Tifozët i ngatërrojnë të ëmën me gruan, suImuesi shqiptar bëhet hit në rrjetet sociale

Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një bionde, që shumëkush mendoi se ishte e dashura e tij.

Por në fakt, ajo është Blerta, e ëma e futbollistit 23-vjeccar i cili tashmë luan në Kroaci me fanellën e Hajduk Split, teksa më parë ka qenë pjesë e Bajern Mynih dhe Sandërlend.

Blerta u bë një emër i njohur në rrjetet sociale në Kroaci pas transferimit të të birit atje, duke grumbulluar me mijëra ndjekës në faqen e saj në Instagram.

Dhe estetistja me prejardhje nga Kosova, nuk ngurron të postojë herë pas here për ndjekësit e shumtë foto nga udhëtimet e saj si Dubai, Ishujt Maldive, Parisi apo edhe Anglia, ku ka ndjekur nga afër të birin.

Duke komentuar në rrjetet sociale në foton në fjalë, një tifoz shkroi “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja. Jam absolutisht i mahnitur”. Ndërsa një tjetër shtoi “Ai duket më i plakur se e ëma”, për foton që është bërë virale jo vetëm në Kroaci, por edhe në media më të njohura ndërkombëtare.

“Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”, përballja live mes Salsano Rrapit dhe Kiara Titos

Disa ditë më parë në media qarkulluan zërat se Salsano Rrapi nuk do të ishte më pjesë e Portokalli, dhe shkak për këtë duket se ishte bërë përzgjedhja e Kiara Titos si moderatore.

Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

“Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

Ndërkohë aktori ‘paralajmëroi’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

Pjesë nga biseda:

Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

Kiara: Përshëndetje

Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

Kiara: Jo, kurrë, kurrë

Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

Izraeli kundër Iranit: Cili është më i fortë ushtarakisht?

Teksa gjithë bota është në ankth për përgjigjen e Iranit ndaj Izraelit, ne ju sjellim një krahasim të makinave luftarake të dy vendeve.

Për të krahasuar fuqinë ushtarake të Izraelit dhe Iranit, ne do të shohim aspekte të ndryshme si buxheti, numri i personelit ushtarak, sistemet e armëve dhe teknologjia.

Buxheti

Izraeli : Buxheti i mbrojtjes i Izraelit vlerësohet në rreth 24-25 miliardë dollarë në vit.

Irani : Buxheti i mbrojtjes i Iranit është më i ulët dhe vlerësohet në rreth 15-20 miliardë dollarë në vit.

Izraeli : Ka rreth 170,000 trupa aktive dhe rreth 445,000 rezervistë.

Irani : Ka rreth 523,000 trupa aktive dhe rreth 350,000 rezervistë.

Sistemet dhe Teknologjia e Armëve

Izraeli :

Aviacioni : Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë, me avionë të tillë si F-35 dhe F-16.

Marina : Ka nëndetëse dhe fregata të avancuara.

Sistemet e raketave : Izraeli ka një sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore, duke përfshirë Iron Dome, David’s Sling dhe Arrow.

Teknologjia : Ka aftësi të forta në luftën elektronike, luftën kibernetike dhe dronët.

Irani :

Aviacioni : Forcat ajrore të Iranit janë më pak të avancuara me avionë më të vjetër si F-14 dhe Su-24.

Marina : Irani fokusohet në anije dhe nëndetëse më të vogla dhe ka aftësi luftarake asimetrike në Gjirin Persik.

Sistemet e raketave : Irani ka zhvilluar një program të gjerë raketash balistike, duke përfshirë Shabab dhe Sejjil.

Teknologjia : Investon në luftën kibernetike dhe dronë, edhe pse në një shkallë më të vogël se Izraeli.

Aftësitë Bërthamore

Izraeli : Ndërsa Izraeli nuk ka konfirmuar zyrtarisht aftësitë e tij bërthamore, besohet se posedon armë bërthamore.

Irani : Irani nuk ka armë bërthamore, megjithëse ka shqetësime për programin e tij bërthamor.

Aleancat Strategjike

Izraeli : Ka marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke ofruar akses në teknologji dhe mbështetje të avancuar.

Irani : Ka aleanca me vende si Rusia dhe Kina, por përballet me sanksione nga shumë vende perëndimore.

Këto shifra tregojnë se Izraeli ka një forcë ushtarake më të avancuar dhe më të zhvilluar teknologjikisht, ndërsa Irani ka një numër më të madh ushtarësh dhe fokusohet në aftësitë asimetrike dhe raketore.

Reshje të mëdha në vendet e Ballkanit ditët që vijnë, ja shtetet që preken nga “cikIoni”

Një masë e fuqishme ajrore ciklonike po vjen në drejtim të Ballkanit dhe sot po kushtëzon reshje të dendura shiu në shumë pjesë të veriut të Italisë dhe Slloveni.

Vranësira të dendura me rrebeshe të dendura shiu pritet të përfshijnë shumë shpejt Slloveninë, pastaj edhe pjesë të Kroacisë, ndërkohë që cikloni fuqizohet në Mesdhe reshjet do të zgjasin në Slloveni dhe Kroaci dhe pastaj do të zgjerohen në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Reshjet më të dendura nga ky ciklon priten në Slloveni, perëndim të Kroacisë, Hercegovinë të Bosnjës, pastaj në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

Përderisa reshje e dendura në Slloveni dhe Kroaci fillojnë sot, në Shqipëri ato fillojnë të Enjten dhe fuqizohen të Premten. Në Kosovë reshjet fillojnë sporadike të Enjten dhe po ashtu fuqizohen të Premten.

Nga këto reshje mund të ketë edhe përmbytje sidomos në zonat dhe vendet të cilat i përmendëm më lartë, ndërkohë që reshje të dendura do të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës ditën e Premte, por të cilat nuk do të duhet të zgjasin shumë për të shkaktuar probleme të mëdha, megjithatë ndryshime në parashikim mund të ndodhin. Reshje intensive priten në pjesë të Dukagjinit.

Reshjet më të fuqishme priten në jug të Malit të Zi dhe veri të Shqipërisë. Më së pakti reshje priten në juglindje të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, por siç theksuam edhe më lartë ndryshime në parashikim ende mund të ketë. Çdo lëvizje edhe më e vogël e qendrës ciklonike mund të ndryshojë trajektoren dhe distribuimin e saktë të reshjeve.

deri të premten shfrytëzoni motin pa reshje (në disa pjesë të Shqipërisë reshjet fillojnë të Enjten, madje edhe në Kosovë mund të ketë reshje sporadike). Të Premten reshje të dendura në gati tërë rajonin të cilat në Rrafshin e Kosovës vijnë pasdite eventualisht në mbrëmje.

Sasia dhe lokacioni i saktë i reshjeve ende mund të ndryshojë dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

“Dimë kur të godasim”, kreu i ushtrisë izraelite kërcënon hapur të gjithë Lindjen e Mesme

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka thënë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë aftësinë për të arritur dhe sulmuar çdo pikë në Lindjen e Mesme.

“Dhe ata nga armiqtë tanë që nuk e kanë kuptuar këtë deri më tani, do ta kuptojnë së shpejti”, tha ai.

Halevi i bëri komentet në një udhëtim në bazën ajrore Tel Nof pranë Tel Avivit më parë.

“Ne do të përgjigjemi, ne dimë të gjejmë objektiva të rëndësishëm, ne dimë të godasim me saktësi dhe fuqi”, u shpreh Halevi duke iu referuar sulmeve të Iranit ndaj Izraelit të martën”, thotë ai.

Pasi vuri në dukje se Irani gjuajti rreth 200 raketa në Izrael të martën e 1 tetorit, Halevi e përshkruan dëmin nga breshëria si relativisht të vogël.

Halevi thotë gjithashtu se IDF po planifikon të përforcojë forcat e saj, ndërsa vazhdon operacionet në rajon.

“Je bërë si shtrigë” – “Maksimumi jam si borëbardha pa tualet”/ Ish-Zv.Ministrja e PS thumbon Bora Muzhaqin: Jepi mend aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave (Foto/Video)

Ish-zv.ministrja Irena Beqiraj ka thumbuar Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila kohët e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në një video të pak ditëve më parë, që vetë Muzhaqi e ka publikuar në rrjetet sociale, ka rënë në sy komenti i një ndjekësi, i cili i ka shkruar “Jë bërë si shtrigë”. Përgjigjja e ministres ishte: “maksimumi jam si borëbardha pa tualet”.

Kjo e ka nxitur ish.zv ministren Irena Beqiraj që të reagojë duke ironizuar: “M’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:”O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!”

https://www.tiktok.com/embed/v2/7411966677275004166?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fje-bere-si-shtrige-maksimumi-jam-si-borebardha-pa-tualet-ish-zv-ministrja-e-ps-thumbon-bora-muzhaqin-jepi-mend-aq-sa-te-lidhe-ushkurin-e-te-mbathurave%2F

Komenti i Irena Beqirajt

Ja edhe një thënie tjetër:

Ndërsa po lexoja shkëmbimin e mesazheve të Ministres Muzhaqi me disa nga komentuesit e saj, m’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:

“O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Firena.beqiraj.5%2Fposts%2Fpfbid0v2aHozWmqscgvDmkMQegUDM6NGfNnp6VUdvffUT89HWa7eRsB6Cw2124P1BKHYYKl&show_text=true&width=500

Sulmi iranian mbi Izrael/ Profesori Karamuço bën deklaratën e fortë: Jemi në prag të një Iufte totale

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli për situatën e nxehtë në Lindjen e Mesme.

Teksa analizoi sulmin e djeshëm iranian në Izrael, Karamuço bëri deklaratën e fortë duke thënë se “jemi në prag të një lufte totale”.

Ndër të tjera, ai tha se Izraeli ka një potencial të jashtëzakonshëm ushtarak pasi ka fuqi atomike.

“Jemi në pragun e një lufte totale. Jo vetëm me Libanin, por po hapet vatër e re me Iranin. Deri tani është ajrore, por mund të ketë probleme që të prekin territoret e tyre. Banorët izraelitë janë të stërvitur, e kanë këtë sjellje mes alarmit, bunkerëve.

Ajo që ka ndodhur këtu është se janë përdorur raketa balistike, që do të thotë që kur niset bën disa shpërthime në ajër. Kjo ka shkaktuar dëme, por nuk kemi humbje jetë civilësh. Kush janë dëmet? Ende nuk janë bërë të ditura.

Këshilli i Luftës është mbledhur për të vendosur se çfarë forme sulmi mund të bëhet. Izraeli ka një potencial të jashtëzakonshëm ushtarak. Izraeli është i fituar pasi ka fuqi atomike.

Ata kanë një algoritëm shumë të lartë, dy ose tre raketa mund të bien në tokë, shumica shpërthejnë në ajër. Janë hedhur rreth 200 raketa. Kanë qenë të shpërndara në disa territore.”, u shpreh Karamuço.

“Fyti i djaIIit”, kërkime të dës hpëruara për modelen 37 vjeçare dhe shoqen 27 vjeçare, pas përmbysjes së barkës ku festonin!

Një modele e njohur dhe shoqja e saj janë zhdukur në det pasi barka e shpejtësisë që po i sillte në breg nga festa në jahtin e luksit, u përmbys dje në brigjet e Sao Vicente në Brazil.

Policia konfirmonte se Aline Tamara Moreira, 37 vjeçe dhe Beatriz Tavares da Silva Faria 27 vjeçe, ishin në barkë kur ndodhi aksidenti dhe se po kërkojnë dy vajzat e zhdukura.

Disa minuta para tragjedisë Aline postonte në rrjet imazhe të vetes në jahtin e luksit, së bashku me mikeshat e saj.

Aline shihej veshur me blu duke shikuar nga kamera, bashkë me dy shoqe të saj.

Vëllai i saj Anderson Carlos Moreira de Amorim, konfirmoi se Aline nuk di not.

Të mbijetuarit thanë se festa në jaht ishte në kulmin e saj kur disa vajza e djem vendosën të largoheshin, por barka që erdhi t’i merrte tragjikisht ishte përmbysur, në dukje nga deti i keq, shkruan rrjeti Daily Mail.

Katër persona, dy vajza e dy djem u shpëtuan dhe iu dha ndihma.

Ato kishin plagosje nga përplasja e barkës me shkëmbinjtë që erdhi si pasojë e detit të keq.

Nilce Aparecida Silva, banore vendase dhe kushërirë të humburës Beatriz lutej në Facebook që vajza të gjendej e gjallë.

“Bia është kushërira dhe kumbara ime, ajo e adhuron detin dhe ne lutemi që të gjendet gjallë”.

E mbijetuara  Camila Alves, 20 vjeçe, dha në rrjetet sociale detaje të incidentit.

“Gjatë lundrimit një valë e madhe na përmbysi barkën. Kishim vetëm tre jelekë shpëtimi, i morëm ato dhe po luftonim për jetën. Asnjë nga vajzat nuk dinte not”.

Ajo nxiste publikun të lutej që vajzat të gjenden shëndoshë e mirë.

Zona e rrezikshme ku ndodhi aksidenti është pranë ishullit Porchat në Sao Vicente dhe tërheq surfistë prej valëve të mëdha të oqeanit, por fsheh rreziqe prej rrymave të forta që shfaqen periodikisht./Daily Mail

V*iten 7 ushtarë izraelitë gjatë përIeshjeve me Hezbollahun në Liban

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se shtatë ushtarë të saj janë vrarë në një seri përleshjesh me Hezbollahun në Libanin jugor të mërkurën.

Vdekjet shënojnë viktimat e para në një numër kaq të lartë të IDF-së që kur Izraeli filloi inkursionin e tij tokësor në Liban në fillim të kësaj jave. Më herët, IDF tha se një tjetër ushtar kishte vdekur gjatë aksionit, duke e çuar numrin total të të vdekurve në tetë.

Ushtarët e vrarë përfshijnë katër anëtarë të një njësie komando, dy anëtarë të një njësie zbulimi dhe një anëtar të korpusit inxhinierik.

Komandot u vranë të gjithë gjatë një beteje me armë me operativët e Hezbollahut në një fshat të Libanit jugor, sipas një raporti në Times of Israel. Në këtë incident mbetën të plagosur rëndë pesë ushtarë të tjerë.

Hezbollah më herët të mërkurën pretendoi se kishte vrarë një “numër të madh” ushtarësh izraelitë gjatë disa prej përleshjeve të para të drejtpërdrejta midis dy palëve që nga fillimi i operacionit izraelit të hënën në mbrëmje.

Inkursioni tokësor në Libanin jugor është më i madhi i Izraelit që kur luftoi në vitin 2006 kundër Hezbollahut.

Vriten 7 ushtarë izraelitë gjatë përleshjeve me Hezbollahun