. Të dy kanë përfituar nga shtojcat e pushtetit që morën prej Berishës dhe Ramës.

Kryemadhi merimanga e akteve korruptive që ekzekuton në praktikë, kur kanë qenë shtojcë e pushtetit të Berishës dhe Ramës. Kanë përdorur pushtetin për tu pasuruar. Kanë përdorur pjesë nga pushteti i marrë nga Rama dhe Berisha, AKEP, ministrinë e Transporteve. Si formë e skemave korruptive u përdorën biznesmenë, si Kastriot Ismailaj që i shpërndante tek Ilir Meta. Në një segment tjetër përdoret biznesmeni Adrian Shatku, që merr koncesione linja për shtrimin e kabujve të internetit. Shërben si bankomat ku mblidhen paratë publike që shpërndahen tek Meta dhe Kryemadhi, për lobime, shërbime estetike. Dosja e tretë serioze që kulmon veprimtarinë e SPAK për të shembur murin e korrupsionit në Shqipërisë, dosja Ahmetaj, dosja e familjes Berisha dhe dosja e Metës. Ka dhe të tjerë të implikuar, miq të Metës, oligarkë, deputetë.

Doçi vuri në dukje se si Meta dhe Kryemadhi përdorën biznesmenë dhe nënën e Monika Kryemadhit si bankomat.

Janë 200 mijë euro për shërbime estetike që i ka marrë Meta dhe Kryemadhi. Nuk janë deklaruar në ILDKPI. Një pjesë ka ardhur nga nëna e Kryemadhit. Që përpos financimit të shërbimeve estetike ka financuar blerjen e pasurive të patundshme për Metën dhe Kryemadhin. Nuk ka të ardhura nga biznesi. Ka bërë punë të zakonshme. Ka shitur qepë dhe perime tek Qyteti Studenti. Punë e nderuar, por e pamjaftueshme për të blerë apartamente në bllok. Janë qindra mijëra euro. Këto para nuk justifikohen me burime të ligjshme. Nga burojnë para, ku i ka marrë Fatime Kryemadhi? Burojnë nga shfrytëzimi i pushtetit të Metës me biznesmenë të caktuar. Këto biznesmenë të kthen reston duke të kthyer një pjesë të parave, një pjesë i ka kaluar Fatime Kryemadhit dhe më pas tek Meta dhe Kryemadhi. U zbërthyen telefonat.

Sa i përket dosjes së Berishës, kemi rastin e vetëm kur e gjithë qeveria vihet në dispozicion dhëndrit të ish kryeministrit.

Në rastin e Berishës korrupsioni më i sofistikuar dhe Berisha qëndroi në prapaskenë dhe përdori aktorë të tjerë si kryeministër për të plaçkitur pasuri publike. I njëjti rezultat, tjetërsohen pasuritë publike dhe kalojnë në emër të familjarëve. Por mënyra si ka operuar është e ndryshme. Berisha vuri në dispozicion qeverinë për të ndryshuar ligjin e sportit për dhëndrin. Përfitoi mbi 6 mln euro dhe ngrin 19 kulla në pronë të tjetërsuar publike. Miraton gjoja në parim në mënyrë kolektive për të miratuar një ligj që përfiton dhëndri. E njëjta gjë me Argitën, kur i hap rrugë Damir Fazllic, që shërben si bankomat me Argita Berishën. Janë afera flagrante të konstatuara, dokumentuara nga SPAK dhe me dosjet që priten të finalizohet, Berisha dhe Meta do e kalojnë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave.

Sakaq, Doçi thotë se SPAK vijon hetimet për Flamur Nokën.

Në proces hetimi është ish ministri i brendshëm Flamur Noka, disa episode të dyshuara korruptive kur ka qenë pjesë e Entit Kombëtar të Banesave, e përdori këtë post për ti dhënë banesa familjarëve. Episod tjetër që nga një i pastrehë Noka sot ka tek pallati i kuq tek Liqeni një pasuri 1 mln euro. Ka dhe një akuzë nga Bardhi që fsheh një vilë tek Gjiri i Lalëzit. Ka firmosur dhe rinovimin e koncesionit të pasaportave, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Janë 4 elementë të natyrës korruptive që rrezikojnë pozitat e Flamur Nokës.

TRAG JIKE/18-vjeçari shqiptar dhe dy binjakë humbin jetën nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarresh në Itali

Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë kanë humbur jetën në vendin e punës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar dhe dy binjakët punononin në një fabrikë fishekzjarresh në Campania, e cila shpërtheu.

Sipas mediave për të riun shqiptar kjo ishte dita e tij e parë e punës, dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi tre të rinjtë kanë qenë duke ngrënë drekë.

Gjithashtu raportohet se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e luftës

Njëjtë edhe shteti fqinj, Finlanda, ka lansuar një faqe të internetit me thirrje të ngjashme, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, kanë hequr dorë nga neutraliteti që kanë ruajtur për dekada, dhe i janë bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Prej nisjes së luftës, Stokholmi u ka bërë thirrje vazhdimisht suedezëve që të përgatiten si mendërisht, ashtu edhe në aspektin logjistik për mundësinë e luftës, duke përmendur situatën serioze të sigurisë në afërsi.

Udhëzuesi “Nëse përballemi me krizë apo luftë”, i nisur prej Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile, përmban informacion se si duhet të përgatiten banorët për emergjenca sikurse lufta, katastrofat natyrore dhe sulmet kibernetike.

Udhëzuesi është një version i përditësuar i pamfletit që Suedia e ka lëshuar pesë herë prej Luftës së Dytë Botërore.

Versioni paraprak, i nisur më 2018, ka qenë i pari që u është dërguar suedezëve prej vitit 1961, periudhë e Luftës së Ftohtë.

“Situata e sigurisë është serioze dhe duhet të forcojmë qëndrueshmërinë për t’u përballur me kriza apo edhe ndonjë luftë”, ka thënë Mikael Frisell nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.

Në udhëzues përmendet edhe se si duhet siguruar edhe ruajtur ushqimi dhe uji.

Agjencia ka thënë se udhëzuesi i përditësuar i vitit 2024 ka në fokus përgatitjen për luftë.

Në dy javët e ardhshme, udhëzuesin pritet ta pranojnë 5.2 milionë shtëpi në Suedi.

Udhëzuesi është përgatitur në gjuhën suedeze dhe në disa gjuhë tjera.

Po të hënën, Qeveria në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, e ka lansuar një uebfaqe me informacione për përgatitje të banorëve për kriza të ndryshme.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

“Kam probleme me…”, moderatori zbulon çrregullimin neurologjik: Ja kur e kuptova

Moderatorin e njohur, Arjon Muça, rrallë herë na ndodh ta shohim nëpër intervista. Mirëpo së fundmi ai ka befasuar ndjekësit e tij teksa ka rrëfyer për herë të parë një çrregullim të tijin shëndetësor.

Moderatori ka treguar se është disleksik dhe ka theksuar se këtë problem që ai ka, nuk e ka ndarë asnjëherë me publikun.“Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Kam probleme me leximin,” deklaroi Arjoni.

Ai shpjegoi se e kuptoi këtë çrregullim gjatë periudhës së shkollës fillore ku hasi për herë të parë probleme me leximin.

I riu italian hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë dhe përfundon në koma! Familja kërkon drejtësi

Qytetari italian, Simone Del Vecchio ndodhet në spital prej 8 muajsh, pasi hoqi 20 dhëmbë njëherësh në një klinikë në Tiranë.

Historinë e 37-vjeçarit nga Pulia e ka treguar për “Corriere della Sera” vëllai i tij binjak, Marco.

Gjithçka nisi më 13 mars, kur Simone i tërhequr nga një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese, vendosi të shkonte në Tiranë për të vendosur proteza dentare.

Megjithatë, pak pas operacionit, Simone Del Vecchio u ndje i sëmurë dhe pësoi katër arreste kardiake.

Ai fillimisht u shtrua në terapi intensive në Tiranë dhe më pas u zhvendos në Itali.

37-vjeçari aktualisht ndodhet ende i shtruar në një klinikë në San Giovanni Rotondo dhe ditët e fundit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për një stenozë trakeale.

Familja e Simone Del Vecchio-s ka nisur veprimet ligjore, “por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes”, shpjegon vëllai i tij Marku.

Atë ditë në klinikën e Tiranës ndodhej edhe nëna, e cila kishte bërë të njëjtin operacion dy vite më parë, pa probleme.

“Ka kaluar tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”, shpjegon vëllai i tij.

Pas daljes nga koma, në qershor ndodhi një ndërlikim i ri.

“Ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të bënte rehabilitim”.

Dhe tani, pasi u zhvendos në San Giovanni Rotondo, ai është në pritje të një operacioni të ri për të zvogëluar rrezikun e mbytjes për shkak të stenozës së trakesë (ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të intubimit) që nuk e lejon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë.

Vajza e aktores shqiptare: Nuk martohem me një më të varfër se vetja

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, e ftuar në Top Channel, ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë ‘ndezur’ rrjetin.

E pyetur nëse ka ndonjë kusht për partnerin e saj, ajo tregon se ka një kusht financiar.

“Kushti im financiar është që mashkulli që unë kam në krah të bëjë të paktën dy herë atë që bëj unë.

Nëse është më shumë hallall, por kjo është minimalja. Nuk mund të merrem me një çun që nuk ka kaluar gjysmat e eksperiencave të mia, nuk ka aq lekë sa po bëj unë në muaj”.

Acari ‘mbërthen’ vendin, IGJEO: Ky dimër do të jetë më i ftohti i 5 viteve të fundit, do ketë reshje masive të borës

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, tha përmes një interviste televizive, se presim që këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut, ku më i lartë intensiteti do të jetë të mërkurën dhe të premten megjithëse nuk parashikohen përmbytje veç disa problematikave të vogla në zonat urbane.

“Presim që për këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut. Presim që sot në veri të ketë reshje të dobëta. Duke nisur nga nesër presim që në qarqet e veriut (Shkodër dhe Lezhë) të kemi reshje mesatare dhe lokalisht shkojnë deri në intensive. Intensiteti shtohet të mërkurën. Temperaturat në bregdet shkojnë nga 9 gradë minimale, ndërsa maksimalet do të regjistrojnë vlerat 19 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga 7-18 gradë, ndërsa në zonat malore presim që temperaturat të vijojnë nga 2-11 gradë Celsius.

Nuk jemi të rrezikuar, nuk parashikojmë të kemi reshje. Të mërkurën priten reshje me intensitet dhe të premten. Mund të shfaqen problematika në qendrat urbane, por sa i përket ditës së sotme dhe të nesërme do të jetë situatë e qetë.

Të mërkurën mund të ketë problematika në qendrat urbane të mërkurën dhe të premten. Nuk parashikojmë stuhi dhe përmbytje këtë javë.”

Gjoni tha se ky dimër do të jetë me temperatura më të ulëta sesa ato që janë regjistruar gjatë 5-vjeçarit të fundit.

“Presim që ky dimër të jetë me temperatura më të ulëta, sesa ato që janë regjistruar gjatë këtij 5-vjeçari dhe do të kemi prani të reshjeve të dëborës, kur kemi pasur në mungesë pjesën e reshjeve të dëborës.”

G jendet e υr* arë në automjet një 24-vjeçare

Një kërkim ndërkombëtare po zhvillohet për bashkëshortin e një gruaje të vrarë, trupi i së cilës u gjet në bagazhin e një makine. Trupi i Harshita Brella u gjet në lindje të Londrës të enjten, dhjetëra milje larg shtëpisë së saj në Corby..

Të dielën, policia e Northamptonshire tha se ata po kërkonin Pankaj Lamba i cili ata besojnë se është larguar nga vendi. Viktima kishte qenë nën mbrojtjen e një urdhri gjyqësor pasi viktima vuante nga dhuna.

“Kërkimet tona na bëjnë të dyshojmë se Harshita u vra në Northamptonshire në fillim të këtij muaji nga bashkëshorti i saj Pankaj Lamba,” tha kryeinspektori Paul Cash.

“Ne dyshojmë se Lamba e transportoi trupin e Harshitës nga Northamptonshire në Ilford me makinë.”

Kërkimet e “Fast track” u bënë pasi forca u kontaktua të mërkurën nga dikush i shqetësuar për fatin e Brella. Pasi ajo nuk arriti t’i përgjigjej derës së shtëpisë së saj në Skegness Walk, Corby, filloi një hetim për personin e zhdukur.

Më shumë se 60 detektivë janë duke punuar për rastin, me linja hetimi duke përfshirë kërkimet shtëpi më shtëpi dhe kontrollet e pronës, si dhe shikimin në CCTV dhe ANPR. Oficerët kanë kryer hetime në tre vende: Skegness Walk dhe Sturton Walk në Corby dhe Brisbane Road, Ilford, ku u gjet trupi i zonjës Brella. Një fqinje pranë Sturton Walk tha se ajo kishte parë Brella në zonë dhe së fundmi kishte dëgjuar “shumë të bërtitura, shumë përplasje përreth”.

Forca iu referua mbikëqyrësit të policisë Të shtunën, Policia e Northamptonshire tha se kishte bërë një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë për shkak të kontaktit të mëparshëm midis forcës dhe viktimës.

Njësia e Krimit të Madh të Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU) dhe Policia e Northamptonshire thanë se po punonin “rreth orës për të përcaktuar rrethanat pas vdekjes së saj, duke përfshirë vendndodhjen e saktë dhe kornizën kohore në të cilën ndodhi”.

Aksidenti i rëndë i mori je/tën! Nesër do të festonte ditëlindjen, ky është 20 vjeçari(FOTO+EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik i mori jetën një të riu në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit.

Viktima Sabri Kreka, pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 20-vjeçari
Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën 20-vjeçarit në vendin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa familja dhe të afërmit e të riut janë përballur me një dhimbje të madhe, pikërisht në prag të një momenti që do të duhej të ishte festë.

Kjo e hënë ka qenë fatale dhe për një 10-vjeçar, i cili humbi jetën pasi ra aksidentalisht nga lartësia e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Premtim zgjedhjesh? “Dy bonuse në vit për pensionistët”- Rama: Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë! Vitin e ardhshëm…

Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

“ Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere.

Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri Edi Rama bëri të ditur se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.