“SHBA kërkon pavarësi”, Ngjela zbulon detajet: Ja pse nuk ka asnjë shans, që Berishës t’i hiqet “non grata” nga Trump

Spartak Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë non-gratën Sali Berishës, sepse kjo ndodhi kur ai qe president në 2016-ën dhe ai nuk i kthehen vendimet e tij.

Ajo që duhet të bëjë Berisha, tha Ngjela, është të vërtetojë të kundërtën e akuzave që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk mund të ketë tërheqje nga Reforma në Drejtësi sepse ajo është doktrinë. Ky hyrë në Parlament edhe është e njohur.

Amerikanët e duan domosdoshmërish pushtetin gjyqësor të pavarur në Shqipëri. Duan që drejtësia në Shqipëri të jetë në nivel të lartë.

Zakonisht politikat nuk ndryshojnë në Amerikë sepse janë precedente. Edhe në aspektin e Berishës nuk do të ndodhë gjë.

Motivi i Berishës për shpalljen non-grata është për korrupsion dhe për veprimtari antiamerikane. Ndaj është shumë e vështirë. Duhet të provojë të kundërtën ai që ta heqë non-gratën.

Berisha non-grata ka dalë në kohën e Trump-it. Nuk e ka nxjerrë Biden. Kështu që nuk i kthen Trump-i vendimet e tij. Kjo është pamundësi absolute”, tha Ngjela

Vajza e Ledri Vulës nuk mban mbiemrin e tij, ja detaji që ngjalli dyshime

Pas ndarjes së bujshme mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, një detaj i fundit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale.

Në një foto të publikuar së fundmi, vajza e tyre, Poem Blu, shihet me një etiketë që mban emrin e saj, por pa mbiemrin Vula, duke përdorur vetëm Hoxha.

Ledi dhe Sara që janë edhe prindër të një vajze kanë rreth një vit që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Poshtë e lart në media thuhej se do të kishte një rikthim të çiftit, por duket se tashmë kjo lidhje është një “kapitull i mbyllur”, pasi Ledri ka nisur një lidhje të re.

Atilla Kardesh i ndodh diçka e papritur pas daljes nga BBVK

Atilla Kardesh la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ditën e djeshme — 3 ditë pasi ishte bërë pjesë e saj.

Hyrja e Kardesh shkaktoi shumë zhurmë në rrjet, duke nxitur protesta në objektin e “Klan Kosova” dhe reagimin e Ministrisë së Drejtësisë për largimin e tij nga programi.

Mirëpo me t’u larguar nga reality show, ish-banori është përballur me diçka të papritur në rrjetet sociale.

Pavarësisht pretendimeve për dhunë fizike nga ish-partnerja e tij, Drenusha Latifi, Kardesh ka fituar mbi 5 mijë ndjekës në Instagram.

2356 ishte numri i ndjekësve të tij, ndërsa tani ka shkuar në rreth 8900 ndjekës.

Rama bën bashkë në Budapest Erdoganin dhe Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Budapest.

Rama është takuar gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin e Parlamentit Evropian, Roberto Mecola dhe kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski.

Ai ndodhet sot në Budapest të Hungarisë për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.

Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: Nëse SPAK vepron ndaj tij, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse kishte dijeni lidhur me vërtetësinë e vendosjes së një mase ndalimi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Nëse SPAK vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin”, u përgjigj Berisha.

DEKLARATA E BERISHES

Nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh sepse e urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë, e kanë shumë të qartë që nuk ishte mëkati dhe krimi që i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit.

Problemet e brendshme mes Edi Ramës, Linda Ramës dhe Erion Velisë, dua të shtoj këtu se Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Elenën, në kuptimin që ajo, meqenëse Çaushesku ishte elifmatrak në dijeni, kishte një arsim partie, ajo kryesonte institutin e kimisë se ishte shkencëtare e shquar dhe natyrisht bënte ligjin.

Në këtë mënyrë, edhe zonja Rama merret me tendera, jo vetëm me tendera, por përdor gjobëvënësin e Bolinos për të nxjerrë fatura për Arben Ahmetajn të hoteleve, se i kishte paguar hotelin, ndërkohë biletat e Ahmetajt kushtonin se sa kushtonin biletat e Edi Ramës në stadiumin e Nju Jorkut.

Pra, Arben Ahmetajn mercenar Dumani desh ta arrestonte për pagesat e netëve të fjetjes dhe biletat e avionit, kurse Edi Ramës i thotë lepe-peqe. Nëse vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin.

Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama prej të paktën dy vitesh duhej të ishin në qeli. Janë dhënë 130 milionë euro, nuk ekziston as nam dhe nishan, sepse të gjitha kanë përfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt e me radhë. Kjo është historia. Tani se si e kanë kiminë ata me njëri-tjetrin nuk e di atë punë.

Në një nga shtetet e SHBA-së, Ioëa, tradicionalisht republikan 4 ditë para zgjedhjeve, pollsterja me emrin An Selcer, botoi sondazhin e saj dhe këtë sondazh, ajo u tha amerikanëve se në mënyrën më paradoksale, më del se Donald Trump është me 44 pikë dhe Kamala Harris është 3 pikë para tij me 47. E vërteta është se e përdorën këtë sondazh për fat të keq, të gjitha mediat amerikane kundër Trump.

I dhanë hapësirën më të madhe. Dhe kur dikush e sulmoi, iu përveshën atij se si guxon të sulmosh ti më të respektuarën e sondazheve. Mirëpo kur sondazhi u kthye në popull, çfarë ndodhi? Doli se populli i Ioëa-s 57 për qind votoi për Donald Trump, 43 për qind votoi për Harris. Diferenca pra 14 pikë.

Pse ta thashë unë këtë ty, me lutjen më modeste mos i beso kurrë sondazhet që meritojnë vetëm një gjë, dizifiktimin e studion pasi ikën. Sepse janë instrumente të tmerrshme të mashtrimit publik. Unë ju dhashë ju vetëm shembullin e fundit, por unë kam shembuj më të mëdhej se ky.

Merr ti sondazhin ku thotë se vetëm 8%, në paturpësi absolute, kalon në histeri vetëm 8 për qind e qytetarëve mbështesin veprimtarinë e opozitës. Më fal çfarë po bën opozita. Opozita si kurrë më parë po përballet me fakte, me dokumente me të dhëna, po denoncon vjedhje pas vjedhje, skandal pas skandali, lidhje krim mbas krimi, ç’po bën tjetër opozita, vetëm po jep alternativën e vet.

Po si mund të mendojnë të fyejnë shqiptarët me rezultate të tilla. Nuk kuptojnë se janë bërë turpi i dheut dhe unë i them atij, zotërisë i cili për hir të së vërtetës, dua të them, personi që qëndron pas është i respektuar, por të kontrollojë ata që e bëjnë, sepse turpëron veten, turpëron betejën e njeriut për të vërtetë.

Të thuash ti se 2/3 mbështesin drejtësinë politike, nuk ka gjë më të pavërtetë. Është e vërtetë se në psikologji, koka e turkut funksionon, por detyra e sondazhit është të mos servirë si të vërtetë kokën e turkut, por opinionin e vërtetë. Prandaj ato janë vetëm trillime. Të garantoj se sondazhe të tjera tregojnë se shumica e shqiptarëve nuk aprovojnë kurrë drejtësinë politike të Edi Ramës, mercenarizmin e Altin Dumanit, Arben Krajës, etj., me radhë.

Përsa i përket komunitetit ndërkombëtar, gjithmonë kam respekt të veçantë, por jashtë teorisë së gabimeve nuk del askush dhe ky komunitet ndërkombëtar të siguroj, se një gabim madhor ka në mbështetjen një dështimi, reformës së dështuar në drejtësi të Xhorxh Sorosit. Këtu kam unë dokumentet e marrëveshjes famëzezë Dobrusha-Shtylla, Soros-Parlament, janë dhe nën influencën e Xhorxhit, por kjo influencë shpresoj që gradualisht të tretet dhe unë gjer sa të kem fuqi e mundësi, do luftoj që veprimtaria politike e Xhorxh Sorosit të ndalohet me ligj nga kongresi i Shteteve të Bashkuara, të ndalohet me ligj nga parlamenti Europian në Europë.

Është kryekorruptori i botës, blerësi i politikanëve, i neveritshmi i politikanëve në të 4 anët e planetit dhe censor i pamëshirë. Ju falënderoj.

Dhe njëherë e nis me fjalët që hapa konferencën.

10 ditë pas masakrës, faktojnë se pista e vetme është pista shtetërore.

Banda e qeverisë, e licencuar nga Edi Rama për vrasje dhe masakra me qëllim që t’i sigurojë atij mandatin e krimit në Shkodër. E mbështetur fuqishëm nga Mondi që i duhet për të kryer ca punë, Mondi tjetër në krye të ministrisë dhe Mondi tjetër në krye të policisë.

Me këtë rast i ftoj shqiptarët të bashkohemi në këtë betejë se vetëm mosbindja civile është rruga drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja dhe rotacionit.

Do bëjmë gjithçka si sot e tutje, që të nxjerrim në dritën e diellit të gjitha vjedhjet e tmerrshme të këtyre hajdutëve të pashembullt. Por kërkohet kontributi i çdo njeriu.

Ftoj forcat politike, të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të keqen më të madhe të këtij vendi, që besojnë se nën narkoshtet shqiptarët nuk kanë të ardhme, por vetëm rrënim, t’i bashkojmë forcat.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

“Mos u f/rikësoni, nuk kemi më djaIë…”/ Nëna VR*T fëmijën e saj 5-vjeç, më pas i dërgon mesazh RRËQETHËS ish-bashkëshortit!

Është tronditëse vrasja e një 5-vjeçari nga vetë nëna e tij në Alaskë, e cila më pas i ka dërguar një mesazh zanor babait të fëmijës dhe ish-bashkëshortit të saj, ku ndër të tjera i ka thënë, “mos u frikësoni, nuk kemi më djalë”.

Sipas dosjes hetimore, 43-vjeçarja Cedar Mae Sarten vrau djalin e saj Bodhi më 13 tetor duke i lënë atij një sërë mesazhesh rrëqethëse.

“Robert kjo është shumë serioze, duhet të vish këtu tani”, mësohet t’i ketë thënë fillimisht 43-vjeçarja ish-bashkëshortit të saj përpara se të shtonte “të lutem mos u mërzit, nuk kemi më djalë”.

Siç thuhet më tej në dosje, 43-vjeçarja fillimisht e ka goditur fëmijën dhe më pas e ka qëlluar me thikë kuzhine.

Ekipet e shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e 43-vjeçares kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës 5-vjeçar në një shtrat, ndërsa gruaja ka tentuar të vrasë edhe veten.

Sipas informacioneve, 43-vjeçarja i ka dërguar një mesazh babait të fëmijës nga spitali duke i thënë, “E di që je i inatosur sepse fëmija ka vdekur. Nuk po ju akuzoj, thjesht po ju raportoj”./News York Post

“Kemi vuajtur shumë”, Eneda Tarifa zbulon takimin e parë me ish-basketbollistin, Gent Lasku: Ishim vetëm ne të dy, në një vend të mbyllur!

Eneda Tarifa ka rrëfyer detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.

“Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.

Tarifa tha se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.

Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.

“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.

Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.

Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.

Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.

Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.

Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.

“Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.

Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.

Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.

“Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.

Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.

“Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.

“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda./Panorama

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë INVESTITOR strategjik në Himarë!

Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas.

Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction.

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë

Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë, Hekuran Brahimaj, ish/nën- kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve.

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë

Hekuran Brahimaj

Pjesa tjetër prej 35 për qind e aksioneve zotërohet nga Turjan Hysko, vëllai i ish deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Eljo Hysko.

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë

Eljo Hysko/ Turjon Hysko

Kompania e dytë, TO 27 Construction zotërohen në masën 100 për qind nga Turjan Hysko, të cilin publiku e njeh si moderator në ekranet e televizioneve.

Tokë shtetërore e falur

Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik luksoz me vlerë 50 milionë euro, i cili do shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 158 mijë metrash katrorë truall.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi private të subjekteve aplikuese dhe një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi shtet.

Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.

Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama ka miratuar në parim dhënien falas të sipërfaqes prej 77 mijë metër katrorë tokë shtetërore për dy kompanitë.

“Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK. 2518, e zërit kadastral “ullishte” dhe “pemtore”, vetëm pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe konfirmimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përsa i përket saktësimit të vendndodhjes (parcelat e detajuara), sipërfaqes, statusit të tyre juridik dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik,” thuhet në vendimin e KIS.

Kompani pa kapital

Të dy kompanitë zhvilluese të projektit janë pa aktivitet ekonomik dhe pa mjete financiare. Kompania e parë ka një kapital total prej vetëm 355 mijë eurosh, ndërsa e dyta rezulton me kapital negativ prej 870 eurosh.

Qartazi këto janë dy kompani që nuk i kanë mundësitë financiare për të realizuar një investim në masën 50 milionë euro.

Por Komiteti i Investimeve Strategjike thotë se investimi garantohet nga kompania tjetër e Brahimajt, që është Emante SHPK.

“Në bazë të kontratës me numër repertori 21834 dhe numër koleksioni 8946, ndërmjet shoqërive Lukova Bayside Hotel & Spa, TO27 Construction dhe shoqërisë Emante shpk, palët kanë rënë dakord që shoqëria Emante shpk do të jetë garantuese e financimit të projektit,” thuhet në vendimin e KIS.

Emante shpk është një kompani e themeluar në vitin 2006 me objekt aktiviteti import-eksport dhe tregti të materialeve të ndërtimit, e cila zotërohet tërësisht nga Hekuran Brahimaj.

Vitin e kaluar kompania realizoi një xhiro prej rreth 9 milionë eurosh dhe regjistroi një fitim neto pas taksave prej 630 mijë eurosh.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania rezulton të ketë rreth 12 milionë euro asete të regjistruara në bilancin e saj nga të cilat 7.5 milionë euro janë kapital dhe pjesa tjetër detyrime./Kapital

Kandidatura e Igli Hasanit për Sekretar të OSBE-së, Turqia dhe Greqia bllokojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis u takuan bashkërisht gjatë punimeve të takimit të radhës të Komunitetit Politik Europian, që zhvilloi punimet në Budapest të Hungarisë.

Fotot e tre udhëheqësve u publikuan për herë të parë nga mediat turke dhe ato greke dhe më pas u shpërndanë edhe në rrjet. Imazhet shoqëroheshin me artikuj se temë e bisedës mes Ramës, Erdogan dhe Mitsotakis ishte thellimi i bashkëpunimit mes tre vendeve.

Por nga ku mund të nisë ky thellim? Më së pari nga OSBE, ku kokëfortësia turke dhe ajo greke po bllokojnë kandidaturën shqiptare të Igli Hasanit që të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës. Votimi i fundit që u mbajt në Vjenë tregoi se kandidatura e Shqipërisë kishte mbështetjen e 39 nga 56 vende të organizatës, 9 të tjera abstenuan dhe 9 votuan për kandidaturat e përbashkëta të Turqisë dhe Greqisë.

Dy vendet janë përfshirë në një aleancë të pazakontë në OSBE, duke propozuar kandidatin turk Feridun Sinirlioglu për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE, diplomat me përvojë dhe njeri i besuar i Erdoganit me një të kaluar të diskutueshme në çështjet që lidhen me demokracinë dhe lirinë; Si dhe Maria Telalian, kandidate greke e profilit të ulët për Drejtore të ODIHR.

Që nga prezantimi në gusht, paketa po bllokohet në mënyrë agresive nga Turqia dhe Greqia, të cilat në një sërë lëvizjesh të forta diplomatike në Vjenë dhe në të gjitha kryeqytetet, synon të përmbysë rezultatet dhe të përfitojë nga ndikimi dhe pushteti i tyre negociues kundër Maltës si Kryetare dhe Shqipërisë, të cilat si vende më të vogla kanë shtrirje dhe fuqi të kufizuar negociuese.

Ky qëndrim kokëfortë në bllok i Ankarasë dhe Athinës është fajësuar nga analistët, diplomatët dhe ekspertët e OSBE-së si arsyeja kryesore se pse organizata nuk ka ende një Sekretar të Përgjithshëm, edhe pse kandidatura e Igli Hasanit, me përvojën në këtë organizatë ka marrë miratimin e shumicës dhe qëndrimin neutral të pjesës tjetër.

Në këtë pjesë, Hasani penalizohet nga fakti që për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së kërkon votën unanimet të të gjithë vendeve anëtare.

Ndërkohë që Turqia në këtë proces po shfaq qartazi fuqinë e saj dhe kërkon një rol më me ndikim në organizatat ndërkombëtare, humbësja e madhe në të gjithë këtë është Greqia, e cila si vend i BE-së nuk duhet të zgjedhë të jetë mbështetëse në hije e manovrave turke, vetëm për të fituar një pozicion të pamerituar në një organizatë ndërkombëtare. 

Një pozicion, të cilin ajo mund ta kishte fituar edhe pa qenë pjesë e një marrëveshjeje të stisur, e cila përfundimisht nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Turqinë. Greqia po vepron ndryshe nga vendet e tjera të BE-së që janë pozicionuar qartë në favor të paketës aktuale të propozuar nga Kryetari, por në vend të kësaj e vendos veten përkrah Turqisë (megjithëse si një partner inferior i pabarabartë), vendeve të Azisë Qendrore me ndikime të forta nga Turqia dhe ndoshta në heshtje edhe përkrah Federatës Ruse.

Kandidatura e Igli Hasanit për Sekretar të OSBE-së, Turqia dhe

Detaje të reja nga MAS AKRA me 4 të νde/kυr në Shkodër, personi i tretë dyshohet të jetë ‘BRAÇJA’, i pΙagosur me dy pΙumba!

Personi i tretë në makinën e viktimave të masakrës së Dobraçit, i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në zonën e jugut të vendit.

Grupi hetimor dyshon se ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve që ishin në kohën dhe vendin e gabuar, Bashkim dhe Flutura Basha.

Mbi këto dyshime, policia ka ushtruar kontrolle në klinika private dhe jo vetëm, në qarqet Vlorë dhe Fier, por deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për gjetjen e “fantazmës”.

Personi i tretë në makinën “S Class”, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit, të ketë marrë të paktën 2 plumba, për të cilët duhet ndihmë e specializuar mjekësore për t’i hequr.

Kontrollet në klinikat private në Shkodër nuk zbuluan asgjë, çfarë çoi grupin hetimor në zgjerim të kontrollit deri në jug të vendit.

9 ditë pas vrasjes së katërfishtë, policia akoma nuk di të thotë shkencërisht nëse ishte apo jo Ibrahim Lici personi që shfaqet ngjitur me trupin e pajetë të Hamza Licit në vendin e ngjarjes, edhe pse çdo e dhënë tjetër përputhet me të, në një ngjashmëri precize.

Përgjigjet e provave biologjike në vendin e ngjarjes do të saktësojnë dilemën e madhe.

Ibrahim Lici është në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj 2022. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes.