As CIA, as KGB se kapin dot Ed Ramën – Deklarata e Manjani zbulon pse ai nuk pyet për askënd

TIRANË – Në një analizë pa doreza në Euronews Albania, juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani ka lëshuar deklarata shpërthyese lidhur me fuqinë politike të Edi Ramës dhe atë që ai e quan vullnet të Partisë Socialiste për të kontrolluar organet e drejtësisë.

Sipas Manjanit, teza e opozitës se Kryeministri është “peng” i faktorëve të brendshëm apo ndërkombëtarë është një gabim trashanik që tregon mosnjohje të karakterit të tij.

“As CIA e as KGB nuk e kapin dot”
Duke iu referuar akuzave se Rama mund të jetë i kapur, Manjani theksoi me forcë se një gjë e tillë nuk funksionon me të.

“S’ka as ambasador, as kryeministër, as CIA, as KGB-ja, as Dreqi i Mallkuar që e kap këtë njeri,” deklaroi ai, duke shtuar se ky është pikërisht “halli” i madh që ka zënë publikun, pasi Rama nuk mund të kontrollohet nga askush.

Ai madje e cilësoi Kryeministrin si “kokrrën e trimit” edhe përballë drejtësisë, duke hedhur poshtë idenë se ai vepron nën frikë.

Sulmi ndaj Reformës në Drejtësi
Pika më kritike e analizës së Manjanit ishte qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj pavarësisë së gjykatave. Ai akuzoi PS-në se po dëshmon një vullnet të padiskutueshëm për të shkatërruar reformën në drejtësi, pasi tashmë hetimet po prekin vetë radhët e qeverisë.

Sipas tij, mbrojtja politike që iu bë një zëvendëskryeministreje tregon se partia po merr atributet e gjykatës.

“Vetëm gjykata ka pushtetin dhe kompetencën të gjykojë nëse dikush duhet apo jo të hetohet në gjendje arresti me burg,” theksoi Manjani, duke paralajmëruar se ky moment e lë drejtësinë në mëshirë të vullnetit politik.

Oligarkët vs. “Tendergjinjtë”
Manjani preku edhe temën e ndjeshme të “oligarkëve”, duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka oligarkë të vërtetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ai i cilësoi ata si “tendergji” ose “legjenda” që luftojnë për paratë publike, duke thënë se i gjithë diskutimi ekonomik në vend sillet rreth pyetjes: “pse ja dhe atij e s’ma dhe mua”

Raporti me BE-në dhe Ndërkombëtarët
Lidhur me rrugëtimin evropian, u diskutua deklarata e Ramës se për Shqipërinë “nuk ka një plan B” përveç integrimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, sipas Manjanit, kjo mbetet pjesë e lojës politike ndërkohë që vullneti i brendshëm po shkon drejt kontrollit të sistemit.
Ky artikull është përgatitur bazuar në materialet e transkriptit të videos nga Euronews Albania

E fundit! Kërnohet me jetë milionerin, djalin e ish Kryeministrit të Shqipërisë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë në një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë ambienteve të televizionit. Sipas dëshmisë së tij, persona të maskuar, të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejsbolli, të cilët lëviznin me një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, janë afruar në zonë dhe e kanë kërcënuar drejtpërdrejt.

Endri Meksi është djali i Aleksandër Meksit, një prej figurave të njohura të politikës shqiptare, i cili ka mbajtur postin e Kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1992–1997, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në periudhën e parë pas rënies së komunizmit.

Në kallëzimin e depozituar pranë autoriteteve, Endri Meksi pretendon se nga automjeti kanë zbritur tre persona, të cilët kanë pasur një sjellje agresive dhe intimidiuese ndaj tij. Rrethanat e plota të episodit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Pas denoncimit, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë jo vetëm të vetë televizionit, por edhe të disa bizneseve përreth, me qëllim rindërtimin e itinerarit të autorëve dhe dokumentimin e lëvizjeve të tyre para dhe pas ngjarjes. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është konstatuar se automjeti tip “Audi” i bardhë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së Saukut.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar identitetin e personave që ndodheshin në mjet, si edhe për të kuptuar motivet e mundshme të këtij kërcënimi. Deri në këtë fazë, nuk ka ende persona të ndaluar, ndërsa pritet që analizimi i plotë i pamjeve filmike dhe veprime të tjera procedurale të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./FAKTOR.AL

“Lirisë dhe demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu: Po vjen një rend i ri botëror, ja cdo ndodhe me Shqipërinë!

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Bordin e Paqes të krijuar nga Presidenti Trump, duke e konsideruar një nismë, që dëshmon fundin e rendit aktual botëror, që bazohet në liri, demokraci dhe ligjin ndërkombëtar.

“Librat mbrapa e kanë humbur vlerën, edhe ato që janë në sirtar, edhe lexiemt e mia 35 vjet. Koncepti liberal demokratik po shkatërrohet para syve tanë. E dyta, disa vite më herët, si njeri që ka dashur drejtësinë, konceptin institucional, do të më vinte keq kushdo që do të ishte sot në Bordin që nënshkruhej në Davos. Por kjo është dëshirë.

Do të më vinte keq kur dikush do të ishte pjesë e asaj strukture një vit më herët, pasi koncepti im për liri, demokraci, barazi, e pashë që sot, e ka marrë njëfarë fundi.

Tani të kthehemi te ajo jashtë dëshirave të mia, po ballafaqohemi me një gjë konkrete, brutale, një rend botëror të ri, i cili fillon me këto terminologjitë, titujt, Bordi i Paqes e të tjera, por po bëhet një prerje me të kaluarën dhe paradigma e ardhshme nuk ka lidhje me OKB, me barazinë mes shteteve, as me lirinë, që përcaktohet me instrumentet e drejtëesisë dhe insitucioneve. Po kthehemi te shekulli 19 por me fillesa të epokës ku i forti përcakton çfarë është e rëndësishme.

Për faktin që kemi një president që nuk ka mëshirë për konceptet e ndërtuara për 50 vjet, projekti i tij MAGA, koncepti dhe dëshira për një perandori që kërkon ti rikthejë fuqinë, duke eleminuar konceptet europaine, kemi prekur aty në studio, që edhe Kina edhe Amerika edhe Rusia, të gjitha vlerat evropiane, po i shtypin dhe po i bëjnë gati të papërdorshme. Ne duhet të ballafaqohemi me këtë sistem, Amerika dhe Kina që ndajnë interesat, ska nevojë me pas dije, është leximi i logjikës politike dhe një gjys perandorie, Rusia. Nuk po e prekim, një perandori të madhe si India, pasi nuk kanë interesa të ballafaqohen me dy miliardë njerëz”, tha Haxhiu.

“Rama ka 4 depozita” të mëdha, Ahmetaj zbulon se si kryeministri bën paratë dhe kush janë ato që ia “mbajnë”

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka ndërtuar brenda shtetit disa “depozita” për interesa kriminalo-financiare.

Në intervistën e tij në Syri TV, Ahmetaj ka përmendur me emra institucione dhe zyrtarë të lartë që sipas tij mbrohen politikisht për shkak të rolit që luajnë në këtë skemë.

Arben Ahmetaj: Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.

-Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…

Ahmetaj: Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë.

Gjatë një tjetër interviste në Syri TV, Ahmetaj u shpreh se prej vitesh ka luftuar kthimin e vendit në një republikë narko-trafikante dhe se për këtë disponon dosje dhe dokumente.

Arben Ahmetaj: Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.

Kapi Β URRlN duke e b. ërë me nënën e saj në diύαn: Habit g rυaja me νeρrimin e saj

Një histori dashurie mund të jetë aq e bukur, por edhe mund të përfundojë në mënyrë të hidhur.

Kjo është historia e një gruaje, e cila historia e saj e martesës nuk përfundoi mirë.

Ajo e donte shumë burrin e saj, por dashuria mund të kthehet shumë shpejt në urrjetje dhe zemërim.

Gruan në fjalë e tra/dhëtoi i shoqi dhe me e keqja është se ai kishte lidhje me nënën e tij biologjike.

Gruaja me emrin, Lori Lavoie tregoi se e kapi burrin e saj Tony Lavoie dhe nënën e saj, Cheryl Lavoie, duke e bërë në krevatin e saj martesor.

Ata të tre jetonin bashkë dhe një ditë ajo i kapi duke e bërë dhe në divan.

Pasi i pa u mbyll në dhomë dhe mori në telefon po licinë dhe u tregoi se se çfarë kishte ndodhur.

Më pas poli cia i ka arr estuar.Më pas Lori e tregoi të gjithë historinë në rrjetet sociale dhe mes rreshtash kishte shkruar, po të ishit ju në vendin tim çfarë do kishit bërë.

Pësoi arrest kardiak në aeroport, ndërron jetë ish-drejtori sportiv i Vllaznisë

Ka ndërruar jetë ish-drejtori sportiv, Engin Firat. 55-vjeçari pësoi arrest kardiak në aeroportin e Stambollit, mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas rapòrtimeve nga Turqia, Firat shfaqi probleme shëndetësore në aeroport, të cilat u përkeqësuan dhe sollën ndarjen nga jeta të turkut.

Engin Firat u bë i njohur në Shqipëri, pasi në sezonin 2018-2019, ishte drejtor sportiv te Vllaznia.

Pas kësaj, ai vazhdoi eksperiencën si trajner te Moldavia, ndërsa më pas drejtoi edhe kombëtaren e Kenias.

Për këtë ndarje nga jeta, ka reaguar edhe klubi i Vllaznisë, nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Me keqardhje mësuam ditën e sotme, ndarjen e parakohshme nga jeta pas një arresti kardiak të ish- drejtorit sportiv të klubit tonë, Engin Firat.

Në këto momente të dhimbshme, Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Engin Firat”, shkruan klubi.

Aleksandar Vuçiç: Vjosa Osmani u shfaq si yll në “Bordin e paqes”, nuk e prisnim nga Trump

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në “Bordin e Paqes” të themeluar nga Donald Trump. Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Allgemaine Zeitung“, Vuçiç tha se ajo u shfaq “si yll” dhe “këtë se kemi pritur nga Trump”.

Duke folur për administratën Trump, Vuçiç tha se priste që Uashingtoni të reagonte “më me vendosmëri” ndaj politikave të qeverisë së Kosovës.

“Shpresoj për një qëndrim më të vendosur kundër regjimit të (Kryeministrit AIbin) Kurtit… Ata po provokojnë të gjithë serbët në Kosovë dhe ekziston edhe i ashtuquajturi Bordi i Paqes ku Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shfaqet si yll. Ne nuk e prisnim këtë nga administrata Trump”, tha ai.

Më tej Vuçiç hodhi poshtë pretendimet për forcë të tepërt të përdorur kundër studentëve protestues, duke pretenduar se është përdorur dhunë kundër policisë.

I pyetur nëse do të donte të gëzonte avantazhet e tregut të përbashkët të BE-së pa presion për të siguruar sundimin e ligjit dhe demokratizimin, Vuçiç tha se presioni duhet të mbetet në vend. “Ata duhet të jenë gjithmonë në gjendje të thonë – nuk jeni mjaftueshëm të mirë”, tha ai. 

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali shqiptar: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi

Gjenerali Ded Prenga, i ftuar në emisionin “TerminaI” të gazetares Aurora Sulce në A2 CNN, foli për tensionet në Lindja e Mesme dhe ndikimin që një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit mund të ketë edhe në vendet e rajonit.

Sipas tij, në situata të pasigurta ndërkombëtare qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake, veçanërisht për sa i përket furnizimeve bazë dhe ndikimit që mund të ketë rritja e çmimeve në treg.

I pyetur nga gazetarja se çfarë duhet të kenë qytetarët rezervë në shtëpi, Prenga theksoi rëndësinë e përgatitjes pa krijuar panik.

Çdo gjë duhet të ketë një rezervë. Ndoshta situata nuk është për të përhapur ndonjë panik, sepse nuk ka vend për panik, por për përgatitje dhe për masa çdo qytetar duhet ta mendojë. E para duhet të mendojë për çështjen që lidhet me çmimet, por edhe me pamundësinë për t’u transportuar mallrat, sepse ne nuk jemi një vend që prodhojmë. Ne, për fat të keq, nuk prodhojmë pothuajse asgjë dhe marrim gjithçka nga jashtë,” u shpreh ai.

Gjenerali shtoi se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt edhe me ekonominë dhe varësinë e vendit nga importet.

“Mjafton të shohësh raportin e eksporteve me importet për vendin tonë dhe arrin në përfundimin se sa të varur jemi nga tregjet e jashtme,” tha Prenga. (A2 Televizion)

Sokol Balla ngelet i “bllokuar” në Dubai, cilat janë mesazhet e fshehta që po i dërgon Ramës

Jo vetëm modeIet, këngëtaret, ish miset, pra të ashtuquajtura VIP-a, por edhe gazetari Sokol Balla, i njohur si Kol Kyçi është bllokuar në Dubai, vend i njohur si ‘mbretëria e qejfit’. Teksa SPAK po e heton në Tiranë për korrupsion dhe pastrim parash, Kol Kyçi ka ngecur në Dubai për shkak të pezullimit të fluturimeve pas bombardimeve nga Irani.

Video Player

Kol Kyçi, i cili ka nisur t’u japë mesazhe të koduara mafioze Edi Ramës dhe SPAK-ut, ka publikuar edhe një video nga Dubai, në kuadër të një turi udhëtimi të gazetarit në Lindjen e Mesme, financuar me para që dyshohet se janë produkt i aferave me paratë dhe pasuritë publike.

Kol Kyçi është caktuar me rekomandim politik nga Edi Rama drejtor i televizionit ABC News, i cili përpos lavatriçe pastrimi parash, e ka kthyer ABC News edhe në harem, ashtu siç ka operuar në çdo televizion ku e ka çuar partia. Si drejtor i ABC-së, gazetari ka një pagë rreth 40 mijë euro në muaj aq sa fitimi i disa viteve të marra së bashku para vitit 2022 të televizionit lavatriçe. Që nga viti 2022 televizioni nuk dorëzon bilance në tatime, ndërsa tatimet, Patrimi i Parave, Krimi Ekonomik etj., nuk kanë këllçe për të zbatuar ligjin.

Roli i dyshimtë i ABC News si mbulesë e mundshme e një prej linjave të korrupsionit me rrugët e Shqipërisë po hetohet nga SPAK në kuadër të dosjes së ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Kol Kyçi qëndroi javën e kaluar disa orë në SPAK. Kur doli ishte aq i turbulluar dhe trullosur nga pyetjes e hetuesve dhe zbulimi i fakteve sa që ngatërroi daljen nga rrethimi para SPAK-ut.

VIP-at që janë bllokuar në Dubai

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?

Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht.

Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, – ka shkruar Fero në ‘InstaStory’.

Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend. Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit.

Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz. Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata.

Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait. Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.

Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit. Qyteti i njohur për qetësinë dhe qiellgërvishtësit është gjendur nën sulmin e raketave dhe dronëve iranianë, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të ashpra mes SHBAsë, Izraelit dhe Iranit.

Në mes të kësaj situatë aspak të zakonshme ndodhet edhe Morena, e cila ka ndarë me ndjekësit pamje reale nga ajo që po ndodh rreth saj. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Morena ka publikuar një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri vetëm pak metra larg vendbanimit të saj, si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët e interceptuar.

Një tjetër modele që këto ditë ka qenë në Dubai, është edhe Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda.

Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto nga rrugët e Dubait, duke shkruar ‘Jeta vazhdon’, ku fatmirësisht asnjë problem nuk ka pasur edhe për të.

Një tjetër artiste që këto ditë është gjendur në Dubai është edhe Kejsi Tola. Këngëtarja në rrjetet sociale ka publikuar pamje gjatë pushimeve të saj.

Pavarësisht komenteve, vetë Kejsi ka preferuar që të mos flasë për atë që është duke ndodhur por të publikojë imazhet nga destinacionet turistike.

Natyrisht që si çdoherë, artistja ka preferuar që të mos zbulojë se kush e shoqëron këto ditë në Dubai.

Sakaq, ministria jonë ka bërë thirrje që shqiptarët që gjenden në këto vende, të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të një përshkallëzimi të situatës në Lindjen e Mesme.

“Rendi botëror ra, nuk do kemi më…!” Von der Leyen jep Iajmin e madh: Ballkani Perëndimor në BE që tani, duhet ti

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më. Sa i përket luftës ndaj Iranit, nuk tregoi se nëse është e drejtë, por kërkoi të mos derdhen lot për një regjimi vrastar. Von der Leyen tha se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së që tani.

“Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam të ndërtohej me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona.

Do të dëgjoni pikëpamje të ndryshme nëse konflikti në Iran është një luftë e zgjedhur apo një luftë e domosdoshme. Por unë besoj se ky debat pjesërisht e humbet thelbin, sepse Europa duhet të përqendrohet në realitetin e situatës, për ta parë botën ashtu siç është në të vërtetë sot. Dhe dua të jem e qartë, nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Ne duhet të jemi të përgatitur ta projektojmë fuqinë tonë në mënyrë më të vendosur. Europa do të qëndrojë gjithmonë me Ukrainën, pavarësisht se çfarë po ndodh diku tjetër. Ka pasur shumë debate për zgjerimin, se si ne i përmbushim detyrat në kohën e duhur në procesin e tij të bazuar në meritë. Por është me rëndësi të madhe që ne të përgatitemi duke afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Unionin tonë, që tani. Zgjerimi nuk ka të bëjë me ideologjinë. Është një çështje interesi dhe sigurie të përbashkët europiane. Dhe ne duhet të jemi gati të përmbushim detyrat sapo të vijë koha.”