Rama flet për largimin nga politika: Mendoj ta lë këtë punë, do jem shumë i lumtur

Kryeminstri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur se e mendon të heqë dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”, Edi Rama.

Kryeministri shtoi gjithashtu se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.

Edi Rama: Sa herë mendoj unë “ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje.

Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”.

Rezi bën postimin e papritur për Drenushën, pasi u përjashtua nga Big Brother Vip Kosova

Mbrëmë, është emelinuar nga shtëpia e BBVK me zarf të zi, Rezarti dhe Besforti.

Rezi ka treguar një afërsi me Drenushën sa ishte pjesë e BBVK.

Mbrëmë, ai ka publikuar një video të Drenushës, ku merrë vëmendje me shkrimin.

‘Një femër që rrezaton dashuri dhe drejtësi Të dua Drenusha je shpirt i lirë’ shkruan ai krahas videos./InfoKosova/

Video Player

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 10 nëntor 2024

Dashi

Komunikoni ne çift do shtohet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush dhe partnerit do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Ne fund do i shprehni me lirisht ato qe ndjeni. Beqaret do lodhen se kërkuara, por ne orët e mbrëmjes do e gjejnë personin e ëndrrave. Situata financiare do jete paksa delikate prandaj duhet pasur kujdes dhe maturi.

Demi

Ata qe janë ne një lidhje do flasin me hapur me partnerin e tyre dhe pak nga pak do e stabilizojnë lidhjen. Do dine edhe te kërkojnë falje. Beqaret do e shfrytëzojnë lirinë qe kane për te dale sa me shume me miqtë dhe për te bere çmenduri me ta. Ne planin financiar mendoni edhe për te ardhmen sepse po shpenzuat kuturu do mbeteni pa para.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e kërcënuar sot dhe kjo për shkak te sjelljes aspak te mire qe ju keni treguar. Mundohuni te gjeni momentin e duhur për te folur qetësisht me partnerin sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat do përmirësohen. Beqareve do ju ndodhe diçka e çuditshme, por qe mund t’ua ndryshoje jetën. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Kujdes!

Gaforrja

Jeta ne çift do shkoje për mrekulli gjate kësaj dite. Do filloni projekte se bashku me atë qe keni ne krah dhe ne këtë mënyrë do afroheni me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret edhe pse do mundohen shume nuk do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do jene te turbullta, por kjo nuk do te thotë ta humbni optimizmin dhe ta lini situatën te përkeqësohet.

Luani

Nëse jeta juaj ne çift është e trazuar sot situata mund edhe te përkeqësohet me tepër. Tregohuni te kujdesshëm me ato qe do thoni dhe vendosni arsyen mbi gjithçka tjetër. Beqaret do bëjnë mire te mos i besojnë shume pamjes se jashtme. Financat fatmirësisht do kenë goxha ndryshime pozitive. Do ndiheni me te qete ne këtë sektor.

Virgjeresha

Momentet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do përfitojnë pa fund nga liria qe kane dhe do kalojnë me tepër kohe me miqtë dhe familjaret. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Buxheti do ketë përmirësime te ndjeshme nga disa kohe me pare.

Peshorja

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te paharruara pranë personit qe dashuroni dhe do dëshironi qe gjerat te vazhdojnë kështu deri ne përjetësi. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene te bindur nëse ata persona janë te duhurit. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Akrepi

Do i lini pas debatet dhe mosmarrëveshjet qe keni pasur ne çift gjate kësaj dite dhe do filloni një etape te re edhe me te bukur se me pare. Beqaret nga ana tjetër do fillojnë te njihen me mire me një koleg te tyre. Nëse ai ju pëlqen vërtet mos kini frike te hidhni hapa me tej. Me financat gjithçka do shkoje për mrekulli, megjithatë shpenzimet duhen kryer me kujdes.

Shigjetari

Dialogu, bashkëpunimi dhe toleranca do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet dhe do ndiheni me te çliruar për te dashuruar ashtu si e ndjeni. Beqaret do e kenë te vështirë ta lënë veten te lire për te gjetur personin e përshtatshëm. Financat do jene aq te mora saqë ju mund te kryeni edhe ndonjë transaksion me tepër.

Bricjapi

Marrëdhënia ne çift nuk do jete e keqe gjate kësaj dite, megjithatë nuk është ende momenti për te marre vendime te rëndësishme. Bëhuni me te duruar. Beqaret do jene te pavendosur për atë qe duan te bëjnë me jetën e tyre. E mira është qe para se te qartësohen te mos hedhin asnjë hap. Ne planin financiar duhet te hiqni dore nga shpenzimet marramendëse.

Ujori

Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Jo vetëm qe do afroheni me tepër me partneret, por do merrni edhe vendime te rëndësishme. Beqaret nuk do vuajnë me nga vetmia sepse do e gjejnë një person interesant. Ne planin financiar situata do jete paksa delikate, por me durim dhe maturi gjerat mund te përmirësohen.

Peshqit

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak monotone gjate kësaj dite. Përkundrazi do provoni emocione te reja te cilat do ju bëjnë te ndiheni si mbi re. Beqaret do jene te pasigurte për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do hedhin asnjë hap. Ne planin financiar mos e teproni me shpenzimet sepse situata mund t’ju dale jashtë çdo kontrolli. Beni kujdes!

Ndahet nga jeta kryebashkiaku ‘shqiptar’ i Selanikut

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Selanikut, Janis Boutaris.

Ai ishte kryetari i 60-të i Bashkisë së Selanikut, duke mbajtur detyrën nga 1 janari 2011 deri më 31 gusht 2019, pasi kishte fituar dy zgjedhje radhazi komunale, ndërsa që nga viti 2018 kishte vendosur të mos kandidonte si kandidat në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Së fundmi Boutaris (Butari) kishte shfaqur probleme shëndetësore.

I lindur më 13 qershor 1942 në Selanik, ai ishte biznesmen, politikan, enolog dhe diplomuar në Kimi, ndërsa që nga janari ishte këshilltar bashkiak i Selanikut me fraksionin e Spyros Pegas.

Sipas medieve greke origjina e tij ishte vllahe, nga Krusheva në Maqedoninë e Veriut, dhe Voskopoja në Shqipëri. Megjithatë, vetë ai kishte pranuar disa herë origjinën e tij shqiptare.

Butaris mbahet mend si një politikan lokal që mbrojti dhe përkrahu shqiptarët, çka bëri që ai shpesh të binte pre e sulmeve nga ekstremistët grekë.

“Kam heshtur për hir të fëmijëve”, Xhensila thyen heshtjen dhe rrëfehet (VIDEO)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen që pas ndarjes së bujshme nga Bes Kallaku, duke u rrëfyer përmes një video mesazhi në rrjetet sociale.

Xhensila thotë se shpesh gratë detyrohen të heshtin “për hir të fëijëve”, por edhe të durojnë dhe të heshtin për “të mos prishur balancat”.

Sot Xhensila publikoi këngën “Thuaju”, në të cilën flet për një njeri që ka duruar padrejtësitë e partnerit.

Duket se përmes artit, ajo është rrëfyer për atë që ka kaluar personalisht, duke thënë se çdo ditë njerëzit e shajnë dhe mallkojnë, por shumë të tjerë e mbështesin duke i çuar mesazhe.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtu për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Skandali / Beccheti korruptoi Arbitrazhin për të fituar ndaj Shqipërisë: U hapi biznese dhe “start up”-e fëmijëve të gjyqtarëve (PËRGJIMI)

Zbardhet detaje nga skandali ku është përfshirë biznesmeni i njohur Francesco Becchetti.

Beccheti investoi shuma të mëdha parash për të krijuar mundësi biznesi për njerëzit pranë anëtarëve të arbitrazhit, në këmbim që ata të zgjidhnin një president në favor të tij, në arbitrazhin kundër shtetit shqiptar.

Ky skandal u nxorr në pah nga Marco Giontella, një prej bashkëpunëtorëve të tij. Giontella rrëfen se si Beccheti dhe miqtë e tij, pasi kishin ndikuar në emërimin e dy gjyqtarëve të paracaktuar prej tyre, iu afruan sekretarin të institucionit të arbitrazhit, i cili kishte rolin e tij për të përzgjedhur gjyqtarin e tretë.

Me paratë e tij, Becheti u krijonte biznese dhe startupe fëmijëve të njerëzve kyç në arbitrazh, kryesisht në fushën e energjisë. Biznesmeni që sot kërkon 100 milionë euro nga Shqipëria, i paramendonte qëllimisht skemat e arbitrazhit për t’i fituar më pas përmes lidhjeve korruptive.

Biseda:

Agent: Le të kuptoj drejt. Sekretari i përgjithshëm i ICC-së, ose, nga ajo që kuptova sot, sekretari i institucionit të arbitrazhit zgjedh të tretin (gjyqtarin).

Mr Giontella: Po.

Agent: Presidentin.

Mr Giontella: Po.

Agent: Si e siguroi klienti juaj që ky sekretar i institucionit të arbitrazhit zgjodhi presidentin që ai donte? Njërin ose dy.

Mr Giontella: Sepse ata kishin kontakte.

Agent: Me…

Mr Giontella: Po.Agent: Jo, me..

Mr Giontella: Me miqtë e tij.

Agent: Me miqtë e sekretarit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të institucionit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të institucionit të arbitrazhit

Mr Giontella: Po, po, po

Agent: Pra, ai njeh dikë që njeh sekretarin e…

Mr Giontella: Miqtë e tij.

Agent: Miqtë e tij, ai i njeh.

Mr Giontella: Po.

Agent: Dhe ai zgjodhi për llogari të klientit tuaj.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Njërin dhe dy? Njërin ose dy?

Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.

Agent: Jo tre dhe katër.

Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.

Agent: Dhe njërin dhe dy, e njohin klientin tuaj? Janë, ata…

Mr Giontella: Një dhe dy.

Agent: Janë miq, mbështesin njëri-tjetrin?

Mr Giontella: Po, mbështesin. Mbështesin.

Agent: Dhe miqtë e sekretarit të institucionit të arbitrazhit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Si do ta bënin këtë? Po ata, gjithashtu kanë një marrëdhënie?

Mr Giontella: Vetëm marrëdhënie. Vetëm. Vetëm.

Agent: Dhe, a do të ishte gjithashtu duke u dhënë atyre?

Mr Giontella: Shiko, 200 milionë që ata fituan dhe Deutsche Bank i pagoi.

Agent: Nga Deutsche Bank, po.

Mr Giontella: Gjysma, janë përdorur, janë përdorur për të ndërtuar arbitrazhin tjetër. Për të ndërtuar.

Agent: Marrëdhënien.

Mr Giontella: Mundësinë dhe marrëdhënien, për ta menaxhuar.

Mr Giontella: Po, ai ka investuar shumë para për të krijuar mundësi biznesi për asociatët e komiteteve të institucionit të arbitrazhit, për të siguruar ndikim mbi përzgjedhjen e një presidenti të favorshëm. Por, për të dhënë punë, duhet të krijosh diçka. Sepse nuk mund të japësh punë pa krijuar mundësi. Duhet të krijosh mundësi pune. Dhe për të krijuar këtë mundësi, ai ka investuar shumë para.

Agent: Po, më jep një shembull. Çfarë mundësie? Çfarë ke në mendje?

Mr Giontella: Po. Mundësi, do të thotë të krijosh një aktivitet. Një aktivitet që të mundësojë që fëmijët e këtyre njerëzve të nisin këtë aktivitet

Agent: Pra, si një aktivitet fillestar?

Mr Giontella: Po. Si një…, po, po, po.

Agent: Pra, ai i përdori.

Mr Giontella: Sepse është një person që punon me energji dhe energji të gjelbra, ose me lloj-lloj energjish. Dhe ata kanë shumë iniciativa, start-up, teknologji të re.

Agent: Pra, i vendosi ata para një prej iniciativave të tij.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Si përfaqësues të parë.

Mr Giontella: Po, po, po.

Agent: Ku ata mund të bëjnë para.Mr Giontella: Po, po.

Agent: Dhe ata janë fëmijët e njerëzve që ai njeh.

Mr Giontella: Po, të njerëzve, po

Agent: Që njohin sekretarin e institucionit të arbitrazhit.

Mr Giontella: Po, po, po, po

Agent: Kush arriti?

Mr Giontella: Pra, kontakti ishte…

Agent: Përmes atyre.

Mr Giontella: Po.

Agent: Dhe ai emëroi një dhe dy

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të cilët ai i njihte më parë, të cilët kishin një marrëdhënie.

Mr Giontella: Po. Po, kjo është. Kjo është.

Agent: Dhe fondi, natyrisht, kështu fitojnë para. Por nëse… ju… klienti juaj, në këtë rast, është në gjendje të zgjedhë arbitrin. Pra, natyrisht, të gjithë mund të zgjedhin arbitrin, por sigurisht që bëhet e mundur që ai të jetë në anën e tij, apo jo? Nuk është vetëm marrëdhënie, apo jo?

FOTO/ Pas propozimit për martesë, modelja Cindy Marina dhe DJALI i Jozefina Topalli drejt altarit!

Një lajm i mirë vjen nga Cindy Marina dhe Genar Topallit.

Çifti duket se do të celebrojë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e vajzave të cilat do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.

Epo, duke qenë se kemi shkuar deri te ftesat e dasmës e merrni me mend dhe përgjigjen që ajo i ka dhënë.

Deri më tani, vetë çifti ka zgjedhur që mos të ndajë detaje nga ceremonia e tyre.

Por nga ajo që kemi mundur të mësojmë, çifti do të organizojë një ceremoni të madhe, ku do të jenë shumë të ftuar VIP.

Veç emrave të njohur të showbizzit, në këtë ceremoni nuk do të mungojnë as emrat e njohur të politikës.

Në një nga resortet më të njohura të vendit, çifti ka më shumë se 200 të ftuar dhe të ftuar do të jenë disa këngëtarë, për të ndezur atmosferën. Nusja ka menduar për të gjitha detajet, ku do të jenë disa fustane që ajo do të ketë.

Bëhet me dije se çifti do të ecë edhe drejt altarit, duke realizuar kështu edhe dasmën e tyre në kishë. Në planet e çiftit ka qenë edhe një dasmë jashtë vendit, por deri më tani, nuk dihet nëse ceremonia tjetër do të organizohet.

Teksa Cindy ka qenë disi më e prirur të ndajë disa detaje nga ceremonia, Genari ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete, duke mos dashur të ndajë detaje me publikun.

Sakaq, me shumë vëmendje pritet edhe dedikimi që Jozefina Topalli do t’i bëjë djalit të saj dhe nuses në ditën e tyre më të rëndësishme.

Vetëm pak kohë më parë, miss-i tregoi se në vitin 2024 ajo dhe Genard mund të ketë kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

“E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do kisha dëshirë një gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik”- tha Cindy.

Modelja ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë.

Ndonëse është një nuse në atë shtëpi, modelja tha që ndihet shumë mirë me shumë e respektuar nga familja e Genardit.

Marina nuk i shpëtoi pyetjes me spec të gazetares, si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjë pasi ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kësaj familje.

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”, tha ajo.

Nga ana tjetër për sa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë” u shpreh modelja.

Më tej, miss-i ka folur edhe për planet për jetën e re, këtë herë si çift.

“Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit, si edhe mamanë e tij. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë”, tha Cindy Marina.

Cindy tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur dhe theksoi, gjithashtu, se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt, ky ishte vërtet viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

“Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj. E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore”.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’u bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Cindy ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën” ku zbuloi disa të pathëna. Sa u përket gjërave që pëlqen te partneri i saj, ish-missi u shpreh: “Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai.

Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur.

Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

Tr/agjike / V/des roja i “Illyrian Guard”, e zuri korenti në kullën e “Albcontrol”-it në Rinas (EMRI-FOTO)

Një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”, Han Draxhoshi, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës së tij tek Albcontrol në Rinas.

Sipas familjarëve të viktimës, “Illyrian Guard” nuk ka dhënë deri më tani asnjë reagim për ta dhe nuk ka treguar përkujdesjen e duhur për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë.

Të afërmit shprehin shqetësimin se pas aksidentit, vetëm kolegët e punës u kujdesën për transportimin e tij në spital, ndërsa kompania dhe ndihma e shpejtë nuk kanë reaguar në kohë. Për më tepër, ata theksojnë mungesën e një raporti policor mbi ngjarjen, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe përgjegjësinë e kompanisë për të siguruar kushte të përshtatshme në vendin e punës.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të thellë, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë një hetim të plotë dhe që “Illyrian Guard” të mbajë përgjegjësi për rrethanat e këtij incidenti fatal.

Uzuni shënon golin e shtatë në “La Liga 2”, kalon në avantazh Granadën (Video)

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shënuar golin e shtatë në Spanjë. Për javën e 14-të në La Liga 2, Granada luan kundër Eldense

Beratasit i janë dashur vetëm 17 minuta lojë për të kaluar në epërsi vendasit.

29-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke treguar formën e mirë dhe i “dërguar sms” trajnerit të Kombëtares për një fanellë titullari në Ligën e Kombeve.

https://twitter.com/i/status/1855306846908625080

Pas dashurisë Heidi heq dorë dhe nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë! Ndarja konfliktuale me Romeon dhe romanca e re…

Lajmi i largimit të Heidit nga Shqipëria vulosi njëherë e mirë edhe ndarjen nga Romeo. Çifti, i cili shumë shpejt u shndërrua i preferuar i publikut i dha fund rreth 2 muaj më parë, duke lënë pas shumë pikëpyetje rreth arsyeve.

Ndonëse Heidi ishte përqendruar tek karriera televizive, duket se pas më shumë se 1 muaji që nisi edhe rolin e moderatores, finalistja e “Big Brother” zgjodhi që të mbyllte gjithçka dhe të largohej për në Itali, aty edhe ku kishte lënë jetën e saj, para famës në Shqipëri. Edhe pse largimin e njoftoi rreth 2 javë më parë, Heidi vijon ende të jetë në Shqipëri. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, vetëm pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Ashtu edhe si duket nga fotot, Heidi ka qenë në shoqërinë e një mikeshe dhe vetëm pak hapa më pas, ajo është ndarë nga mikesha, për të vijuar e vetme. Me xhinse të gjera, bluzë bezhë dhe një pallto të gjatë bezhë, biondja simpatike, kishte vendosur një kapele, si për t’i shpëtuar disi syve të kureshtarëve, që e shoqëronin kudo.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Heidi akoma nuk është larguar për shkak të kontratave që është duke mbyllur. Ndonëse nuk kanë qenë të shumta punët që ajo fitoi qëkur doli nga “Big Brother”, konkurrentja pati disa kontrata me bizneset, që duhet ende ti respektojë afatet, nga ana tjetër ajo është duke bërë gati gjithçka përpara se të largohet njëherë e mirë nga vendi.

Ditët e fundit, kanë qenë prindërit e saj që kanë mbërritur në Tiranë, si për ta ndihmuar në përgatitjen e gjërave, përpara se të niset. Sakaq në rrjetet sociale, kemi parë sesi Heidi ka vijuar të postojë, nga e përditshmja në Tiranë, duke na konfirmuar se largimi i saj do të marrë edhe pak kohë.

Nisur nga këto fakte, të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që e kanë pyetur përse zgjodhi të largohej nga ekrani aq shpejt, për sa kohë do të vijonte të ishte në vendin tonë. Por vetë Heidi ka preferuar mos të përgjigjet, duke dashur që ta mbyllë në heshtje këtë kapitull.

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë. /Panorama Plus