“Pranon ti të jem…”/ Lei Kraja vë në siklet Matolalen, habit reperi: Do bëj këngë me emrin tënd!

Matolale ka përdorur emra vajzash te këngët e tij, të tilla si Enxhi, Ada, Ana. Por pse i ka vendosur në tekstet e këngëve të tij?

Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventure, sport, plazh… Zbuloni shqipërinë si asnjëherë më parë tek Pushime on Top me Eni Shehun dhe Lei Krajen. Një program që ka nisur nga data 24 qershor në Top Channel, ka mbledhur yjet e showbiz-it në disa intervista speciale, gjatë pushimeve të tyre. Në një intervistë me Lei Krajën, i ftuar ishte edhe Matolale, reperi që po korr sukses. Matolale ka zbuluar prapaskenat e hitit “Mamasita”, teksa ka zbuluar detaje nga projekti muzikor.

Jam detajist. 12 orë klip. Bashkëpunojmë me profesionistë. Kemi thyer gjithmonë rekorde.

E teksa Lei e pyet se kush është Mamasita e tij, reperi përgjigjet si më poshtë.

Mamasita ime është sekret. Nuk ekziston…

Lei i bën pyetje e guximshme, si përgjigjet Matolale?

Lei: Pranon ti Mato, të jem Mamasita jote? Vlerësoje se nuk i kam propozuar asnjëherë një mashkulli.

Matolale: Shpresoj të jesh mes realitetit dhe ëndrrave të mia… Zjarr…

Matolale ka përdorur emra vajzash te këngët e tij, të tilla si Enxhi, Ada, Ana. Por pse i ka vendosur në tekstet e këngëve të tij?

A s’janë emra të bukur? Kjo është arsyeja që i kemi përdorur. Mua më pëlqejnë shumë. Emri i radhës është Leila.

Tragjedi në Greqi/ Rrufeja godet 13-vjeçaren në plazh, e mitura humb jetën në vend

Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një plazh të Greqisë, në zonën e Halkidikisë, ku një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u godit nga rrufeja.

Mediat greke shkruajnë se prindërit dhe vajza kanë qenë duke bërë plazh dhe papritur ka nisur një stuhi. Ata kanë dalë nga uji, por nuk kanë arritur që të shkojnë te makina.

Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai

“Bën mirë të mos kthehesh te Rubini”, brigada vullnetare e ushtrisë ruse vë në shënjestër Mirlind Dakun

Dy ndeshje pezullim nga UEFA pas thirrjeve kundër serbëve dhe maqedonasve, në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, ku iu bashkua me megafon korit të Tifozëve Kuqezi, duket se nuk kanë zgjidhur problemet për sulmuesin e Kombëtares, Mirlind Daku.

Mediat serbe e kanë kryqëzuar duke kërkuar nga UEFA dënim edhe më të ashpër për të dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në Rusi një brigadë ushtarake e ka kërcënuar hapur sulmuesin nga Gjilani.

Duke qenë se Daku është pjesë e ekipit të Superligës ruse, Rubin Kazan, brigada vullnetare e ushtrisë ruse e quajtur “Espanyola”, e cila përbëhet nga tifozë të klubeve të futbollit dhe është aktive në frontin e luftës në Ukrainë, e ka vënë në shënjestër 26-vjeçarin.

Advertisements

Në një reagim të tyre në rrjetet sociale, “Espanyola” të cilët po luftojnë rreth Uglejdarit, në rajonin e Donbasit, mbi foton e Dakut ka vendosur objektivin e një snajperi, ndërsa i bëjnë thirrje që të mos kthehet më kurrë në Rusi.

“Siç e dini, lufta në Jugosllavi në vitin 1991 filloi me futbollin. Lufta moderne, e cila po zhvillohet në territorin e ish-Ukrainës si pjesë e Operacionit Special Ushtarak, ishte pa futboll, derisa Espanyola solli sportin tonë të preferuar në Donbass. Tani të gjitha ndeshjet më interesante zhvillohen pranë Chasovo Jaro. Edhe pse nuk ndjekim se çfarë po ndodh në EURO 24, na vijnë disa lajme. Dhjetëra lidhjet tona të yjeve në vijën e parë po funksionojnë siç duhet. Kështu u tronditëm shumë kur dëgjuam se një lojtar i Rubin Kazanit me origjinë shqiptare, që luan në ligën tonë, pati guximin të këndonte me megafon dhe të bënte thirrje për vrasjen e serbëve. Ai ka diçka kundër të gjithë vëllezërve tanë ballkanas… Espanyola i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shumë vonë. Mirupafshim!”, shkruhet në mesazhin për futbollistin shqiptar, publikuar në Telegram.

Dako për momentin është rikthyer bashkë me lojtarët e tjerë të Kombëtares kuqezi në Tiranë, ndërsa pritet që edhe klubi i tij të gjobisë lojtarin, edhe pse trajneri e mori në mbrojtje në një prononcim për mediat duke e cilësuar gabim në kushtet e një ngarkese emocionale atë që ndodhi në stadiumin e Hamburgut.

Sakaq, babai i futbollistit, Fehmi Daku, ka bërë disa deklarata për mediat ruse duke kërkuar falje për veprimet e të birit. Edhe vetë Mirlind Daku ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi, duke nënvizuar se ishte e ndikuar nga atmosfera festive me tifozët.

Siguria ushqimore në rrezik, si falsifikohen në Greqi çertifikatat për bagëtitë e sëmura dhe eksporti drejt Shqipërisë

Armand Kullau

Emisioni Vetting në News24 trajtoi sot një prej çështjeve më sensitive, atë që ka të bëjë me sigurinë ushqimore, në veçanti me mishin që tregtohet. Vetting trajton një nga rastet që ka të bëjë me bagëtitë që importohen, ndërsa janë falsifikuar çertifikatat në rastet e gjedhëve të sëmurë.

Më 10 maj 2024, pas disa muajsh hetimesh, policia greke shkatërroi tre grupe kriminale, mes të cilëve edhe falsifikuesit e çertifikatave të bagëtive të sëmura.

6 persona u ndaluan nga prokuroria greke pasi kishin lidhje me një thertore private në Bashkinë Sintiki, në Seres, dhe me mjekët veterinerë publikë. Në pranga përfunduan 4 veterinerë dhe dy anëtarë të bordit të thertores në veri-lindje të Greqisë, të cilët akuzoheshin se kishin krijuar çertifikata lindjesh dhe therjesh false për gjedhë dhe bagëti të imëta.

Veterinerët e arrestuar ishin pjesë e një skeme korruptive që kishin krijuar bashkë me blegtorët grekë, që këta të fundit të siguronin subvencionet nga shteti i tyre.

Por saga nuk mbaron këtu. Ligjërisht, si anëtare e Bashkimit Europian, Greqia i asgjëson kafshët me sëmundje infektive. Por nga mediat greke nuk u vu re asnjë lajm i tillë për rastet e zbuluara, duke hedhur dyshimin se këto kafshë të infektuara , nëpërmjet certifikatave falso të bagëtive, të lëshuara nga veterinerët e arrestuar, mund të jenë eksportuar normalisht nga doganat greke jashtë Greqisë, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Dyshimet se kafshët janë futur në Shqipëri?

Një ditë pas arrestimeve në Greqi, Prokuroria e Korçës do të niste hetimet për 78 krerë bagëtish të llojit gjedhë, që rezultonin të pamatrikulluara, pra të pashënuara më parë si pjesë e blegtorëve. Sipas veterinerit të shërbimit publik, Baki Myrtollari, këto kafshë janë importuar nga Greqia.

 “Është një gjë e veçantë dhe e rrallë sepse këtu kontrabanda bëhet nën hijen e njerëzve me influencë të madhe. Këtë po e them për arsye se rasti më tipik, më datën 11 maj 2024, unë kisha informacion që do bëhej një kontrandë e madhe me lopë nga Greqia dhe me insistimin tim total dhe të fuqishëm edhe në instancat e policisë së shtetit dy ditë rresht, që këmbëngula që këto kafshë të kapeshin, pasi policia greke kishte njoftuar edhe policinë shqiptare. Policia shqiptare shprehej se nuk kishte informacion, këtu unë kam inistuar”, shprehet veterineri Baki Myrtollari.

Fillimisht këto kafshë importi janë identifikuar nga shërbimi i veterinarisë publike në Korçë, i cili ka marrë masa duke gjobitur subjektin që i importonte dhe më pas çeshtja i është referuar Prokurorisë së Korçës.

Në dallim nga Greqia, Shqipëria nuk e asgjëson mishin e infektuar, por e përdor për konsum nën kushte specifike sanitare, sipas ligjeve në fuqi, duke ngritur dyshime të forta se Shqipëria është një vend i favorshëm për të shitur mishin e infektuar me brucelozë.

Sa shumë është rritur vajza e Inva Mulës! Sopranoja feston ditëlindjen me Ledina Çelon

Përmes një urimi “Happy birthday our Diva”, këngëtarja Ledina Çelo ka uruar sopranon e famshme Inva Mula në ditën e saj të lindjes.

Në mediat sociale të Mulës, nuk ka asnjë shenjë feste, së paku deri tani, ndërsa prej fotografisë që poston Ledina, më shumë se sa ceremoni, duket një marrëdhënie e afërt e familjare mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, bashkë me fëmijët e tyre.

Inva Mula është bashkë me të bijën, Ninën, që nuk e kishim parë prej kohësh e që është rritur kaq shumë! Gëzuar Inva!

Inva Mula, Ledina Çelo dhe fëmijët

“I thanë BABIT ke veç 3 muaj jetë”, avokatja rrëfen TMERRIN te Onkologjiku me mjeken Alketa Pere: Nёse do isha burrё do ia vija duart nё fyt derisa t’ia merrja frymёn!

Avokatja Uarda (Albunesa) Gjekaj ka treguar për tmerrin e saj në Shërbimin Onkologjik në Tiranës, më shumë se një dekadë më parë, nisur dhe nga raportimet e ditëve të fundit për mjekët që bënin pazar me pacientët me kancer.

Me ata që gdhiheshin e ngryseshin me sytë nga qielli, me lutjen që Zoti të bënte mrekulli dhe të fitonin betejën me sëmundjen e keqe.

Uarda thotë se për dy vite, nga 2011 deri në 2013 është endur dyerve të Onkologjikut me babain, i cili ishte diagnostifikuar me kancer.

Shkruan Uarda (Albunesa) Gjekaj:

Ishin vitet 2011-2013…

Ai u diagnostikua me tumor akut në pankreas….

Ndodhesha te QSUT në Tiranë. Mjekja na i komunikoi me një ftohtësi befasuese diagnozën.

Atë ditë, gusht 2011, bota mu shëmb bashkë me çdo andërr në sirtar. I dhanë veç 3 muaj jetë dhe na thanë ta nxirrnim nga spitali, nuk kishte ma asnjë shpresë….

Mbaj mend si sot,  zbrita shkallët e atij spitali, u ulu në katin e parë, zura një qoshe dhe me kokë godisja me sa kisha fuqi murin. Si do ia thoja atij të vertetën

Aty bëra mëkatin e parë njerëzor, vura Zotin në dyshim dhe e akuzova që më kishte kthy shpinën…

Pas disa muajsh filloi trajtimi me kimio në QSUT. çdo javë ishte një luftë me sistemin mjeksor.

Ai priste në dhomë I pafuqishëm flakonin e kemios, si shpresa e tij e fundit dhe une nuk mund të dështoja…Nuk më lejohej kurrsesi.

I buzëqeshja me shpirt ndër dhëmbë dhe I thoja: “Mos mbaj merak, sot do e na japin flakonin”.

Dilja nga dhoma e mbipopulluar e onkologjikut dhe shkoja tek dhoma e mjekes “Alketa Pere”. E si mund ta harroj kete emer….- ”Nuk ka flakon sot, me vjen keq. Provo ta blesh në farmaci!” (një flakon në javë kushtonte 1500 euro)

Betohem në Zot, nëse do isha burrë do ia vija duart në fyt derisa t’ia merrja edhe frymën e fundit. Por më kujtohej që ai me priste lart, me sy nga dera që unë të kthehesha me flakon në dorë.

Ato muaj më kthyen në përbindësh në koridoret e qelbura të atij onkologjiku. ëngjëllin brenda meje e ruaja vetëm për atë që më kërkonte edhe një ditë më shumë…..Por ç’mund të bëja unë, veçse ti përgjërohesha Zotit

Sot teksa lexova skandalin e onkologjikut mu rikthy dhimbja dhe pafuqia si e bija e një të dënuari me vdekje në atë spital, ku një I sëmurë terminal ishte një objekt për me nxjerrë ma shumë lekë stafi mjeksor. Ai “objekt ” per ata,  ishte qëndra e botës per mua, im atë.

Se dija që ai ferr vazhdonte akoma sot….

Mjeksia është profesion shumë i rëndësishëm e unë përulem përpara çdo mjeku profesionist dhe human, por ama për ata të paudhë që fatkeqësinë e tjetrit e kthejnë në biznes nuk kam mëshirë.

Paçin mëshirën e Zotit se unë s’ia bëj hallall kurrë, as në këtë jetë, as në tjetrën!

EMRAT e shoqërive tregtare dhe pasurive të SEKUESTRUARA në emër të Kristian e Drilona Boçit si dhe 5 të tjerëve!

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të biznesmenit Kristian Boçi, të dënuarit për trafik droge E.A, si edhe 5 personave të tjerë që dyshohet se pastronin paratë në kompani të krijuara në vendin tonë.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, pasi institucioni i drejtësisë ka dyshime se janë pastruar paratë e drogës.

Sekuestro u janë vendosur kompanive ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘MAK-08’, si edhe të firmave të Vladimir Avramit.

Sipas organit hetues, kompanitë ishin në pronësi të familjarëve të Kristian Boçit, ndërkohë E.A rezulton se ka kryer dënimin për drogë në Belgjikë në kuadër të një grupi kriminal.

Me vendimin nr. 3931 regj. themeltar, datë 27.06.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:

Ne sekuestro pasurite e shoqerisie “Fidalba” shpk me administrator E.A

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “Fidalba” shpk, si më poshtë:

-Pasuria e llojit “Are”, nr. 264/36, ZK 339, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

-Pasuria e llojit “ndërtesë”, nr. 264/40/ND 2, ZK 339, vol. 22, fq. 81, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

-Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, ZK 339, sip. totale 2,300 m2 me adresë Fshati Vrinë, me nr. regjistrimi 6769, datë 15.07.2021

-Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021, me nr. 264/33, v. 14, fq. 119 264/32, v. 14, fq 118, mbi të cilën ndodhet pasuria me nr. 264/40ND1, ZK 339; Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2, me adresë Fshati Vrinë, në pronësi të shoqërisë “Fidalba”, regjistruar me nr. 6769, datë 15.07.2021;

-Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall” nr. 264/36, v. 14, fq. 141, mbi të cilën ndodhet pasuria e llojit “ndërtesë”;

-Pasuria e llojit “are”, me nr. pasurie 264/33, sip. totale 4,900 m2, me adresë: Fshati Vrinë, me nr. regjistrimi 1555, datë 23.05.2010;

-Pasuria e llojit “ndërtesë”, 264/40/ND1, vol. 22, fq. 80, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Ne sekuestro pasurite e Marisa Nitos

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek shoqëritë tregtare të regjistruara në emër të shtetases Marisa Nito, Vladimir Avrami, 

Shoqëria “Dada Clean” shpk, me NIPT M21912035D, e regjistruar në datë 12.7.2022, në të cilën shtetasja Marisa Nito zotëron 100% të kapitalit themeltar me vlerën 100,000 lekë;

Shoqëria “Sapientia” shpk, me NIPT L82315006R, e regjistruar në datë 15.11.2018, në të cilën shtetasja Marisa Nito, zotëron 70% të kuotave të kapitalit themeltar në vlerën 70,000 lekë dhe është Administratore e kësaj shoqërie.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek shoqëritë tregtare të gjistruara në emër të shtetasit Vladimir Avrami, si më poshtë:

a. Shoqëria “EUROPA BUILDING” shpk, me NIPT K31728004B.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek shoqëritë tregtare të regjistruara në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:

Shoqeria “Mak-08” shpk, me NIPT K81313013K, me kapital themeltar të shoqërisë në shumën 117,000,000 lekë dhe administrator të shoqërisë shtetasin Kristian Boçi.

Shoqëria “Dizi” shpk, themeluar në datë 13.02.2015, me NIPT L51413015E, me Administrator të shoqërisë shtetasin Vlash Bushpepa.

Shoqeria “Gloris Construction” shpk me ortak të saj shtetasin Ender Boçi, zotërues i 5% të kuotave të kapitalit themeltar dhe shoqërinë “Mak-08” shpk, zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar.·

Shoqeria “Hec Zall Xhuxhë” shpk, me NIPT L322010370, administrator i të cilës është shtetasi Ender Boçi, zotërues i 100% të kuotave të kapitalit është shoqëria “Gloris Construction” shpk, me NIPT K81629013H.

Shoqëria “Chriss” shpk, me NIPT L64828201C, administratori i të cilës është shtetasi Artur Boçi, zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit është shoqëria “Dizi” shpk, me NIPT L51413015E.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara ë emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:

Pasuria e llojit “Njësi”, nr. 1/357-N13/2, sip 35.4 m2, ZK 8270, adresa: “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

• Pasuria e llojit “Njësi”, nr. 5/326-N2, vol. 36, fq. 29, ZK. 8270, sip. 189.7 m2, adresa: rruga “Dora D’Istria”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi, sipas Kontratë Shitje nr. 785 rep., nr. 276 kol., datë 27.02.2017, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2, të ndodhur në Blv. “Zhan D’Ark”, në pallatet e shoqërisë “Gora” shpk, ambienti me nr. 2, kulla nr. 3, e përfituar nga shtetasja Elona Goxhaj sipas kontratës të lidhur me shoqërinë nr. 1541/709, rep./kol., datë 05.12.2007 dhe transferuar të drejtat sipas Akt-Marrëveshjes nr. 5640/1771 rep./kol., datë 30.12.2010 kundrejt vlerës prej 200,000 euro.  Pala blerëse nuk do të kryejë pagesë, pasi pala shitëse ka përfituar nga pala blerëse sipas kontratës nr. 2284/1590, rep./kol., datë 04.05.2009 pasurinë me sipërfaqe totale prej 400 m2 tokë arë, me nr. pasurie 13/39, zk. 3266, si dhe një vilë 4- katëshe të ndodhur mbi këtë pasuri, të ndodhur në Sauk, Tiranë kundrejt vlerës 600,000 euro. Pala blerëse, shtetasja Elona Goxhaj ka likuiduar shumën cash 200,000 euro dhe 200,000 euro të tjera do të paguhen duke u këmbyer me njësinë me sipërfaqe 222 m2. (21.12.2021) me palë porositëse dhe sipërmarrës shoqërinë “Merkaj – 3” shpk në Kompleksin “Mandarine Drive”, me çmim blerje 480,000 euro.

Llogarite bankare te sekuestruara

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:

•Marisa Nito, Kristian Boçi, Drilona Boçi, Ender Boçi,Eliverta Boçi, Vladimir Avrami.

Shoqërisë “ALFEMET” shpk, me NIPT L51801502B;

Shoqërisë “FERRO CHROME HOLDING” shpk, me NIPT L51621504T; Shoqërisë “FIDALBA” shpk, me NIPT L01718023B;

Shoqërisë “RAMETAL” shpk, me NIPT L41517502C; • Shoqërisë “TRITAL” shpk, me NIPT K91729002T; Shoqërisë “VENTUS” shpk, me NIPT L82212033T;

Shoqërisë “METAL ALBANIA 2014” shpk, me NIPT L01908004U;

Shoqërisë “METAL FORM” shpk, me NIPT M12122501H;

Shoqërisë “MAK-08” shpk, me NIPT K81313013K;

Shoqërisë “HEC ZALLE XHUXHE” shpk, me NIPT L322010370;

Shoqërisë “DIZI” shpk, me NIPT L51413015E;

Shoqërisë “GLORIS CONSTRUCTION” shpk, me NIPT K81629013H;

Shoqërisë “DADA CLEAN” shpk, me NIPT M21912035D;

Shoqërisë “CHRISS” shpk, me NIPT L64828201C.

Caktimin e një Administratori nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Iu sekuestruan 50 milionë Euro/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi, emra të njohur në rrjetet sociale

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, gruas së tij Drilona Boçi dhe 5 personave të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri. 

Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi

Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.

Nga martesa me Kristian Boçin ka dy fëmijë.

Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale.

Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta.

Ai njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me Bes Kallakun.

Midis dy çifteve, Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona ka pasur një miqësi të ngushtë. Ata ishin të pandarë nga njëri-tjetri, por miqësia e tyre u prish.

Çfarë njoftoi Prokuroria

Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se E.A, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Raportohet se E.A, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.

Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale E. A. dhe Kristjan Boçit, apo midis Kristjan Boçit dhe E.A, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Pasuritë e sekuestruara të Kristjan Boçit:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro

Italianët të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave

Shqiptari Mario Mitaj ka bërë një Europian brilant me Kombëtaren dhe kjo gjë ka sjellë vlerësimin e tij nga mediet ndërkombëtare.

Në Itali, Sky Sport e ka vendosur në formacionin e surprizave.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës. Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Sport Italia”.

Do largohet nga kombëtarja? Silvinjo thyen heshtjen

Shqipëria për të dytën herë brenda 8 vitesh ishte mes 24 skuadrave më të mira të europës, duke luajtur finalet e një kampionati europian.

Në 2016-n dhe pak ditë më parë, ndryshe nga 2016-ta, ekipi rikthehet i pjesshëm në Tiranë, pa u trumbetuar shumë, pa autobus të hapur dhe pa ndonjë vëmendje të veçantë si 8 vite më parë.

Ndoshta atëherë ishte festë duke qenë se ishte e parë dhe tani, jemi konkurrues nga të cilët pritet më shumë. Nëse në 2016-n De Biasi në krye të atij ekipi shijonte famën, ndërkohë Sylvinho erdhi, qëndroi dy ditë dhe nga kjo e enjte ndodhet në Porto me familjen e tij, për pushime.

Diçka nuk shkon dhe me sa duket dëshira e tij për të vazhduar tek kombëtarja kuqezi nuk është më parësore, madje me sa kuptohet e konsideron si të sigurt dhe këto ditë, deri në 9 korrik kur ka afatin e kontratës po sheh çfarë ofertash i kanë mbërritur menaxherit të tij.Trajneri Sylvinho përgjigjet në një mënyrë evazive.

“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme.”

Ishim mësuar me De Biasin apo Rejan, që në përfundim të kontratës së parë, nuk diskutonin dëshirën e rinovimit as e kishin në diskutim.

Megjithatë Sylvinho ndryshon në disa aspekte, ai është shumë i ri krahasuar me to dhe përgjithësisht puna e një trajneri kombëtareje është me kohë të pjesshme që e bëjnë relativisht trajnerë më të mëdhenj në moshë.

Nisur nga kjo Sylvinho ishte trajner pa eksperiencë dhe kjo arritje me një skuadër si e jona, domethënë e vogël, i jep më shumë vlera dhe e bëri më të njohur në arenën e futbollit edhe si trajner.

Dhe ajo që bie në sy është që oferta i është bërë përpara Europianit dhe ai nuk ka gjetur asnjë ditë të ulet për ta diskutuar, por është shmangur nën justifikimin e ndeshjeve dhe angazhimit me to.

Me pak fjalë kombëtaren tonë Sylvinho e sheh të sigurt, tashmë pret ca do i vij për të deri më 9 korrik, deri atëherë nëse do jetë edhe federata e gatshme ta presë në këto manovra, jo shumë të qarta.