Ma mori vendin kjo e reja… Kiara!’, Cubi pranon përplasjet në Portokalli?!

Aktorja e njohur e humorit, Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi, duket se ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në mediat rozë, që moderimi i Portokallisë nga Kiara Tito, nuk është pritur dhe aq mirë në radhën e trupës së humorit.

E ftuar në Top Albania Radio, Cubi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.

Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?

Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.

Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).

Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?

Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…

Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë. Pak ditë më parë u përfol se edhe Salasano ishte i pakënaqur me përzgjedhjen e Kiarës, por më në fund është konfirmuar drejtimi i tij krah dy vajzave.

Izraeli shpall “Non-Grata” shefin e OKB-së!

Ministri i jashtëm Izrael, Israel Katz deklaroi se shefi i OKB-së, Antonio Guterrez është shpallur “person non-grata” dhe i është ndaluar hyrja në shtetin hebre.

Vendimi, sipas shpjegoi kryediplomati izraelit, i detyrohet faktit që Guterres nuk e dënoi sulmin me raketa të Iranit.

Kaq mjaftoi që Guterrez të akuzohet për qëndrim anti-izraelit dhe se i jep mbështetje “terroristëve, përdhunuesve e vrasësve. Guterres, tha Katz, do të kujtohet nga brezat që do të vijnë, si një njollë në historinë” e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dënoi një ditë më parë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi sic tha ai, e bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Irani lëshoi të martën gati 200  raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të atij që e cilësoi si agresioni i tij në Liban dhe në Gazë.

Në të njëjtën ditë, Guterres dënoi ashpërsimin e “vazhdueshëm të konfliktit”.

Për Israel Katz, fakti që i parë i OKB-së nuk e përmendi Iranin, e bën atë person të padëshirueshëm në Izrael.

“Kushdo që nuk mund ta dënojë qartazi sulmin e urryer të Iranit kundër Izraelit, siç bënë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite. Izraeli do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e tij dhe ta ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa Antonio Guterresin”, u shpreh Israel Katz.

Reagimi i Izraelit ndaj Iranit në prill ishte relativisht i butë dhe dukej i kalibruar për të shmangur rreziqet e një lufte të gjerë midis vendeve kundërshtare, edhe pse shkatërroi një tabu të sulmeve të drejtpërdrejta nga Teherani.

Ekspertet megjithatë mendojnë se këtë herë, Izraeli mund të vendosë të kundërpërgjigjet duke goditur shumë më rëndë.

PROVAT/ Pas skandaIit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n

Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë.

Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.

Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones.

Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi”.

Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:

“Vjehrrë e Iumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me vjehrrën!

Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me mamanë e partnerit.


Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana.

Tregon me nguIm pranimin nga familja e Bardhit, Sara Gjordeni poston bisedën me vjehrrën

Sara Gjordeni, së fundmi ka zbuluar marrëdhënien që ka me nënën e këngëtarit, Bardhi Idrizi. Në fillesat e lidhjes së Sarës dhe Bardhit, familja e këtij të fundit nuk ka qenë dakord por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e Big Brother, teksa ka postuar disa mesazhe me vjehrrën e saj në “InstaStory” ku shkruan: Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze.”
Në bisedën e publikuar duket se nëna e Bardhit po thur një palë doreza për bebushen e çiftit e cila pritet të vi në jetë së shpejti.

Kujtojmë që raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm. Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e Bardhit.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë ‘shkund’ këtë vend

Oqeani paqësor është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.6 ballë, njoftoi shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 156 kilometra në juglindje të qytetit Niafou, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Autoritetet raportojnë se nuk ka pasur viktima apo dëme, dhe se gjithashtu nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

La sht@t zënë dy va jza njëkohësisht/ 33-vjeçarja rrëfen ngjarjen tro nditëse: Ish-bashkëshorti më v*au fëmijën në bark! I kërkova medikament për migrenën, por..

Historia që po trajtohet ditën e sotme në emisionin “Më Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka të bëjë me një 33-vjeçare e cila është nënë e dy fëmijëve por që fati nuk i buzëqeshi kurrë.

Bashkëshorti ndërron jetë në një aksident dhe mbetet e vetme me një fëmijë të vogël, pas disa vitesh 33-vjeçarja njihet dhe martohet me një djalë i cili u prezantua me të nëpërmjet shokut të tij të ngushtë

E reja rrëfen se u njoh dhe vendosën të martoheshin duke sjellë së bashku edhe një fëmijë në jetë që sot është vetëm 2 vjeç. Pikërisht këtu nis zanafilla e gjithçkaje. Vajza tregon se bashkëshorti e kishte mashtruar dhe nuk i kishte treguar të vërtetën pasi ai kishte vuajtur 11 vite burg jashtë Shqipërisë për një vrasje.

Pas kësaj ajo rrëfen se bashkëshorti largohet në Suedi dhe aty ndërton një familje tjetër duke u bërë edhe baba sërish.

Por pas gjithë kësaj ndodhi edhe divorci mes tyre. Sot 33-vjeçarja denoncon ish-bashkëshortin për braktisje të fëmijës dhe mos kujdes financiar ndaj tij.

33-vjeçarja rrëfen kalvarin e vuajtjeve ndërsa, tregon detaje nga ngjarja e tmerrshme ku bashkëjetuesi i ka dhënë në vend të ilaçeve për migrenën, medikamente për ndërprerjen e shtatzënisë.

“Ai u largua jashtë vendit ku njohu një vajzë me të cilën u martua. Unë nuk pranoja të martohej për të me dokumente, por ai e mori vetë vendimin. Gjatë kësaj kohe kishim konflikte, ai ikte dhe vinte nga Suedia. Kur erdhi në shtator, ishte martuar me atë vajzën, por unë nuk dija gjë.
Ai ishte i ftohte kundrejt meje, por e ëma e këshillonte të flinte me mua që mos të kuptoja gjë.
Unë ngela shtatzënë me vetëm një herë që patëm kontakt. Më kërkoi lekë dhe më tha do t’i kthej kur të shkoj atje, por nuk m’i ktheu kurrë. Më vonë mora vesh që edhe ajo ishte shtatzënë në të njëjtën kohë me mua.
Ish-bashkëshortit i kërkova një kokërr, sepse vuaj nga migrena, ai i kishte bërë planet dhe më dha kokërr për ndërprerjen e shtatzënisë.
Të nesërmen ai largohet në Suedi, dhe anë telefon më tregoi se më kishte dhënë kokrra që të ndërpritej shtatzënia”, tregon ajo.

(BalkanWeb)

Kiara Tito ka hequr nga “Portokallia” Salsano Rrapin? Aktori ‘paralajmëron’ moderatoren: Tani që më hoqe do..

Që kur u zbulua se Kiara Tito do të jetë moderatore e “Portokallisë”, u aludua se Salsano Rrapi nuk do të jetë më pjesë e spektaklit më të madh të humorit. Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

“Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

Ndërkohë aktori i dashur për publikun me humor ‘paralajmëron’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

Pjesë nga biseda:

Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

Kiara: Përshëndetje

Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

Kiara: Jo, kurrë, kurrë

Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

Mori topin në Champions pas tripletës, sulmuesi i Dortmundit falenderon në gjuhën shqipe

Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren mbrëmë të Dortmundit përballë Sëlltik. 7 me 1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.

Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të dhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar. Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë.

“Flm o bir”, shkruan Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur

John Amos, futbollisti amerikan i kthyer në aktor, i cili u vlerësua për rolet e tij në serialin televiziv të viteve 1970 “Good Times” si dhe në mini-serialin “Roots”, vdiq më 21 gusht në Los Anxhelos në moshën 84-vjeçare, tha djali i tij Kelly Christopher Amos.

Vdekja e Amos, ishte për shkaqe natyrore sipas një njoftimi për shtyp, ndërsa nuk u bë e ditur deri të martën.

“Me trishtim të thellë ndaj me ju se babai im ka kaluar në amëshim”, tha djali i tij në një deklaratë.

“Ai ishte një njeri me zemrën më të mirë, me zemëëartë dhe i dashur në mbarë botën,” shtoi ai.

Amos luajti babanë, James Evans, për 61 episode të serialit “Good Times” në mesin e viteve 1970 dhe gjithashtu Kunta Kinte në mini-serialin televiziv “Roots”, bazuar në romanin e vitit 1976 për skllavërinë nga Alex Haley. Ai gjithashtu luajti meteorologun e TV Gordy Hoëard në “The Mary Tyler Moore Show” në të njëjtën dekadë.

Amos gjithashtu pati një karrierë të shkurtër futbolli profesionist në vitet 1960.

Gjatë xhirimeve të “Good Times”, Amos shpesh mbrojti për një përfaqësim më autentik të familjes së zezë amerikane, duke kritikuar shkrimtarët e serialit për prirjen ndaj stereotipeve racore.