Raporti: Si agjenturat e huaja sabotuan turizmin

Operacioni: PPT

Tashmë nuk ka dyshim se Shqipëria ndodhet para një lufte hibride shumë të sofistikuar që synon shkretimin e turizmit. Agjencitë inteligjente kanë zbërthyer një plan që vepron prej vitesh, por që u bë publik vetëm gjatë 48 orëve të fundit.

Agjentura ruse në bashkëpunim me atë serbe dhe të një vendi tjetër që për momentin nuk është bërë publik, gjatë viteve të fundit, ka vënë në zbatim operacionin e koduar PPT (plazhet pa turistë). Raportohet se këtij plani i është bashkë ngjitur se fundmi edhe Greqia, që siç dihet, mban ende në fuqi ligjin e luftës!

1- Agjentë të maskuar si turistë

Sipas raporteve të besueshme të SHISH, agjentë të huaj të infiltruar si turiste gjatë dy tre viteve të fundit kanë folur me pronarë hotelesh, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, Vlorë, Sarandë, Ksamil duke u qarë hallin për çmimet e ulëta. Shumë lirë! Gjynah! Këtu është me mire se në Maldive. Parajsa mbi tokë! Mos u bëni budallenj rrisni çmimet! Dhe..ne që fjalën e të huajt e dëgjojmë me shumë se fjalën e prindit rritem çmimet pa e ditur se po bëheshim bashkëpunëtorë të armiqve tradicional të Kombit shqiptar, që historikisht na kanë hapur varrin.. me duart tona.

2- Biznesi i Shezlongëve

Të pakënaqur me sabotimin e hoteleve, agjentura ruse në bashkëpunim me atë serbe kanë penetruar deri në qeveri dhe veçanërisht në ministrinë e Turizmit për të nxitur me ligj një biznes krejt të veçantë të pa dëgjuar në pellgun e Mesdheut dhe në historinë botërore të turizmit. Ata kanë nxitur, mbështetur dhe sponsorizuar biznesin e shezlongjeve- janë mbi 1400 biznese të shezlongjeve nga Velipoja në Ksamil. Operacioni “Pikaso” (Le të ketë shezlongë,” po le të jenë më të shtrenjtë se një vepër e Picasso!) ka vite që është në zbatim. Hapesirat e plazheve krahas hoteleve u janë dhënë individëve që nuk kanë asnjë aftësi tjetër veç aftësisë për te thithur si magnet idetë e armiqve tanë.

Pa e kuptuar zyrtarët tanë duke menduar se bëjnë mrekulli kanë bërë marrëzi! Tani, çdo pushues duhet të paguajë nga 10 deri në 100 euro për të qëndruar në hije! Nga informacionet e një shërbimi partner perëndimor mësohet se agjenti që ka dhënë këtë ide i është lidhur pension i përjetshëm.

3- Supermarketet

Agjenturat e huaja me një plan të mirëmenduar kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe te Autoriteti i Konkurrencës dhe Agjencia Kombëtar e Ushqimit duke bërë te mundur që djathi në supermarket tona të jetë më i shtrenjtë se në Paris, sallami më i shtrenjtë se në Romë dhe buka më e shtrenjtë se në Gjermani. Kështu, tregtaret shqiptare janë bërë bashkëpunëtor të pavetëdijshëm në këtë komplot të madh, duke ofruar mallra me çmime aq të larta sa turistët të mendojnë 12 herë para se të futen sërish në supermarketet tona.

4- Uji i zi/bardhë!

Agjentët e huaj me metoda të sofistikuara, vijon raporti i SHISH, kanë bindur autoritetet të mos bëjnë asnjë progres në trajtimin e ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Impiantet e trajtimit të ujerave të zeza te ndërtuara dhe vënë në funksionin para 10 vitesh nuk punojnë ndërsa ka një plan të detajuar që premtimi i lashtë për ujë të pijshëm 24 orë të mbetet gjithë jetën premtim. Operacioni “rubinetat e thata” është në veprim prej 33 vitesh dhe parashikohet të mbyllet në vitin 2124!

5- Rrugë të florinjta

Megjithëse ka zëra se agjenturat e huaja në bashkëpunim me agjentët lokal kanë rritur kostot e ndërtimit të rrugëve, në dorë të SHISH ka rënë një email me subjekt: “te mësojmë kosovarët”

Në tekst thuhet se Kosova ka ndërtuar dy prej autostrada e me të mira në rajon, por kosovaret nuk janë mësuar të paguajnë në rrugë, sepse qeveria në Prishtinë nuk pranon të vendose tarifa. Është detyrë e Shqipërisë, që përmes tarifave në rrugë në monedhën që ata përdorin (euro) të mësojë shqiptarët e Kosovës se si paguhet, ndërkohë që vozit në rrugë. Objektivi është që udhëtimi me makinë të bëhet me i shtrenjtë se udhëtimi me avion.

6- Goditja e madhe

Së fundi, në një goditje spektakolare, agjentët e huaj në bashkëpunim me krimin e organizuar shqiptar dhe atë ndërkombëtar kanë zhvlerësuar euron. Euro e dobësuar është garanci shtesë që të ketë sa më pak të huaj dhe shqiptare të Kosovës. Bashkëpunimi për këtë pikë shtrihet sa nga drejtoria e pastrimit të parave aq edhe te sistemi i drejtësisë dhe ai bankar.

7- Greqia

Raporti vëren se veçanërisht pas çështje Beleri, Greqia, që vjet kapi 36 milionë turistë, është hedhur në sulm për të dëmtuar sezonin turistik në Shqipëri. Është dora greke (pavarësisht se nuk ka prova) që Shqipëria po telendiset këto ditë nga UNESCO për Butrintin, Beratin, Gjirokastrën.

***

IKështu të dashur lexues nëse shikoni ndonjë të huaj që pi koktejl në Jug, buzëqesh me pamje të lumtur dhe thotë sa lirë është këtu me siguri është agjent rus, serb ose grek. Nëse këto fjalë i thotë ndërkohë që plazhi është bosh, me siguri është poliagjent që po shijon rezultatet e operacionit PPT (plazhet pa turistë).

‘Ç mendet’ moti në Elbasan, shirat e rrëmbyeshëm shkuIin pemët dhe dëmtojnë disa biznese

Përkeqësimi i papritur i motit është shoqëruar me stuhi në Elbasan e cila ka zgjatur për rreth një orë.

Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq.

Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore .

Merr fund “divorci” me koreanët, Jasir Asani kthehet në fushë dhe ndihmon skuadrën të arrijë gjysmëfinalet e Kupës

“Divorci” mes Jasir Asanit dhe klubit të Guangju ka marrë fund. Sulmuesi shqiptar është kthyer sot përsëri pas shumë muajsh në fushën e lojës me skuadrën e tij në Korenë e Jugut, duke e ndihmuar që të arrijë gjysmëfinalet e Kupës.

Asani kishte luajtur për herë të fundit me Guangju më 6 prill të këtij vitit, vetëm 9 minuta, në atë që ishte ndeshja e tij e vetme me klubin që nga nëntori i vitit 2023, kur mbaroi sezoni i kaluar. Asokohe Asani kishte kerkuar largimin pasi kishte oferta për t’u kthyer në Europë, por u ndesh me kundërshtinë e klubit.

Kjo solli një betejë të hapur mes palëve, nga e cila doli më i dëmtuar sulmuesi shqiptar i cili praktikisht ishte tifoz në gjithë pjesën e parë të vitit, duke luajtur vetëm me Kombëtaren shqiptare. Por pas Europianit, gjërat janë sheshuar me sa duket dhe Asani është kthyer përsëri në Korenë e Jugut, duke qenë sot titullar në ndeshjen ndaj Seongham.

Ai u zëvendësua në minutën e 75 të sfidës që skuadra e tij e fitoi me shifrat 3-2 pas shtesave, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Koresë së Jugut./PANORAMASPORT.AL

Lazio e shpalli ‘non grata’, asnjë ofertë për Elseid Hysaj

Lazio e ka përjashtuar nga planet Elseid Hysajn, por për mbrojtësin ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë në klub dhe tashmë për bardheblutë kjo është kthyer në një problem serioz. Hysaj prej vitesh luan në Serinë A dhe tashmë është e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën.

Siç raportojnë mediat italiane, vetëm disa klube nga Arabia Saudite dhe Katari kanë shprehur interesim për Hysajn dhe po marrin informacione nga klubi i Lazios. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë hapin konkret, duke shkaktuar jo pak telashe për italianët.

Paga e lartë e Hysajt e pengon klubin të bëjë një lëvizje për të afruar futbollistët e tjerë në krahët e mbrojtjes. Italianët kanë një marrëveshje me futbollistin shqiptar për ta lënë të largohet si lojtar i lirë nëse i vjen një ofertë që i intereson, pasi në këtë mënyrë i ‘heqin qafe’ pagën e tij që i kalon 2 milionë euro në sezon deri në verën e 2025.

Por fakti që Hysaj vazhdon pushimet i qetë dhe deri tani nuk ka oferta interesante në adresën e tij, ka bërë që situata të mos ndryshojë dhe Lazio të presë transferimin e mbrojtësit shqiptar, përpara se të ndërmarrë hapin konkret për t’iu afruar një tjetri.S.DH/ReportTv.al

“Do vë në zbatim programin e Belerit”, Petro Gjikuria nis fushatën në Himarë. Berisha dhe Meta i dërgojnë figura të dorës së dytë

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës, Petro Gjikuria ka nisur fushatën në Himarë.

Ndalesa e parë, ku po zhvillon prezantimin me banorët e zonës ishte Himara fshat. Prezent ishte edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Ndërsa Berisha dhe Meta kishin nisur si të deleguar figura të dorës së dytë. Në takim ishte i pranishëm sekretari i përgjithshëm i Partisë se Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Gjikuria tha se do të vërë në zbatim programin e Fredi Belerit.

“Çfarë ka bërë Goro si kryetar bashkie, të gjithë këta e kanë lënë bashkinë e Himarës në gjendjen që është sot. Solli Tavon me katapultim. Bashkia nuk ka nevojë për një politikan, por një person që do të punojë për të zgjidhur problemet. Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatim programin e Fredi Belerit”, tha ai.

Tedi Blushi në fjalën e tij, pati një mesazh kërcënues për kryeministrin Edi Rama.

“Nga ky shesh i bëj thirrje Edi Ramës: Hiqi kthetrat e zeza nga Himara! Mos e provoko nervin dhe karakterin e himarjotëve! Mos guxo t’i përçash se fundin do ta kesh shumë të keq”, tha Blushi.

Autoritetet në Kosovë: Vendi pritet të përfshihej nga stuhi shiu dhe rrufe

Gjatë dy ditëve të ardhshme (e enjte dhe e premte), Kosova pritet të ketë reshje shiu, shkarkim rrufesh dhe rrezik për breshër. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të enjten do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Edhe gjatë ditës së premte, sipas IHK, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas IHK edhe sot ( 17.07.2024) gjatë natës parashihet në shumë pjesë, kryesisht në viset e larta të ketë stuhi shiu dhe shkarkime rrufesh.

VIDEO / “E ka bërë burgu me hije”, pIas gaIIata në rrjet me Fredi Belerin në Parlamentin Europian

Fredi Beleri është ulur për herë të parë në Parlamentin Europian si deputet i Greqisë.

Ai mori leje pesë ditore nga burgu në Shqipëri, për të bërë betimin si eurodeputet në Strasburg.

Dhe pamjet e para të tij aty, duhet thënë nuk janë zhgënjyese. Beleri shihet në një moment teksa përshëndetet nga një tjetër eurodeputet grek, teksa kërcen nga frika kur ai i vë dorën në shpatull.

“E ka bërë me hije burgu”, shkruajnë me humor komentuesit në videon virale në rrjetet sociale.

Fredi Beleri konsiderohet si një arritje diplomatike për vendin fqinj. Ndonëse  ai ka një CV të pasur kriminale me një dënim në Greqi dhe dy dënime në Shqipëri, praktikisht për terroizëm, armëmbajtje pa leje, dhe së fundmi edhe korrupsion zgjedhor.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.tiktok.com/embed/v2/7392293406141205792?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fvideo-e-ka-bere-burgu-me-hije-plas-gallata-ne-rrjet-me-fredi-belerin-ne-i70314

Beleri flet nga Strasburgu: Burgu nuk është i lehtë, për kryebashkiak të ri në Himarë duam një grek

Fredi Beleri ndodhet në Strasburg, aty ku do të betohet si eurodeputet i Greqisë.

Ai ka marrë leje nga burgu në Shqipëri. Në një intervistë për mediat greke, Beleri tha se 15 muajt e fundit kanë qenë më të vështirët të jetës së tij. Ai tha se do luftojë për të drejtat e grekëve në Shqipëri.

Duke komentuar zgjedhjet e reja në Himarë, Beleri tha se Petro Gjikuria është grek, dhe si grek ka mbështetjen e tij.

“Ato 15 muaj ishin më të vështirat e jetës sime. Burgu nuk është i lehtë për askënd. Kisha mbështetjen e shumë njerëzve. Por ja ku jam këtu për të luftuar për të drejtat e grekëve në Shqipëri. Shumë vëllezër kanë ardhur këtu për të më përshëndetur, për të më pyetur.

Unë e di që në fund do dal i pafajshëm. Burgu është burg, nuk ka lidhje me burgjet e para ’90-ës, por çdo i burgosur trajtohet njësoj. Për kryebashkiak të ri të Himarës duam një grek, një grek që ta dojë populli”, deklaroi Beleri.

EMRI/ Policia e kërkonte për ta arrestuar, gardiania e burgut strehonte shqiptarin!

Një anëtar i kërkuar i një grupi kriminal shqiptar është zbuluar se qëndronte me një gardiane burgu në Lantin.

Ai është arrestuar pak ditë më parë, raportojnë mediat belge.

Ermal Gjergji, 34 vjeç, dyshohet se ishte anëtar i një bande mafioze shqiptare dhe ishte një nga krerët e trazirave në burgun e Lantinit në vitin 2020. Së bashku me katër të burgosur të tjerë, ai sulmoi gardianët.

Tre oficerë u desh të dërgoheshin në spital më pas. Të burgosurit ishin strehuar në një çati pas një incidenti në oborr.

Disa të arrestuar tentuan të ngjiteshin në një mur dhe njëri prej tyre u plagos kur u rrëzua. Kur rojet mbërritën atje, disa të burgosur i sulmuan.

Pas këtyre ngjarjeve, Ermal Gjergji u dërgua në një tjetër qendër paraburgimi në Tournai, ku do të vuante një dënim prej 30 muajsh pas këtyre trazirave. Gjergji u dënua për konspiracion kriminal, pengmarrje, zhvatje e deri edhe vjedhje.

Gjergji u arrestua disa ditë më parë kur nga kontrolli i policisë rezultoi se ndaj tij ishte ende aktiv një urdhër-arresti.

Me arrestimin e tij, shqiptari njoftoi menjëherë se kishte qëndruar me E., një grua rreth të 50-ave, e cila prej më shumë se 20 vitesh punon si roje burgu në qendrën e paraburgimit të burgut Lantin.

Analiza e bisedave telefonike mes E. dhe Gjergjit ka treguar ndër të tjera se ata kishin qenë në telefon për dhjetëra orë.

Sipas mediave belge, ata ndoshta janë takuar në burg, ku edhe motra e E. ka qenë e burgosur për lidhje me mafian shqiptare.

Gjergji aktualisht pret në burgun e Lantinit transferimin në një burg tjetër.

Biznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh mediatik: Më bëri gjyq publik pse nuk pranova “gjyqin e saj në televizion”!

Julian Hupi, një biznesmen nga Bulqiza që zotëron agroturizmin e njohur si Kulla Hupi, ka akuzuar për shantazh përmes emisionit të saj “Shihemi në Gjyq”.

Hupi thotë se është sulmuar nga zonja Çobani përmes emisionit të saj, pasi ai refuzoi të bëhej pjesë e tij.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook ku tregon historinë e plotë, biznesmeni zbulon po ashtu se ka marrë kërcënime edhe në rrjetet sociale, të cilat do t’i bëjë publike.

Hupi shprehet se është e tmerrshme që një njeri që ka në dispozicion një hapësirë televizive ta përdorë atë si një frëngji lufte, të sulmojë, shpifë, e denigrojë me shumë pasion dikë që guxoi të refuzojë ftesën e pjesëmarrjes në shown e saj mediatik.

Letra e plotë e biznesmenit Julian Hupi:

Të dashur miq, ju që më njihni e s’më njihni, ju që e keni vizituar bujtinën në kullën tonë ose jo. Dua të ndaj me ju sot një shqetësim.

U shokova kur dëgjova një sulm që kishte bërë ndaj biznesit tim familjar Eni Çobani, që bën një program në Televizionin Klan ditën e diel. Më kishte bërë një gjyq në mungesë. S’kishte lënë akuzë pa bërë, deri sa në fund më akuzonte se kam shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal.

Shumë shkurt:

Një bashkëfshatar dhe kushuri i largët, më kishte paditur mua në gjyqin e Enit, se përse unë e quaj biznesin tim në promovimin publik “Kulla Hupi”. Arsyeja është sepse edhe familja e tij trashëgon një ndërtesë të vjetër, Kullën e Sulejman(Sul) Hupit, e cila është Monument Kulture, që prej vitit 1979. Në regjistrin e monumenteve të Kulturës qarku Dibër është regjistruar si: “BANESA E SUL HUPIT NË FSHATIN DUSHË”

Edhe unë kam të trashëguar nga të parët e mi një ndërtesë të vjetër, të paktën 200 vjeçare, një kullë guri. Pas shumë vitesh punë në emigracion, u ktheva në fshatin tim në Lepurak-Dushaj, Bulqizë dhe pjesën që më takon të kullës time e shndërrova në një bujtinë. Këtu fillon “lufta”.

Bashkëfshatari im shkon tek gjyqi i Enit dhe Eni me fton të dilnim “ta sqarojmë këtë punë” në studio, ditën e dielë në TV Klan. E takova me mirësjellje dhe i thashë se nuk dua të bëhem pjesë e këtyre gjërave, nëse ka probleme, ka gjykata që i zgjidhin këto punë.

Ajo më kërkoi sërish që unë të merrja pjesë ne gjyqin e saj, duke me thënë se “Gentiani- bashkëfshatari im- do të vazhdojë dhe ftesa për ty është sërish e hapur”. Unë e mbylla komunikim duke thënë se Gentianit i uroj punë të mbarë, ta restaurojë objektin që trashëgon, ta bëjë edhe më të mirë se timin dhe ta gëzojë.

Unë thjeshtë i thashë, nëse më sulmoni biznesin, do ju padis. Dhe këtë zonja që e quan kërcënim. Sepse ju atje në televizon mund të thoni ç’të doni, ndërsa kur ne që punojmë nga 18 orë në ditë, kur tentojmë të mbrohemi, quhet kërcënim.

Meqë unë refuzova gjyqin televiziv, u gjenda nën një monolog-agresiv të zonjës, duke iu drejtuar kameras në mënyrë të paprecedentë: “Shqiptarë, kjo nuk është Kulla Hupi. Julian Hupi ka shkelur ligjin, ka shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal”.

E tmerrshme! Si është e mundur që nje njeri që ka në dispozicion një hapësirë televizive ta përdorë atë si një frëngji lufte, të sulmojë, shpifë, e denigrojë me shumë pasion dikë që guxoi të refuzojë ftesën e pjesëmarrjes në SHOë e saj mediatik.

Zonjë e nderuar!

Unë quhem Julian Hupi, pra kam mbiemrin HUPI. Kam trashëguar një kullë, një shtëpi guri të vjetër, me çertifikatë pronësie dhe me tri kate, madje dhe një dhomëz që quhet dhoma e luftës, me frëngji ku luftonin burrat kur sulmohej kulla. Edhe katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi, im atë dhe unë mbajmë mbiemrin HUPI.

Për pasojë kjo vazhdon edhe sot të quhet Kulla Hupi. Edhe para se ta bëja bujtinë kullë i thoja, sepse ne malësorët kulla u themi shtëpive. Ju më akuzoni në televizion se kam shkelur ligjin tregtar. Emri im tregtar është “Julian HUPI P.F”. Nuk ka asnjë subjekt tjetër me këtë emër. Ju më kërkoni llogari mua pse e quaj kullën time “Kulla HUPI”.

Po si ta quaj, Kulla Çobani? Apo mos ta quaj kullë fare, ta quaj supermarket? Apo PUB, diskotekë, si mendon ti zonjë? Atë kohë zonjë, çdo shtëpi guri ishte në formën e kullës, sepse ne mbroheshim edhe nga serbët edhe nga njëri-tjetri. Me serbët kemi bërë paqe ndërkohë, por me njëri-tjetrin ende. Ka nëpër fshat dhjetra kulla, Kulla e Currit, Kulla e Shahut, Kulla e Karajt… etj etj. Nuk ka çertifikatë se cila ndërtesë quhet kullë zonjë.

Kulla e bashkëfshatarit e bashkëkushëririt tim është edhe monument kulture dhe ky është ndryshimi. Unë do të isha i kënaqur që edhe ajo ti shërbente turizmit të zonës tonë të varfër. Unë nuk ia kam marrë këtë status. Bile jam i lumtur që nuk e kam monument kulture, pasi të ndërhysh në një objekt-monument kulture është odise më vete.

Gjithësesi, nëse bashkëfshatari im i drejtohet gjykatës së shtetit, unë do ti përgjigjem ftestës së saj me shumë korrektesë. Unë problemet i zgjidh në gjyqin e shtetit dhe për gjyq njoh vetëm atë. Nëse ti bën SHOë televiziv, unë s’jam preje për këtë lloj produksioni, me vjen keq. Unë dhe familja ime punojmë nga ora 5 mengjesit deri në 12 të natës. Ndaj dhe bashkë do të përballemi në gjyqin e vërtetë, jo në gjyqin tënd.

Të kesh në dispozicion një hapësirë televizive nuk është favor që ti ta përdorësh për të sulmuar të tjerët, pavarësisht arsyeve. Televizioni është pushtet dhe ai që e zotëron atë pushtet duhet të tregojë pergjegjshmëri në mënyrën se si e përdor.

Në fund:

Ju e dini atë historinë me dy fshatarët që po kthehesin në shtëpi pa asnjë kacidhe në xhep, kur gjetën shishen me Xhindin brenda.

-Më nxirrni prej këtu, e do ju plotësoj çdo dëshirë që të kenti- u tha ai.

I pari kërkoi një lopë.

-Po ti – iu drejtua të dytit – çfarë dëshire kë?

-Merrja lopët këtij që ia dhe.

Bashkëshatarin tim mund ta mirëkuptoj në këtë këndvështrim, po ti çfarë ke me lopën time, që e kam blerë me para djerse e gjaku dhe tani që kam filluar ta mjel, më godet me gurë nga frëngjia jote televizive.

Të dashur miq!

Unë nuk kam fuqinë e një televizioni. Unë bëj një biznes familjar. Por kërkoj ndihmën tuaj ta shpërndani këtë reagim, për ti thënë të gjithë atyre që e kanë frekuentuar bujtinën tonë, Kullën Tonë, apo atyre që thjeshtë kanë dëgjuar sulmet e bëra ndaj meje, se jam një njeri që të vetmet të drejta që kam shkelur në këtë botë janë ato të familjes time, që nuk njohin as të shtunë, as të dielë..!

Dhe te gjitha kercenimet qe vijne nga rrejtet sociale do ti publikojme ne vazhdim!