Momenti kur rrjedha e ujit merr para qytetaren në rrugët e Vlorës (Video)

Në Vlorë situata paraqitet alarmante në disa zona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit dhe reshjeve të dendura të shiut.

Siç shihet në videon e mëposhtme, rrjedha e ujit që ka përfshirë rrugët ka marrë përpara një qytetare.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore pas kësaj ngjarje.

Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre.

VIDEO

Prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët, 31-vjeçari denoncohet si i humbur nga motra e tij

Ka qenë motra e tij që është paraqitur ditën e djeshme në komisariatin e policisë së Vlorës për të bërë denoncimin në polici.

Familjarët kanë bërë me dije, se i riu Dhimitraq Dhimja, nuk ka pasur konflikte me njeri, dhe se punonte kamarier në një lokal të Vlorës, ndërkohë që persona të ndryshëm kanë raportuar se personi në fjalë është parë në Prishtinë, ku dhe po bëhet e mundur mobilizimi i policisë për të verifikuar nëse ka kaluar në Kosovë dhe për të punuar për gjetjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka bërë kallëzim shtetasja R. B., se që prej datës 23.09.2024, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin E. B., 62 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.

E pabesueshme! Për herë të parë në Për’puthen, dy konkurrentët shokojnë studion dhe publikun, zbulohet lidhja mes tyre

Sezoni i ri i Për’puthen në Top Channel ka nisur me risi të shumta, teksa një surprozë e papritur ndodhi në puntatën e të premtes.

Për herë të parë në historinë e këtij emisioni, dy konkurrentë janë motër e vëlla.

Ata janë Rebeka dhe Ardi. Rebeka nuk e ka ditur që ka aplikuar dhe Ardi, e ka marrë vesh pasi është pranuar, duke surprizuar të gjithë në studio.

E për pIasën dhe e lanë të v* ekur në rrugë, ja kush është vi* tima e aksidentit (Emri)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Babai i paralizuar, nëna e sëmurë” – Historia e t rishtë e Enea Themollarit, që u v*à nga tritoli për motrat Nikolli

Tritoli në një pallat në Elbasan më 15 korrik, ku në shënjestër ishin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, i mori jetën aksidentalisht komshiut të tyre, Enea Themollari.

29-vjeçari ishte në reanimacion prej 3 muajsh, por ndërroi jetë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gazetarja Edlira Xherri ka thënë në emisionin “People” se Enea ishte i vetmi që punonte në familjen e tij, kjo sepse babai i tij ishte i paralizuar, nëna dhe vëllai ishin të sëmurë gjithashtu.

“Aktualisht të gjithë fqinjët po përcjellin për në banesën e fundit 29-vjeçarin. Nga informacionet që kam siguruar është një humbje tejet e madhe për familjen.

Një familje me tre persona të sëmurë, babai i paralizuar, nëna është e sëmurë dhe vëllai i Eneas ishte i sëmurë. Vetë Enea ishte i vetmi nga familjarët që punonte në këtë familje”, tha gazetarja.

Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa fakotrë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që do të mdikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

Der para 10 vitesh flitje vetëm për historikun e dëmve, ndërkohë që me propozimin e Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare janë një sërë faktor të tjerësh në përcaktimin e çmimeve. Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë. Përvoja në drejtimin e mjetit, nëse e merr lejen e drejtimit të mjetit në moshë të madhe, dy vitet e para do të paguajë më shumë. Qarku ku është regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa më e vjetër makina, aq më shumë paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurmit të makinës.

“Me sistemin bonus-malus ishte vendosur një prioritet ku të gjithë drejtruesit kishijn një koficent një. Nëse kishin një histori të drejtimit të mirë të mjetiti nga viti në vit paguanin më pak. Tashmë më asnjë dëm të raportuar gjatë vitit e ul çmimin e siguracionit duke e shumëzuar me 0,95. Sot çmimet e policave të sigurimit qëndrojnë midis 16 mijë dhe 18 mijë. Pra nëse një individ nuk ka dëme shumë zohet me 0.95. Një dëm i raportuar gjatë viti shumëzohet me 1,25 dhe dy ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit shumëzohet me deri në 1,5,” –tha gazetari.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

Moti i keq, rrëzohet pema gjigande në Tiranë

Një pemë e madhe është rrëzuar pak çaste më parë në Tiranë. Si pasojë e motit të keq një pemë ka rënë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Siç duket edhe nga pamjet, pema ka dëmtuar murin rrethues të pallatit dhe ka rënë në rrugë. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz.

Ditën e sotme i gjithë vendi ka qenë nën “pushtetin” e motit të keq, ku si pasojë e shirave të rrëmbyer janë bllokuar rrugë në disa qytete të vendit përfshirë dhe Tiranën, si dhe ka patur rrëshqitje dheu.

Fatmirësisht në vendin tonë nuk ka patur lëndime në njerëz, ndërkohë që në Bosnje ka patur 14 viktima si pasojë e përmbytjeve.

VIDEO/ U shfaq në publik pas disa muajsh, lideri suprem i Iranit mban në krah një pus hkë! BBC: Khamenei tregoi se nuk ka frikë nga Izraeli

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të deshifrojë mesazhet pas fjalimit të parë publik të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khameneit, i cili u shfaq pas disa muajsh.

Në analizën e saj, BBC rishikon atë që ai tha në namazin e xhumasë, duke theksuar ndër të tjera se ishte një përpjekje për të treguar se ai nuk ka frikë të dalë në publik dhe të flasë për pozicionin e Iranit në botën myslimane.

Në të njëjtën kohë, siç vërehet nga mediat ndërkombëtare, Khamenei doli duke mbajtur në krah një pushkë.

Khamenei ka kërkuar të projektojë forcën iraniane te komuniteti ndërkombëtar, por edhe qetësi në vend, pavarësisht vrasjeve të fundit të liderëve të Hamasit Ismail Haniya dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Dalja e tij publike në zemër të Teheranit ishte një përpjekje për të mohuar thashethemet se ai ka frikë të shfaqet në publik pas këtyre ngjarjeve, raporton BBC.

E larguan pa arsye nga RTSH, reagon publikisht moderatori: Do t’i drejtohem SPAK-ut

Moderatori Ardit Murataj ka bërë sot një reagim publik në rrjetin e tij në Instagram, pas largimit, siç e specifikon ai, pa arsye, nga moderimi i programit “Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH, që zgjati vetëm 20 puntata.

Në mesazhin e tij publik, Arditi akuzon drejtuesit e RTSH duke lajmëruar se do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme duke vënë në shërbim të saj çdo të dhënë për të mësuar arsyen e largimin.

Sipas tij, RTSH ka bërë një shpërdorim detyre dhe për këtë arsye, ai do ta ndjekë penalisht.
Të dashur miq, por edhe ju keqdashës. I udhëhequr thellësisht nga parimet institucionale dhe ato të shtetit ligjor, i përkushtuar në detyrën për të cilën RTSH më kontraktoi për një sezon, por që nuk zgjati më shumë sesa 20 puntata, si autor dhe drejtues i programit “Mirëmëngjes Shqipëri”, sot ju njoftoj se ky rrugëtim ka përfunduar.
I gjendur përpara paligjshmërisë, por dhe dhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, për t’u larguar pa ditur ende pse, ju informoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt për të çuar drejtësinë dhe integritetin tim dhe, po ashtu, edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët, sipas juristëve me të cilët jam këshilluar, kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj në këto momente burrërisht duke u dalë përballë dhe jo në mënyrë të pabesë dhe antiligjore siç ata bënë me mua. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata dhe, mbi të gjitha, i përulur përpara mesazheve solidarizuese ndaj miqve dhe kolegëve të mi”.

Genta Ismajli përfshihet në një aksident të rëndë në Amerikë. Foto

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli, është përfshirë në një aksident automobilistik në Amerikë.

Sipas burimeve për emisionin ”IN & Out”, këngëtarja u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.

Pas momenteve të vështira, mësohet se tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për lajmin e ditëve të fundit, por nga burimet afër saj mësohet se gjendja shëndetësore është nën kontroll.

Megjithatë, aksidenti e ka ndalur për momentin realizimin e koncertit të saj, për të cilin ka kohë që ka nisur përgatitjet.