“Ti do ishe ‘mbretëresha e b*IIizmit’”/ Ish-banorja e parë e bën ‘për një lekë’ Olta Gixharin para të gjithë publikut

Spektakli i djeshëm nisi me debate të forta. Mes Oltës dhe banores së eliminuar javën e kaluar Arias. Ajo iu kthehu si kundër përgjigje nga e kaluar duke i thënë se ti e meriton kurorën e bullizuese në të gjitha Big Brother VIP, madje me epitetin mbretëresha e kësaj.

“Nëse do të hapej një sondazh për bullizuese për Big Brother VIP Kosova Shqipëria ti do të kryesoje listën, do të ishe mbretëresha”, iu drejtua ajo.

Gixhari nga ana tjetër reagoi ashpër duke kërkuar nga Aria që t’ia gjejë një video apo diçka të tillë ku ka qenë bullizuese. Pas ofendimeve që mori Olta iu kthye duke thënë se nuk është pishman për ato qe i tha javën e kaluar.

Kjo përplasje mes dyshes u ndërpre nga moderatorët, me mundësi sqarimi pas këtij spektakli.

Pse i rrisni pagat deputetëve dhe jo pensionet? Rama ‘zihet ngushtë’: Janë një pikë uji në…

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier në një bashkëbisedim me pensionistët në kuadër të fushatës së nisur për deklarimin e plotë të pagave. Rama tha se ka ardhur koha për të parë më larg për çështjen e pensioneve sepse ekonomia është rritur dhe janë mundësitë.

Kryeministri Rama u zu ‘ngushtë’ për rritjen e pagave të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Rama shprehet se nëse pagat e deputetëve do të mbulonin shtimin e pensioneve do t’i nxirrte të gjithë vullnetarë.

“Është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Janë ca që thonë pse i rrisni pagat e deputetëve rritjani pensionistëve, po sikur ato pagat e deputetëve të mbulonin rritjen e pensioneve ne do t’i nxirrnim deputetët vullnetarë të gjithë.

Por, pagat e deputetëve në krahasim, 140 deputetë në krahasim me 700 mijë pensionistëve janë një pikë uji në oqean. Kjo është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve. S’ka lidhje fare, zero dhe e përsëris, që nga rritja e pagave përfiton fondi i pensioneve. Problemi ynë është të reflektohet rritja e pagave reale në sektorin privat.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier në një bashkëbisedim me pensionistët në kuadër të fushatës së nisur për deklarimin e plotë të pagave. Rama tha se ka ardhur koha për të parë më larg për çështjen e pensioneve sepse ekonomia është rritur dhe janë mundësitë.

Ai tha se rritja e pensioneve nuk mund të bëhet se ashtu ke dëshirë apo interes politik në një moment të caktuar, pasi nëse ndodh kështu hap një gropë të madhe më të rrezikshme se piramidat dhe falimenton shtetin.

“Ku je duke shkuar?”- Heidi Baçi ‘braktisi’ Shqipërinë pas ndarjes nga Romeo Veshaj dhe u rikthye në Itali! Aktori shfaqet i prekur?

Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit, pasi shumë ndodhi në jetën e tyre së fundmi nuk po nxjerrin një konkluzion se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.

Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.

Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.
heidi baci romeo veshaj4

Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

/Panorama Plus

Del në ankand Ferrari i fundit që pilotoi Michael Schumacher, çmimi është marramendës

Në Sotheby’s, kompania prestigjioze e ankandit, do të dalë në shitje makina Ferrari 248 F1, e pilotuar nga ish-piloti gjerman Michael Schumacher në sezonin 2006 të Formula 1.

Kjo ishte makina e fundit Ferrari e pilotuar nga Schumacher, i cili u rikthye katër vite më vonë në pistat e F1, por më Mercedes.

Njëvendëshja me të cilën piloti gjerman debutoi në Imola 2006, mori pole position dhe fitore.

Ajo u përdor për herë të fundit në garën e Monza.

Më pas, ajo makinë u ble në vitin 2007 nga një koleksionist ende enigmë, i cili sot vendosi ta nxjerrë në ankand.

Çmimi fillestar për blerjen e saj është mbi 10 milionë dollarë.

Foto-lajm/ Si reagoi Fredi Beleri kur u g/òdit me vezë dhe kos sapo doli nga Kryesia e Kuvendit

Fredi Beleri u godit sot me vezë dhe kos nga një qytetar, teksa po dilte nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit

Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.

Në nisje të takimit të takimit të 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, një tjetër qytetar iu drejtua me fjalën “vrasës”.

Motra e 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i 7-të e bindur që e ka υ/r arë ish-i dàshuri 15-vjeçar

Detaje te reja janë bërë me dije mbi vdekjen misterioze të 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i 7-të i pallatit ku banonte

Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin, ndërsa motra e saj e madhe është e bindur se Aurora nuk ka kryer vetëvrasje, por është shtyrë nga ish-i dashuri i saj, 15-vjeçar.

Motra e viktimës deklaron se i dyshuari e kishte rrahur dhe më pas e kishte hedhur nga tarraca, duke bërë që Aurora të binte nga 7 kate lartësi. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shkruar se nuk do të heshtë dhe se kërkon drejtësi: “Vrasësit duhet të shkojnë në burg.”

M.S., 15 vjeç, ish-i dashuri i Aurores, është nën hetim për vrasje me dashje, megjithatë ai vijon të këmbëngulë për pafajësinë e tij, duke deklaruar për hetuesit se ngjarja ishte vetëvrasje.

Motra e madhe e Aurores e kundërshton kategorikisht këtë version: “Ai e kishte rrahur edhe më parë! Ka pamje të bisedave në të cilat Aurora shkruante se kishte frikë prej tij.” 13-vjeçarja e kishte përshkruar atë si “të papjekur” dhe “të çmendur.”

Sipas dëshmive të motrës së Aurores, ai “e rrahu, e tërhoqi zvarrë në katin e shtatë dhe e hodhi poshtë. Pas kësaj, ai shkoi në lokalin poshtë, lau duart dhe mori në teleon policinë duke i thënë se e mitura ishte vetëvrarë.

Heidi largohet nga Shqipëria, reagon Romeo?

Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit, pasi shumë ndodhi në jetën e tyre së fundmi nuk po nxjerrin një konkluzion se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

“Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

Beleri refuzon mediat shqiptare dhe i bën presion Shqipërisë në greqisht: Edi Rama më urren mua dhe grekët e Himarës! Nuk hyni në BE nëse…

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar në gjuhën greke se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai tha se kryeministri Edi Rama e urren dhe se bëri padrejtësisht 16 muaj burg në një qeli shqiptare. Beleri refuzoi të flasë për mediat shqiptare, dhe deklaratat i bëri për mediat greke.

“Urrejtja që zoti Rama ka ndaj meje dhe minoritetit etnik grek në Himarë nuk kalon.

Fatkeqësisht Shqipëria vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet por edhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike.

Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare. Këto sulme nuk më trembin. Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron dhe duhet të jetë në Europë.

Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk mbyllen plagët e vjetra në demokraci dhe në shtetin e të drejtës. Dhe nëse nuk respekton të drejtat e minoritetit etnik grek.”, tha ai.

‘Nuk gjej dòt b.υrrë se jam shum…’, 44-υj. eçarja çυdit rrjetin me dekaratën e saj..!!

44-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve është duke bërë xhiron e rrjetit me deklaratën e saj, thotë se ka një jetë të përsosur por bukuria e saj nuk e ka lejuar atë të gjejë dashurinë e vërtetë.

Jemi duke folur për një grua që duket sa gjysma e moshës së saj dhe fare lehtë mund të duket si motra e vajzave të saj

Ajo quhet Dawn Counsis dhe jeton në Londër bashkë me fëmijët e saj, binjakët 17-vjeçarë dhe dy vajza të moshës 20 dhe 22 vjeçe.

Dawn thotë se bukuria e saj është edhe mallkimi i saj teksa shprehet: Ajo që ndodh është se unë u dukem njerëzve sikur jam sa gjysma e moshës sime.

Prandaj, të gjithë burrat që flirtojnë me mua janë shumë më të rinj në moshë se unë.

Ndonjëherë do të doja të isha më pak tërheqëse, sepse s’mund të krijoj një marrëdhënie me një 18-vjeçar”.

Dawn tregon se është vetëm që prej vitit 2003 kur u nda nga bashkëshorti i saj.