Fjalori më i madh i gjuhës shqipe, që do të mbajë rreth 120 mijë fjalë do të jetë gati për t’u publikuar në muajin Nëntor. Ky fjalor fillimisht do të vijë në formatin virtual nga interneti, ndërsa në vitin 2025 do të vijohet edhe me procesin e printimit.
Sakaq, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, shprehet se: “Ky fjalor është dorëzuar. Do të ketë nevojë për modifikime të vogla teknike. Ndërkohë do të jetë i hapur fillimisht në qarqet akademike për të marrë mendime, korrigjime ose ide. Me një sasi faqesh të tillë normalisht për përdorim mund të shkojë deri në tri vëllime!
Qëllimi i këtij fjalori është që të ngrihet mbi fjalorët ekzistues, që janë të Akademisë së Shkencave – kam parasysh fjalorët e viteve 1980, 1984, 2002, 2006, 2020 – dhe të ketë një areal shumë të gjerë, që i përgjigjet në mënyrë të drejtë hapjes së hapësirës shqiptare brenda trojeve etnike”.
Fjalori i ri i gjuhës shqipe, është një punë në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, si edhe gjuhëtarëve nga Maqedonia e Veriut.
Një atentat mafioz tronditi vendin dy ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u ekzekutuan të dy, teksa viktimë aksidentale mbeti edhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Por, nga hetimet paraprake dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona. Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina.
Jo vetëm kaq, por nga disa filmime amatore me telefon pas ngjarjes, shfaqet një person i gjakosur pranë trupit të viktimave, i cili ende nuk është identifikuar. Ai dyshohet se pas atentatit është arratisur në drejtim të paditur.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin “Të paekspozuarit” se personi i tretë, ende i paidentifikuar dhe i pa konfirmuar zyrtarisht, mund të ketë qenë Ibrahim Lici, i njohur ndryshe me nofkën “Fantazma” dhe që është vëllai i Hamza Licit.
Dyshimet ngrihen edhe nga fakti se familja Lici nuk hapi dyert e mortit për djalin e vogël të shtëpisë, Hamza Lici, por e përcollën për në banesën e fundit vetëm nga një rreth i ngushtë miqësor. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi më 13 shkurt të këtij viti, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021.
Por, ekstradimi i tij nuk u krye për faktin se Lici pretendonte se në vendin tonë kishte shumë armiq që kërkonin ta vrisnin dhe më pas ai u lirua në masën “Arrest shtëpie”.
Dyshohet se ai ka hyrë në vendin tonë ilgalisht kohë më parë, teksa autoritet turke nuk iu kanë kthyer përgjigje atyre shqiptare se çfarë është bërë me të dhe a është mbajtur nën kontroll në Turqi.
Nga bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” rezultonte se Behar Bajri kërkonte ta vriste me çdo kusht Ibrahim Licin, por që nuk ia ka dalë dot.
“Në automjet mund të ketë qenë një person i tretë. Ka patur tre pisotleta, njëra në sediljen e pasme. Pikërisht ajo pistoletë është përdorur. Është foto e shkëputuar nga një video e gjatë, ku shfaqen personat e gjakosur. Personi që shfqet në foto nuk është konfirmuar se është zyrtarisht Ibrahim Lici. A ka dyshime që Ibrahim Lici mund të ketë qenë? Po ka dyshime. Varrimi ka qenë totalisht i mbyllur. Ka dyshime sipas policisë që mund të ketë qenë Lici por nuk është konfirmuar. Ai u arrestua në Turqi, u la i lirë, nuk janë përgjigjur autoritetet turke. Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, policia duhet të na tregojë se cili është personi i tretë.” – shtoi Lala.
Nëse rezulton se personi i tretë ka qenë Ibrahim Lici, skandalin do ta rëndonte edhe më shumë, nisur nga fakti se një person i shpallur në kërkim lëviz lirshëm në qytet.
*Në fotografitë e mëposhtme është personi i paidentifikuar në masakrën e Shkodrës, si dhe në fotografitë e tjera Ibrahim Lici.
Peshëngritësi Ertjan Kofsha ia ka dalë që të sigurojë tre medalje, një ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Evropian të moshës deri në 23 vjeç që po zhvillohet në Poloni; duke u shpallur nënkampion Evrope.
Kofsha u shpall nënkampion Evrope, por jo vetëm kaq, pasi nga ky turne doli me 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi. Me 162 kg në stilin e shkëputjes, Kofsha arriti të siguroi medalje ari. Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputej ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.
Në dygarësh, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij, me “tripletë” medaljesh jep shpresë për të ardhmen për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Luan Baçi është thirrur sot në SPAK. Ai është kallëzuar për fshehje pasurie për një qytetar dhe është marrë në pyetje nga BKH.
“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnjë lloj problemi. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim.
Jam shumë i qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problemi. Është mbyllur si çështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.
Ndoshta dhe SPAK për t’i bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqita“, tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat mes Tedi Blushit dhe të ftuarve, për reformën në drejtësi, e cila kaloi me konsensus, madje Ilir Meta bashkoi votat me PS, kundër PD-së për të votuar disa ligje.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Pse i dhatë Ramës gjithë ato mekanizma, kur PD ishte kundër? Ju braktisët PD dhe u bashkuat me PS?
Tedi Blushi: Votat nuk iu dhanë Edi Ramës, por reformës në drejtësi.
Ylli Rakipi: Mirë ua ka bërë reforma pra. Ne nuk do na bëni trapa tani…
Neritan Sejamini: Ju ishit kundër zotit Basha dhe opozitës.
Tedi Blushi: Nuk ju dhanë Ramës, por reformës në drejtësi.
Andi Bushati: Ky është debat absurd. Po pra dakord, ia dhanë.
Ylli Rakipi: Ju thoni votuam reformën, ta gëzoni pra!
Neritan Sejamini: Themi na shpjegoni cfarë u bë gabim? Duhet të thuash ku është gabuar. Që ne të mos bëjmë këtë gabim në të ardhmen. Një parti ka edhe një program.
Tedi Blushi: Po ish LSI dhe zoti Meta e votuan reformën. Po çfarë ndodhi me këtë reformë? Arta Markun nuk e cilësoni si moment kur u zhbë. Ndalojmë te gjykatësit e GJK, a donin të betoheshin te Lana? A rezistoi Meta? A u kap GJK? Meta e emëroi kryetarin e vetingut? Pra ai që shkatërroi dhe eleminoi gjyqtarët dhe prokurorët? Reforma u zhbë nga Edi Rama, nuk është përgjegjësi e Metës.
Neritan Sejamini: Ka vetëm një njeri që ka emëruar tre gjyqtar të GJK, ky është Ilir Meta. Të merremi me fakte.
Tedi Blushi: A është fakt që Rama çoi në Parlament ligjin që gjyqtari të betohej te Lana? Për cfarë u thirr 2 marsi, për të ndaluar kapjen e GJK nga Rama. Është faji i Metës?
Neritan Sejamini: A keni ju ndonjë reflektim?
Tedi Blushi: Po ka dështuar reforma por jo për fajin tonë. Meta ka bërë beteja për të mbrojtur reformën.
Një grua dyshon se bashkëshorti e tradhëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vjeçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj.
Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë.
Burrin e dua dhe e respektoj shumë. Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton.
Burri punon me turne, sepse bën dy punë. Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë.
Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.
Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.
Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.
Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.
E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë. E imagjinoni tani si u ndjeva unë?
I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë. Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi.
Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri? Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.