Modelja ka Iindur me dy v*gina: “Kam dy pa rtnerë. Nuk quhet t radhti”

25-vjeçarja Annie Charlotte ka habitur me deklaratën e saj se ka dy vagina.

Annie, e cila është modele në “OnlyFans”, mburret se ka dy vagina. Ajo ka lindur me dy mitra dhe është diagnostikuar me didelfis uterus pasi vendosi spiralen kontraceptive në moshën 16-vjeçare.

Pra, ajo mund të ngjizte dy foshnja në të njëjtën kohë. Gjithashtu, shtoi se dy vaginat janë “funksionale” dhe ka dy cikle menstruale.

Gjatë një interviste u shpreh se një herë po dilte me dy djem njëkohësisht dhe sipas saj nuk quhet tradhti, sepse secili ka vaginën përkatëse.

“Ata nuk e dinë për njëri-tjetrin. Ata të dy kanë vaginën e tyre, kështu që bëjnë seks vetëm me atë”, tha dhe shtoi se kalon një ditë në javë me çdo të dashur, pastaj i alternon në fundjavë.

Gati përgjigja e Izraelit ndaj Iranit, vendet e BE-së thirrje shtetasve të tyre: Largohuni sa më parë

Izraeli po përgatit kundërpërgjigjen ndaj sulmit të Iranit, e tashmë duket se është shumë afër.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Izraeli të mos targetojë bazat nukleare. Përgjigja e Izraelit ndaj Iranit nuk dihet se çfarë përmasash do të ketë dhe cilat objektiva do të jenë në shënjestër.

Ekziston një rrezik i madh që kjo kundërpërgjigje ta zhysë edhe më tepër Lindjen e Mesme në një konflikt në shumë fronte apo drejt një lufte totale.

Sakaq, shumë vende të BE-së, duke përfshirë edhe Italinë së fundmi, i kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Irani.

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu duket i vendosur në përgjigjen e tij ndaj Iranit. Ndonëse Izraeli po lufton aktualisht me Hamas në Gaza, me Hezbollahun brenda territorit të Libanit, ai ka thënë se ajo çka po ndodh do të ndryshojë përgjithmonë balancat e fuqisë në rajon.

Dua Lipa gërmon 500 ton tokë në shtëpinë së saj në Londër, arsyeja mund t’ju habisë

Dua Lipa është përfshirë në një projekt masiv për ndërtimin e një bodrumi të madh në pronën e saj në Hampstead, ku ajo planifikon të ketë një studio muzikore dhe pishinë.

Këngëtarja ka kaluar mbi tri vjet për të bindur këshillin lokal që të miratojë projektin, pasi pati shumë kundërshtime nga banorët për humbjen e hapësirave të gjelbra dhe çështje të tjera të mjedisit.

Projekti përfshin gërmimin e mbi 500 tonë dhe, dhe ndërtimin e bodrumit në një thellësi prej gjashtë metrash, që është katër herë më i madh se bodrumi ekzistues, shkruan DailyMail.
Projekti i ri do të përfshijë një zgjerim prej 310 metrash katrorë dhe pritet të zgjasë për 12 muaj deri në prill të vitit të ardhshëm.

Për të adresuar shqetësimet e banorëve për zhurmën dhe dridhjet, pajisjet ndërtimore do të montohen me izolatorë të veçantë për të minimizuar shqetësimin e fqinjëve.

Në kuadër të projektit, është planifikuar edhe ndërtimi i një çatie ekologjike për të ruajtur biodiversitetin e zonës dhe për të bërë që bodrumi të integrohet sa më mirë me kopshtin ekzistues.

Dua Lipa, e cila ka një pasuri të vlerësuar prej 75 milionë funtesh (90 milionë euro), bleu këtë pronë kur ishte vetëm 22 vjeçe dhe është e emocionuar për ta shndërruar atë në një vend që reflekton stilin dhe nevojat e saj personale.
Pavarësisht sfidave dhe pengesave gjatë procesit të aplikimit, ajo është në rrugën e duhur për të përfunduar projektin e saj të madh.

Ndërtimi është shoqëruar me një plan të detajuar për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe lëvizjet e strukturës, pasi bodrumet konsiderohen të rrezikshme për shkak të këtyre faktorëve.
Kjo është arsyeja pse ka pasur një studim të thellë mbi ndikimin që do të ketë ndërtimi në pronat fqinje.

Ndërsa ndërtimi vazhdon, ekipet e ndërtimit do të duhet të ndjekin rregullat e vendosura për të minimizuar ndikimin në banorët lokalë, duke përdorur pajisje të veçanta për të kontrolluar zhurmat dhe dridhjet.
Kjo është një përpjekje e madhe për Dua Lipën, dhe ajo mezi pret që shtëpia e saj të bëhet një hapësirë e përshtatur për jetën dhe krijimtarinë e saj profesionale.

Dasma që u shpëtoi MEDIAVE dhe rrjeteve sociale, gazetarja e njohur shqiptare MARTOHET me diplomatin austriak!

Mbetur jashtë vëmendjes mediatike, Jonila Godole, ish-gazetare në Shqipëri, sot një nga zërat më vitale për të denoncuar krimet komuniste, në fund të shtatorit, i ka dhënë fund beqarisë së saj duke lidhur kurorë me një diplomat shumë të zëshëm në Shqipëri, ambasadorit austriak Christian Steiner.

Godole, publikoi në rrjetet sociale foto nga dasma e saj në ambientet e Butrintit.

Ndërkohë që Steiner, nuk është më ambasador në Shqipëri, por ka marrë të njëjtën detyrë në Malin e Zi.

Gazetarja tregon nëpërmjet fotografive se për herë të parë e ka takuar bashkëshortin e saj të arshshëm në janarin e vitit të mbrapshtë 1997, kur punonte gazetare tek gazeta “Koha Jonë”; ndërkohë që Christian Steiner sapo kishte filluar karrierën e tij diplomatike si atashe i ambasadës Austriake post që e mbajti nga viti 1996-1997.

Ngjarjet e ethshme të atyre viteve i kanë afruar ata për herë të parë.

Janë dashur më shumë se 12 vjet, që Christian dhe Jonila të ritakoheshin, dhe kjo ka ndodhur në tetorin e vitit 2019 kur Stainer erdhi sërish në Shqipëri, por këtë radhë me detyrën e ambasadorit.

Cifti sic duket ka pritur që Stainer të marrë një tjetër detyrë, jo në Shqipëri, për të vazhduar marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë që në fund vjen dhe dasma, në 28 shtator 2024, kur Godole, i ka thënë “po”, propozimit të diplomatit dhe së bashku janë drejtuar në altar për të vënë kurorë.

”Ervin Salianji të bëjë kujdes me ushqimin në qeli”; paralajmërimi i fortë nga ish-numri 2 i Burgjeve

Lefter Maliqi, në cilësinë e ish-numrit dy të Burgjeve shokon me deklaratën, kur thotë se Ervin Salianji duhet të bëjë kujdes me ushqimin në burgun e Fierit.

Në një intervistë në ”Të Pashoq”, Maliqi tregon se çfarë ndodh në prapaskenë në ambientet e vuajtjes së dënimit. Sipas tij, ekzistojnë ilaçe që mund të hidhen në ushqim që të shkaktojnë vdekjen në harkun kohor të 2-3 viteve.
Ai shprehet i bindur se kjo praktikë ka ndodhur edhe me emra të tjerë që kanë vuajtur dënimet e tyre nëpër burgjet shqiptare.

Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 2025, që të mundësojnë ushqimin çdo ditë për Ervin Salianjin, në mënyrë që mos ta ekspozojnë përballë asnjë rreziku që mund t’i vijë nga armiqtë e pushtetit.

Për dënimin e Salianjit, Maliqi thotë se është thjesht hakmarrje e regjimit të Edi Ramës, pasi denoncime publike si ai kanë bërë të gjithë opozitarët, sepse kjo është pjesë e detyrës së tyre.

Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’?

Prej disa kohësh është përfolur se Milaim Zeka do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’ në këtë edicion, në rolin e opinionistit. Mirëpo, në rrjet po thuhet se edhe Einxhel Shkira do jetë po ashtu opinioniste.

Tashmë produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive. Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida VokshiDeri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj. Por në një intervistë, Olsa tha se asnjë prej emrave të përfolur nuk do jetë pjesë e BBVK3, duke shtuar se ky kast do jetë përtej të gjitha pritshmërive.

Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si Big Brother Vip 1, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë.

Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët, moderatorët dhe opinionistët.

Tha se njeh shqiptarë si Diddy, reagon sërish Ronela Hajati: I gjeni në..

Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke i lidhur ato me situatën në industrinë e muzikës në Shqipëri.

Sot, Ronela ka bërë një tjetër reagim sërish në llogarinë e saj të Instagramit.

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”

Artisti i merituar Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, e bija publikon foton e rrallë

Në familjen e Robert Ndrenikës ka ardhur në jetë një pjesëtare e ri dhe aktori i mirënjohur nuk mund ishte më i lumtur se kaq.

Mbesa e tij është bekuar me një vajzë dhe si rrallë herë aktori ka zgjedhur ta ndaj këtë moment nga jeta e tij private me ndjekësit e tij.

“Jetë të gjatë! I lumtur për mbesën time Ana me këtë dhuratë (Dafine)”, ka shkuar ai përkrah një fotoje shumë të bukur.
Të shumta kanë qenë urimet për aktorin e mirënjohur nga miq të afërm dhe fansat e tij të shumtë.

“P anik” për Kombëtaren shqiptare, kapiteni Gjimshiti dëmtohet pas shënimit të golit në Champions

Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e fitores së Atalantës në Ligën e Kampionëve, ku mundi me rezultatin 0-3 Shakhtar Donetsk, me kapitenin e Kombëtares shqiptare që realizoi golin e parë të sfidës.

Gjithsesi, pas përfundimit të pjesës së parë, 31-vjeçari nuk u hodh më në fund, duke u zëvendësuar nga Pasalic.

Siç raporton “Sky Sport”, Gjimshiti ndjeu dhimbje të lehta në ije, me trajnerin Gasperini që preferoi mos ta rrezikonte atë.

Kjo gjë ka sjellë panik në kampin shqiptar, vetëm një ditë përpara publikimit të listës nga Sylvinho për duelet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen më 11 dhe 14 tetor.

Gjimshiti nuk ishte pjesë e dy ndeshjeve të para me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, sërish për shkak të një dëmtimi që mori vetëm pak ditë përpara grumbullimit dhe nëse kjo gjë ndodh sërish, atëherë do të jetë një problem tejet i madh për Sylvinhon dhe stafin e tij, i cili duhet të bëjë pa një nga pikat kyçe të skuadrës.

Jul Deda kritikon ashpër Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bogdo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko reagon duke recituar një poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.