E pazakontë / Dibrani denoncon kushëririn në emisionin investigativ: Nuk më dha paratë e punës në “shtëpi bari”! Në Angli ika me borxhe

I riu që punoi në shtëpi bari në Angli rrëfen historinë e tij në emisionin Fiks Fare.

Si shkoi në Angli me kamion, eksperiencën si kultivues hashashi dhe rikthimin në Shqipëri i papaguar për punën e bërë.

Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një të riu nga Dibra i cili ka kërkuar ndihmën e emisionit investigativ, pasi nuk është paguar për punën e bërë në një shtëpi bari në Angli.

E. M 29 vjeç, thotë se udhëtoi për në Angli me kamion. Pasi qëndroi 1 muaj në Belgjikë derisa gjeti mënyrën për të udhëtuar.

“Unë shkova në Angli me kamion, kam harxhuar 30 mijë euro, as ato para nuk kam kthyer , sepse për punën e bërë në shtëpi bari nuk u pagova” tregon ai.

Sipas të riut puna e tij ishte kultivimi i narkotikëve dhe qëndrimi në atë shtëpi ku kultivoheshin gjatë gjithë kohës.

Ai thotë se punoi për një kushuririn e tij, i cili do merrte 75 përqind të fitimit, ndërkohë denoncuesit do i jepte 25 përqind.

Në dëshminë e tij për gazetarët e Fiksit denocuesi thotë se u kthye nga Anglia pas këmbënguljes së dajës dhe mamas së tij, pasi ai kishte filluar të kishte frikë brenda ambientit ku kultivohej bima e hashashit. “U ktheva se më ktheu mami me dajën, pasi u kisha treguar se kam frikë gjatë punës , por më thanë se i kishin ata paratë, kisha pa marrë gati 40 mijë paund dhe ndaj pranova të kthehesha pa likujduar” thotë E.

I pyetur se përse nuk ka shkuar ta denoncojë personin që nuk po i jep paratë ai thotë nuk e bëj sepse e di që ata kanë lidhje me një të fortë në Dibër dhe nuk kam besim te policia.

I riu i dëshpëruar thotë se nuk do kthehej më kurrë në Angli dhe as të punonte në shtëpi bari madje ai sot ka arritur në pikën që nuk beson më as të ëmën dhe dajën. Në audio të vëna në dispozicion për Fiksin, e ëma pranon se lekët ja ka borxh kushuriri i saj dhe po ashtu daja tregon se njëherë i tha se i ka ai paratë dhe më vonë ja ka mohuar.

Gazetarët e Fiksit kanë sjell një bisedë me mamanë e të riut e cila shprehet e shqetësuar për situatën e të birit, madje ajo u thotë gazetarëve të Fiksit se është gati të shkojë të denoncojë kushëririn që nuk e pagoi djalin për punën e bërë. Ndërkohë tregon se e kanë ditur që djali i tyre punonte në shtëpi bari.

“Ne e dinim që punon në shtëpi bari, e dimë edhe që ai ja ka borxh sepse na e ka pranuar edhe ne në fillim , por ai tani është në Spanjë dhe nuk kemi ku e gjejmë, kam menduar të shkoj dhe unë në komisariat t’i bëj një denoncim” thotë mamaja e denoncuesit.

E rëndë: Një i ri shqiptar rrezikon dënimin me VDEKJE në Kinë! Ja për se e akuzojnë

Një i ri shqiptar rrezikon të dënimin me vdekje, si i akuzuar për përfshirje  në trafik droge në Kinë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se prokurori i çështjes Hou Xiangdong në këtë proces gjyqësor,  disa ditë më parë kërkoi dënimin me vdekje për të riun  shqiptar me inicialet K.K i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal.

Prokurori dënim kapital, kërkoi edhe për 5 të akuzuar  të tjerë të këtij grupi prej 17 personash qytetar të Kinës dhe një tjetër Vietnamez.

Sipas policisë së Kinës, ata  tentuan me një anije të nisur nga Hong Kongu, të fusin në shtetin komunist, 1 ton Kokainë cila ishte blerë në Amerikën Latine.

Në momentin kur panë se po i afrohej një anije e Rojës Bregdetare të Kinës, kapiteni i anijes Wu Duojian, udhëzoi gjashtë marinarët mes tyre edhe të riun shqiptar të hedhin në det pakot e drogës.

I riu shqiptar është 36  vjeç me origjinë nga një qytet në jug të Shqipërisë. Familjarët e tij, ishin në Kinë për të ndjekur procesin gjyqësor.

I thanë Top Channel se procesi gjyqësor u zhvilluar në  gjykatën e Guangzhou në datat 11- 14 qershor. Avokati i tij shpjegoi në sallën e gjyqit se ndaj shqiptarit me inicialet K.K, duhet  të këtë një masë më të lehtë,  me dënim me burg dhe jo dënimin me vdekje.

Sipas avokatit i riu shqiptar është viktimë e kësaj situate dhe nuk është organizator i trafikut të kokainës.

Nga të dhënat e mbledhura prej avokatit të shqiptarit përfshi dëshmitë e të arrestuarve të tjerë gjatë kohës që po transportohej droga, i riu shqiptar i punësuar si marinar në këtë anije. Ai  e  kishte kuptuar se ishte përfshirë në një grup kriminal momentin kur u urdhërua nga kapiteni anijes të hidhte në det sasinë e kokainës.

Avokati të riut shqiptar i tha gjykatës në Kinë se:

“Ai në asnjë moment nuk ka dhënë ndihmë në mënyrë të vetëdijshme për ngarkesën që po transportohej sepse nuk ka qenë në dijeni dhe për këtë punë. Ai është udhëzuar përmes një zonje me telefon satelitor që i ofroi punë dhe para për shpenzimet e udhëtimit. Ajo në asnjë moment nuk i ka bërë të qartë klientit tim shqiptar,  që puna në të cilën ajo e kishte punësuar ishte drogë dhe jo mallra shërbimi sikurse pretendonte zonja”.

Avokati të riut shqiptar, i solli në vëmendje gjykatës edhe një argument tjetër.

“Ai duhet të ndiqet për gjykim nga gjykatat e drejtësisë së Hong Kong-ut, pasi bosi i vërtetë i krimit po gjykohet në Hong Kong dhe ai ka marrë masë më të lehtë ndëshkimi, atë të burgimit. Në këto kushte nuk ka se si të dënohet klienti im  me vdekje kur ai në asnjë rast nuk është organizator i krimit përveçse viktimë dhe pre e mashtrimit të grupit organizator”.

Gjykata në Kinë pritet të japë vendimin për shqiptarin dhe 16 të arrestuarit e tjerë gjatë muajit korrik.

Tronditëse / Një i ri shqiptar rrezikon dënimin me VDEKJE në

Shqiptari i arrestuar në Kinë

Çelsi dëshiron të shesë Armando Brojën, klubi i Premier Ligës është gati të paguajë…

Armando Broja në modë. Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere.

Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje.

Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Çelsi shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e Brojës.
Në fakt, interesim serioz ka nga skuadra e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur. Për yllin kuqezi kalimi te Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur.

Broja, pas “shtegtimit” të fundit te Fullhemi që nuk rezultoi e suksesshme, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian.

Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.

Tragjedi në një plazh/ Rrufeja godet një 13-vjeçare, e mitura humb jetën në vend

Një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur në vend, pasi u godit nga një rrufe pak metra larg prindërve në një plazh në Greqi.

Ceremonia mortore u mbajt në Kishën e Shenjtë të Agios Georgios në Nea Moudania, Halkidiki, ndërsa trupi i saj mbërriti në kishë, pak pas orës 10:00, në një arkivol të bardhë.

Me tragjizëme përjetuan ngjarjen prindërit e të miturës, të cilët e panë të ndërrojë jetë para syve të tyre, të afërmit dhe shokët e klasës së viktimës, që nxituan për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Pas përfundimit të ceremonisë, arkivoli i bardhë u largua nga kisha me duartrokitje, ndërsa anëtarët e shoqatës kulturore të Faro Neo Moudania kënduan këngë mortore.

Si ndodhi tragjedia

Tragjedia ndodhi herët pasdite të së premtes kur e mitura, e cila kishte shkuar për të notuar në plazhin Poseidi në Halkidiki me prindërit e saj, doli nga deti dhe pasi mblodhën gjërat e tyre ecën me ritëm të shpejtë për të mbërritur në makinë pasi kishte nisur të bjerë shi dhe më pas, rrufeja e ka goditur 13-vjeçaren në kokë, duke bërë që ajo të humbasë jetën në çast.

BBC taIIet me yllin portugez, e quan ‘Misstiano Penaldo’. Reagon John Terry: Një turp i vërtetë…

Cristiano Ronaldo pati shansin për ta zgjidhur ngërçin e kualifikimit në çerekfinale të “Euro 2024” në minutën e fundit të pjesës së parë shtesë kundër Sllovenisë.

Penalltia e tij, megjithatë, u prit nga Jan Oblak dhe kampioni portugez shpërtheu në lot.

Ai u shpagua pak më pas me konvertimin e penalltisë së parë të serisë që e çoi skuadrën e Martinez në çerekfinale. Ashtu si Lionel Messi, CR7 është gjithmonë në qendër të vëmendjes, pavarësisht viteve që kalojnë. Dhe askush nuk ia fal as gabimin më të vogël.

“BBC”, rrjeti i njohur mediatik britanik, ndezi një polemikë të vërtetë në fund të ndeshjes, kur e quajti “Misstiano Penaldo”, një lojë fjalësh mes emrit të lojtarit, foljes “humb” dhe penalltisë. Grafika nuk iu pëlqeu shumë ish-kolegëve të futbollistit të Al Nassr, mbi të gjitha John Terry, i cili e cilësoi miksimin e fjalëve nga transmetuesi britanik si “një turp të vërtetë”.

Keni dëshirë të jetoni në Itali? Ja sa ju paguan Toskana nëse përzgjidheni,si të aplikoni

E keni imagjinuar ndonjëherë të jetoni nën diellin toskan?

Nëse po, ëndrra juaj mund të bëhet realitet, falë një nisme të re në këtë rajon të bukur italian që ofron stimuj financiarë për njerëzit që dëshirojnë të lëvizin në qytetet e tij simpatike dhe më pak të populluara.

Programi “Residenzialità in Montagna 2024” në Toskanë po përpiqet të tërheqë banorë të rinj në komunitetet e saj malore rurale me grante prej 10,000 € (rreth 10,715 dollarë) deri në 30,000 € (rreth 32,145 dollarë) për të ndihmuar në mbulimin e kostos së blerjes dhe rinovimit të një shtëpie.

Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Idealista, çmimi mesatar për të blerë një shtëpi në provincën më të lirë të Toskanës, Pistoia, ishte 1,472 € për metër katror në 2022. Pra, për një shtëpi rreth 100 metra katrorë mund të paguash 152 mijë euro.

Kjo nismë synon rinovimin dhe stabilizimin e popullsisë në këto zona, të cilat kanë shënuar një rënie të ndjeshme ndër vite.

Sipas New York Times, Ministria e Mjedisit e Italisë publikoi një studim në vitin 2016 që tregonte se gati 2500 qytete ishin aq të shpopulluara sa nuk do të mbijetonin më shumë se 25 vjet.

Me një fond total prej 2.8 milionë eurosh të dedikuara për rigjallërimin e këtyre komuniteteve malore, Toskana është e angazhuar të sjellë jetë të re në peizazhet e saj të bukura.

Aplikantët duhet të jenë shtetas italianë, qytetarë të BE-së ose shtetas jo-BE me leje qëndrimi afatgjatë dhe duhet të marrin përsipër të regjistrohen si banorë në një qytet italian dhe nuk mund të jenë banorë të komuniteteve malore.

Afati për paraqitjen e aplikimeve është i shkurtër, mbyllet deri më 27 korrik.

Për të aplikuar, kolonët e mundshëm mund të vizitojnë faqen zyrtare të rajonit të Toskana dhe të plotësojnë formularët e nevojshëm në internet.

‘Tragjedia’ e stuhive në Mal të Zi/ Raportohet për dy viktima nga fatkeqësisa natyrore

Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme, duke shkaktuar të paktën dy viktima.

Një punëtor vdiq në një kantier ndërtimi në qytetin bregdetar të Canj, ndërsa një person tjetër vdiq nga rrufeja në Lustica, më në veri përgjatë bregut të Adriatikut.

Stuhia rrëzoi vinçat, dhe përmbyti rrugët.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ka sjellë ndryshime të motit, me stuhi gjithnjë e më të paparashikueshme dhe valë të nxehti.

Xhaka vendos gishtin në plagë: Kurrë s’kisha parë Itali si kjo, i mundëm pa zbritur në fushë

Zvicra arriti të siguronte një vend në çerekfinale të Euro 2024 pasi mundi 2-0 Italinë në Berlin, në një ndeshje ku nuk pati shumë histori pasi kampionët në fuqi u dorëzuan pa luftuar.

Këtë ide kishte edhe Xhaka, i cili në një intervistë të fundit i rikthehet edhe njëherë ndeshjes në fjalë ndërsa thekson se ai kurrë nuk e kishte parë Italinë në një nivel kaq të dobët.

“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanzhi zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bolonja. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi. Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh.

Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz.

E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka.

E rëndë, 17-vjeçari shembet përtokë në mes të lojës, ndërron jetë duke luajtur (VIDEO)

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në qytetin indonezian të Yogyakarta, ku u mbajt Kampionati Aziatik i Badmintonit për të Rinj (U18). 17-vjeçari Zhanke Zhiye, përfaqësues i Kinës, po përballej me Japonezin Kazuma Kawano me rezultatin e barabartë 11-11, në setin e parë kur papritur u rrëzua në tokë me konvulsione.

Kundërshtari i tij u hutua, edhe gjyqtarët dhe kur trajneri tentoi të ishte pranë tij. Këto rezultuan të ishin momentet e fundit të jetës së, i cili ndërroi jetë në vend.

Zërat e spektatorëve zgjuan organizatorët nga gjumi, por në kohën kur mjekët e ndihmës së parë mbërritën në majë të Gilet, kishte kaluar pothuajse një minutë.

Pikërisht kjo vonesë, plus fakti që nuk kishte defibrilator shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Badmintonit e Azisë dhe Shoqata e Badmintonit të Indonezisë, ata thanë se sportisti i pafat u dërgua në spital nga ambulanca e lojërave në më pak se dy minuta, por fatkeqësisht aty u shpall i vdekur.

Spitali lokal nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes, por raportet tregojnë për arrest kardiak.

Zhiye ishte një nga talentet më të mëdha të Kinës në badminton me diferenca të mëdha, ndërsa ishte rritur jetim pasi kishte humbur babanë në moshë të re. Dhe kur nëna e tij u informua për humbjen tragjike, ajo përfundoi në gjendje shoku në spital.

Të shtëna fataIe/ Ekzekutohet me 10 pIumba 54-vjeçari në Greqi

Një atentat me pasojë një të vdekur ka ndodhur në Greqi. Mediat fqinje bëjnë me dije se viktima është 54-vjeçari Panagiotis Stathis dhe ka qenë topograf.

Ai nuk kishte precedentë penalë. Ai ka qenë aktiv në Mykonos dhe sipas burimeve policore tre vite më parë ka qenë viktimë e një rrahjeje.
Ngjarja ka ndodhur teksa Stathis po parkonte automjetin përpara kompanisë së tij, kur është qëlluar me 10 plumba.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip BMW ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe 25 Marsi.

Më pas një person i panjohur me motor ka kaluar pranë vendit dhe ka hapur zjarr. Në vendngjarje janë gjetur dhjetë gëzhoja, por autori ka qëlluar më shumë herë.

Skema është e ngjashme me atë të përdorur për vrasjen e shqiptarit Roan Brahimi pak kohë më parë.

Autorët ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar fytyrat. Në momentin që Roan Brahimi po parkonte makinën, ata kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me shpejtësi.