“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi Informativ”, gazetari Hoxha zbardh detajet për akuzën ndaj Salianjit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e sotëm e Gjykatës së Apelit, deklaroi në një program televiziv se kjo ngjarje ka ndodhur 6 vite më parë. Ai tha se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

“Kur një njeri përfundon në burg, qoftë edhe qytetar i thjeshtë, jo më deputet, politikan, personazh i rëndësishëm i opozitës, merr një vendim të tillë, sikur edhe vetëm dënimi, edhe me kusht do të ishte e rëndë, sepse do ti ndërpriste karrierën dhe do ta nxirrte nga loja, një personazh që është një drejtues qarku sot për PD.

Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Është dënuar edhe një kolegu ynë, gazetari Olldashi, dënuar me 100 orë punë.

Pra është edhe gazetari brenda, ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. Sot ndodhemi para faktit të kryer, procesi ka zgjatur shumë ne apel. Kjo do të jetë seanca e dhjetë.

Se çfarë përfundimi do të kishte, e tha Rama në Kuvend, ku iu drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha përgjigje zoti Salianji.

Pak a shumë u duk sikur zoti Rama e dinte vendimin që do të merrej.

Flasim gjashtë vite pasi ka ndodhur ngjarja. Sot po merremi me pasojën.

Nga ajo kohë, ministri dha dorëheqjen. Vëllai vajti vullnetarisht në Itali, bëri burgun dhe u kthye. Pra kanë rrjedhur shumë ujra nga ajo kohë.

Aty ku u kap gjykata sot, nuk mendoj se kishte nevojë për një vendim kaq ekstrem. Kjo e bën më të rëndë këtë ditë.

Unë mendoj se zoti Salianji u bën punë të dyja palëve i burgosur. Opozita e bën hero, nga ana tjetër, kryeministrit i duhej një shembull se çfarë e gjen atë që guxon të merret me qeverisjen dhe problematikat që ka qeveria.

Çështja nuk është gjykuar nëse denoncimi i zotit Salianji është apo jo i vërtetë. Procesi ka kapur një moment, si është servirur regjistrimi në të cilin pretendohej se është vëllai i ministrit të brendshëm, në një aferë për trafikun e narkotikëve.

Agron Xhafaj ishte i dënuar dhe kishte historik të tillë, fillonte që nga vitet 2000. Ai kishte dënim në Itali, por Italia ka politikë penale, që nuk i aktivizojnë në kërkim ndërkombëtar.

Nuk e kanë çuar vendimin në Interpol.

Kishim të bënim me një ministër që zuri vendin e zotit Tahiri, i cili bëri disa operacione, që Rama e etiketoi “qëllon me gur çatinë e shtëpisë së vet”.

Në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

SHISH ka ngritur dy grupe, një brenda në lokal dhe tjetri që e çoi Babalen te lokali. Këta që e cuan ndenjën jashtë.

Ai hyn, bën takimin dhe thotë takova Agron Xhafën. Ndërkohë çifti që ishte brenda pa që takoi Alizotin dhe jo Agron Xhafën.

Deri në këtë moment, nuk është Salianji këtu. Provën nuk e ka fabrikuar Salianji. Salianji hyn në lojë në momentin që ky regjistrimi, pasi e ndërpreu shërbimin, Babalja vete dhe gjen kanale për ta çuar te PD.

Pozita e Salianjit, sipas vendimit të gjykatës rëndohet te pjesa që ka marrë mbi një provë të paqenë, krijoi përshtjellimin.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm u paraqit në burgun e Romës dhe bëri burgun.

Kur jepen vendime të Apelit, i pandehuri merret menjëherë, madje arrestohet edhe në sallë të gjyqit. Kur dënohesh nuk ke më imunitet”-tha Hoxha.

Zyrtare / UEFA pranon ofertën që Shqipëria dhe Serbia të bashkëorganizojnë Kampionatin Europian U-21 në 2027-ën

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027 në një projekt futbolli që synon të kapërcejë tensionet politike.

UEFA tha të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për procesin e tenderimit të planifikuar për t’u vendosur në një takim të 16 dhjetorit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.

Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, i tha Associated Press në maj se “është një projekt 100% futbollistik” me “një mesazh shumë të mirë politik që ne mund ta përcjellim”.

Plani i Dukës për të bashkëorganizuar turneun ka ngjallur pakënaqësi të mëdha si në Shqipëri dhe më tepër në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës dhe veçanërisht ata që janë pjesë e sportit të futbollit e kanë parë këtë si një gjest anti-patriotik.

“Ata s`janë myslimanë”, Komuniteti Islam i Serbisë kundër shtetit të Urdhrit Bektashi

Kryetari i Komunitetit të Islamistëve të Serbisë, myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve për themelimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.

Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre e jetesës.Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e bën këtë për të forcuar “panshqiptarizmin”.

“Bektashinjtë nuk e praktikojnë islamin dhe ata vetë do të thonë se nuk janë myslimanë”, u shpreh Jusufspahic.

Sa do kushtojë buka? Nga 1 nëntori çmimi i energjisë rritet 15% në orët e pikut të furrave

Nga 1 Nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.
Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës.

Advertisements

Ndryshimi i çmimit të energjisë për oraret e pikut te furrat e bukës mbështetet te pika 2 e Vendimit nr. 72, datë 15.04.2024 “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë e klientëve “furra buke dhe/ose prodhim mielli”.

Advertisements

Pika 2 e vendimit, tashmë që ka hyrë në fuqi parashikon se çmimi i energjisë aktive në orar piku do të jetë, si: Kategoria I – Vetëm Furra Buke/Prodhim mielli që paguajnë 7.6 lekë/kWh në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 8.74 lekë/kWh.

Kategoria II – Furrë Buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93.

Kategoria III – Furre Buke, Produkte Mielli shoqëruese, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.

Sipas vendimit orari pik gjatë të cilit do të aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar në pik është: Për periudhën 1 Nëntor- 31 Mars nga ora 18:00-22:00. Për periudhën nga 1 Prill-31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Prodhuesit pohojnë se tashmë faturat ju kanë ardhur për faturim me dy fusha. Disa furra buke të kontaktuar nga Monitor pohuan se rritja e çmimit të energjisë orarin e pikut rrit detyrimin për faturën mujore të energjisë të paktën 18%. Sipas tyre nëse nis aplikimi pritet të ndikojë te çmimi i bukës.

Për rrjedhojë nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nëpërmjet letrave dërguar ERE dhe OSHEE është kërkuar pezullimin e menjëhershëm i tarifës shtesë në oraret e pikut.

“Kohët e fundit në disa furra buke është aplikuar një tarifë shtesë e pagesës së energjisë në ( Oraret e Pikut). Reaguam ashpër me dy letra të nisura Kryetarit të ERE-së dhe Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së dhe për dijeni Ministres Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku .

Dje lidhur me këtë problem, Kryetari dhe N/Kryetari i Shoqatës bënë një takim me Administratorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Z. Enea Karakaci ku u kërkua pezullimi i menjëhershëm i tarifimit shtesë në “Oraret e Pikut ” për furrat e bukës. Në takim u mor përsipër trajtimi dhe zgjidhja i këtij problemi me institucionet përkatëse, si dhe u diskutua ecuria e deritanishme e sistemimit të furrave të bukës sipas fashave përkatëse”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Ndër të tjera vendimi i miratuar nga ERE në muajin prill 2024 vendosi aplikimin për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti i furrave të bukës.

Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.

Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Më përpara, sipas vendimit të miratuar nga ERE në 2018, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv paguanin një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh. Ndërsa për bizneset të në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar- kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë./Monitor

34 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, ν*εs gjatë ndërhγrjes estetike në spitaI

Një nënë e pesë fëmijëve ka vdekur papritur kësaj jave në Angli pas një ndërhyrjeje estetike “jo-kirurgjike” në të pasme, e njohur si ‘liquid Brazilian’.

Zyrtarët vendas thanë se Alice Webb është personi i parë në Britani që vdes nga procedura, teksa shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë publikuar.

Dy mjekë janë arrestuar me akuza vrasjeje nga pakujdesia.34-vjecarja vdiq mesnatën e të hënës në spitalin e Gloucestershire pasi u ankua se nuk ndjehej mirë, shkruan rrjeti vendas Metro.

Partneri saj Dane Knight falënderonte në Facebook për ‘për mesazhet e ndjera që kishin bërë të buzëqeshin atë dhe fëmijët’.

Ai shkruante më tej: ‘Fëmijët janë shumë të dobët tani! Alice është ndarë nga ne mesnatën e djeshme. Dy njerëz janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia”.

Sipas raportimeve procedura e kryer nga viktima ka të bëjë me injektimin e mbushësve dhe “acidit haluronik” në të pasme për të rritur masën e tyre.

Alice punonte si estetiste Crystal Clear në krahinën Gloucestershire.

Një fushatë fondesh bamirësie është hapur nga një mike e të ndjerës, e cila e përshkruante si ‘e bukur nga jashtë e nga brenda, me zemrën më të madhe’.

Policia e Gloucestershire tha: ‘Dy njerëz janë arrestuar për vrasjen e dyshuar nga pakujdesia të një gruaje në të 30-at në Gloucester’, sipas rrjetit vendas Metro

“SPAK po i shemb kalanë Berishës”/ Artan Hoxha zbardh detajet të bujshme: Dosja e vërtetë ka rreth 7 mijë faqe…

Kam frikë se SPAK-u pikërisht këtë është duke bërë; duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtuar pikërisht atë kalanë që ka menduar Berisha të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë,” kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste për gazetën TemA, në lidhje me procesin hetimor ndaj Sali Berishës

Ai tha se akuza prej 500 faqesh është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani dhe se dosja, në vetvete, duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Hoxha u shpreh gjithashtu se SPAK praktikisht i ka hequr ish-kryeministrit armën e tij më të fortë, që ka qenë imazhi publik si një politikan i pastër, të cilin mund ta akuzoje për çdo gjë veçse për korrupsion.

“Akuza është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani. Dosja në vetvete – me aq sa kam unë dijeni – duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Unë mendoj se proceset për të cilat duhet të ishte Berisha, do të ishin çështje të tjera, ku Berisha ka qenë i implikuar direkt dhe nuk ka patur nevojë të bëjë kaq kinezërira. Ka ngjarje të tjera me pasoja shumë më të rënda, me pasoja direkte. Përshembull, ‘21 janari’ është çështje shumë e dukshme. Çështja tjetër, nuk them thjesht çështja ‘Gërdeci’, po ka disa çështje që kanë të bëjnë me hetimin pasuror që mund të vijë për familjarë të tjerë të tij. Në fakt, ai ka nisur. Dashur pa dashur, SPAK-u i ka hequr Berishës armën më të fortë që ka patur. Pra, arma më e fortë e Berishës ka qenë fakti që ishte i pakorruptueshëm. Ai kishte një imazh publik të pastër dhe ai ishte një politikan rrace, një politikan i fortë. Një politikan, të cilin ti mund ta akuzoje për çdo gjë, por nuk mund ta akuzoje pikërisht me atë që bën të dobët çdo politikan, pikërisht me korrupsionin. Kam frikë se SPAK-u këtë është duke bërë, duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtura pikërisht atë kalanë që ka menduar të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë” tha Hoxha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nën hetim në lidhje me rolin e tij në privatizimin e dyshimtë të Kompleksit Partizani, ku ai akuzohet për korrupsion. Hetimi u mbyll ditën e mërkurë, ndërsa Prokuroria e Posaçme do të çojë çështjen në gjyq, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, gjithashtu i akuzuar si i përfshirë në aferën ‘Partizani’.

Trag jeditë e njëjta i bënë bashkë, mrekullia që i ndodhi çiftit ditën e dasmës

Historia e Michelle dhe Scott Ellermets, është padyshim frymëzuese dhe me plot mesazhe shprese. Një video e postuar nga fotografja Chelsea Schaefer në Tik Tok, është bërë virale.

Pamjet e dasmës së çiftit buzë detit në Karolinën e Jugut janë mbresëlënëse. “Ra shi gjithë ditën. Por pak minuta para ceremonisë, doli dielli. E jo vetëm kaq, një ylber i dyfishtë zbukuroi horizontin për plot 40 minuta”, shpjegon fotografja.

Po çfarë fshihet pas këtyre sinjaleve pozitive të universit? Scott, 59-vjeç, kishte humbur bashkëshorten e tij në Qershor të 2023-it pas 29 vitesh martesë.

Të njëjtën fatkeqësi kishte përjetuar dhe Michelle. 50-vjeçarja vuajti humbjen e të shoqit në Janar të 2023-it, pas 23 vitesh martesë.

Historia e njëjtë duket se i bashkoi. Ata u njohën krejt rastësisht në një grup online në Facebook. Fillimisht shkëmbenin mesazhe si miq, pasi arrinin ta kuptonin dhimbjen e njëri-tjetrit. Më pas u dashuruan…

“Kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta”, thotë Michelle. Tanimë ata janë martuar dhe gëzojnë një familje të lumtur e të madhe. Ditën e dasmës së tyre e shohin si një ‘konfirmim’ të Zotit se ata të dy u përkasin njëri-tjetrit përgjithnjë.

Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë në Itali, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, në emër të qytetit të Venezias, ka pritur dhe falenderuar një nga tre shqiptarët, të cilët ndërhynë mbrëmjen e së premtes për të ndaluar vrasësin e dyshuar të Giacomo Gobbato, 26-vjeç para se të arrestohej nga policia.

Në via Aleardi në Mestre, autori kishte goditur me thikë Gobbaton, i cili mbrojti një grua nga grabitja dhe po tentonte të grabiste një turist.

Britmat kanë alarmuar personat që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe Dritanin me origjinë shqiptare, së bashku me dy bashkatdhetarët e tjerë, Klementin dhe Aurelin.

Të tre i janë afruar kriminelit dhe kanë arritur ta bllokojnë derisa kanë mbërritur patrullat, pak çaste më vonë.

“Doja t’i falënderoja në emrin tim dhe të gjithë qytetit për gjestin e rëndësishëm të guximit që bënë”, komentoi kryebashkiaku, i cili sot u shpreh më tej për këtë çështje.

Giacomo Gobbato, një “djalë bujar” i cili bëri një gjest “të lavdërueshëm” duke ndërhyrë së bashku me Sebastiano Bergamaschi për të ndaluar tentativën e parë të grabitjes në Corso del Popolo. Një episod që tronditi qytetin dhe ngriti sërish çështjen e sigurisë.

“Nuk duam të fshehim asgjë, duhet të përmirësohemi sepse kjo situatë nuk është e pranueshme, përsëriti kryebashkiaku, por rregullat duhet të ndryshohen dhe të sigurohet aplikimi i penaliteteve”.

Marina dhe Geti bëjnë paraqitje dinjitoze në Javën e Modës në Milano

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, çifti i njohur i shoubizit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të mrekullueshme në Milan Fashion Week, ku morën pjesë në shfaqjen e modës ‘Spring Summer 2025’ të stilistes së njohur Elisabetta Franchi.

Marina Vjollca, e njohur për elegancën dhe stilin e saj të veçantë, u shfaq me një veshje që theksonte hijeshinë e saj.

Ajo kishte zgjedhur një kombinim tejet atraktiv, duke u paraqitur me një fund të shkurtër dhe një sako me kube në ngjyrë kuq e zi, duke dhënë një imazh të sofistikuar, por njëkohësisht modern dhe të guximshëm.

“Ronaldo e hëngri plumbin kot”, vajza në gjendje të dëshpëruar ‘zbardh’ atentatin në Don Bosko: Alket Elezajn do të var prej…

Një video me përmbajtje sensitive, është publikuar nga Joq, ku shihet një vajzë në gjendje të rënduar psikologjike, e cila bërtet në rrugë, dhe duket se hedh dritë mbi një ngjarje të rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku në zonën e Don Boskos mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi.

Vajza në fjalë pretendon se i riu, Metushi e ka ‘ngrënë plumbin kot’, ndërsa fajëson të afërmin e Kastriot Elezajt, Alket Elezaj, se dhunon vajzat e pambrojtura.

Sipas vajzës protagoniste në video, një prej vajzave të dhunuara është motra e saj.

E hëngri plumbin kot Ronaldo, nga pleshtat, përfitojnë nga Ronaldo, nga Armela, nga motra, k… në p… Merreni me urgjencë policinë, Alket Elezaj ta marrin në polici, ju që dëgjoni, Alket Elezaj, jo Kastriot, Alket Elezaj.

https://www.instagram.com/reel/DAWxdrIt3rU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cf776836-5a56-4bd9-ab88-418b30c0ae8f&ig_mid=3C60E0D2-283F-4696-9225-84329C4D678B

Dhunon vajzat e pambrojtura që pijnë kafe te Fajoni, Alket Elezaj, pederasti i… Po nuk e futa në burg, Alket Elezajn, që prek motrën time me dorë, do ta var prej k… kaq!

Alket Elezaj prej Dibre që prek motrën dime me dorë”, shprehet vajza në gjendje dëshpërimi.