Xherdan Shaqiri i jep fund karrierës te Zvicra

Xherdan Shaqiri ka thënë se është koha për t`i thënë lamtumirë kombëtares së Zvicrës.

“Shtatë gara, shumë gola, 14 vite me ekipin A të kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Koha që t’i them lamtumirë kombëtares”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.

Futbollisti ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke theksuar se do të mbeten kujtimet e bukura nga kjo përvojë.

Shaqiri ka kaluar në të gjitha grupmoshat me Zvicrën, ndërsa debutimin me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’, ai e kishte bërë më 3 mars 2010. Në 125 paraqitje me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola, ndërsa ka bërë 34 asistime.

Gjithashtu Shaqiri mban rekordin si lojtari i parë që ka shënuar në gjashtë turnetë e mëdha të fundit.

Mitsotakis takon Belerin në Athinë: Së shpejti do dilni përgjithmonë nga burgu dhe do marrë fund dhimbja jonë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, u takua sot me Fredi Belerin, i cili ka marrë leje nga burgu në Shqipëri, për t’u betuar si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara”, i tha Mitsotakis Belerit në fillim të takimit të tyre.

“Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë”, tha ai.

“Unë besoj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, nuk janë të vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë. Unë dua të ndihmoj me këtë,” i tha Beleri Mitsotakis gjatë takimit të tyre, sipas një transkripti të lëshuar nga zyra e kryeministrit grek.

“Të ndihmojmë pakicën etnike greke të qëndrojë në shtëpinë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes evropiane”, tha Beleri.

U gjet i dhunuar barbarisht, flasin familjarët e 42-vjeçarit: Nuk ka patur asnjë konflikt, ja pse ka shkuar në Tiranë

Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku është gjetur i plagosur rëndë Rigels Kaso, kanë folur familjarë dhe fqinjë të 42 vjecarit.

Nusja e xhaxhait të 42-vjeçarit tha se Rigelsi nuk ka kërkuar asnjëherë lek për borxhe dhe sipas saj ai mund të ketë shkuar në Tiranë për furnizime për punën e vet.

“Jam nusja e xhaxhait të Rigelsit, kam 36 vite që e njoh që fëmijë, djalë shumë i mirë, si për shoqërinë, si për ne. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, në televizion e mora vesh. Nuk e di me detaje. Rigelsi merrej me kompjuterat, ka qenë në Itali, nuk flasin keq për atë djalë, shumë i respektuar. Historinë pse i ndodhi kjo nuk e di. Këtu nuk ka patur asnjë zënkë. Nuk e di pse ishte në Tiranë, para 3 ditësh ishte në Bilisht, ai nuk merret me alkool, nuk ka pisllëqe, puntor. Ka shkuar për punën e vet, furnizim. Nuk e di për borxhe, nuk na ka kërkuar ndonjëherë lek për borxhe”, tha Burbuqe Kaso.

Nga ana tjetër, fqinji i Rigelsit tha se ai nuk ka patur asnjëherë konflikte.

“E njoh shumë mire e kam në pallat. Është shumë djalë i mirë në çdo anë. Merrej me punë private, me kompjuterat, elektrike, instalime. Punoi ca kohe ne futbolli tani merrej me punë private. Në Tiranë nuk di gjë. Këtu nuk ka patur asnjë konflikt. Ishte frikacak”, deklaroi fqinji.

Rigels Kaso per një periudhë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshi këtu edhe atë të analistit.

Në të njëjtën kohë Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizoresh dhe kamerash sigurie.

Shkencëtarët zbulojnë një tunel nën sipërfaqes së Hënës

Shkencëtarët kanë gjetur një tunel nën sipërfaqen e Hënës.

Zbulimi i rrallë duket se konfirmon spekulimet e shumta rreth shpellave që mund të shtrihen nën sipërfaqen hënore.

Tani shkencëtarët kanë gjetur atë që duket të jetë një shpellë nëntokësore. Kjo shënon herën e parë që studiuesit kanë konfirmuar një shpellë të aksesueshme, me gjasë një tub i lënë nga llava që ka rrjedhur nën sipërfaqen e Hënës.

Të dhënat në fakt u mblodhën në vitin 2010, si pjesë e misionit të vazhdueshëm të NASA-s për Orbituesin e Zbulimit Hënor.

Por vite më pas, studiuesit i ri-analizuan ato të dhëna me teknika të reja të përpunimit të sinjalit, dhe zbuluan se kjo sugjeroi se ekzistonte një “përçues i shpellës nëntokësore”.

Puna është botuar në një srudim të ri, “Dëshmi radari të një kanali të shpellës së aksesueshme poshtë gropës Mare Tranquillitatis”, në revistën Nature Astronomy.

Vëllezërit Veshaj shijojnë pushimet me partneret në jug, Bora dhe Heidi shihen bashkë duke…

Vëllezërit e famshëm Veshaj, Donaldi dhe Romeo kanë shijuar pushimet në bregdetin e Shqipërisë, të shoqëruar nga partneret e tyre, Bora Zemanin dhe Heidi Baçin.

Dy çiftet e dashur për publikun kanë postuar shpesh në rrjetet e tyre sociale, duke treguar kohën e mirë që kalojnë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Bora dhe Donaldi kanë preferuar të mos publikojnë foto bashkë, ndryshe nga Heidi dhe Romeo, të cilët postojnë momente romantike për ndjekësit e tyre.

Në disa nga fotot e postuara nga ky i fundit, shihen dy kunatat të cilat qeshin me Romeon, ndërsa Donaldi qëndron pas kamerës.

E rëndë/ Prindërit lanë djalin autik në makinë, humb jetën i riu

Një 23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi prindërit e kishin lënë vetën në makinë për orë të gjata, e si pasojë të temperaturave të larta i riu ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja.Ai është transportuar në spital rreth orës 12:00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm.

Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

Sherr i madh për sheIzonin, gratë kapen për flokësh! Pamjet bëhen viraIe në internet

Pamje të pazakonta nga një plazh në Itali, aty ku disa pushues janë përleshur për shtretërit buzë detit.

Sipas mediave italiane, dy gra kanë zhvendosur shezlonët e tyre buzë detit, duke i vendosur ato përpara disa pushuesve të tjerë që ndodheshin aty prej disa orësh.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një plazh pranë Napolit, teksa gratë dallohen duke u përleshur me njëra-tjetrën.

Dhjetra qytetarë, përfshirë edhe rojet e plazhit kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti italian Francesco Emilio Borelli, i cili ka kërkuar që gratë të identifikohen dhe të vendosen para drejtësisë.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3232747.html

Shërbimet e huaja po sabotojnë turizmin shqiptar? Deputeti pyet kreun e SPAK: Ka fushatë dezinformimesh në portale, a po hetoni?

Një pyetje e papritur i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, teksa po raportonte në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Deputeti Denis Deliu ka pretenduar se në portalet e vendit qarkullojnë lajme dezinformuese lidhur me turizmin në Shqipëri, duke hedhur dyshime se mund të kenë ndikim edhe shërbimet inteligjente të huaja.

Komenti i deputetit vjen ndërkohë kur në mediat në vend kanë qarkulluar një seri artikujsh ku pretendohet se plazhet shqiptare janë të zbrazura për shkak edhe të çmimeve të larta.

“Turizmi është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe ditët e fundit kemi parë nëpër portale një sabotim të turizmit. Sivjet ka një rritje të nivelit të dezinformimit. A ka hapur SPAK një hetim për sabotazh kundrejt këti fenomeni nga shërbime të huaja inteligjente, a ka informacione nga SHISH dhe struktura të tjera, pasi mendoj që këto lloj dezinformimesh dëmtojnë ekonominë shqiptare”, tha deputeti Deliu.

Kreu i SPAK, Dumani tha se nuk ka informacion mbi këtë çështje.

“Nuk kemi informacion, apo diçka për të ndarë sa i përket kësaj pyetjeje”, u shpreh Dumani.

Evidentoi sjellje të çuditshme te delet, pronari zbulon se kishin konsumuar lëndë narkotike

Një tufë delesh në Greqi ka marrë vëmendjen e mediave vendase për shkak të sjelles së tyre të çuditshme. Pas u pa sjellja e çuditshme e tyre u zbulua se ato kishin konsumuar 100 kilogram kanabis.

Duke qenë se zjarret, valët e të nxehtit dhe përmbytjet kishin shkatërruar zonat kryesore të kullotjes për tufën pranë Thesalisë delet zbuluan një serë që prodhon kanabis medicinal të cilën e konsumuan të gjithën.

Pronari u shpreh se vitin e kaluar se prodhimi i tij tashmë ishte dëmtuar rëndë nga moti ekstrem dhe u dha deleve ushqimin e fundit që kishte mbetur.

“Patëm përmbytjet, humbëm pothuajse gjithçka. Dhe tani kjo. Tufa hyri në serë dhe hëngri atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht.’

100 kg të korrave u shkatërruan dhe delet u larguan ku më pas shfaqën sjellen e çuditshme.

Bariu i kopesë tha se delet e tij filluan të shfaqnin ‘sjellje të çuditshme’ pas kthimit.

“Ata po hidheshin më lart se dhitë, gjë që nuk ndodh kurrë,” tha ai. Në vitin 2022, pothuajse 200 kg barërat e këqija u zhdukën nga një stacion policie në Indi sepse minjtë e hëngrën atë.

Dalin pamjet, Bora Zemani dhe Heidi Baci fotografohen për herë të parë së bashku

Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci, po shijojnë pushimet prej disa ditësh në Vlorë.

Ata janë të shoqëruar nga dyshja e famshme tjetër e shoubizit, Donald Veshaj dhe prezantuesja Bora Zemani.
Të njëjtit po kalojnë çaste të mira së bashku, ndonëse kanë ndarë tashmë disa pamje në rrjete sociale.

Ka qenë ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 që ka sjell disa imazhe nga pushimet e tyre të përbashkëta.
E në këto, Bora dhe Heidi kanë pozuar së bashku për herë të parë, meqë u diskutua tejet shumë raporti i tyre.
Bukuroshet e dëshmojnë se ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën përkundër thashethemeve.

Ato janë tashmë në çdo pushim, event e ngjarje së bashku me partnerët e tyre.