Tokat ruse pushtohen për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Rusia kishte disa paralajmërime paraprake se një sulm do të ndodhte, por ata “nuk e morën seriozisht”, tha një ekspert në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) për Sky News.

Bashkëpunëtori i lartë në institut, Mark Galeotti, tha se sulmi ishte një “situatë shumë e shpejtë dhe rrjedhëse”.

“Sido që ta luani, kjo është diçka që Putini nuk mund ta injorojë. Është pushtimi i parë i territorit rus që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha ai.

“Dhe për dikë që kishte pretenduar se gjithçka po shkonte sipas planit në Ukrainë, kjo i vë qartë një vijë.”

Galeotti shtoi: “Duket se Rusia kishte një paralajmërim paraprak se do të ndodhte një sulm, por ata menduan se do të ishte një goditje e shkurtër dhe e vogël.

“Ata qartësisht nuk e morën seriozisht.” Ai tha se Ukraina do të kishte “një sërë objektivash” – ushtarakë dhe politikë.

Kur bëhej fjalë për objektivat ushtarake, Galeotti tha se Ukraina “dëshironte të largonte trupat nga frontet e tjera”.

Dhe kur bëhej fjalë për objektivat politike, eksperti tha se “nuk ishte thjesht një shans për të poshtëruar Putinin”, por “gjithashtu një shans për t’i përcjellë Evropës dhe SHBA-së – mbështetja e të cilave Ukraina mbështetet – se lufta nuk ka përfunduar ende”.

Urdhër-arrestet, Stresi akuza të rënda atristëve në Kosovë: U munduat të na bëni dëm këtë verë, mbajeni mend…

Këngëtari Arkimed Lushaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për përfshirjen në sherrin në një klub nate në Pejë, ka hedhur akuza të rënda ndaj disa kolegëve në Kosovë.

Ai thotë se disa prej tyre kanë ndihmuar në arrestimin e Noizyt si dhe për t’i prishur punë dyshes që të mos performojnë në Kosovë.

Stresi gjithashtu i paralajmëron ata se nuk do të arrijnë të mbajnë koncerte në Shqipëri.

“Mos harroni se këtu do të jemi dhe e dimë se kush ka ndikuar në këtë çështje për të na bërë dëm. Më e forta është se janë ‘Artistë’. Kuku për ju pas tunelit të Kalimashit…

Ishit të sigurt se pas verës do të keni koncerte nëpër Shqipëri, por pa mua nuk keni për të bërë asnjë datë, meqë qenka puna kështu.

Meqë si kurva jeni munduar të na bëni dëm për këtë verë… Se s’mundeni ndryshe, veç fshehtas. Nuk ka forcë që mundet t’ju garantojë, mbajeni mend”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.

Gazetari i njohur bën paralajmërimin e fortë: Këto ditë do publikohet një dosje korrupsioni për Shkëlzen Berishën me..

Gazetari Adriatik Doçi paralajmëron se këto ditë do të publikohet një dosje e re korrupsioni për familjen Berisha.

Këtë radhë, dosja, sipas tij, ka të bëjë me Shkëlzen Berishën.

“Këto ditë do të publikohet një dosje e re korrupsioni për familjen Berisha, me fakte dhe prova përcëlluese për Altin Dumanin dhe SPAK.

Non gratës së madh dhe dhëndrit zëhollë, do t’u bashkohet në ballkon edhe latifondisti i tokave të Durrës Shkëlzen (Stellar) Berisha.

Harroji pushimet këtë gusht”, shkruan ai.

Dh*noi për ν*ekje 42-vjeçarin, gazetari i njohur zbardh detaje tron ditëse, ja çfarë dyshohet

Në rubrikën “Opinion”, gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Eglantin Proga u dhunua brutalisht nga 29-vjeçari, Denis Meçe.

Proga humbi jetën si pasojë e dhunës, ndërsa Policia dha njoftimin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë, mëngjesin e së dielës, ku bëhej e ditur arrestimi i autorit të dyshuar dhe 3 personave të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Çelmeta tha se kemi pasur raste kur policia jep njoftime zyrtare për ngjarje nga më banalet, ndërkohë që nuk dha njoftim zyrtar lidhur me një krim të tillë.
“Personi i dyshuar si autor i krimit ka lidhje me një personazh që ka lidhje politike, që ka pushtet në Pogradec, dhe kjo mund të jetë arsyeja sepse nuk patëm një njoftim zyrtar”, tha gazetari, duke ngritur dyshime për atë se çfarë ndodhi në raport me policinë.

Çelmeta tha se ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është fakti se viktima ka qëndruar rreth 30 minuta i shtrirë në rrugë dhe nuk i është dhënë ndihma e parë. “Në vitin 2024, në një qytet si Pogradeci të mos shkojë një ambulancë kur ka një person të shtrirë në rrugë, kjo është e pafalshme. Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e një inspektimi lidhur me veprimet e policisë, si u veprua në orët e para pas ngjarjes, çfarë ndodhi, pse nuk u raportua ngjarja”, tha Çelmeta.

Ai tha se nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore është vërtetuar se i ndjeri është dhunuar, nga pamjet filmike duken veprimet e dhunshme të 29-vjeçarit Meçe ndaj 42-vjeçarit.

“Policia ende nuk na ka dhënë arsyen e krimit, çfarë ka ndodhur, a është kërcënuar më parë viktima nga autori?

Autori i arrestuar i dyshuar për krimin njihet si personazh problematik, por për shkak se një i afërm i tij ka pushtet politik, ka dyshime se ka pasur një tentativë për të fshehur ngjarjen.

Rreth 5 orë e 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, më pas janë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë, ku njëri prej tyre është thyer para grupit hetimor dhe ka treguar”, tha Çelmeta.

Ai tha se dyshimet lidhur me policinë nisën pasi pse duhen kaq shumë kohë për të zbardhur ngjarjen, kur kamerat kanë fiksuar atë që ka ndodhur. Referuar një dëshmie të dhënë nga motra e viktimës, Çelmeta tha se asaj iu tha se vëllai ndërroi jetë pasi ishte rrëzuar, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Gazetari tha se nuk arrinte të kuptonte sepse policia nuk e transportoi vetë në spital 42-vjeçarin por u la për 30 minuta në rrugë, në gjendje të rëndë.

“Ajo që dyshoj është se mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, por kjo duhet të zbardhet nga grupi hetimor”, tha ai.

I bashkohet personazheve të tjerë, Egla Ceno kërkon lirimin e Noizyt (MESAZHI I SAJ)

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin pasi po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për një incident të ndodhur në Pejë.

Në kërkim nga policia për ndihmë në këtë rast po kërkohet edhe reperi tjetër, Stresi.

Këtë kohë personazhe të famshme kanë reaguar në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar që të lirohet Rigels Rajku (emri i vërtetë).

E së fundmi një reagim e ka bërë edhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother, Egla Ceno.

“Të lirohet Noizy”, ka shkruar ajo.

I bashkohet personazheve të tjerë, Egla Ceno kërkon lirimin e

Si rrallë herë, Çiljeta ndan momentin romantik me Alban Hoxhën

Pas pjesmarrjes në “Ferma VIP”, këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se i shtoi imazhit të saj vlera që publiku shqiptar nuk i njihte.

Ajo tani nuk është vetëm krijuese e hit-eve të pavdekshme, por shihet edhe si shembulli i një gruaje dhe nënë ideale.

Tashmë që të gjithë dinë më shumë për jetën e saj private, duket se këngëtarja e “ka lëshuar” pak dorën dhe nuk është më aq hermetike.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto nga një darkë romantike me partnerin e saj, Alban Hoxhën.
“Ne”, shkruan këngëtarja.

Si rrallë herë, Çiljeta ndan momentin romantik me Alban

Lajm i mirë/ Ulet çmimi i naftës, ja sa po shitet në pikat e karburanteve

Çmimet e naftës janë ulur në fundjavë. Në pikat e karburanteve në vend, ajo tregtohet nga 174 deri në 179 lekë.

Çmimi është ulur rreth 5 lekë në çdo njësi, aty ku që nga maji një litër kushtonte 180 deri në 185 lekë.

Kjo është hera e dytë që çmimi pëson rënie dhe kjo tendencë lidhet me luhatjet e saj në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi sot tregtohet në bursën europiane për 80 dollarë, me rënie graduale që nga viti i kaluar kur çmimi ishte mbi 90 dollarë.

Stabilizimi i tregjeve ndërkombëtarë është faktori kryesor që ka çuar në qëndrueshmërinë e çmimit, jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri.

Po ashtu, mbyllja e koncesionit të markimit pas një periudhe më shumë se 10-vjeçare, mund të jetë një tjetër tregues që nafta të shitej më lirë se dje, edhe pse pesha e këtij koncesionari në gjithë vëllimin e taksave të karburanteve ka qenë e ulët.

Hapja e portave të tunelit të Porto Palermos, Ish-komandanti i bën paralajmërimin e fortë: NATO përgatitet për luftë

Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar lidhur me hapjen e portave të tunelit të Porto Palermos ditën e djeshme.

Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se teksa “NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Ministria tha dje se hapja e portave u bë në kaudër të një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Kjo sipas Meçollarit nuk është e vërtetë pasi është planifikuar ti jepet një oligarku.

“Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.”, shkruan ish-komandanti ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles “Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër”.

Po pse nuk thoni të vërtetën?

Do ja japim me koncesion një oligarku.

Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj.

Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.

A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos?

Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.

Për kujtesë:

1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;

2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;

3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua “Ilirian Guard”.

Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02oZQcpcbvNRtfsMDPu2ArokCdC18r5b5k2foTnFpsKhuHp3SjjRGUtKmm2YRzVa1al%26id%3D100072162880365&show_text=true&width=500

0

Rrufeja v*ẹt gjashtë ρersona dhe ρIagos 10 të tjerë

Gjashtë persona u vranë dhe 10 u plagosën kur një goditje rrufeje shkaktoi shembjen e një pavioni të parkut në Kinën lindore, thanë mediat shtetërore të hënën.

Aksidenti ndodhi në qytetin Changzhou në provincën Jiangsu të dielën.

Gjithashtu 10 personat e plagosur ishin në gjendje të qëndrueshme dhe një hetim për aksidentin po kryhej. Kina po përballet me një mot të nxehtë ekstrem, me shira të dendur në lindje dhe jug, dhe pjesa më e madhe e veriut të zhytur në valë të njëpasnjëshme të të nxehtit.

Muajin e kaluar, shiu i dendur në provincën veriore të Shaanxi shkaktoi shembjen e një ure autostrade, duke vrarë të paktën 38 persona. Ndryshimet klimatike, për të cilat shkencëtarët thonë se përkeqësohen nga emetimet e gazrave serrë, po i bëjnë këto lloj fenomenesh ekstreme të motit më të shpeshta dhe më intensive.