Gjykata Speciale dënon me 18 vjet burg “komandant Ujkun” e UÇK-së

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, e dënoi të martën me 18 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala nën akuzat për krime lufte.

Gjykata e shpalli fajtor zotin Shala për veprat burgosje e paligjshme, torturë dhe vrasje në bazë të akuzës së ngritur me 12 qershor të vitit 2020, sipas së cilës “krimet u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Gjykata tha se zoti Shala ishte përfshirë në burgosjen dhe torturimin e 18 vetave dhe në një vrasje.

Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, i ka mohuar akuzat.

Procesi kundër zotit Shala filloi në shkurt të vitit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Kosovës më seli në Hagë. Ai u arrestua më 16 mars të vitit 2021 në Belgjikë, nën akuzat për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Vendimi u mirëprit nga kryeprokurorja e Dhomave të Specializuara, Kimberly West, e cila përmes një deklarate tha se “dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të zotit Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i akuzuari të vihet para përgjegjësisë”.

Ky është dënimi i dytë i shpallur nga Gjykata e Posaçme ndaj ish pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2022, Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 26 vjet heqje lirie Sali Mustafën një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte. Më vonë gjykata vendosi të ulë dënimin në 22 vjet.

Aktualisht në Hagë procesi gjyqësor po vazhdon ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët u arrestuan në nëntor të vitit 2020, ndërsa gjykimi filloi në muajin prill të vitit 2023.

Gjykata e Posaçme që njihet me emrin Dhomat e Specializuara, u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Ngritja e gjykatës së posaçme si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Humbi vëllain në aksident, dedikimi prekës i djalit të biznesmenit: Do vij çdo ditë të të takoj, nuk do lodhem dhe pse s’do më përgjigjesh

Amarildo Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor me motor.

Vëllai i tij, Redion Pajtoni ka bërë një dedikim prekës për ikjen e 27-vjeçarit.

Duke ndarë një foto me të vëllanë, i riu i ka falenderuar të gjithë ata që i shkruan për ta ngushëlluar.

“Faleminderit të gjithëvë për ngushëllimet! E nis me çdo sprovë që vjen prej Allahut e pranojm.. Ikja e ildit vllait tim na ka lënë nji dhimbje shumë të madhe Allahu na i lehtësoftë këto sprova në këtë jetë kalimtare. Kur shikoj lart nga qielli ësht i pafund ashtu si dashuria ime për ty vllai im të tregoj për kohën që esht plot rreze dielli sic shpirti jot ishte do vi çdo dit do të takoj do të ndaj me ty çdo gjë nuk do lodhem kurr duke fol me ty dhe pse ti nuk do më përgjigjesh më engjelli me i bukur i parajsës.

Të gjith drejt asaj rruge jemi nis ti ishe shum i mir për këtë bot vendose tna lësh gjith botën sot ma ke përmbys do të jepja gjithcka që tkisha përsëri herkuli i vllait me zemër të thyer dhe trishtim në shpirt dhe me shpresën që një dit do të takohemi dhe do i bëjm planet tona realitet do të tregoj cdo gjë kur ne të takohemi përsëri ëngjelli im që të kam në shpirt dhe pse më shpirt kurr stë percolla na i le pafund kujtime o vllai im do të kujtoj cdo dit cdo orë cdo minut cdo sekond sa tjem gjall Allahu ishte ai që vendosi për ty njerzit e mir i do për vete të past afër vetes pusho i qet më fal që smunda tbej asgjë për ty,” shkruan i riu.

Më në fund vjen lajmi i mirë, ja kur marrin fund ditët e nxehta të korrikut

E gjithë Europa, por veçanërisht pjesa lindore dhe rajoni ynë i Ballkanit është përfshirë nga një valë e nxehti afrikan që ka sjellë temperatura ekstremisht të larta.

Në disa vende, termometri ka shënuar deri në 46 gradë celsius, dhe 42 gradë celsius në Shqipëri.

Ditët e nxehta pritet të vijojnë edhe këtë javë, ku e enjtja dhe e premtja parashikohet të arrijnë kulmin. Gjatë këtyre ditëve, termometri do të shënojë deri në 42 dhe 43 gradë celsius në disa rajone.

Ekspertët këshillojnë të shmangni aktivitetin fizik në natyrë, të konsumoni shumë fruta dhe të hidratoheni me pije të pasura me kripëra minerale.

Gjatë fundjavës, një turbulencat e Atlantikut do të arrijnë arrijë në kontinentin Europian, duke sjellë stuhi të forta dhe një rënie të temperaturave midis të dielës dhe të hënës kryesisht në Europën Qendrore. Kjo ulje duhet të përhapet gradualisht në pjesën tjetër të Europës, duke përfshirë edhe Ballkanin.

Megjithatë, temperaturat të hënën e 22 korrikut do të mbeten të larta, deri në 40 gradë celsius.

Ndaj, ka të ngjarë që vapa intensive të vazhdojë të ndihet të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.

Turistja ngjall ‘debat’ në Sarandë, shfaqet me bikini në mes të qytetit

Një turiste me bikini ka tërhequr jo pak vëmendje në qytetin turistik të Sarandës.

Ajo është fotografuar me rrobat e plazhit, ndonëse shumë lart plazhit, në qendër të qytetit.

Vendasit janë të ndarë, disa prej tyre thonë se qyteti ka tjetër kod veshjeje nga bregu i detit.

Por ka edhe nga ata që mbajnë krahun e turistes, duke thënë se falë tyre qyteti mbledh të ardhura në stinën e verës.

Sinoptikanja: Na kanë bërë çudi temperaturat që janë shënuar në zonat malore!

Vendi ynë prej ditësh tashmë prej më shumë se 8 ditësh është nën pushtetin e temperaturave të larta falë masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane. Këto masa do të na shoqërojnë deri në fundjavë duke sjellë temperatura të cilat në orët e mesditës në zonat e ulët pritet të shkojnë deri në 42-43 gradë.

Sinoptikja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari tha: “Ajo që na ka bërë çudi janë temperaturat e larta që janë regjistruar edhe në zonat malore ku qyteti i Peshkopisë ditën e djeshme regjistroi vlerën 40.2 gradë, një vlerë e lartë krahasuar me mesataren mujore për zonat malore.

Ne do të vazhdojmë të mbetemi pothuajse në të njëjtat vlera. Netët tropikale do të vazhdojnë të na shoqërojnë pothuajse deri në fundin e kësaj jave me temperature që në orët e natës nuk do të zbresin nën 26-27 gradë Celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet, ndërsa në vlerat e mesditës temperaturat pritet që të shkojnë 42-43 gradë Celsius, në zonat e ulëta dhe bregdet. Kjo valë të nxehti afrikan presim që të bëjë një tërheqje duke filluar nga dita e diel”.

E rëndë / 13-vjeçari humb jetën duke u larë në lumë

Një 13-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në lumin Drin.

Sipas informacioneve nga policia, D.P., 13-vjeç banues në fshatin Mjedë dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa ka qenë duke u larë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:35, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”, bën me dije policia.

Vdekja e djalit të biznesmenit në aksident, procedohet shoferi nga Kosova (DETAJE)

Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë një shofer nga Kosova, pas aksidentit që i mori jetën djalit të biznesmenit të njohur në Tiranë Mentor Pajtoni, Amarildos.

Policia thotë se 27-vjeçari ishte duke lëvizur me motor në aksin Kavajë-Rrogozhinë, kur përplasi nga pas makinën e shtetasit J.S nga Kosova. Ndonëse shoferi i makinës rezultoi se nuk kishte konsumuar aklook, ai është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:

Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.   

Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.   

Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

“Plas në BURGUN 313”, Nuredin Dumani zihet me Amarildo Nikollin, PRAPASKENAT e tritolit në Elbasan!

Një mister i ri mbetet për t’u zbardhur…cila është lidhja mes Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit?

5 ditë më parë në ambientet e burgut “313”, aty ku po mbahen të mbyllur të dy, si Nikolli si edhe Dumani, ka nisur një sherr i dhunshëm.

“Replika.al” bën me dije se të dy janë përplasur në ambientet e paraburgimit ku mbahen dhe janë ndarë nga të arrestuarit e tjerë.

Kjo përplasje, si shumë të tjera që mund të kenë ndodhur dhe nuk janë marrë vesh jashtë qelive të burgut, u zbulua nga një sherr paralel që ndodhte jashtë qelisë. 

E dashura e Amarildo Nikollit, Xhovana, e cila shpesh herë është bërë pjesë e lajmeve me deklaratat e saj, reagoi! Në rrjetin e saj në TikTok ka bërë të paktën 2 deklarata ku i drejtohet me emër Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij, Mirjetës. Kjo e fundit ishte në banesë me të kur ai u vendos në pranga në banesën ku fshihej në Fier. 

DEKLARATAT E XHOVANA NIKOLLIT: 

-Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën. O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh.

“Shihemi pas 2 ditësh,”-i thotë ajo, e fill pas dy ditësh, në banesën ku Xhovana rrinte me qera në Elbasan së bashku me të motrën, Aldën, u vendos tritol. 

Por për fat të keq, i dëmtuar mbeti një 26-vjeçar, i pafajshëm, i cili lufton me vdekjen për shkak të plagëve që ka marrë në kokë.

Ndërsa Xhovana nga ana tjetër nuk pranon të dëshmojë. Sipas të dhënave të deritanishme, ajo kërkon që të rrëfehet vetëm para hetuesëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Asgjë më pak! Ndërkohë që tani po hesht, më herët ka folur për kërcënimet që i bëheshin për llogari të të dashurit të saj që sot është në burg, por kurrë nuk ka përmendur emra.

I pari që përflitet nga ajo është Nuredin Dumani, gjithashtu një vrasës me pagesë, i kthyer tashmë në një të penduar të drejtësisë. 

Por çfarë i lidh këto personazhe së bashku?

Xhovana thotë se Dumani e njeh mjaft mirë, rrjedhimisht edhe të dashurin e saj. Mos ndoshta kanë bashkëpunuar për ndonjë ngjarje kriminale që ka ndodhur më herët dhe asnjë prej tyre nuk e ka rrëfyer?

Apo është thjesht një përplasje banale mes dy vajzave? Për çfarë ka nisur në të vërtetë sherri?

Ndoshta kjo ngjarje, e cila duket si një sherr i rëndomtë mes vajzave në pamje të parë mund të zbardhë ngjarje të tjera kriminale. Por cilat?