Situatë e pazakontë me Keidi Baren, kërkohet zƴrtarisht që të hiqet nga lista e Shqipërisë

Keidi Bare është kthyer pas shumë kohësh në listën e Kombëtares shqiptare, me trajnerin Silvinjo që e ka përfshirë mes emrave të përzgjedhur për sfidat e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Por prania e mesfushorit është në dyshim për shkak të një dëmtimi që ka pësuar prej dy javësh e që vazhdon ta mbajë larg fushave të lojës

Trajneri Silvinjo e pranoi se situata e Bares ishte nën vëzhgim, por tashmë zbulohet se ka një kërkesë zyrtare që ai të mos jetë i grumbulluar më Shqipërinë për shkak të dëmtimit të pësuar së Spanjë.

Klubi i Saragozës ka kërkuar që Bare të mos jetë i pranishëm në listën e kuqezinjve për këto ndeshje, duke argumentuar se nuk është ende i riaftësuar nga dëmtimi për të zhvilluar stërvitje normalisht, arsye pse gjatë gjithë këtyre ditëve ka bërë vetëm ushtrime veçmas grupit.

Klubi spanjoll shpreson që Silvinjo të pranojë këtë kërkesë dhe të lërë të lirë Baren që të mos udhëtojë drejt vendit tonë për t’u verifikuar nga stafi mjekësor kuqezi, për të vazhduar rikuperimin e tij në Spanjë. Vetëm të hënën do të mësohet vendimi i Silvinjos dhe stafit të tij sa i përket grumbullimit apo jo të mesfushorit, i cili ishte një nga mungesat e mëdha në Euro 2024 edhe pse po kalonte një formë shumë e mirë me klubin e tij.

Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vajzës së saj

Mikela Pupa, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania,” ka përjetuar një nga momentet më të bukura në jetë duke u bërë nënë për herë të parë.

Mikela dhe partneri i saj mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e bukur Aura.

Lajmin emocionues e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, aty ku tregoi edhe emrin që ka zgjedhur për të voglën e saj.

Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë,

Urime Mikelës për këtë kapitull të ri në jetën e saj dhe mirëseardhjen e vogëlushes Aura!

Vendos Gjykata e Romës: Shtatë emigrantët e Gjadrit do kthehen sërish në Itali!

Shtatë emigrantët që mbërritën pak ditë më parë në Shëngjin, për t’u strehuar në kampin e Gjadrit, do të kthehen sërish në Itali.

Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të mbajtur në Shqipëri, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesimin, në Gjadër.

Pas përfundimit të afateve të vlefshmërisë, shtatë emigrantët do të duhet të largohen nga qendra e Gjadrit. Teksti i dispozitës së seksionit XVIII të imigracionit të Gjykatës së Romës, “i referohet Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në zbatim të nenit. 267 TFBE” dhe “pezullon vendimin aktual të vlefshmërisë së pa paragjykuar efektet e ndalimit të përkohshëm të urdhëruar nga administrata me ligj (neni 6 Dekreti Legjislativ 142/2015 dhe 14 TU Emigracioni dhe neni 4 i Protokollit Shqiptar)”.

Sipas këtij vendimi, shtatë emigrantët do të kthehen në Itali pasi të kenë mbaruar afatet e paraburgimit, pra 48 orë, për të cilat gjykata ka pezulluar vendimin. Prandaj ata do të largohen nga Gjadri ku u dërguan nga anija Libra e Marinës Italiane.

Kjo është hera e dytë që grupi i emigrantëve ilegalë nga Italia dërgohet në Gjadër, e më pas kthehet sërish në Itali.

Trag/jedi në avionin që udhëtonte nga Tirana në Britani, v des pasagjeri

Një burrë gjeti vdekjen tragjikisht në bordin e avioni, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma.

Fluturimi i Ryanair nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit u detyrua të devijonte papritur drejt Londrës Stansted për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Mediat britanike shkruajnë se burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, sikurse nuk është bërë i ditur edhe identiteti i tij, u shpall i vdekur në vendngjarje.

London Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00, për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Itinerari i fluturimit tregon se si avioni u nis nga Shqipëria të dielën, përpara se të fluturonte mbi Itali, Zvicër e Francë, ndërsa u detyrua të ulej në Stanstead.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se ‘pavarësisht përpjekjeve më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në avion”.

Një zëdhënës i aeroportit Stansted shtoi: “Fluturimi të cilit i referoheni u devijua në Stansted të Londrës pak para orës 20:00, të së dielës mbrëma, për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Ryanair është kontaktuar për një koment.

KLP-ja i kërkoi të mos sulmojë prokurorët e SPAK, Berisha i kthehet edhe kryetares së KLP-së: Je ….

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi i kërkoi të mos ofendojë prokurorët e SPAK-ut.

Thirrja e KLP-së erdhi pas një lumë epitetesh me fjalë të ulëta që Berisha i drejtoi dy ditë më parë kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Por Berisha nuk e ka pritur mirë thirrjen e KLP, pasi ka sulmuar edhe kryetaren e këtij institucioni Mirela Bogdani, duke e quajtur si “skllave të Vath Stakës dhe Altin Dumanit”.

Deklarata e Berishës:

Të dashur miq, sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj.

Që marrin rrogat më të larta në Ballkan dhe si gjakpirës tregtojnë me dosje krimi gjithë natën dhe ditën me vrasësit dhe trafikantët për t’u marrë ryshfete dhe gjoba.

Për të falsifikuar dokumente dhe për t’i fshehur ato.

Për të prishur provat dhe lehtësuar krimet e tyre.

Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas.

Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt.

Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit.

Anila Hoxha publikon për herë të parë mesazhet me Ibraim Licin: Më shkroi nga Turqia, akuzon…

Gazetarja Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibraim Lici, vëllai i të cilit u vra pak ditë më parë në masakrën e Dobraçit.

Gazetarja tregoi bisedën, ku Lici i kishte rrëfyer se akuzonte me emra punonjës të policisë apo ekspertëve të vendngjarjeve, që kishin manipuluar ngjarjet që ai akuzohet si i përfshirë.

Hoxha tregoi se gjatë bisedës, i kërkoi Licit që ai të dorëzohej dhe të raportonte publikisht për ato që ai pretendonte.

“Ibraim Lici më shkruan nga Turqia. Më dërgon fotografinë e pasaportës. Unë jam ibraim Lici thotë, e marr si shaka i them kush jeni ju. Unë jam thotë, në atë bisedë dhe atë çfarë ka shkruar ky person i kërkuar, akuzon, policinë, ekspert të vendngjarjeve, prokurorinë që sipas tij manipulonin ngjarjen. Do dëshiroja që ky njeri të dorëzohej dhe ato që ka shkruar në telefonin tim ti tregonte. Zyrtare policie me emër mi ka shkuar për manipulim ngjarje dhe Shkodra nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Shkodra është si Vlora 2015 qe kishe frikë të lëvizje të qytet”-tha Anila Hoxha në Top Story.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 12 nëntor 2024

DASHI

E nesërmja do të nisë me një sprint të jashtëzakonshëm. Megjithatë, kini kujdes: mund të lindin rivalitete ose konflikte me partnerin tuaj, veçanërisht nëse ka çështje që lidhen me paratë. Për sa i përket punës, keni nevojë për angazhim maksimal në nivel profesional për të zgjidhur dilemat që ju mundojnë prej disa kohësh.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 12 nëntor 2024), kjo nuk është koha e duhur për të shtyrë takime të rëndësishme. Nëse ka një person që ju pëlqen, kjo është koha e duhur për të filluar të flisni për projekte të reja apo programe të reja. Mbeten shumë dyshime se çfarë duhet bërë vitin e ardhshëm, sidomos nga maji e në vazhdim.

BINJAKËT

Afërdita është gati të kthehet në neutralitet dhe kjo sigurisht përfaqëson një lajm të mirë edhe sepse do t’ju lejojë të menaxhoni disa konflikte në punë me lehtësi. Java e ardhshme do të jetë një provë shumë e rëndësishme për çiftet, gjithashtu për të kuptuar se sa e fortë është lidhja që ju bashkon me të dashurin tuaj.

GAFORRJA

Ju po vini në dyshim dashurinë tani. Keni nevojë për vëmendje të vazhdueshme por jo gjithmonë e merrni atë nga partneri juaj. Mundohuni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me familjen tuaj dhe të qëndroni pranë atyre njerëzve që kanë nevojë për ju.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 12 nëntor 2024), Marsi në shenjën tuaj do t’ju bëjë mjaft të fortë në gjykimet tuaja dhe kurrë nuk do të dorëzoheni. Tani për tani ju jeni vetëm i gatshëm të shkoni në rrugën tuaj. Është koha për të lënë vend për ide të reja dhe miqësi të reja.

VIRGJËRESHA

Nëse e keni humbur çelësin e problemit të jetës tuaj, tani do të ketë të gjitha kushtet për ta gjetur përsëri. Jupiteri kundër tij mund të përfaqësojë ende një burim mundimi për ju, por disa rezultate të mira mund të arrijnë gjatë kësaj jave. Së shpejti do të jeni në gjendje të arrini në fund të problemeve tuaja.

PESHORJA

Gjatë kësaj jave mund të kthehen disa fantazma të lidhura me të kaluarën tuaj. Do të jetë më e lehtë të humbisni durimin… Është e vërtetë që disa përgjegjësi rëndojnë ende mbi jetën tuaj, por kjo nuk do të thotë se do t’ju duhet të ktheheni pas në kohë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 12 nëntor 2024), pas një periudhe disi të turbullt qielli po ju buzëqesh sërish. Do të arrini të rikuperoheni nga problemet me të cilat u përballët javën e kaluar. Këto ditë do t’ju duhet pak përzemërsi dhe Afërdita do të japë menjëherë një tranzit të favorshëm.

SHIGJETARI

Nuk është një kohë e mirë nëse jeni duke përjetuar një krizë sentimentale. Një nga cilësitë tuaja më të mira është që ju gjithmonë e thoni atë që mendoni pa asnjë filtër, por pikërisht për këtë arsye rrezikoni të bëni armiq. Mërkuri do të forcohet nga një hënë e mirë që do t’ju ndihmojë të zbatoni idetë tuaja fituese në dy ditët e ardhshme.

BRICJAPI

Ky qiell do të vazhdojë të krijojë tokë pjellore për emocione të bukura. Nëse ka situata kritike që ju kanë krijuar probleme prej disa kohësh, ndoshta do të ishte më mirë t’i mbyllni ato menjëherë dhe të shikoni përpara. Këshilla e yjeve është të mos izoloheni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar një dështim romantik.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 12 nëntor 2024), në këtë moment ju prireni të vini veten kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Propozimet tuaja novatore nuk kuptohen gjithmonë nga të gjithë, ndaj do t’ju duhet të merreni me të. Jupiteri dhe Mërkuri janë në anën tuaj, prandaj në këtë moment duhet të çoni përpara idetë tuaja.

PESHQIT

Xhelozia juaj shpesh mund të bëhet e pakontrollueshme, veçanërisht nëse keni një partner me shenjën e Dashit, Peshores ose Gaforres. Jupiteri disonant do ju detyrojë të futni ndryshime sidomos në vendin e punës. Fakti që shqetësohesh gjithmonë për të tjerët mund të shfrytëzohet nga dikush…

Blushi i PL-së: Ky është polici nga Shkodra që arrestoi Ilir Metën, Rama do e bëjë drejtor të Policisë së Tiranës

Ted Blushi, sekretar i Partisë së Lirisë, thotë se operacioni për arrestimin e Ilir Metës u drejtua nga Vilson Bala.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi ka kërcënuar Balën duke i thënë se “nuk do shpëtojë pa ndëshkim”.

Ai gjithashtu thotë se pasi arrestoi Metën, Rama do e shpërblejë Vilson Balën me postin e drejtorit të Policisë në Tiranë.

Reagimi i Tedi Blushit:

Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës.

Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Madje e ka renditur të parin në listë!

Vilson Bala do të kallzohet penalisht.

Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!

Prisni të mërkurën…! Pas borës… Meteorologu njofton Shqipërinë: Do vijë …

Territori shqíptar gjatë javës do të përfshihèt nga reshje shi, dùke nisur nga dita e mërkurë.

Moti merr kthesën drastike këtë javë! Hakil Osmani tregon se cfarë pritet të ndodh ‘Të Mërkurën merrni masat e nevojshme për…’

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, thotë se në zonat verilindore, pritet të shfaqen reshjet e dèborës dhe për rrjèdhojë temperaturat do të ùlen ndjèshëm.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet ditën e premte.

“Vendi ynë sot dhe ditën e martë do të jetë në mbizòtërimin e vranësirave të shpeshta,

të cilat herë pas herë priten të pèsojnë zhvillime do të kríjojnë mùndësi për reshje shiu,

që do jenë prezente në zonat jugore dhe në zonat qendrore. Parashíkohèt që ditën e mërkurë, vranësira të dendura të përfshijnë të gjíthë territorin shqíptar

dùke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut në të gjíthë vendin. Edhe përgjatë mëngjesit të ditës së enjte të páktën deri në mesditë

do ta kemi prezent motin e paqëndrueshëm, vranësirat e dendura, të cilat do të kríjojnë mùndësi për reshje shiu.

Në zonat e thèlla malore, në verilindje, pritet të ketë shfaqje të flokëve të dèborës.

Duke fílluar nga pjesa e dytë e ditës së enjte, të pakën deri të premten do të kemi pèrmírësim të motit dùke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime”, tha ai.

Stuhi, erëra të forta dhe rrufe/ Moti i keq përfshin vendin fqinj, mbyllen shkollat dhe universitetet

Rikthehet moti i keq në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi, rrufe dhe erëra të forta. Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të kuq për Siçilinë lindore deri në mesnatën e së martës së 12 nëntorit.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet parashikojnë një skenar rreziku të lartë hidrogjeologjik dhe hidraulik, ndërsa shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me ambientet sportive, varrezat, parqet komunale dhe tregjet.

Në Katania është vendosur edhe ndalimi i lëvizjes në rrugët komunale për automjete me dy rrota, biçikleta dhe motoçikleta.

Sipas ekspertëve, zona e paqëndrueshmërisë pranë Siçilisë dhe Sardenjës do të vazhdojë të përcaktojë zhvillimin e stuhive në det, të cilat do të prekin kontinentin, duke sjellë reshje lokale intensive.

Priten reshje të dendura shiu, aktivitet i shpeshtë elektrik dhe erëra të forta.

Universiteti është gjithashtu i mbyllur “Pas kodit të kuq të alarmit të motit të lëshuar nga Mbrojtja Civile për rrezik stuhie dhe hidrogjeologjike në sektorin bregdetar verilindor të Siçilisë, të gjitha aktivitetet e mësimdhënies ballë për ballë do të pezullohen për të gjithë ditën e martë 12 nëntor, përfshirë provimet dhe seancat e diplomës, në të gjitha kampuset universitare të Universitetit të Katanias.

Këto aktivitete mund të ofrohen në internet, thuhet në dekretin e rektorit të Universitetit të Katanias, Francesco Priolo.