Polonia bën Fierin me stacion të ri zjarrfikës

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës të bashkisë Fier. Ai u përurua sot dhe është ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë së Polonisë.

Në event ishin të pranishëm zyrtarë të lartë vendas e të huaj, ndër të cilët edhe kreu i grupit parlamentar të miqësisë Poloni-Ballkan.

Duke folur rreth nevojave për disa ndryshime strukturore në shërbimin zjarrfikës, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, vuri në dukje se “Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ka sot më shumë se kurrë nevojë për një ristrukturim, për t’iu përgjigjur më shpejt dhe më me cilësi nevojave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme po rishikon ligjin e këtij shërbimi, duke pasur si synim riorganizimin e shërbimit zjarrfikës, qoftë në bashki, apo bashki qendër qarku, apo në një formë tjetër”.

Stacioni i ri zjarrfikës i Fierit është një strukturë moderne që u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili zbatohet nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin lokal.

Projekti është financuar nga Qeveria e Polonisë në përgjigje të thirrjes së Shqipërisë për mbështetje dhe rimëkëmbje pas tërmetit të nëntorit 2019.

Themeluesi i ‘WhatsApp’ mbush Jahtin luksoz në Durrës. E blen më lirë se fermerët shqiptarë!

Pasditen e së martës janë ankoruar në Durrës dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum.

“Moonrise”, superjahtin motorik rreth 100m i gjatë, është një tjetër kryevepër e prestigjozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020, ndërsa superjahti tjetër “Nebula” ka dy vite që ka lancuar lundrimini ndërtuar nga Astilleros Armon dhe në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339.

Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it, furnizohet me naftë pa akcizë në Durrës (Foto) “Moonrise” kap vlerën e rreth 220 milionë dollarësh dhe ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë.

Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.

“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.

Në bord e jahtit, që vjen nga Palma De Mallorca e Spanjës është nisur drejt Venecia të Italisë, ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërsa Jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për supermjetin lundrues kryesor.

E vërteta e ribashkimit të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut! Divorci i famshëm ish-çiftit, sherri për pasurinë dhe të pathënat e lidhjes

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.

Megjithatë ish-çifti i famshëm kanë publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram që kanë nxitur thashethemet për një rikthim të tyre. Xhensila Myrtezaj ka postuar foto duke luajtur në rërë në plazh së bashku me dy fëmijët, ndërsa kujdeset që të mos i zbulojë imazhin. Ndërsa Bes Kallaku, gjithashtu, ka postuar një foto me Ajkën ku shihen me pushime së bashku. “Të du o Ajk!”, shkruan aktori krahas imazhit, teksa vajza qëndron mbi kraharorin e tij.

Ndaj ndjekësit kanë ngritur menjëherë dyshime se Besi dhe Xhensila kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë me fëmijët e tyre. Megjithatë ende s’ka një reagim nga ana e ish-çiftit, për të pohuar ose mohuar thashethemet. Por teksa ish-çifti ka zgjedhur të heshtë, burime pranë tyre pranuan se ribashkimi nuk është më një opsion mes tyre. Dyshja prej kohësh tashmë ka ndarë rrugët dhe mundësitë për një ribashkim nuk ekzistojnë.

Fotot nga pushimet, i përkasin periudhave të ndryshme, ndaj edhe në rrjet është menduar se Besi dhe Xhensila janë duke i bërë pushimet së bashku. Të dy tashmë kanë vijuar me jetët e tyre, duke kaluar një ndarje jo të lehtë pas më shumë se 10 vitesh që ishin së bashku. Ishte pikërisht ditëlindja e Ajkës, rreth një muaj më parë, që zbuloi edhe njëherë sesa e vështirë ishte divorci i dy artistëve. Besi u komentua shumë për dedikimin që i kishte bërë vajzës së tij, pasi dukej mjaft emocionues dhe prekës. Mirëpo nuk mungoi as urimi i Xhensilës.

Në një postim që ajo kishte bërë në Instagram për të bijën shkruante: “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë, por me vepra. Jetoj vetëm për ty…”.

Këto fjalë u panë si një thumbim për Bes Kallakun duke qenë se çifti e kanë ndërprerë lidhjen e tyre dhe fëmijët janë e vetmja gjë që i bashkon. Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i kanë ndarë rrugët e jetës, pasi ata janë në proces divorci dhe çështja e tyre tashmë është në gjykatë. Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar të tjera detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Burime bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori. Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës. Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotë sime shtesë, sepse nuk ishte e firmosur.

Burri gjen të v* ekυr gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe, zbardhen dγshimet e para

Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe!

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku sipas mediave vendase, viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në divanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë.

Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë.

Ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet. Paraprakisht, dyshohet se në momentin që është gjetur nga i shoqi, kishte rreth 6 orë që kishte ndërruar jetë.

E ftoi në emisionin e saj në Kosovë pas shpalljes në kërkim, Stresi i jep përgjigjen epike moderatores

Pas Noizyt dhe DJ të tij, Crax, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe për kapjen e Stresit.

Kjo për shkak të rastit të ndodhur në Pejë, përleshjes së grupit të Noizyt me një grup tjetër.

Të njëjtit kanë reaguar në rrjete sociale duke thënë se nuk kanë të bëjnë fare me çështjen dhe se nuk e kanë prekur me dorë askënd.

Stresi nga ana tjetër ka publikuar një bisedë me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukajn, e cila shihet ta ketë ftuar në emisionin e saj veror.

Ai bën shaka duke thënë se me qejf do të shkonte, por për shkak të problemeve të fundit nuk ka mundësi.

Berisha pyet Ramën për pronësinë e 224,000 m² tokë në Gjipe

Sali Berisha ka bërë disa pyetje për Edi Ramën lidhur me pretendimet për pronësinë e 224,000 m² tokë në Gjipe nga familja e tij. Berisha kërkon transparencë dhe paraqitjen e dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë.

Pyetjet e Berishës për Ramën:

“1. A keni deklaruar më 24 maj 2024 se ju dhe nëna juaj nuk keni kërkuar kurrë tokë?
2. A është nëna juaj Aneta Rama Koleka palë në gjyqin për 224,000 m² tokë në Gjipe?
3. Pse mashtrove publikisht më 24 maj?
4. A jeni ju dhe Olsi trashëgimtarë të saj?
5. Si ka mundësi që toka nuk ishte e regjistruar në kadastër në periudha të ndryshme historike?
6. Çfarë lidhje keni ju me një tokë që nuk ka qenë kurrë e regjistruar si pronë e familjes tuaj?” u shpreh Berisha.

Berisha ka njoftuar se pret një përgjigje të qartë nga Rama lidhur me këto pyetje, para se të vazhdojë me pyetje të tjera.

Arrestimi i Noizyt dhe Dj të tij, reagon policia shqiptare: Kapja e tyre u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe DJ Crax, të cilët u vunë mbrëmjen e djeshme në pranga nga Fast Albania.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Sh embet hoteli, raportohet për vi* tima

Shembja e një hoteli në Kroev, në Gjermani që ndodhej pranë lumit Moselle, ka lënë disa qytetarë të bllokuar.

Sipas mediave të huaja dyshohet se një person ka humbur jetën.

Ekipet e emergjencën po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar.

Dyshohet se aktualisht nëntë persona kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ekziston rreziku i shembjes së mëtejshme të hotelit, duke vështirësuar edhe punën e ekipet të emergjencës. Autoritetet evakuuan gjithashtu rreth 30 persona nga zona që rrethon menjëherë strukturën.

Këmbimi valutor, 7 gusht/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 7 gusht 2024, dollari amerikan, blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.1 lekë.

Euro, blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 106.2 lekë, ndërsa në shitje me 107.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 117 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

U ρërfshinë në një sherr  duke rr@hur tiktokerin, arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax

Arrestohet Noizy dhe Dj Crax, pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë. Policia e Kosovë para disa dite kërkoi ndihmën e qytetarëve pë kapjen e Noizyt.

Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta.

Këngëtari dhe DJ i tij u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.

Vetë ai është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj personazhit të njohur si Medi Iseni, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 06 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com
(BalkanWeb)