Denigronte e shantazhonte vaj zat në Instagram dhe TikTok nga një burg i Francës, dokumentohen 62 raste të krimeve kiberbernetike nga 34-vjeçari

Nga burgu në Francë kishte arritur të përndiqte online të paktën 62 persona. Krimi Kibernetik ka arritur të zbulojë tmerrin e përndjekjeve online dhe të dokumentojë me dhjetra raste të përndjekjeve online.

Bëhet fjalë për Fabjan Dodajn, i cili po vuan dënimin në një burg. Burime bëjnë me dije se kanë qenë disa qytetare që kanë bërë kallëzim.

Pas hetimeve ka rezultuar se Fabjan Dodaj është autori i këtyre përndjekjeve dhe ndaj tij janë ngritur disa akuza si falsifikim kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompkuterike, përndjekje etj.

Ndërkohë ai po vuan dënimin në një burg të Francës i dënuar për komplot kriminal, vjedhje etj.

Përndjekja

Përmes impulseve dhe qelizave kompjuterike të cilat pulsonin nga burgu në Francë u bë identifikimi.

Menjëherë pas kësaj efektivët lajmëruan autoritetet franceze, të cilët ushtruan kontroll në qelinë e të riut ku iu gjetë një celular.

Fabjan Dodaj krijonte profile të rreme duke marrë fotografitë të vajzave të ndryshme dhe i denigronte në rrjetet sociale. Pas kësaj ai i shantazhonte duke i kërkuar foto dhe video intime.

NJOFTIMI I POLICISE SHQIPTARE

Tiranë – Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve online dhe të çdo krimi kibernetik.

Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve online, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Fermerët denoncime të reja për vjedhjen e fondeve të IPARD, ja si paratë shkuan te xhepat e pushtetarëve

Programi IPARD II prej 94 milionë euro i menaxhuar nga Frida Krifca kur ishte drejtuese e AZHBR u shpërnda te klubi të miqve të pushtetit. Deri aty, duke i ndërruar edhe drejtimin fondeve, të cilat nga qëllimi për të ndihmuar fermerët e vegjël dhe të mesëm, shkuan për bujtina dhe restorante, disa prej të cilave nuk u ndërtuan kurrë, te biznesmenët e oborrit të qeverisë. Guximi për të abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë, teska kanë lënë pa mbështetje fermerët shqiptar, pritet të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, pasi Altin Dumani konfirmoi së fundmi se SPAK po heton politikanë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë skandal. Një nga ata është Frida Krifca dhe zyrtarë të lartë te AZHBR. Presioni i Brukselit sa vjen e shtohet duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve. Fermerët ndodhen në gjendje të vështirë dhe këtë situatë e tregojnë dhe rrëfimet e tyre për mediat.

“Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet. “Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Skandali

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t’i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar. Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate. Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së. Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim. Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD. “Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti. Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua. Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro . “Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti. Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t’i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet. “Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti. “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Procesi i komplikuar

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte i komplikuar. “Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai. Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare. Skandali u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR. Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre. “Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë. Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar. “Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai.

Aksident i rëndë / Autobusi përpIaset me shtyllën e betonit, 9 persona humbin jetën

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur pranë distriktit Polatlı të Ankarasë të premten në mëngjes, kur një autobus pasagjerësh ka ngecur në këmbët e urës.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, i cili bëri një deklaratë për kanalin CNN TÜRK në lidhje me aksidentin, tha se sipas të dhënave fillestare, 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar. Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit

Lidhur me shkakun e aksidentit, guvernatori Şahin tha se “Nuk ka shenja frenash, sipas vlerësimeve fillestare mund të ketë qenë pasojë e gjumit të drejtuesit të mjetit”. Ai tha se informacioni për shkakun e vërtetë të aksidentit do të ndahet “në orët në vijim”.

Në aksidentin e ndodhur në fshatin Olukpınar në rrugën Ankara-Eskişehir, u tha se autobusi i pasagjerëve doli jashtë kontrollit dhe goditi barrierat dhe më pas murin e mbikalimit.

T rupi i Faton Hajrizit arrin në Kosovë pasv rasjes nga poIicia serbe

Trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, ka mbërritur në Kosovë mëngjesin e sotëm. Avokati i familjes, Arianit Koci, konfirmoi se trupi është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për procedura të mëtejshme.

Hajrizit, i arratisur nga një burg në Kosovë, akuzohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë më 18 korrik.

Serbia kishte njoftuar më 19 korrik se Hajrizi ishte vrarë, ndërsa autoritetet kosovare kishin kërkuar verifikimin e identitetit të të ndjerit.

TikTok-eri Medi Iseni tha se Stresi ishte i ar matosur, reagon ashpër reperi: Kundër kujt do gj uaja?! PIumbi do burrë, jo lloj lloj…

Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vijon me reagimet e tij në lidhje me ngjarjen e 2 gushtit në Pejë, ku u dhunua TikToker-i Medi Iseni.

Stresi, i cili është në kërkim nga autoritetet e Kosovës për rastin, ka reaguar në lidhje me pretendimet e Isenit, se këngëtari ka qenë i armatosur në momentin e ngjarjes.

“Akuzohem qe kam qene i armatosur, po kundra kujt do gjuaja une…Plumi do burre se lloj lloj plehre ta flliq! Me te thene te drejten nese do ishin plumat prej m*ti shume kisha shpraze ne ju se vec aq meritoni”, shprehet ai ndër të tjera, teksa sërish thotë se nuk kanë ushtruar dhunë.

Postimi i plotë:

Deshira per vanitet eshte boshllek shpirteror te cilin nuk ka pushtet as pare qe ta mbush…

Ty , atij, asaj e gjithe soj-sorollopit te juj qe po shfrytezoni rastin me u klikue e me u permende neper “ hazer-xhevap” sot ndjej me te vertete dhimbje e keqardhje per ju!

Karrikja eshte per te ulur ndaj vihet b…ne te se po te vihej kryet pak njerez do uleshin aty.

Ju erdhi rasti me shfrytezue arrestimin e dy artisteve me shfry inatin qe paskeni pase me ne …. Akoma nuk e kuptoj mbi ç baze, prove a hamendesim mbahen ende ne burg Noizy dhe DJ Crack….? Pse u dashka une te rri ne arrati?

Sa marre tek lexoj fjalen “ ekstradim” per ne Kosove!!!!

Nuk ekziston asnje pamje ku provohet qe kemi ushtruar dhune. Nuk u hetua as nuk u pyet Asnje deshmitar, ju mjaftoi fjala e nje langaraqi …Madje tani po e kuptoj qe gjithe ky inskenim paska qene nje pakt mes djallit dhe poshtersise suaj per te hedhe balte mbi ne.

Njerzit shiten lire, kam degjuar te jene paguar gazetare me shume pak lek per te bere tituj kundra meje, u keni dhene hapsira lloj lloj laperi per te qelbe studiot tuaja kundra nesh ne emer te zerit te lire!!!

Akuzohem qe kam qene i armatosur, po kundra kujt do gjuaja une…Plumi do burre se lloj lloj plehre ta flliq! Me te thene te drejten nese do ishin plumat prej muti shume kisha shpraze ne ju se vec aq meritoni.

Duke dashur te na demtoni na bete me te fort edhe na i hapet syte me kuptue shume!

Sajoni kercenime, e flisni ne emer te vendosjes se rendit pa rend perversa tik-toku .

Noizy dhe Crack do dalin shpejt, po kjo ngjarje do ju mbet arre ne fyt dhe do ta keni veshtire ta kaperdini.

Ra ky mort e pame shkruante Kadare…..

Ukraina hyn me tanke gjermane në territorin e Rusisë, Medvedev bën paralajmërimin fortë: Do të sjellim…

Ish-presidenti dhe njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Gjermaninë pas nisjes së sulmit ukrainas në territorin e Rusisë, duke qenë se trupat e Kievit kanë përdorur tanket gjermane.

Medvedev iu referua tabloidit gjerman Bild, duke thënë se media në fjalë ka publikuar një artikull “revanshist”, ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse.

Ai paralajmëroi se në përgjigje, Moska do të bëjë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz der Republike, monumentin e famshëm në kryeqytetin gjerman, Berlin.

“Gazeta gjermane Bild ka publikuar një artikull revanshist ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse. Si përgjigje, ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz d. Republike”, shkroi ai në X.

Noizy në burg, Tayna publikon mesazhet private me reperin

Një numër i konsiderueshëm personazhesh publike kanë reaguar duke i dalë në mbrojtje reperit Rigels Rajku (Noizy), pasi u arrestua disa ditë më parë– shkak sherri në Kosovë.

Listës së gjatë i është bashkuar një tjetër emër i njohur, ai i këngëtares Tayna.

Në një postim në InstaStory, Tayna shprehet se, “Noizy përveç se është punëtor dhe një argëtues i mirë, është edhe një njeri shumë suportues që i shtyn të gjithë rreth tij drejt më të mirës”.

Më tej ajo shkruan: “Ndaloni me urrejtjen dhe pranoni suksesin e tjetrit. Ndaloni vnerit, mos provokoni situata e kaos dhe duajeni veten në rradhë të parë tani edhe tjert se bota ka shumë probleme tjera tashmë”.

Rrëzohet avioni me 58 pasagjerë 4 anëtarë të ekuipazhit në bord

Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua të premten në shtetin brazilian të Sao Paulos , njoftuan mediat lokale. Departamenti lokal i zjarrfikësve konfirmoi se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Vinhedo , sipas mediave lokale G1, në kompleksin rezidencial Recanto Florido.

Rrjeti televiziv brazilian GloboNeës tregoi imazhe të një zone të madhe në flakë dhe tym që vinte nga avioni i rrëzuar.

Thirrja e parë e urgjencës ndodhi në orën 13:28 me orën lokale dhe shtatë njësi të personelit të urgjencës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë zjarrfikës, anëtarë të njësisë së Mbrojtjes Civile dhe Ushtarake. Po kështu, spitalet pranë Vinhedo dhe Valinhos janë në gatishmëri në pritje të të plagosurve të parë./vizionplus.tv

I riu shqiptar hero në Itali, ka shpëtuar 17 persona nga mbytja në det (Video)

Në San Benedetto del Tronto, notarët mund të qëndrojnë të sigurt!

Kjo falë kujdestarit të ri të plazhit, Dario Kercuku, djaloshi shqiptar me origjinë nga Lushnja. I riu në fakt ishte protagonist i 17 ndërhyrjeve të shpëtimit në det, ndërhyrje komplekse të kryera në Albula.

Ai është shprehur për median italiane duke treguar vështirësitë e punës dhe shpëtimit të pushuesve nga mbytja në atë bregdet:

“Tashmë në atë pikë është urdhëruar ndalimi i larjes së det. Mbi të gjitha, pushuesit janë në rrezikun më të madh, disi të “tradhtuar” nga prania e një shkëmbi në zonë. Shpesh ndihen të sigurt sepse janë afër shkëmbit dhe pikërisht aty përfunduam ndërhyrjen më të vështirë bashkë me dy shpëtimtarë të tjerë”, ka thënë ai.

Kliko për VIDEO

“Kemi gabuar, ju kërkojmë ndjesë”- U shfaq në video duke goditur një person, reagon biznesmeni Vasil Bedinaj: Ngjarja ka ndodhur një muaj e gjysmë më parë! Jemi të dy pronarë

Një video ku shfaqet biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj duke debatuar me një person në bregdetin e Vlorës, ka bërë xhiron e rrjetit, pasi në një moment të diskutimit, ai e godet me shuplakë dhe përleshen fizikisht.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vetë Bedinaj, i cili shfaqet në një videomesazh së bashku me personin që ka goditur dhe kërkon ndjesë për atë çfarë qytetarët kanë parë.

Ai shprehet se janë të dy pronarë që punojnë dhe u shërbejnë turistëve nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë dhe se 30 minuta më vonë janë sqaruar dhe janë pajtuar.

Sipas biznesmenit, video është shpërndarë me qëllim nga persona që nuk e duan Vlorën.

Mesazhi i Vasil Bedinajt:
https://streamin.one/v/702620c6

Të nderuar bashkëqytetarë, ju që sot keni dëgjuar dhe keni dëgjuar lajme pafund për ne, ne jemi dy komshinj, të dy pronarë, që shërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë. Patjetër, ne me mish dhe gjak jemi. Kemi gabuar dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. E kemi kuptuar pas 30 minutash dhe kjo është një histori që ka ndodhur para një muaji e gjysmë, nuk ka lidhje me ditën e sotme.

Ne sot po shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik, që tashmë e dinë që është një qytet turistik që i ka të gjitha kushtet.

Dhe unë dhe komshiu im këtu në zonën e mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi deri në darkë për t’u shërbyer të gjithëve dhe për të krijuar një imazh pozitiv.

Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë për atë që keni parë sot. E rëndësishme për ne është që ta na kuptoni që jemi dy qytetarë, jo një pronar dhe një turist. Turistët ne i mbajmë në pëllëbë të dorës. Ju mirëpresim në Vlorë, ju përshëndesim. Dhe njëherë ndjesë për atë që keni parë sot nga ata që nuk na e duan të mirën në këtë qytet. Ju faleminderit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B”.